PASQYRA E SHTYPIT (12.10. - 19.10.1998.)

Podgorica Oct 26, 1998

aim/pod/bala/zi

SHTYPI NE BEOGRAD

DNEVNI TELEGRAF, 12.10.1998.

Vuk Draskovic, kryetar i SPO

DO TA MBROJME SERBINE

* Perse mendoni se Millosheviqi duhet t'i pranoje gjashte pikat e Grupit te Kontaktit?

"Per arsye se ne ato gjashte pika nuk ka asgje qe do ta rrezikonte integritetin territorial te Serbise dhe teresine e saj, asgje qe eshte ne kundershtim me sovranitetin e shtetit tone. Per arsye se me pranimin e nje oferte te ketille shmanget agresioni i NATO-s dhe per arsye se keshtu shmanget edhe rreziku nga nje diktature e hapur brenda vendit. Nuk di nese ka dicka jashte atyre gjashte pikash te aprovuara nga Grupi i Kontaktit, mirepo ajo qe eshte botuar eshte dicka e matur dhe e pranueshme.

... * Ua marrin per te madhe qe e mbeshtetni politiken e pushtetit ndaj Kosoves, qe nuk jeni opozite?

"Opozite ndaj Kosoves dhe Serbise nuk jam dhe nuk do te jem kurre".

* A ishte lufta e radikaleve dhe e te majtes rreth Kosoves edhe lufte e Juaj?

"Jo. Qendrimet e SPO kane dalluar ne shume gjera, dhe madje thelbesisht. Ne jemi te vetmit qe kemi propozuar nje tekst platforme shteterore per Kosoven dhe kemi terhequr verejtjen se nuk do te jete pune e mire nese platformen shteterore ose negociatore na e shkruajne te huajt. Ne ishim edhe per ardhjen e misionit te Gonsalesit, per ate qe Kosova te jete e hapur per perfaqesuesit e organizatave nderkombetare dhe media. Ne kemi kerkuar shpallje te gjendjes se jashtezakonshme posa eshte shpallur krijimi i te ashtuquajtures UCK dhe nje goditje te shpejte dhe te vendosur kunder terroristeve me te gjitha forcat e mbrojtjes se shtetit. Te gjitha keto jane te njohura per opinionin.

Slavko CURUVIJA, Jovan BIRAC

BLIC, 12.10.1998.

Vojisllav Sheshel, nenkryetar i qeverise serbe, rreth planit per Kosoven

PROPOZIMET E GRUPIT TE KONTAKTIT TE PAPRANUESHME

Nenkryetari e Qeverise se Serbise dhe kryetari i SRS, Vojisllav Sheshel, ka vleresuar se propozimet e Grupit te Kontaktit mbi zgjidhjen e krizes kosovare per Serbine jane "absolutisht te papranueshme", ne deklaraten dhene televizionit jagodinas "Palma plus".

"Problemi kryesor ne bisedat e Sllobodan Millosheviqit dhe Ricard Hollbrukut eshte plani i Kristofer Hillit i cili nenkupton stacionimin e trupave te NATO-s ne Kosove e Metohi dhe shkeputje te atij rajoni nga sistemi politik ortodoks i Serbise, ka thene Sheshel.

Ai ka kritikuar edhe qendrimin e Grupit te Kontaktit qe gjerat te kthehen ne pozitat fillestare para muajit mars te ketij viti.

"Kjo do te thote se policia jone duhet qe t'i braktise ne teresi territoret qe tani ishin nen kontrollin e terroristeve, qe terroriste ta marrin perseri kontrollin mbi to. Plani amerikan mbi autonimine e zgjeruar te Kosoves e Metohise deshiron ne te vertete qe ate rajon ta nxjerre nga perberja e Serbise"...

BLIC, 12.10.1998.

BAVARIA E KA NDALUAR FINANCIMIN E "UCK"-SE

Krahina federale gjermane e Bavarise e ka ndaluar mbledhjen e kontributeve ne te holla per "UCK"-ne. Vendimin e ka marre ministri bavarez i puneve te Brendshme, Gynter Bekshtajn, me arsyetimin se "UCK ne Kosove perpiqet qe qellimet e saj t'i arrije me zbatimin e dhunes". Bekshtajn, duke e shpallur vendimin, ka theksuar se "Gjermania eshte e obliguar qe te pamundesoje financimin e aktiviteteve terroriste nga territori i saj shteteror"...

BLIC, 14.10.1998.

Reagime partiake ndaj marreveshjes Millosheviq - Hollbruk

KONFLIKTI ME BOTEN ISHTE I PANEVOJSHEM

  • Tani te gjitha maskat bien. Gjer te nje zgjidhje e ketille, nese ajo eshte fare zgjidhje, ishte e mundur te arrihet edhe para pesimit aq te madh te njerezve, vatrave te humbura, referendumit poshterues, per te cilin tani po shihet se nuk ka patur kurrfare kuptimi dhe para ketij konflikti me boten, ka thene Vuk Obradoviq, kryetar i Socialdemokracise...

DS e pershendet marreveshjen e Millosheviqit dhe Hollbrukut me te cilen e shmang rreziku i drejtperdrejte ushtarak per vendin tone.

