BOTIMI SPECIAL I AIM TIRANA

Tirana Mar 11, 1999

TIRANA, 19.01.1999.

AIM TIRANA

TIRANA ME AFER PRISHTINES SE SA PERENDIMIT

Deklarata e ministrit te jashtem jugosllav Jovanovic ne Madrid, ku Shqiperia akuzohej si qender e terrorizmit nderkombetar dhe paralajmerohej nje reagim i ashper serb ne Tirane u lexua si nje shpallje lufte ndaj Shqiperise. "Ushtria jugosllave nuk ka alternative tjeter vecse te permbushe te drejten kushtetuese per te mbrojtur kufinjte shteterore", tha Jovanovic.

Deklarata e Jovanovicit riktheu ne Shqiperi ankthin e nje lufte te mundshme dhe te shpejte me Serbine. Reagimi i Tiranes qe me i ashper se zakonisht. Dhe ndersa gazetat u benin thirrje qytetareve se duhej te ishin te pergatitur per nje lufte me Serbine, rrjetet e informacionit te te gjithe botes transmetuan pamjet rrenqethese te Recakut, ku dhjetera civile te Kosoves ishin vrare edhe masakruar nga forcat e sigurimit te Miloshevicit.

E gjendur nen presionin e zakonshem te Perendimit per te aplikuar nje politike te moderuar nga njera ane dhe kercenimeve te ministrit te jashtem jugosllav nga ana tjeter, Tirana duket se ka preferuar te aktivizoje nacionalizmin. Masakra e Recakut ka shkaktuar nje vale indinjate dhe zemerimi ne te gjithe vendin, por edhe ka rritur kritikat ndaj politikes perendimore.

Qeveria e re e Majkos, ne unison edhe me opoziten e kryesuar nga Berisha, duket se ka vendosur te qendroje me afer Prishtines, se sas Perendimit, ndaj te cilit po rriten tonet e kritikes per pasivitet dhe aplikim te standarteve te dyfishta.

Tonet nacionaliste jane ngritur ne Tirane, por cfare eshte me e rendesishmja, retorika e deklaratave eshte shoqeruar edhe me levizje trupash dhe perforcim te kufirit verior te vendit. Pas masakres se Recakut, Shqiperia kerkoi mbledhjen urgjente te Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara. Ne nje deklarate te posacme Parlamenti kerkoi nderhyrjen e menjehershme ushtarake te NATO-s. Kryeministri Pandeli Majko dhe lideri i opozites Sali Berisha i shtrenguan doren njeri-tjetrit, ne nje takim me ore te zgjatura per ceshtje te sigurimit kombetar dhe per gjetjen e nje gjuhe te perbashket per Kosoven. Kjo ishte hera e dyte ne me pak se nje muaj, qe shefi i qeverise dhe kryetari i Partise Demokratike i opozites takohen midis tyre, pas nje dimri te ashper ne raportet pozite-opozite ne Shqiperi, dhe ne te dy rastet kryetema ka qene problemi i Kosoves.

Gjate nje vizite ne Itali kryeministri Majko nuk i perfilli kritikat italiane se Qeveria e tij kishte braktisur linjen e moderimit. Ndersa lideri i opozites Berisha, ne nje artikull ne te perditshmen "Albania" shkruante se shqiptaret duhet t'i ofrojne NATO-s te gjitha lehtesite e nevojshme, por ata "gjithashtu duhet te pergatiten te zhvillojne luften e tyre per jete a vdekje dhe ta fitojne ate".

Nje tryeze e pazakonshme e partive politike parlamentare ka shprehur qarte mbeshtetjen per "faktoret politike dhe ushtarake ne Kosove". Deklarata e firmosur nga gjithe spektri politik ka kerkuar qe Miloshevic te dergohet ne gjyqin e Hages.

Parlamenti, qeveria, strukturat e armatosura, partite politike dhe shtypi ne Tirane i kane drejtuar syte nga Veriu, atje ku po masakrohen mizorisht shqiptaret e Kosoves dhe ku po fryjne ererat e luftes edhe per Shqiperine. Si kurre ndonjehere tjeter, Kosova eshte ne qender te vemendjes te medias ne Tirane.

Infrastruktura perpara masakres se Recakut

Deklarata e Jovanovicit qe Serbia mund ta sulmoje Shqiperine duke e konsideruar ate si nje strehe te terrorizmit islamik u mor shume seriozisht ne Tirane. Politika e te gjithe ngjyrave nxitoi te marre pozicione radikale, ku nuk munguan edhe thirrjet entuziaste per te marre ne duar armet apo per t'u rreshtuar ne armaten e fitores perfunimtare mbi serbet. Shqiperia duket se u gjend mjaft e befasuar nga guximi i Beogradit per te shpallur terrorist nje vend tjeter, kur Serbia eshte i vetmi shtet ne Europe qe ka aplikuar dhe aplikon te gjitha format e terrorizmit dhe te krimeve kunder njerezimit mbi shqiptaret dhe popujt e tjere. Por ndersa ka pasur nje lloj uniformiteti ne kete reaksion antiserb, kane qene krejtesisht te ndryshme interpretimet e burimeve qe ka shfrytezuar Beogradi per te mbeshtetur tezen e tij.

Opozita ka akuzuar disa qarqe te pushtetit dhe sherbimin sekret shqiptar, si autore te sajimit te "gogolit" per rrezikun e fondamentalizmit islamik ne Shqiperi. Ne fakt, prej gati dy vjetesh, nje pjese e shtypit shqiptar, ka qene e mbushur me lajme qe perdornin burime te policise sekrete, qe flisnin per rrenje te terrorizmit islamik dhe per baza te Osama Bin Ladenit ne Shqiperi.

