PASQYRA E SHTYPIT (18.05. - 25.05.1998.)
SHTYPI NE BEOGRAD
DEMOKRATIJA, 18.05.1998.
Reagime ndaj takimit te Milosheviqit dhe Rugoves dhe fillimit te dialogut serbo-shqiptar
BATAKOVIC: MILOSHEVIQI E KA DOBESUAR PALEN SERBE
... - Po ballafaqohemi me nje proces te gjate negociatash te gjata dhe te mundimshme. Pozita e Serbise do te dobesohet, sepse ate e perfaqeson Slobodan Milosheviq. Ajo qe eshte posacerisht e rrezikshme per interesat e Serbise eshte fakti se negociatat do te zhvillohen ne nivel federal. Ne kete menyre zgjerohet spektri i opsioneve ne favor te shqiptareve dhe hapet mundesia per formimin e nje njesie te trete federale. Rugova, nga ana tjeter, do te detyrohet te marre nje varg vendimesh te renda ne drejtim te legjitimimit te idese se pavaresise - ka thene ne deklaraten per "Demokratija", historiani dr. Dusan Batakovic, bashkepunetor i Institutit Ballkanologjik.
Sipas fjaleve te Batakovic, pala shqiptare e ka deshmuar se eshte me e pjekur politikisht ne raport me palen serbe.
Me vete faktin se disa anetare te delegacionit, te cilin Rugova e ka caktuar per negociata, kane dhene doreheqje nga funksionet e tyre, flet se politika e tyre eshte parimore, se ata kane mbetur konsekuente ndaj qendrimeve te veta politike dhe se u permbahen parimeve, cfaredo qe te jete ajo veshtruar nga ana jone..."
DEMOKRATIJA, 18.05.1998.
HYSENI: SIMULIM I DIALOGUT
... - Kam vendosur qe ta braktis Grupin "G-15" nga arsye parimore. Vendimi per shkuarjen e Rugoves ne Beograd ne takim me Milosheviqin eshte marre jashte konsultash me kete grup... - thote Hydajet Hyseni, nenkryetar i partise se sapokrijuar Lidhja e Re Demokratike e Kosoves...
- Ky takim ka deshmuar se nuk kemi te bejme me nje qasje adekuate problemit, por me nje simulim dialogu. Jam i bindur se ne kete menyre po zhvleresohet karta delikate dhe e rendesishme e dialogut dhe e zgjidhjes paqesore te krizes. Ajo eshte nje perseritje e lojes politiko-diplomatike rreth arsimit, ndersa rezultatet e asaj loje terheqin verejtjen... Si pasoje e zhgenjimit me kete Marreveshje, eshte krijuar nje klime e favorshme per manipulime te ndryshme dhe per radikalizim te situates ne Kosove. Ka ardhur keshtu edhe deri te shkendijat e para ndernacionale, cka paraqet nje rrezik teper te madh per marredheniet e ardhshme...
A. M.
GLAS, 19.05.1998.
AI QE NISET ME ARME, DUHET TE LLOGARISE NE ARME
... - Le te mendohen mire ata qe na sulmojne. Nese dikush eshte nisur me arme, do t'i duhet te llogarise ne pergjigje me arme. Ne kemi vendosur qe te gjithat t'i veme ne funksion te venies se rendit, paqes dhe sigurise se qytetareve. Obligim yni eshte edhe te sigurojme komunikimin e lire, furnizimin e rregullt dhe nje jete normale, thote Veljko Odalovic, zevendes prefekt i Rrethit te Kosoves...
Ndryshe nga komunat kosovare, gjendja ne Metohi eshte edhe me tej dramatike. Prefekti i Rrethit te Pejes, Jovo Todorovic, thote: - Ekspansioni i terrorizmit e ka kercenuar gjendjen e sigurise. Ne fshatrat e komunave te Gjakoves dhe te Decanit nuk ka me serbe dhe malazias. Jane te rrezikuara edhe te gjitha fshatrat qe kufizohen me regjionin e Drenices... Komunikacioni eshte i pasigurt. Rruga kryesore drejt Prishtines eshte e nderprere. Eshte veshtiresuar edhe furnizimi i qytetareve...
R. BARJAKTAREVIC
NASA BORBA, 21.05.1998.