  • Me kete marreveshje eshte mbeshtetur parimi i zgjidhjes se problemit me mjete politike, dhe jo me zbatimin e forces, per cka eshte ngazhuar gjithe kohen Partia Demokratike. Millosheviqi eshte treguar perseri si nje politikan i papergjegjshem, sepse qe para disa muajsh ka mundur ta therrase misionin e Gonsalesit dhe keshtu te pengoje shkallezimin e krizes. Me nje udheheqje te dobet te politikes na ka prure deri ne cep te konfliktit luftarak dhe u detyrua te beje leshime te medha, thuhet ne deklaraten e DS.

... - Nuk eshte e rendesishme si do te quhen vezhguesit qe duhet te vijne ne Kosmet dhe as sa do te jene. Me rendesi eshte se keta na reduktojne ne nje protektorat. Valle eshte e mundur qe udheheqesit e vendeve te nje tradite demokratike te pakontestueshme nuk e kuptojne se misioni verifikues, fluturimet vezhguese dhe autonomia e gjere e imponuar per Kosoven do ta largoje vendin tone edhe me shume nga demokracia, ose ndoshta besojne se demokracia nuk eshte per serbet, ashtu sikur eshte i mendimit edhe Sllobadan Millosheviq, porosit ne deklaraten e saj Partia Demokratike Serbe.

  • Millosheviqi po sillet si gjithmone deri tani - si nje kumarxhi amator, i cili therret panderprere pot, e ngrit cmimin, ndersa kur nuk ka me se te paguaje me, i drejtohet popullit dhe e falenderon qe do t'i paguaje llogarite e tij te bixhozit. Kesaj here, per cdo njeri te arsyeshem, ky cmim eshte teper i madh - eshte e mendimit Vesna Peshiq, kryetare e GSS...

    BLIC, 15.10.1998.

Dr. Kosta Cavoshki mbi aspektin kushtetues-juridik te marreveshjes midis kryetarit te RFJ dhe Ricard Hollbrukut

MILLOSHEVIQI NUK MUND TA NENSHKRUAJE MARREVESHJEN

  • Marreveshja mbi zgjidhjen e krizes ne Kosove e Metohi midis Sllobodan Millosheviqit dhe Ricard Hollbrukut do te thote pajtim i kryetarit te RFJ me diktatin amerikan dhe heqje dore nga nje pjese e sovranitetit shteteror mbi kete krahine serbe. Millosheviqi praktikisht ka pranuar nje lloj protektorati nderkombetar mbi Kosoven e Metohine dhe me kete eshte nisur te njejtes rruge neper te cilen ne mbarim te vitit 1991 dhe ne fillim te vitit 1992 eshte percaktuar fati i serbeve ne RSK te dikurshme, ka thene dr. Kosta Cavoshki, profesor i Fakultetit Juridik ne Beograd.

* Cilat fakte, te paraqitura ne daljen para opinionit te kryetarit te RFJ, te te derguarit amerikan dhe te Qeverise se Serbise ju shpiejne ne nje konkluzion te tille?

  • Para se gjithash, Mullosheviqi ka pranuar qe OSBE te kontrolloje zgjedhjet e ardhshme ne Kosove e Metohi. Bazuar ne pervojen ne BIH dhe ne RS zyrtaret e kesaj organizate nuk do te jene vetem vezhgues por edhe kontrollues... Organizimi i zgjedhjeve eshte nje element i sovranitetit te brendshem te cdo shteti, sepse nepermjet zgjedhjeve konstituohen organet shteterore, prej atyre lokale gjer tek ato regjionale dhe qendrore. Nese kete nuk e ben shteti vete nepermjet organeve te veta, atehere kjo do te thote heqje dore nga nje pjese e sovranitetit te vet shteteror.

* Sipas kumteses se Qeverise se Serbise neper komunat kosovare do te instalohet policia lokale nen kontrollin e pushtetit komunal. Si e interpretoni kete zgjidhje?

  • Sipas ligjeve te Republikes se Serbise policia eshte perjashtimisht nen kompetencat republikane, keshtu qe edhe me i vogli komesariat policor ne komunen me te vogel serbe eshte nje institucion i deleguar republikan. Policia lokale ne Kosove, sipas kesaj marreveshjeje, do te jete jashte kompetencave republikane, cka eshte kunderkushtetuese dhe kunderligjore.

... * A do te thote kjo marreveshje edhe mohim te rezultateve te referendumit te pranveres ne Serbi mbi ndermjetesimin e huaj ne zgjidhjen e krizes kosovare?

  • Referendumi eshte ligj per ata qe e kane shpallur dhe ai ia lidh duart edhe Sllobodan Millosheviqit si shef te shtetit federal dhe tere pushtetit ne Serbi. Krahas kesaj, as sipas kushtetutes republikane, as sipas asaj federale, Sllobodan Millosheviqi nuk eshte i autorizuar qe te nenshkruaje nje marreveshje, e cila sipas kushtetutes, me domosdo do t'i nenshtrohej ratifikimit. Nese arrihen marreveshje te cilat parashikojne qe te huajt te zbatojne jurisdiksion juridik (per shembull, te hulumtojne krimet e luftes), te organizojne dhe bejne kontroll mbi zgjedhjet, ose qe me avione luftarake te fluturojne mbi qiellin tone, atehere ato marreveshje nuk mund te hyjne ne fuqi perderisa te mos ratifikohen ne Kuvendin Federativ. Qe kende, Millosheviqi po perpiqet te nenshkruaje disa marreveshje qe nuk kane forme kontrate dhe me kete ta shmange proceduren e ratifikimit.

M. ILIC

GLAS, 16.10.1998.