Ne kete fushate, e cila nuk ka precedent ne ndonje vend tjeter, nuk kane munguar edhe deklarimet e kryeministrit te meparshem, Fatos Nano, dhe te shefit te sherbimit sekret, Fatos Klosi, te cilet jo vetem qe kane zyrtarizuar nje fenomen qe nuk ekzistonte, por kane motivuar edhe shtypin qe i ka ekzagjeruar sa ka mundur rreziqet e terrorizmit islamik ne Shqiperi.

Deklarata e Jovanovicit, qe pati efektin e nje bombe ne Tirane, tani qe vemendja eshte rikthyer ne Kosove, gjithnje e me shume po shikohet si nje artific per te shperqendruar vemendjen nga ajo qe kishte ndermend te bente Miloshevici menjehere pas mjegulles se saj. Tani nuk eshte shume e veshtire per te kuptuar qe duke paralajmeruar nje agresion te mundshem ne Shqiperi, Miloshevici ka menduar per t'i pasur duart me te lira ne Kosove. Sipas logjikes se Beogradit, te gjithe ata qe pas nje sulmi serb mbi Shqiperine do te shikonin katastrofen e nisjes se nje lufte ballkanike apo edhe me gjere, do ta kishin me te lehte te gelltisnin nje masaker te re ne Kosove.

Ne kete kontekst, te gjitha energjite e cliruara ne Tirane apo ne kancelari te rendesishme te kontinentit per deklaraten e Jovanovicit, ne nje fare menyre kane ndjekur ritmiken e planit te Miloshevicit.

Perse Recaku ndodhi pikerisht tani?

Gjithcka ka bere Miloshevici gjate ketij vitit te pergjakshem ne Kosove, duket e kalkuluar mire dhe kurrsesi veper e ndonje instinkti te pakontrolluar te cetnikeve te rinj. Po keshtu edhe masakra e Recakut ka shpjegimin e vet. Recaku duket se eshte produkt i reagimit te Beogradit ndaj perpjekjeve te faktoreve politike dhe ushtarake ne Kosove per te ridimensionuar dhe unifikuar qendrimet e tyre. Nuk eshte aspak rastesi qe paralajmerimi i Jovanovicit dhe pastaj masakra e Recakut ndodhi ne nje kohe kur faktori politik dhe ai ushtarak shqiptar ne Kosove jane me afer se kurre arritjes se nje marreveshjeje historike per nje qendrim te perbashket ndaj zgjidhjes se ceshtjes se Kosoves.

Gjate diteve te para te ketij viti, Shqiperine e vizituan njeri pas tjetrit, Adem Demaci, Bujar Bukoshi, Rexhep Qosja, Mahmut Bakalli, nderkohe qe edhe Rugova ka pranuar ftesen per te vizituar Tiranen, pas shume kohe mungese ne kryeqytetin shqiptar. Gjate takimeve me kreret me te larte te shtetit dhe me shefin e opozites, Sali Berisha, politikanet e Kosoves rane dakord per te arritur ne konsensusin e shumepritur, per te folur me nje ze, nje nder kerkesat e perseritura te faktorit nderkombetar.

Miloshevic ka reaguar me nervozizem. Fillimisht deklarata e Jovanovicit nuk ka mundur te fshehe nervat ndaj Tiranes qe papritur ka marre nje rol te dores se pare duke unifikuar faktoret shqiptare. Me pas ndaj shqiptareve te Kosoves, duke u rikthyer edhe nje here tek Drenica. Gjithcka fillon nga e para.

Permbysja e llogarive te paraluftes

Pavaresisht deklaratave euforike te politikaneve dhe komenteve te shtypit shqiptar te ketyre diteve, ajo qe ne fakt pret dhe shpreson Tirana per shmangien nga rreziku i luftes, eshte nderhyrja ushtarake e NATO-s. Pertej patetizmit moralizues te gazetave qe shkruajne per nisje te autoblindave dhe tankeve ne Kosove dhe flasin per rreshtimin e qytetareve ne armata fitimtare, ne Tirane besojne ende se cdo zgjatje e dores se Serbise ne Shqiperi do te ndeshkohet me rreptesine me te madhe nga komuniteti nderkombetar.

Deri tani, megjithe skepticizmin qe ka krijuar medyshja e aleateve te Alantikut per te ndeshkuar Miloshevicin pas masakrave te perseritura ne Kosove, te gjithe mendojne se ne rast se do te sulmohej Shqiperia, NATO nuk do te qendronte duarkryq. Implikimi i Shqiperise ne nje lufte me Serbine nuk do te linte jashte jo vetem Maqedonine, me nje numer te konsiderueshem shqiptaresh, por as Greqine, qe do te gjendej perballe nje vale refugjatesh te paperballueshme per te.

Por kjo situate e besimit te brishte te NATO mund te permbyset shume shpejt nga cdo e papritur, pasi ne Shqiperi gjithmone e me shume po ndjehet lodhja, sa nga masakrat serbe ne Kosove, aq edhe nga inicidentet ne kufi apo provokimet e renda te tipit "Jovanovic". Nese NATO do te vazhdoje te prese dhe Miloshevici do te vazhdoje te vrase, nuk perjashtohet mundesia qe shqiptaret ne te dy anet e kufirit te arrijne ne perfundimin se duhet ta zgjidhin vete dhe vetem ceshtjen e tyre.

Astrit PATOZI

AIM TIRANA, 20.01.1999.