Shkase: Snezana Gjorgjeviq, politikologe, mbi konceptin e ri te vetadminstrimit lokal, si pjese e platformes per negociata me shqiptaret
KOSOVA SI NJE ZONE E NDALUAR FISNORE
Zgjidhjet nga Projekt Ligji mbi vetadministrimin lokal ne produksionin e ri te Qeverise se Serbise, qe kane te bejne me Kosoven dhe qe do te duhej te sherbejne si pikenisje per negociata me shqiptaret etnike, "nuk e shprehin deshiren per nje rregullim demokratik te kesaj krahine, as qe jane perpjekje per ndertimin e marredhenieve ndernacionale te mira dhe harmonike. Ato jane, per fat te keq, nje provokim i drejtperdrejte i kombit shqiptar", thote Snezhana Gjorgjeviq, eksperte per vetadministrimin lokal prane Fakultetit te Shkencave Politike ne Beograd.
Nje vleresim te ketille bashkebiseduesja jone e bazon te fakti se "si edhe ne versionin e vitit te kaluar te propozim ligjit mbi vetadministrimin lokal, mbetet te zgjidhja me te cilen mbitheksohet aspekti nacional dhe rremihen themelet e shtetit qytetar". Lidhur me kete ajo mendon te futja e dhomes se nacionaliteteve (shqiptareve, serbeve dhe malazezeve, myslimaneve, turqve, romeve dhe te tjere) dhe dhomes se qytetareve te papercaktuar. Sipas ketyre zgjidhjeve, kjo krahine do te duhej te kishte "nje sistem te tille te pushtetit ku 90 per qind shqiptare do te zenin gjithsejt nje te gjashten (16 per qind) te perberjes se kuvendeve komunale, sepse nga 120 keshilltare ata do te kishin 20 perfaqesues te tyre"!
"Kosova me keto zgjidhje trajtohet si te ishte nje zone e ndaluar fisnore, ku kombit me te madh duhet t'ia hedhesh. Aq tipike per kete regjim! Nje zgjidhje e ketille eshte dukshem jodemokratike dhe diskriminuese ndaj qytetareve te nacionalitetit shqiptar...", thote Snezhana Gjorgjeviq. "Duhet theksuar se askund ne boten demokratike nuk ka, ne nivele komunash, dhoma qe formohen mbi baza etnike, sepse ky parim do t'i diskriminonte qytetaret. Parimi etnik eshte i pershtatshem per t'u zbatuar ne nivel regjional, d.m.th. krahinor, ne trajte te nje dhome ne te cilen do te shqyrtohej nje rreth i ngushte ceshtjesh per te cilat etnicitetet jane te interesuara..."
M. TOROV
NIN, 21.05.1998.
Kosova dhe bota
KARROTA E HIDHUR
Beogradi me padurim e pret vazhdimin e negociatave me shqiptaret e Kosoves, duke shpresuar heqjen e sanksioneve, ndersa shqiptaret bejne shantazh dhe i shtyjne ato, duke deshiruar qe me pare te perfitojne sa me shume.
Richard Hollbruk, i padurueshem, i uritur per sukses diplomatik dhe personal me cdo kusht, ka bere dicka qe do te mund te dukej si nje gaf fillestar, nese edhe kjo nuk eshte vetem pjese e nje shfaqjeje te pergatitur me kujdes: i ka zbuluar shpejt te gjitha kartat e veta ne partine kosovare te pokerit.
Fillimisht e ka bere publike me cinizem se ka ardhur ne Kosove qe aty "te degjoje dhe te mesoje". Ndresa menjehere pastaj me nje levizje te vetme e ka ndryshuar thelbesisht karakterin e tere asaj loje, duke e vene ne dukje tere te verteten mbi nje transaksioni diplomatiko-tregtar te ri e te madh te konceptuar ne Uashington. I ka ofruar me zemergjeresi, me stilin e tij tashme te njohur, shansin Beogradit qe t'i evitoje sanksionet plotesuese dhe keshtu ka treguar teper qartas se Rugoves i duhet te pranoje te gjitha ato qe do t'i thuhen (dhe anasjelltas!), dhe se Ushingtoni, kur kemi te bejme me Serbine dhe Kosoven, kujdeset per mendimin e aletaeve te vet evropiane dhe te tjeret ne Grupin e Kontaktit sa edhe per deboren e parvjeme...