Interviste: Fehmi Agani per "Glas" e ka vertetuar se shqiptaret e pershendesin marreveshjen

BISEDAT MUND TE FILLOJNE MENJEHERE

  • Shqiptaret dhe te gjitha partite politike dhe subjekte te tjera e pershendesin marreveshjen e nenshkruar dhe jane te gatshem qe te fillojne bisedat me palen serbe. Bisedat mund te fillojne menjehere. Ibrahim Rugova as qe pret se do te nenshkruaje dicka, sepse gjithe "punen" rreth kesaj qe sot do ta nenshkruaje ministri i diplomacise, Zhivadin Jovanovic dhe kryesuesi i OSBE-se, Bronislav Geremek. Kete e ka pohuar shefi i ekipit negociator shqiptar, koordinatori per biseda, Fehmi Agani.

  • Me kete marreveshje, prapeseprape, hapet rruga per biseda relativisht te barabarta dhe normale mbi statusin e Kosoves. Mirepo, me kete marreveshje ceshtja e statusit te Kosoves nuk eshte zgjidhur, edhe pse ekzistojne disa projekte per statusin e ardhshem - te perkohshem ose te perhershem. Ne raport me kete te dytin, i kemi patur dy ose tri versione qe na i ka ofruar zoteri Xhejms O'Brajen, mirepo ne ato nuk mund t'i konsiderojme si propozime te SHBA-ve. Ndaj atyre propozimeve kemi patur verejtje te medha dhe ato qendrojne edhe sot e gjithe diten. Megjithate e kemi pranuar nje projekt per Kosoven qe ajo per nje kohe te caktuar te jete pjese e bashkuar e Jugosllavise. Ndersa pas kesaj kohe do te duhej te realizohet nje referendum ne Kosove ose nje deklarim i ngjashem. Gjer atehere, Kosova duhet te kete statusin e nje njesie federative te barabarte - thote Agani.

* Cka eshte per shqiptaret ne kete moment e papranueshme?

  • Kerkesa qe Kosova te jete jo vetem ne Jugosllavi, por edhe ne Serbi - kjo eshte per shqiptaret e papranueshme, dhe kjo eshte per ne pengese themelore. Te gjitha te tjerat rrjedhin nga kjo...

R. BARJAKTAREVIC

NT PLUS, 16.10.1998.

Vojisllav Sheshel, lider i radikaleve, pohon se eshte i kenaqur me marreveshjen, mirepo terheq verejtjen:

VEZHGUESIT NUK DO TE HYJNE ATJE KU JAM UNE ZOT SHTEPIE

... - Kryetari i Jugosllavise, Sllobodan Millosheviq, ka arritur nje sukses te rendesishem diplomatik ne negociatat e detyruara me perfaqesuesit e Amerikes, te cilet kane folur ne emer te gjithe paktit NATO. E kemi ditur se do te kete leshime, mirepo ato jane minimale dhe nuk i rrezikojne parimet kushtetuese te vendit - ka thene Sheshel dhe ka shpjeguar se leshime jane bere ne pranimin e vezhguesve te OSBE-se para kthimit te Jugosllavise ne anetaresi te perhershme te kesaj organizate, si dhe me lejimin e fluturimeve te nje aeroplani joluftarak mbi Kosoven...

  • Ne nuk jami aspak naive. Edhe me tutje jam i bindur se qellim i shteteve perendimore eshte qe te na e marrin Kosoven dhe atje te stacionojne trupat e tyre. Mirepo kjo nuk do te ndodhe dhe kjo marreveshje kete gje nuk e nenkupton...

  • Perfaqesuesit e OSBE-se, te cilet do te marrin status diplomatik, do te mund te qarkullojne lirisht neper Serbi. Mirepo, do te mund te hyjne vetem atje ku do t'i leshoje i zoti i shtepise. Atje ku jam une zot shtepie, ata nuk do te hyjne, ka thene Sheshel.

D. VUJANOVIC

GLAS, 17-18.10.1998.

Zoran Lilic, nenkryetar i Qeverise Federative, ka deklaruar per "Glas"

MARREVESHJA NUK ESHTE NE KUNDERSHTIM ME REFERENDUMIN

... - Po, megjithate i kemi avionet e NATO, mirepo ne nuk kemi cka te fshehim dhe kjo ne nuk na pengon. Nje marreveshje qe e rregullon ne kete menyre pranine e fluturakeve ne hapesiren tone ajrore nuk duhet te pengoje askend. Me ne fund, ato fluturake kane qene te pranishme edhe me pare, po vetem ne nje forme tjeter dhe ne lartesi te tjera. Aty s'ka asgje kontestuese, ashtu sic nuk eshte kontestuese as marreveshja. Nuk na pengon nese ata qe do te japin raporte do te flasin mbi gjendjen reale ne Kosove e Metohi. Nese kjo, nderkaq, nuk ndodh keshtu, do te mund te kishim probleme qe mund te rrezikojne marreveshjen, ka thene Lilic...

Pyetjes sone mos kjo marreveshje eshte ne kundershtim me vullnetin e popullit te shprehur ne referendum..., Zoran Lilic i eshte pergjigjur:

  • Nuk shoh aty dicka te tille. Ju e dini se ngjarjet po zhvillohen me shpejtesi dhe po e kembejne njera-tjetren, ndersa vendimi qe eshte marre, qe problemet ne Kosove e Metohi te zgjidhen ashtu sic e definon kete marreveshja - me dialog, ne rruge paqesore dhe me mjete politike, eshte parim qe ka qene i vlefshem edhe para nenshkrimit te saj...