TIRANA MIDIS KOSOVES DHE ITALISE

Para se te shkonte ne Itali per t'u takuar per te treten here brenda tre muajve me kryeministrin italian Masimo D'Alema, kryeministri shqiptar Pandeli Majko, nxitoi te miratonte ne parlament nje ligj mbi gomonet, per t'i deshmuar Italise se Shqiperia ka ndermend ta luftoje seriozisht trafikun klandestin te refugjateve. Qe nga hapja e Shqiperise ne vitin 1991 trafiku ilegal i klandestineve, jo vetem i shqiptareve, por edhe i kurdeve dhe kinezeve, ka qene problemi me i madh per Italine, e cila eshte detyruar disa here t'i beje thirrje Komunitetit Europian per solidaritet ne rindertimin e Shqiperise. Akoma dhe sot e kesaj dite rreth 300 persona ne dite nisen me skafe nga brigjet e Shqiperise per te perfunduar ne Itali apo ne vendet e tjera te Bashkimit Europian.

Por, nje dite para mberritjes se kryeministrit shqiptar ne Rome, dy nga anetaret me te rendesishem te kabinetit qeveritar italian, ministri jashtem Dini dhe ministri i mbrojtjes Skonjamilio, kishin shprehur shqetesimin e tyre ne Senat per qendrimin zyrtar te Tiranes ndaj krizes kosovare. "Qeveria italiane eshte e zhgenjyer dhe e shqetesuar nga qendrimi i Tiranes ne lidhje me ceshtjen e Kosoves"-iu drejtua Dini Senatit. "Ne kemi hasur veshtiresi per te bindur Tiranen te pranoje idene e nje autonomie te gjere per Kosoven ne kuadrin e Republikes Federative te Jugosllavise dhe qe Tirana te pranoje linjen nderkombetare"-ka perfunduar Dini. Per ministrin e jashtem italian pergjegjesite me te medha per te cuar perpara zgjidhjen politike jane te UCK-se.

Nderkohe, kryeministri shqiptar kishte takuar pak dite me pare te gjithe eksponentet kryesore te skenes politike kosovare, perfshire dhe liderin politik te UCK-se Adem Demaci. Te gjitha keto takime, mbeshtetja e hapur qe Shqiperia i jep UCK-se dhe ashpersimi i gjuhes se Tiranes pas deklarates se ministrit te jashtem Jugosllav se Serbia mund te sulmoje Shqiperine, krijuan panik si ne qarqet politike, ashtu edhe ne shtypin italian, i cili nuk ngurroi te paralajmeroje se "Shqiperia po hidhet drejt nje aventure te rrezikshme duke mbeshtetur pavaresine e Kosoves". Shkas per keto shqetesime u be sidomos rezoluta e fundit e Parlamentit shqiptar mbi Kosoven ku thuhet qarte dhe prere se Shqiperia njeh te drejten e popullit shqiptar ne Kosove per vetevendosje. Edhe disa te dhena te OKB-se i kishin hedhur benzine zjarrit. Sipas tyre, rezulton prania ne mase te madhe ne Shqiperi e atyre qe konsiderohen si partizane te ceshtjes kosovare. Ne Itali eshte pare me pak frike afrimi i pozicioneve per Kosoven mes kryeministrit Majko dhe liderit te opozites Berisha, i cili tradicionalisht shihet si me radikal.

Kryeministri shqiptar Majko, i cili ndryshe nga ish kryeministri Fatos Nano njihet si filoitalian, nuk i uli tonet patriotike dhe kur u gjend i kryqezuar nga kritikat italiane. Ai u mundua t'i shmange keqkuptimet duke iu kundervene D'Alemes me tone te prera dhe duke e lidhur ceshtjen e Kosoves me ate te trafikut klandestin: "Zoti D'Alema, a e dini se po flisni me kryeministrin e nje vendi qe neser mund te hyje ne lufte? A e dini se cdo refugjat kosovar qe vjen ne Shqiperi sjell 5 refugjate shqiptare ne Itali?". Pas ketij arsyetimi duket se kryeministri italian eshte zbutur dhe Majko ka konfirmuar se Shqiperia do te intensifikoje bashkepunimin me Italine per gjetjen e nje zgjidhje paqesore ne Kosove.

Nje korrespondent i ANSA-s ne Tirane tha se ne Itali eshte i pranishem nje klan i fuqishem proserb, i cili per shkak te disa interesave ekonomike me Beogradin, ka influencuar si ne zbutjen e qendrimeve ne Grupin e Kontaktit, ashtu ne thirrjet qe NATO te mos ndermarre veprime ushtarake ndaj Serbise. Ky klan, i cili i perket me shume qendres se djathte dhe ku flamurin e mban ministri i jashtem Dini, ben me shume pergjegjes UCK-ne per mosrealizimin e marreveshjes Milloshevic-Hollbruk te neshkruar ne tetor dhe eshte kunder nderhyrjes se NATO-s ne Kosove. Nga ana tjeter ky formacion kerkon riaktivizimin e Grupit te Kontaktit, ku Italia bashke me Francen dhe me Rusine, kane mbajtur nje qendrim te mefshte duke i nervozuar shpeshhere amerikanet.

Nderkohe, kryeministri D'Alema nxitoi te denonte masakrat serbe ne fshatrat shqiptare dhe nje dite pas vizites se Majkos u shpreh se Italia eshte pro nderhyrjes se NATO-s ne Kosove dhe ne rast te sulmeve bazat italiane mund te perdoreshin nga NATO.

Qendrimi i Italise ndaj Kosoves, duket se kondicionohet nga dy faktore: nga vala e emigranteve qe mund te kalojne Adriatikun dhe nga investimet e shumta qe ajo ka bere ne Serbi. Italia, eshte vendi i Bashkimit Europian, qe ka me shume investime ne ish Jugosllavi. Kompania publike italiane e Telekomit ka neshkruar nje kontrate prej disa qindra milione dollaresh me qeverine e Beogradit per investime. Nga ana tjeter, Italia eshte dhe donatori kryesor i Shqiperise ne 8 vitet e fundit, duke mbajtur vendin e pare ne gjithe vendet e Bashkimit Europian persa u perket ndihmave humanitare. Pas zgjedhjeve te 29 qershorit 98 Roma organizoi Konferencen Nderkombetare te Donatoreve per Shqiperine, duke u munduar ta afroje ate sa me shume me institucionet financiare nderkombetare. Ajo po jep nje ndihme te madhe ne rimekembjen si te ushtrise shqiptare, ashtu edhe te policise. Gjate revoltave te vitit 97 per shkak te renies se skemave piramidale, ku u hapen depot ushtarake dhe u vodhen me miliona arme, Italia iu gjend me prane se cdo shtet tjeter Shqiperise. Ish kryeministri Prodi u shpreh se kufijte e Shqiperise jane te paprekshem dhe me iniciativen e tij u instalua nje force shumekombeshe ne Tirane, e cila ndihmoi ne realizimin e zgjedhjeve te reja pa eksese.

Tashme Tirana gjendet ne nje pozicion te veshtire midis Italise dhe Kosoves. Nga njera ane ajo ka nevoje per ndihmen italiane, e cila eshte jetike ne rindertimin e vendit, por nga ana tjeter, nuk mund te mbylle njerin sy ndaj kerkesave te shqiptareve te Kosoves, te cilet pas masakrave serbe te vitit te fundit, nuk mund te pranojne kurrsesi nje autonomi nen Serbi, sic kerkon Italia. Duke u ndodhur ne kete pozicion, e shkaterruar ekonomikisht dhe ushtarakisht, si dhe perpara frikes se nje konflikti te mundshem me Serbine, Shqiperise nuk i mbetet gje tjeter vecse te veproje si disa dite me pare, kur autoblindat italiane qe kishin ardhur si ndihme per policine shqiptare, nderruan destinacion duke u derguar pothuaj te gjitha ne Veri, ne kufi me Serbine.

Situata e zgjatur e anarkise ne Shqiperi, frika e shtrirjes se luftes ne rajon ka hapur me shume se kurdohere ne Itali nje debat te nendheshem mbi mundesine e nje protektorati italian mbi Shqiperine. Disa sugjerojne nje protektorat arkaik tipik, disa te tjere nje protektorat ku prokuroret e doganieret te jene italiane, disa nje plan Marshall, disa te tjere nje protektorat ushtarak, disa vendosjen e trupave te NATO-s ne Shqiperi. "Per nje protektorat italian flitet prej kohesh nen ze ne ambientet e Farnezines", shkruante ne nje nga numrat e javes se kaluar e perditeshmja italiane "la Stampa". Roma akoma nuk e ka te qarte se cfare strategjie duhet te ndjeke ndaj Shqiperise ne nje kohe kur deti qe lidh dy brigjet, sic thote nje kenge shqiptare mund te behet me shume se kurre "mal me njerez". Ndersa Tirana, duket se nuk ka ndermend te luaje pergjithmone rolin e nje nxenesi te bindur, pasi sic u shpreh nje diplomat shqiptar "Italia nuk eshte faktor vendimtar ne zgjidhjen e ceshtjes se Kosoves".

Andi BEJTJA

AIM TIRANA, 20.01.1999.

100 DITET E QEVERISE MAJKO

Pandeli Majko, kryeministri 31 vjecar i Shqiperise, arriti te mbushe 100 dite ne drejtimin e Qeverise, e cila pasoi kabinetin e kryetarit te Partise Socialiste, Fatos Nano, qe dha doreheqjen pas trazirave te 14 shtatorit. I pare me mosbesim, jo vetem per shkak te moshes shume te re, por edhe te mungeses se pervojes, shumekush e parashikoi jetegjatesine e kabinetit te tij jo me shume se tre muaj.

Aventura e kesaj qeverie ishte e veshtire. Opozita qe me nje grusht te hekurt kish arritur te nxirrte kokulur Nanon nga dera e kryeministrise, pothuajse nuk i llogariste Majkon dhe koleget e tij 30 vjecare. Po ashtu edhe mazhoranca socialiste dukej skeptike. "Kjo eshte sikur te luash ndeshjen finale me lojtare rezerve", pat shkruar nje gazete e Tiranes, kur Majko formoi kabinetin e tij te dominuar nga te rinjte. Perpara qeverise Majko qendronte sfida e afirmimit.

Tani pas 100 ditesh Kabineti Majko nuk shihet me si i perkohshem. Teza se Majko nuk do te mund te qeveriste dot pa mbeshtetjen e Nanos ne parti dhe se ai do te mbetej gjithnje ne hije te kryetarit te forte, ra bashke me akuzat e opozites se qeveria e tij ishte qeveria e vazhdimesise. Qe ne fillim, nderrimi i dy zevendeskryeministrave, i ministrit te Rendit dhe atij te Financave, per nje vezhgues te vemendshem, ishin shenjat e para se Majko do te tentonte divorcin nga qeveria Nano, mbi te cilen kishin renduar qe nga dita e pare, nje mal me akuza per korrupsion e kontrabande. Duket se Majko e kuptoi shpejt se ai duhej te dilte nga hija e Nanos dhe te krijonte nje profil te vetin.

Nuancat ne politiken e jashtme, ridimensionimi i marredhenieve me opoziten dhe hartimi i buxhetit te shtetit, ne nje kohe rekord, gje qe nuk e kish bere asnje nga paraardhesit e tij, jane ajo cka Majko solli ne 100 ditet e tij te para.