A. MARINKOVIC

SHTYPI NE TIRANE

SHEKULLI, 14.10.1998.

FITORE APO DISFATE

Cfare ishte per shqiptaret kompromisi i fundit mes Beogradit dhe Hollbrukut? Ja nje pyetje qe tani nuk mund te marre vecse pergjigje te pjeseshme. Piketat e hedhura pas bisedimesh kilometrike mes perfaqesuesit amerikan dhe presidentit te RFJ, flasin per nje mision te gjere vezhgimi te OSBE, rreth 2000 vete, i cili do te qendroje nje vit ne Kosove per te vrojtuar plotesimin nga pala jugosllave te kerkesave te rezolutes 1199 te OKB. Avione zbulues te NATO-s do te mbeshtesin aksionin tokesor te vezhguesve, te cilet do te raportojne per terheqjen e trupave speciale, policise, kthimin e refugjateve ne shtepite e tyre dhe normalizimin e situates. Me tej flitet per rikthimin e veteqeverisjes ne Kosove dhe ngritjen e policise se perbere nga shqiptare.

Po konfigurohet keshtu ai qe pritet te jete plani afatgjate i paqes ne Kosove. Megjithate bisedimet e zgjatura me Milloshevicin dhe lajmerimi i akordit nen gryken e armeve, nuk ka sqaruar nje moment qe do te jete pa dyshim esencial per besueshmerine e te gjithe procesit.

Cili do te jete statusi i ardhshem i Kosoves? Ja nje pyetje qe i ngjan nje bombe te fshehur dhe qe mund te hedhe ne ere te gjitha planet e Bashkesise Nderkombetare. Deri tani Hollbruk dhe pergjithesisht perendimoret e kane evituar me kujdes argumentin e statusit, duke i meshuar fort arritjes se nje zgjidhjeje qe do te largonte rrezikun e sulmeve ajrore dhe katastrofen humanitare ne terren. Keshtu edhe nje here pame se si Perendimi e hoqi gishtin nga butoni, pa e marre premtimin deciziv nga Milloshevici, i cili mund t'i mburret tani popullit te tij me evitimin e luftes qe e kercenonte. S'mund te thuhet se kjo ka qene nje diplomaci largpamese e kancelarive perendimore, te cilat, me sa duket, u influencuan edhe njehere ne menyre perfundimtare nga percarjet e brendshme dhe nga kercenimi rus per te prishur marreveshjet me NATO-n.

Ne kete menyre, eshte anashkaluar edhe njehere thelbi i problemit. Reagimet e para shqiptare shfaqin pakenaqesi pikerisht ne kete pike, pra ne mungesen e garancive te qarta nga Beogradi rreth statusit te ardhshem te Kosoves. Nuk eshte cudi qe ky "vakuum", ne kuadrin e krizes ta veshtiresoje arritjen e marreveshjes mes paleve, ashtu sic do te ishte cudi sikur ne bisedimet Hollbruk- Milloshevic te mos jete diskutuar rreth ketij problemi- aktualisht me delikati per t'u zgjidhur. Mungesa e nje prononcimi te qarte rreth statusit, u heq elementin esencial planeve qe po pergatiten per ta nxjerre nga "ora zero krizen kosovare. Dhe kjo per nje atmosfere te helmuar si kjo ballkanike, ka nje rendesi qe, me sa duket, ne Perendim nuk e kane llogaritur ende me saktesi.

KLAN, 18.10.1998.

A DO TE VDESIN SHQIPTARET NE PYJE

Tashme eshte e qarte. Ashtu si ne qershorin e ketij viti, forcat e NATO-s jane terhequr nga vendimi per te sulmuar ate cka mbetur nga Jugosllavia, duke treguar edhe njehere se mundimi i kosovareve te arratisur neper pyje do te zgjase ende. Anullimi i vendimit te Aleances u be ne kushte aspak te favorshme per shqiptaret, morali i te cileve ishte ngritur mjaft nga nje mundesi e tille.

Por, shtrengimi i duarve ndermjet emisarit amerikan ne Ballkan, Hollbruk dhe presidentit jugosllav Milloshevic, i ka dhene fund kesaj shprese. Ne kembim te mossulmimit, diktatori i Beogradit ka leshuar pak.

Po, perse NATO nuk bombardoi as kete radhe? Perse kercenimi i para disa diteve i Sekretarit te saj te Pergjithshem, Solana:"Koha tashme mbaroi" rezultoi serish i pavlere? A qe vertet aq angazhues premtimi i Milloshevicit, te marten, sa te ndalonte sulmet ajrore? Dhe se fundi, a eshte e sigurt se ky angazhim do t'i nderprese krimet dhe do ta permiresoje ndopak gjendjen e mbi 300 mije njerezve te mbetur pa shtepi. Nese askush sot nuk mund te garantoje per fatin e kosovareve, nje gje eshte e qarte, se trupat e NATO-s nuk e kane patur seriozisht. Gjithcka qe u pergatit (madje edhe qeveria shqiptare u detyrua te vinte ne dispozicion bazat e saj) qe vetem nje loje.