Kryeministri 31 vjecar,i cili para pak ditesh zhvilloi viziten e trete na gadishullin Apenin, duket se i dha nje zgjidhje perfundimtare rivalitetit te vjeter italo- grek se ne c'drejtim kalonte rruga e Tiranes per ne Europe: nga Roma apo nga Athina? Ndryshe nga Nano, qe menjehere pas lirimit nga burgu udhetoi drejt Selanikut, Majko preferoi te merrte avionin per ne Rome. Kryeministri i sapozgjedhur u dha nje prioritet me te madh marredhenieve me te sapozgjedhurin tjeter D'Alema. Ne nje interviste, pak dite pas udhetimit te tij ne Bari, kryeministri shqiptar deklaroi si prioritare marredheniet e vendit te tij me Italine e me pas me Shtetet e Bashkuara dhe Komunitetin Europian. E njejta gje thuhet edhe ne programin e qeverise, ku fqinji i Adriatikut percaktohet si partner prioritar dhe strategjik. Ne emer te ketyre marredhenieve ai kaloi me urgjence ne parlamentin shqiptar ligjin qe perpiqet te frenoje trafikun e klandestineve. Tani, pavaresisht disa rezervave qe lidhen me qendrimin italian ndaj Kosoves, mund te thuhet se te gjitha rruget te cojne ne Rome.

Nje pike tjeter ku kryeministri i ri po perpiqet te luaje ndryshe nga paraardhesi i tij eshte problemi i Kosoves. Ndonese nuk ka ende as aftesine, as ekzibicionizmin dhe as forcen bindese te Nanos, Majko po perpiqet te luaje ne fushen e tij. I pyetur ne kryesine e partise se tij se ku ndryshonte politika e qeverise se re, lidhur me Kosoven, ai u pergjigj plot nenkuptim: "Ne nuk takohemi me Milloshevicin". Duke thelluar keshtu ndarjen me qeverine e Nanos, i cili kishte shtrenguar duart me presidentin serb gjate nje konference ne Krete te Greqise. Kjo premise i ka sherbyer qe me pas, te promovoje tezen e qeverise shqiptare per gjetjen e nje gjuhe te perbashket te faktoreve politike shqiptare ne Kosove. Ne zyren e kryeministrit kane parakaluar ditet e fundit, Demaci, Qosja e Bukoshi, nderkohe qe nuk perjashtohet nje vizite e afert e Rugoves, Kryetarit te Kosoves qe nuk ka shkelur ne Shqiperi qe ne vjeshten e 1996.

Nese Pandeli Majko ka menduar vertet te bente nje akt force qe do ta sanksiononte ate si violine te pare te politikes shqiptare dhe do t'i jepte qeverise se tij autoritetin e nevojshem, ky ka qene pa dyshim takimi i tij me liderin e opozites, ish presidentin Sali Berisha.

Ne nje kohe kur gjendja ne vend po degradonte, kur mitingjet e opozites shtoheshin dhe kur secili nga studentet e ngujuar ne nje greve urie, me perkrahjen e hapur te Partise Demokratike, mund te behej pretekst per nje 14 shtator te dyte, Majko kishte dy rruge: Kerbacin ose kulacin. Majko zgjodhi rrugen e bute. Ne 21 dhjetor te vitit te kaluar, ai shkoi ne nje takim ne Hotel Rogner ne Tirane, ku shterngoi duart dhe bisedoi per mbi dy ore me Sali Berishen. Nje takim i tille, qe i kishte munguar politikes shqiptare per gjashte vjet, u komentua gjate dhe vazhdon te komentohet edhe sot. Pa u hyre analizave, se kush perfitoi nga ky takim, socialistet apo demokratet, per kryeministrin e ri qe e hodhi kete hap, pa pyetur askend ne Partine Socialiste, pa u konsultuar me baballaret e koalicionit dhe pa pyetur per deshtimin e Nanos ne kete pike, ky qe nje veprim i guximshem.

Por nese kryeministri shqiptar arriti te mposhte mosbesimin ndaj tij dhe qeverise qe kryeson, ne 100 ditet e qeverisjes se tij ai ka deshtuar, sikurse edhe Nano para tij, ne rivendosjen e rendit ne vend. Kriminaliteti vazhdon te jete shqetesues, rruget e vendit jane te pasigurta, ne disa zona ligjin e bejne bandat dhe jo policia, klandestinet vazhdojne te kapercejne cdo nate Adriatikun - ky eshte peizazhi i frikshem i Shqiperise. Kjo eshte sfida qe qendron perballe Majkos: nese deshton shume shpejt mund te rihumbe besimin e fituar me aq mundim.

Kryeministri shqiptar nuk rrezikohet vetem nga deshtimet qe lidhen me punen e kabinetit te tij. Pervec luftes qe po i ben atij opozita, edhe brenda socialisteve kane lindur armiqesite e para. Grupi i Nanos, ende i fuqishem brenda Partise, duket se nuk i sheh me sy te mire tentativat e Majkos per te bere politike te pavarur. Te tjere i shohin me dyshim shtrengimet e duarve te kryeministrit te ri me armikun e vjeter te socialisteve, Berisha. Te tjere jane thjesht te pakenaqur ngaqe kane humbur privilegjet e meparshme ne rrjetet e ndryshme te trafikut. Perplasja e ketyre interesave, anarkia e rendit publik, si dhe rivaliteti me ndonje anetar te kabinetit mund te jene faktoret qe mund ta trazojne me fort qeverine Majko.

Por, pavaresisht nga deshtimet dhe veshtiresite, Qeveria Majko duket se do te vazhdoje te qendroje ne pushtet, ne radhe te pare per shkak te situates shperthyese ne Kosove, per shkak se ne Shqiperi per momentin nuk ka ndonje alternative me te mire dhe se fundja - fundit asnje force politike nuk eshte e pergatitur per zgjedhje te reja.

Armand SHKULLAKU

AIM TIRANA, 22.01.1999.

LUFTA ME SHTYLLAT E TENSIONIT TE LARTE

Nese Don Kishoti i Mances luftonte me mullinjte e eres, Don Kishotet shqiptare luftojne me shtyllat e tensionit te larte. Kjo eshte nje histori qe zhvillohet qe prej tre muajsh ne vendin ku sundon anarkia.