Per shtate muaj, qe kur shpertheu kriza kosovare, sulmi eshte bere i pamundur nga Keshilli i Sigurimit te OKB. Si Rusia edhe Kina kane qene hapur kunder tij. Ato trembeshin se te njejten gje forcat e NATO-s mund ta bejne nje dite edhe per ceshtjen e Kaukazit apo Taivanit. Po ashtu edhe Franca (qe i pelqen te luaje rolin e nje fuqie te madhe)...nuk e ka duartrokitur nje mundesi te tille. Te njejtat qendrime ka patur edhe Italia e lidhur me shume me interesat e saj ekonomike ne Serbi. E per sa kohe qe NATO-ja ngelej e bllokuar, neutralizoheshin edhe amerikanet e britaniket, te cilet kane mbajtur qendrimet me te ashpra ndaj Milloshevicit.

Andi BUSHATI

E DJATHTA, 17.10.1998.

KOSOVA PERSERI E TRADHETUAR

Marreveshja Milloshevic-Hollbruk nuk ishte vetem nje akt kunder Kosoves, por edhe kunder gjithe shqiptareve kudo ku jane. Ka ardhur koha qe kete ta deklarojme hapur. Vetem budallenjte dhe servilet nuk e kuptojne ose nuk duan ta kuptojne se Amerika dhe Europa duan me shume Serbine se ne shqiptaret. Kete ata e kane treguar historikisht.

Politika nuk mbeshtetet ne filantropi, por ne interesa. Amerika dhe Evropa kane investuar miliarda dollare ne Rusi dhe kane atje nje treg kolosal. Po keshtu edhe ne Serbi shtete si Italia e ndonje tjeter kane investime te rendesishme si ne telekom, infrastrukture etj. Amerika dhe Evropa e dine se Serbia ka perkrahjen pa kushte te Rusise, se hyn ne zonen e saj te influences dhe ata nuk kane asnje interes te prishen me Rusine per hater te shqiptareve. Kete realitet sado i hidhur qofte, ne shqiptaret duhet ta kemi shume te qarte e te mos shohim endrra ne diell.

ALBANIA, 14.10.1998.

SHQIPTARET PO TRAJTOHEN SI NJE POPULL I MUNDUR

Presidenti jugosllav Sllobodan Milloshevic, permes rruges se tij klasike, ia arriti te shtyje nderhyrjen ushtarake te NATO-s ne Kosove. I derguari amerikan, Hollbruk, arriti t'i siguroje Milloshevicit nje afat te ri kohe me detyrime qe mund te plotesohen formalisht. Detyrimi nderkombetar i Komunitetit Nderkombetare per Miloshevicin,ai qe kerkon largimin e trupave nga Kosova, eshte nje detyrim formal dhe i pakuptimte, pasi ai nuk mund te realizoje kushtin me minimal te stabilizimit te situates dramatike ne Kosove, kthimin e qindra mijrave shqiptareve ne vatrat e tyre te shkaterruara. Edhe sikur Milloshevici te filloje qe sot paraden e terheqjes nga Kosova, edhe sikur dymije nepunes te OSBE-se, te veshur me antiplumb, te zbresin neper Kosove, shqiptaret do te hezitojne ende te kthehen ne shtepite e tyre, per arsyen e vetme se ata jane te pasigurte per gjithcka qe do te ndodhe me tej. Bilanci i derisotem i luftes ne Kosove, eshte bilanci i nje lufte te pabarabarte mes shqiptareve dhe serbeve, eshte bilanci i nje populli te pambrojtur ne shtepine e tij, me nje agresor ushtarak te pergatitur shpirterisht dhe fizikisht per masakra, te cilat dhe i realizoi. Per kete arsye, per shqiptaret nuk eshte shume e rendesishme marreveshja e pezullimit te sulmit mbi Beograd dhe Kosove nga NATO-ja, por qendrimi parimor i saj ndaj konfliktit. Me menyren se si po trajtohen shqiptaret, ata duket se jane per Bashkesine Nderkombetare nje pale e mundur nga konflikti dhe, per kete arsye, atyre po u ofrohen kushte per te pranuar kete status. Problemi paresor eshte nese Komuniteti Nderkombetare do te zhduke rrenjet e konfliktit, apo do te mbaje nen kontroll pasojat e tij. Qe konflikti te shuhet,duhet te defaktorizohet Beogradi si nje potencial arrogant, perballe normave dhe parimeve nderkombetare. Defaktorizimi ushtarak dhe diplomatik i Beogradit, nuk behet duke e trajtuar ate si nje partner dhe shqiptaret si nje viktime, por duke e konsideruar ate si nje agresor dhe shqiptaret si nje viktime te besnikerise se tyre ndaj parimeve perendimore.

Mero BAZE

REPUBLIKA, 16.10.1998.

MILOSHEVICI INJORON BASHKESINE NDERKOMBETARE

Perfaqesuesit e Grupit te Kontaktit dhe OSBE-se, te mbledhur ne Paris shpresojne ne permbushjen e Marreveshjes Milloshevic- Hollbruk. Ne fakt diplomacia evropiane duhet te mblidhet per te nenshkruar deshtimin, sic ndodhi me Bosnjen. Kriza ne Kosove nuk shpreson dot zgjidhje nga dimensionet evropiane, pasi eurodiplomacia eshte defacto e deshtuar. Vetem perdorimi i drejtperdrejte i forces nen inspirimin e diplomacise amerikane mund t'i jape fund konfliktit. Zgjidhjet e vogla, pa nje strategji te percaktuar, nuk mund te sjellin asgje. Ndikimi amerikan do te vazhdoje te jete i rendesishem brenda Evropes, duke u mpleksur ne nje angazhim serioz. Eshte e pamundur qe Miloshevici te behet nje figure demokratike dhe te braktise nacionalizmin serb. Marreveshja nuk jep arsye per optimizem.