Prej nente vjetesh, shqiptaret i shtyjne netet e dimrit me friken e ikjes se dritave. Ne netet e ftohta te janarit, kryeqyteti shqiptar zhytet ne nje erresire te frikeshme. Rrjeti elektrik i amortizuar dhe teper i mbingarkuar, nuk mund te perballoje dot gatimin e ngrohjen e me shume se 90 perqind te vendit me ane te energjise elektrike.

Por drames se diteve te akullta te dimrit, duket se i eshte shtuar nje armik i ri. Qe nga fundi i tetorit e deri ne ditet e para te janarit, ne te gjithe territorin e vendit jane hedhur ne ere me eksploziv 18 shtylla te tensionit te larte. Po te shtosh se pothuajse te gjithe hidrocentralet shqiptare jane ne fundin e jetes se tyre dhe se ne tre hidrocentralet me te fuqishme, uji ndodhet nen nivelin mesatar, kjo do te thote se oret e erresires zgjaten perdite duke e stresuar jeten e qytetareve jo vetem ne Tirane, por ne te gjithe Shqiperine. Gjendja eshte mese shume se preokupuese per drejtuesit e KESH, Korporates Energjetike Shqiptare. Njoftimet per atentate kunder shtyllave te tensionit te larte shoqerohen me habi dhe askush nuk eshte ne gjendje te jape nje pergjigje te sakte, se cilet jane autoret e ketyre akteve dhe nga cfare motivesh shtyhen.

Alfred Paloka, drejtori i sapoemeruar i Korporates me te madhe ne Shqiperi, thote se atentatet ndaj shtyllave jane bere rutine e demi i shkaktuar eshte teper e larte. Brenda dy muajve jane shkaterruar 18 shtylla, cka do te thote nje dem prej 370 mije dollaresh. Cuditerisht jane linja qe kalojne ne zonat me te populluara. Shtylla e fundit ndodhej ne Fushe Kruje (40 kilometra larg Tiranes). "Nderprerja e fundit e energjise preku edhe institucionin tone. Tani duhet kohe per ta rregulluar. Te pakten per nje jave duhet te punojme nen friken e nderprerjes se dritave. Te gjitha ministrite dhe institucionet e rendesishme te shtetit do te futen ne grafikun e nderprerjes se energjise", flet i shqetesuar Paloka dhe nxiton te largohet nga zyra e tij ku dritat kane ikur prej dy oresh.

Nderkohe Ministria e Rendit dhe Sherbimi Sekret, te gjendur perballe ketij fenomeni po hartojne nje plan per ruajtjen e 3 mije shtyllave te tjera dhe gjetjen e atentatoreve. Por duket se edhe kete here gjithcka do te mbetet pezull. Ne asnje nga rastet e meparshme, hetuesit shqiptare nuk kane arritur te zbulojne autoret. Kete gje nuk ka mundur ta beje dot as Sherbimi Sekret. Fatmir Hakani, shefi i Policise Kriminale ben te ditur se te gjitha rastet e hedhjes ne ere te shtyllave te tensionit te larte jane mbledhur ne nje dosje dhe hetimi vazhdon intensivisht, por deri tani, te dhenat jane shume te pakta. "Ne po hetojme te gjitha rastet, per me teper qe diagrama e veprimeve eshte gati e njejte ne te 17 atentatet. Por per momentin nuk mund te flasim me emra konkrete autoresh. Hetimet vazhdojne" - Hakani nuk ka pranuar te thote ndonjeren nga pistat e mundshme te ketyre atentateve.

Nje muaj me pare ministri i Rendit, Petro Koci ne nje interpelance bere para deputeteve shqiptare ka deklaruar se keto ngjarje kane nje background politik, per me teper qe shumica e tyre kane ndodhur ne veri te vendit, zona nen influencen e opozites. Keta te fundit kane gjetur heshtjen si menyren me te mire per t'u pergjigjur. Ne asnje prej konferencave te fundit per shtyp, lideret e opozites nuk kane permendur si argument hedhjen ne ere te shtyllave te tensionit te larte. Ketu kane perfituar njerezit e koalicionit qeveritar. Ata i kane quajtur autoret e krimit, personazhe te shtyre nga kundershtaret e tyre politike.

Dhe loja politike qe zhvillohet me fenomenin e hedhjes ne ere te shtyllave te tensionit te larte e ka nje precedent te rrezikshem. Shqiptaret ne te gjitha fushatat elektorale qe nga marsi i '92 kane degjuar te premtohet per rregullimin e dritave. Prej tete vjetesh ne kete vend nuk kalon nje dite pa shijuar erresiren e ofruar prej nderprerjes se energjise. Cdo dimer qe kalon shenon ne axhenden e qeverise bastin me te madh per te shtyre edhe nje vit ne udheheqje te vendit. Ky fakt, duket se e ka shtyre kryeministrin Pandeli Majko te kerkoje nga vartesit e tij nje raport special per atentatet ndaj shtyllave te tensionit te larte.

Pak dite me pare e perditshmja "Zeri i Popullit", citoi burime te SHIK, Sherbimi Informativ Kombetar, sipas te cilave ishte arrestuar njeri prej atentatoreve. Por shefi i ketij sherbimi, Fatos Klosi, deklaroi nje dite me pas se ende nuk jane identifikuar autoret. Sipas tij nuk eshte perjashtuar edhe pista e sabotimeve nga jashte. Si gjithmone shqiptaret e kane gjetur armikun ne shtetet fqinje. UDB, sherbimi sekret jugosllav eshte konsideruar historikisht si shkaktare ne shume ngjarje te ndodhura ne vendin e shqiponjave. Per momentin, edhe me skeptiket dhe nihilistet nuk e perjashtojne mundesine e nxitjes se atentateve prej jugosllaveve, aq me teper kur marredheniet mes dy shteteve jane teper te nderlikuara, futur ketu edhe konflikti ne Kosove.