GAZETA SHQIPTARE, 14.10.1998.

KOSOVA - PENG I KARRIERES SE HOLLBRUKUT

Lajmi i pezullimit te sulmit te NATO-s dhe arritja e nje marreveshjeje per te derguar 2000 vezhgues qe do te monitorojne aplikimin e 6 pikave te Kombeve te Bashkuara, ishte nje "sukses" i dyshes se njohur Hollbruk-Milloshevic dhe nje zhgenjim per shqiptaret. Sepse pervoja ka treguar se, cdo pezullim i nderhyrjes ushtarake eshte ne favor te Milloshevicit dhe per Milloshevicin. Ne radhe te pare, kjo nuk eshte aspak nje ngushellim per qindra te vrare dhe te dhjetera mijera shqiptare te shperngulur. Terheqja e Aleances deshmoi se kercenimi ndaj Jugosllavise kishte te bente me shume me ruajtjen e imazhit te NATO-s ne politiken nderkombetare, sesa me synimin per nje zgjidhje perfundimtare te tragjedise kosovare.Gjate ketyre diteve problemi i statusit te ardhshem te Kosoves ka qene jo vetem ne hije, por edhe si ceshtje e dores se dyte. Jo rastesisht, komuniteti nderkombetar keto dite eshte duke llogaritur me shume nje kosto humanitare ne prag te dimrit, sesa zgjidhjen perfundimtare politike te ceshtjes kombetare te shqiptareve.

Mbase mund te shtyhet nje sulm i armatosur ndaj Jugosllavise, mbase ai mund te menjanohet, por nese keto nuk cojne ne zgjidhjen perfundimtare te ceshtjes se Kosoves, atehere paqja do te jete teper larg.

Bardhyl MINXHOZI

SHTYPI NE SHKUP

FLAKA, 17.10.1998.

KRIMINELI SFIDON, BOTA ENDE E PERKEDHEL!

Bashkesia nderkombetare arriti edhe nje marreveshje me Sllobodan Millosheviqin. Kjo nuk do te jete e para e as e fundit, mbase, sado qe erdhi e mundimshme, per shkak te taktizimeve te satrapit te Ballkanit dhe prirjes se tij per te luajtur me nervat dhe fatin e te tjereve. Per shkak te konstelacionit te marredhenieve, pra per shkak te interesave gjeostrategjike historikisht te ngaterruara ne Ballkan, bashkesia nderkombetare, per fat te keq, ne vend qe ta denoje per krime, vjen ne situate qe te hyje ne negociata (pra edhe ta luse) me Millosheviqin qe ta nderprese luften e pashpallur ne Kosove, te terheqe forcat (kriminele) dhe te krijoje kushte per kthimin e refugjateve te pervuajtur shqiptare. Dhe, sado qe satrapi tash per tash vetem improvizon terheqje, detyrat qe i jane dhene, nuk jane pa doze ironie, sepse forcat serbe edhe ashtu tashme e kane kryer "misionin" ne Kosove, nderkaq shumica e refugjateve edhe nuk kane ku te kthehen, sepse shtepite u jane rrafshuar me token.

DNEVNIK, 17.10.1998.

MAQEDONIA PO PERGATITET PER T'U BERE BAZE LOGJISTIKE PER FORCAT E NATO-S

Ne keto momente ne NATO po perpunohen planet per mbrojtjen e realizimit te planit paqesor per Kosoven, ndersa brenda atyre kornizave po shqyrtohet edhe mundesia e vendosjes se trupave ne Maqedoni, ka deklaruar dje per "Dnevnik" nje perfaqesues i NATO-s. Kryeministri Branko Crvenkovski me 22 te ketij muaji ne Bruksel do te takohet me sekretarin e pergjithshem te Aleances, Havier Solanen, prandaj nuk perjashtohet mundesia qe gjate ketij takimi te diskutohet edhe rreth kesaj ceshtjeje. Ne anen tjeter, krijohet pershtypja se Maqedonia po pergatitet per pranimin e forcave. Ne te vertete, "Dnevnik" meson jozyrtarisht se ARM i ka zbrazur depot ne bazen Jeremino, afer Tetoves, vend ku do te duhej te magacinohen pajisjet e mbeshtetjes logjistike per forcat preventive.

SHTYPI NE PRISHTINE

BUJKU, 14.10.1998.

VARRET DHE PREMTIMET

Ne mesnaten kur Keshilli i NATO-s miratoi ne Bruksel njezeri "urdherin per aktivizim", mbi kampet e najlonit te refugjateve shqiptare ne shume pjese te Kosoves binte shi shkurrjel, derisa nga ato pak shtepi qe mbeten me kulme nga sulmet e artilerise serbe, serish vazhdojne te vezhgojne snajperet serbe. Parmbreme, me ne fund, "luajti guri" edhe per Kosoven, por vetem kaq, sepse, sic tha presidenti amerikan Klinton, "varret ballkanike jane jane perplot me premtime te papermbushura te Millosheviqit". Ai dhe njerezit e politikes se tij jane regjur ne perpjekjet e filluara qe nga Bosnja e kendej per ta mashtruar boten. U perpoqen dhe vazhdojne ende, por tani me nje ultimatum te rende rreth qafes, i cili nje dite mund t'i fundose. Mos per asgje tjeter, atehere per hir te shpetimit te nje kredibiliteti te luhatur dhe te ndergjegjes "te parehatshme" te ketij komuniteti per vonese shumevjecare ndaj kesaj dhune mesjetare ne Kosove...

Ultimatumi i NATO-s shenon kthese edhe ne sferen e unitetit te forcave te verteta humaniste te botes, por edhe ne egersine e atyre "aleateve shekullore" te Beogradit, te cilet, ndonese te vetmuar, madje te perbuzur, pas kesaj beteje te humbur per ta, do te mendojne per nje tjeter.

"Varret plot premtime" me gjase do te mbese metafore e rrugetimit te mundimshem te Kosoves. Ajo kurre me nuk do te mbese vetem.

Nehat ISLAMI

KOHA DITORE, 15.10.1998.

DROJA E VDEKJES NGA URIA DHE TE FTOHTET

Jeta pa pune, pa tregje te lira, pa komunikim, pa rryme, pa shtyp, pa shkolle e per shume ke pa shtepi, eshte jeta e banoreve te komunes se Malisheves.

Ata bashke me mysafiret e tyre qe kapercejne numrin e vendesve, qe pothuajse tre muaj jetojne kryesisht ne tri zona te shkeputura krejtesisht nga njera-tjetra, duke bere nje jete krejtesisht te mbyllur.

Shumica nga 18 fshatrat qe u dogjen shume apo pjeserisht, vazhdojne te mbesin te zbrazur nga njerezit, disa nga ta mbase do te mbesin te tille edhe pas largimit te militareve serbe.

Postblloqet serbe krijuan nje ndarje ndermjet tri enklavave te banuara me njerez.

Ata qe pranojne se kane kaluar ilegalisht shume kufij shtetesh te ndryshme thone se ajo ka qene nje loje ne krahasim me kalimin e ketyre kufijve te ngritur perreth ketyre vendbanimeve. Per nje muaj komunikimet ishin nderprere plotesisht, kurse u ndalua edhe qarkullimi i njerezve dhe i mallrave nga zona ne zone.

Fshatrat qe paten fatin te shpetojne te paprekura nga ofensiva serbe jane stermbushur me njerez. Edhe nga pese familje, edhe me 100 anetare jetojne ne nje bashkesi familjare. Te gjithe ata vetem shpenzojne pa punuar e fituar asgje, duke shfrytezuar qe te gjithe rezervat e faniljeve mikpritese.

... Bora e pare qe ra te marten ne bjeshket tona eshte nje sinjal rreziku. Futja ne dimer ne nje gjendje te tille do te thote gjithsesi vdekje per ta. Keshtu, ne keto rrethana, ketu pritet vdekje masive nga te ftohtet dhe nje katastrofe e madhe humanitare. Per te pastrehet ne Pagarushe dhe ne Damanek, renia drastike e temperaturave, sidomos gjate nates, eshte preokupim kryesor i tyre. Mirepo, ata pohojne se angazhimet aktuale nderkombetare rreth Kosoves kane ringjallur te ta shpresen e humbur, kane zgjuar endrrat dhe ndjenjat e topitura, me gjithe reaitetin e vrazhde aktual.

Rexhep KRASNIQI

ZERI, 17.10.1998.

VERIFIKIMI I HISTORISE

Dy mije verifikues per dy mije varre shqiptare, sa, me se paku, ka lene prapa lufta tetemujore ne Kosove, per dy rezoluta te Keshillit te Sigurimit te OKB-se, per nje organizate gjysme te vdekur, cfare eshte OSBE-ja, per nje gjysmeshtet, cfare eshte "RFJ", per perfundim apo vazhdim te agonise shqiptare ne Kosove.

Dy mije verifikues per vitin 2000, deri kur do te duhej te zgjidhej ceshtja e statusit te Kosoves, vendit i cili sot mban cilesimin e me te rrezikshmit ne Evrope.

Ky eshte, pra, rezultati i diplomacise amerikane te Ricard Hollbrukut dhe i kercenimit ushtarak te paktit NATO.

Derisa tutje marreveshja Hollbruk-Millosheviq vazhdon te percillet me komente dhe shpjegime nga me te ndryshmet, gje qe vetvetiu deshmon se fjala eshte per nje marreveshje komplekse, te komplikuar dhe kontradiktore, duket qe ne siperfaqe, fale ngjarjeve te javes se fundit dhe vet terminologjise se Hollbrukut dhe te Perendimit ne pergjithesi, doli nje nocion i ri, i cili njemend u jep nje ngjyre te re zhvillimeve ne javet dhe muajt qe do te pasojne. Fjala eshte per nocionin e Verifikimit...

Ne ditet e negociatave intensive midis Hollbrukut dhe Millosheviqit u pa, me qarte se kurdohere me pare, se cfare pozicioni inferior ka udheheqesia e Kosoves, gjegjesisht dr. Ibrahim Rugova, i cili eshte me pergjegjesi per nje dukje prej germadhe te strukturave politike te Kosoves. Nje inferioritet i tille qysh moti ka qene vecori e udheheqesise se Kosoves, po tani eshte bere i padurueshem dhe besa tejet problematik, vecanerisht duke pasur parasysh qe ne javet e ardhshme do te duhej te arrihej, se paku sipas paralajmerimeve amerikane, nje Marreveshje kalimtare per Kosoven.