Edhe Alfred Paloka, drejtori i KESH, qendron ne kete linje, por ai thekson se autoret e atentateve jane shqiptare. "Nuk na takon ne te gjejme autoret e atentateve, por them me bindje se ata qe bejne veprime te tilla e dine shume mire rendesine e asaj qe bejne. Mundet qe shkaqet dhe autoret te jene te ndryshem, por jam i bindur se ekzekutuesit jane shqiptare. Nuk perjashtoj edhe interesat politike, ato qe nxisin sabotimet".

Ferdinand Gjergji, nje nga inxhinieret elektrike me te vjeter ne vend, ka kohe qe degjon nepermjet televizonit, lajmet per hedhjen ne ere te shtyllave te tensionit te larte. Teper i irrituar nga ajo qe po ndodh, ai thote se gjate gjithe jetes se tij nuk ka degjuar histori qe kane te bejne me eksplozione te vena prane shtyllave te drites. "Na u deshen miliona per t'i vene, tani duhen te tjera per t'i zevendesuar. Ketu nuk ka shtet qe t'i mbroje, policia nuk zoteron dot rruget e qyteteve e jo me te patrulloje ne zonat ku shtrihen shtyllat", thote ai.

Lufta absurde qe iu eshte shpallur shtyllave te tensionit te larte te kujton paksa betejen ndaj mullinjve te eres, por ketu askush nuk eshte i zoti te percaktoje qarte se cilet jane Don Kishotet. Ne thashethemnajen e kafeneve, qe eshte i vetmi motiv me te cilin shtyjne ditet shqiptaret, qarkullojne shume versione autoresie, por te gjithe kundershtojne njeri - tjetrin, pasi edhe ne kafene imitohen politikanet.

Nje repart tankesh ne afersi te Beratit - 70 kilometra larg Tiranes - prej dy muajsh eshte ne erresire per shkak se ndermarrja elektrike e qytetit nuk ka fonde te riparoje nje shtylle te rrezuar nga eksplozivi. Vetem pak metra larg repartit, njerezit e te cilit pergatiten per te shkuar ne kufi, kalon njera prej dy linjave 320 KW me te cilen Shqiperia merr energji nga Greqia. Fati i keq duket se nuk ka ndjekur repartet e tjera, tek te cilet drita iken me orare, ashtu si ndodh edhe ne Ministrine e Mbrojtjes apo ne Kryeministri.

Shtyllat e tensionit te larte jane kthyer ne nje personazh te jetes shqiptare. Nga ato nuk varet vetem nese do te kesh apo jo drita ne mbremje, por me sa duket edhe se kush do te jete ne pushtet neser.

ANDI TELA

AIM TIRANA, 29.01.1999.

PARADOKSI I MONEDHES SE FORTE NE VENDIN ME TE VARFER TE EUROPES

Prej me se gjashte muajsh, leku shqiptar ka sfiduar cdo parashikim te specialisteve duke njohur vetem rritje ndaj dollarit dhe valutave te tjera. Leku vazhdon te gezoje nje stabilitet te cuditshem, ne nje vend me ekonomi shume larg te qenit e stabilizuar. Forcimi i lekut ne kushtet kur ekonomia shqiptare eshte shume e varur nga importet dhe ne vend pothuajse nuk prodhohet asgje duket nje enigme e veshtire per t'u shpjeguar.

Renia e dollarit ka qene me e ndjeshme dhe kjo ka reflektuar padyshim edhe renien e tij ne tregjet financiare boterore, si pasoje e afrimit te perdorimit te monedhes euro. Po nese justifikimi per renien e dollarit eshte zhvleresimi i tij ne tregjet nderkombetare, nuk mund te shpjegohet keshtu renia e te gjitha valutave te tjera ndaj lekut. Marka, lireta dhe dhrahmia jane vleresuar ne tregjet boterore, ne raport me dollarin, por kjo s'ka ndodhur me lekun.

Sipas marreveshjes me FMN, ne fillim te vitit 1998, deri ne fund te dhjetorit, dollari nuk duhet te binte nen normen e kembimit 1 dollar me 150 lek. Por tani ne tregun e lire, nje dollar kembehet mesatarisht me 140 leke. Ndersa, nje marke kembehet mesatarisht me 83.8 leke, nje mije lireta me 84,1 leke dhe 100 dhrahmi 4.9 leke. Renia e vazhdueshme e dollarit ka nisur qe prej kater muajsh, por ai preku minimumin e tij per vitin 1998, ne mes te dhjetorit, kur nje dollar u kembye me 139 leke. Per dollarin, kjo ka qene kuota me e ulet e arritur, qe nga janari i 1997 kur vendi u perfshi nga nje krize shkaterrimtare e renies se skemave piramidale.

Ne qendrueshmerine e lekut kundrejt valutave, dollarit dhe monedhave evropiane qe dominojne tregun shqiptar (markes, dhrahmise, liretes), sipas specialisteve kane ndikuar nje sere faktoresh.