"Verfikimi" i deritashem i aftesise, gjindshmerise dhe vetedijes se udheheqesise se Kosoves ka deshmuar qe mundet lehte te "nenshkruhet" nje certifikate e cila konfirmon paaftesine e saj historike. Per kete shkak, si kurre me pare, imponohet bashkimi i te gjitha forcave relevante politike dhe i UCK-se ne nje trup te perbashket politik, sepse vetem ne kete menyre mund t'i dilet zot verifikimit te procesit te vetevendosjes se popullit te Kosoves.

Blerim SHALA

INFORMATORI, 17.10.1998.

REZULTAT I NDERGJEGJESIMIT APO FRIKE NGA RREZIKU?

Kryeministri i Qeverise se Republikes se Kosoves, dr. Bujar Bukoshi, i thirri partite politike te Kosoves dhe perfaqesuesit e Kuvendit te Republikes ne nje takim konsultativ ne kryeqytetin e Turqise, ne Stamboll. Teme e kesaj konsulte do te jete situata aktuale ne Kosove. Merret vesh se takimi ishte planifikuar te mbahej te premten pasdreke, ndersa perfaqesuesit e LDK-se, PSDK-se - krahu i Kacusha Jasharit, PLK-se, PSHDK-se e PNDSH-se u nisen per Stamboll rreth mesdites se te premtes. Pritet qe ne takim te marrin pjese edhe perfaqesuesit e partive te tjera politike.

Konsulta ne Stamboll, jo vetem per shkak te vendit ku do te mbahet, eshte interesante. Tash eshte veshtire te thuhet se cfare rendesie do te kete ajo pasi ne kete moment nuk dihet as kush do te marre pjese ne te dhe cilat do te mund te jene perfundimet e saj. Keshtu, per shembull, ne takim nuk do te marre pjese asnje perfaqesues i Kuvendit te Republikes se Kosoves. Nuk dihen hollesi as per pjesemarrjen e UCK-se.

Pavaresisht prej motiveve te thirrjes se konsultes, ajo duket se eshte rezultat i ndergjegjesimit te politikes shqiptare per situaten ne Kosove, per rrezikun qe i kercenohet popullit te Kosoves dhe per nevojen e bashkimit e bashkepunimit mes grupacioneve e institucioneve te percara shqiptare...

Pas nje acarimi ekstrem, i cili rezultoi me arrestimin e perfaqesuesve te partive politike parlamentare nga ana e pjesetareve te UCK-se, dhe akuzave te ashpra ne adrese te Qeverise, pergjithesisht jane regjistruar zbutje raportesh ne marredheniet Qeveri - Presidence - LDK - UCK - LBSH. Percarjet mes grupacioneve dhe veprimet e vecuara te institucioneve shteterore i kane sjelle deme te jashtezakonshme popullit te Kosoves. Mirepo, sjelljet e tilla te papergjegjshme u kane sjelle deme te medha edhe grupacioneve e institucioneve vec e vec. Reputacioni i seciles prej tyre ne opinionin ne Kosove, e te mos flasim per reputacionin e tyre ne bote, ka rene ne menyre drastike. Gatishmeria per bashkim e bashkepunim shihet si nje perpjekje e tyre per te shpetuar vetveten dhe per te ndihmuar popullin e vet.

Enver MALOKU

BUJKU, 19.10.1998.

TE FORMOHEN EKIPET E EKSPERTEVE SHQIPTARE

Perkunder skepticizmit (te kuptueshem) te shprehur nga ca forca politike dhe individe shqiptare se misioni i verifikuesve te OSBE-se nuk do te kete sukses, per shkak te vet faktit se ata jane numerikisht te pakte dhe te paarmatosur dhe se nuk e kane mandatin e imponimit te terheqjes se forcave serbe, por vetem te vrojtimit se a po permbushen kerkesat nga Rezoluta e KS te OKB-se dhe parandalimin e katastrofes humanitare, ardhja e ketij misioni tanime filloi. Me vete faktin se pjesa e pare e tij si grup teknik erdhi, sic deklaroi Geremek, "perfaqesuesit e OSBE-se do te shkojne ne Kosove ne menyre qe me perfaqesuesit e pushtetit dhe me shqiptaret e Kosoves te formojne parakushte teknike per arritjen e verifikuesve prej 2.000 vetash".

Kjo per palen shqiptare do te thote jo vetem te angazhoje perkthyesit gjuhesore, por ketij grupi, ne mesin e te cileve do te jene specialiste te sferave te ndryshme, e para se gjithash te asaj ushtarake, t'i bashkohen edhe specialistet shqiptare. Kete do theksuar jo vetem per shkak te pjesemarrjes formale, por per te siguruar kushte per objektivitet ne vezhgim dhe raportim konform situates konkrete ne terren ndaj OSBE-se, NATO-s e KS te OKB-se.

Ekziston pershtypja se ne shqiptaret, si pale "me e dobet", duhet te presim se cka do te bejne, sic thuhet shpesh, bashkesia nderkombetare, apo SHBA-te, sepse ata e kane ndermarre kete aktivitet, etj.

Me duket se ne keto situata jemi teper ne defensive, ne vend se te jemi ne ofensive, ne kuptim te imponimit, apo me mire te themi, te sigurimit te se vertetes, qe ajo te dominoje, e jo te presim qe dikush te na "informoje" prej se larti se cka po ngjet ne terren, etj...

Ramadan QEHAJA

F u n d