Ne radhe te pare, fakti qe pas eksperiences se hidhur qe kaloi Shqiperia ne pranvere te '97, ku gati 1/3 e popullsise humbi kursimet ne skemat piramidale, njerezit i kane kthyer syte nga bankat, duke ua besuar atyre pjesen me te madhe te kursimeve te tyre. Tendenca per kursim, me shume se sa per konsum, ka zvogeluar sasine e lekeve ne qarkullim, duke ulur dhe oferten per para. Ne fillim te vitit 1998 depozitat me afat ne leke ishin 79 miliarde leke, kurse ne fund te vitit ato arriten ne 123 miliarde leke, megjithe uljen e here pas hershme te interesave nga ana e Bankes Qendrore. Per shkak te interesave me te ulet per depozitat ne valute, qe pothuaj nuk ndryshojne, ne fillim te '98, u vu re nje renie e tyre. Sipas te dhenave te Bankes se Shqiperise, ne fund te vitit 1997, depozitat ne valute perbenin 18 perqind te te gjithe parase ne qarkullim. Sipas Bankes se Shqiperise, ndersa ne fund te '97 depozitat ne valute (te konvertuara ne leke) ishin 36,3 miliarde leke ne fund te '98, depozitat ne valute rane ne 20 miliarde leke. Ulja e depozitave ne valute dhe rritja e depozitave ne leke ka ndikuar ne forcimin e lekut kundrejt valutave, pasi eshte rritur sasia e saj qe qarkullon ne duart e njerezve dhe ne tregun e lire. Rritja e ofertes per valute ne tregun shqiptar, ne nje kohe qe kerkesa per to nuk eshte shume e larte, ka ndikuar ne renien e vleres se valutave kundrejt lekut.

Nga ana tjeter, viti 1998 eshte shoqeruar dhe me renien e importeve. Sipas statistikave, ne fund te '98, importet jane rreth 92,5 milione dollare me pak, krahasuar me vitet e meparshme. Ne nje vend si Shqiperia, ku pjesa me e madhe e mallrave vijne nga importi, kursi i kembimit eshte shume i ndjeshem ndaj nivelit te importeve. Renia e importeve do te thote qe ka rene dhe kerkesa per valuta, gje qe ndikon ne nje mase relativisht te larte ne zhvleresimin e valutave kundrejt lekut. Mbi 70 perqind e tregtise zhvillohet me Greqine dhe Italine dhe 10 perqind me Gjermanine, pjesa tjeter zhvillohet kryesisht me Turqine, Maqedonine dhe vende te tjera. Me keto te fundit transaksionet kryhen kryesisht ne dollare, ndaj dhe pesha specifike qe ze dollari ne kembimet valutore eshte relativisht e larte. Duke qene se importet jane shume me te larta se eksportet, vleresimi i lekut ka nje efekt shume negativ ne ekonomi.

Disa specialiste vleresojne si faktor kryesor te forcimit te lekut, renien e fuqise blerese te popullates, qe nga ana e vet ka ulur importet dhe automatikisht kerkesen per valute. Disa te tjere vleresojne punen e qeverise per moskrijimin e borxhit te ri gjate vitit fiskal '98.

Aktualisht burimet e valutes ne Shqiperi jane fikse: ndihmat e ndryshme per qeverine, parate e emigranteve dhe deri ne nje fare mase tregtia e zeze.

Nderkohe, efektet e EURO-s nuk kane filluar te ndihen akoma ne tregun shqiptar. Megjithese ka filluar aplikimi i EURO-s ne Shqiperi, nuk ka pasur kerkesa per terheqje nga klientet shqiptare. Kjo eshte dhe arsyeja kryesore qe tregu i lire ka mbetur indiferent ndaj monedhes se perbashket europiane. Ne momentin e pare qe do te fillojne kerkesat per kete monedhe, do te percaktohet dhe kursi i ketij tregu, shprehen kambistet. Kjo edhe per faktin se kjo monedhe nuk ka dale akoma ne forme fizike, por perdoret vetem ne tregjet financiare, te cilat ne Shqiperi ende nuk funksionojne. Bankat e nivelit te dyte qe operojne ne Shqiperi jane te vetmet, qe e ndjekin ne nje fare menyre EURO-n, nepermjet percaktimit te kursit te kembimit te lekut kundrejt saj.

Ne bankat e nivelit te dyte, nje Euro blihet mesatarisht me 160 leke dhe shitet me 168 leke. Klientet e bankave, qe operojne ne Shqiperi mund t'i depozitojne kursimet e tyre edhe ne monedhen e re EURO, ose te kthejne, ne rast se deshirojne, depozitat ne leke ose ne valuta te tjera ne EURO, duke aplikuar kursin e kembimit perkates.

Por do te duhet te kaloje nje fare kohe deri sa te filloje kerkesa per kete monedhe ne Shqiperi. Aplikimi i nje monedhe te re nga vendet kryesore te Bashkimit Europian, nuk ka patur asnje ndikim ne kursin e kembimit te lekut perkundrejt valutave te tjera. Indirekt, ndikimi i EURO-s ka arritur edhe ne Shqiperi, nepermjet ndikimit te saj ne kater valutat kryesore. Kursi i kembimit te lekut ndaj dollarit dhe valutave te tjera ndikohet mjaft nga niveli i tij ne Bursen Nderkombetare.

Sipas specialisteve te Bankes se Shqiperise, ndikimi me i rendesishem ne ekonomine shqiptare me hyrjen e Euro-s, do te jete ne tregtine e jashtme. Pas vitit 1990, si rrjedhoje e masave drejt liberalizimit, shtrirjes se Sistemit te Pergjithshem te Preferencave dhe nenshkrimit te marreveshjeve tregtare dhe te kooperimit (si ajo ne fushen e tekstileve), Shqiperia ka intensifikuar ndjeshem lidhjet e saj tregtare me vendet e Bashkimit Europian, duke zene vendin e pare ne Europen Qendrore dhe Lindore per shkallen e kesaj lidhjeje, me gati 80 perqind te importeve dhe eksporteve dhe nje rritje te ndjeshme te pjeses se saj te tregut ne kete bllok ekonomik. Per rrjedhoje, keto lidhje tregtare mendohet te jene edhe kanali kryesor i influencimit i lekut shqiptar nga euro.

Linda SPAHIA