... Aleateve kryesore te Amerikes ne Evrope, oferta e befasishme amerikane bere Beogradit do te mund t'ua terhiqte verejtjen se, ne te vertete, nuk ekziston nje politike e jashtme unike e anetareve te Bashkimit Evropian. Dhe qe, posacerisht pas pervojes me konfliktet jugosllave te meparshme, t'ua beje me dije se duhet ta ndjekin dhe ta degjojne pa fjale zerin e Uashingtonit... Me fjale te tjera, te gjithe aketert e tanishem - te drejtperdrejte dhe te terthorte - te drames kosovare qene te detyruar javen e kaluar te kaperdijne nga nje cope te karrotes amerikane ofruar Beogradit. Te shumtet kete e bene ne menyre diskrete, megjithese disave u ka mbetur pas kesaj nje shije e hidhur ne goje... Kane kundershtuar zeshem vetem shqiptaret, ata kosovare dhe te tjeret...
Eshte e qarte se asgje nuk i eshte lene rastesise: derisa diplomatet amerikane perpiqen qe me cdo kusht t'i formesojne aranzhmanet politike me Milosheviqin dhe "ua thyejne duart" perfaqesuesve politike te shqiptareve te Kosoves per te pranuar nje gje te tlle, ne ane tjeter po vzhdojne me shpejtesi pergatitjet per opsionin ushtarak te zgjidhjes se krizes kosovare, nese e do nevoja...
Stevan NIKSIC
NT PLUS, 22.05.1998.
Kinkel ia terheq verejtjen Milosheviqit
GONSALES DUHET TE VIJE
... - Pas takimit te pare te presidentit Slobodan Milosheviq dhe udheheqesit te shqiptareve te Kosoves, Ibrahim Rugoves, eshte e nje rendesie te madhe qe misioni i Felipe Gonsalesit te filloje sa me pare - kane deklaruar Kinkel dhe Gonsales, pas takimit ne qytetin gjerman te Ahenit.
Shefi i diplomacise gjermane i ka derguar mesazh Milosheviqit qe te ndryshoje qendrimin e gjertanishem dhe te pranoje misionin e Gonsalesit, pa cka Beogradi "nuk do ta gjeje rrugedaljen nga izolimi"...
SHTYPI NE TIRANE
55, 19.05.1998.
MILLOSHEVICI NE ATHINE APO THIKA QE VERTITET MBI HARTEN E BALLKANIT
Analistet e situates ne Ballkan e lidhin viziten e Milloshevicit ne Athine uikendin e javes se kaluar me situaten e rende ne Kosove ku sic dihet Beogradi i vene ne pozite te veshtire nga politika e tij shtypese ne Kosove dhe presioni i diplomacise amerikane, po perpiqet te gjeje nje rruge, jo vetem me cmim sa me te ulet, por edhe me perfitim sa me te madh. Ndihma e diplomacise greke i duhet Beogradit per t'i paraqitur pastaj projektet serbo-greke si propozime greke ne tryezen e Bashkimit Europian apo te Nato-s.
Sipas analisteve te ndryshem dy jane projektet qe mund te kete diskutuar presidenti ne Athine.Projekti i pare mund te kete qene piketimi i nje federate kater paleshe midis Beogradit, Athines, Shkupit dhe Tiranes, projekt i inkurajuar nga qendrimet e qeverise socialiste te Shqiperise dhe marredheniet e saj speciale me Greqine. Projekti i kesaj federate katerpaleshe, edhe po te kete mbeshtetjen e qeverise socialiste, nuk mund te kete mbeshtetjen e qeverise se Shkupit, e cila po bindet se sovranitetit dhe ekzistenca eshte e lidhur jo me federatat tripaleshe apo katerpaleshe ballkanike, qe i ofrojne here Athina, e here Beogradi apo edhe Tirana, por me tutoresine perenmdimore dhe lidhjen me aleancen perendimore.
Projekti i dyte qe mund te jete diskutuar ne Athine eshte ai i nje ndarjeje te mundshme te Kosoves.
Marko MALEKA
KOMBI, 22.05.1998.
SITUATE E RE, KUNDER RRJEDHAVE DEMOKRATIKE
Diplomacia amerikane mundi te realizoje te ule Miloshevicin ne nje tavoline me Presidentin e shqiptareve te Kosoves, z. Rugova per zgjidhjen e drejte te ceshtjes se Kosoves. Pavaresisht nga frazeologjia, eshte fakt se kete e beri nje pale e trete, diplomatet e SHBA, megjithese tani per tani nuk e njohin pavaresine e Kosoves, dhe dialogu politik do te behet pa kushte; Milloshevici e njohu keshtu ekzistencen e problemit te Kosoves dhe praktikisht ai hoqi dore nga pikepamja se ceshtja e Kosoves eshte nje problem i brendshem i Jugosllavise. Perspektiva e dialogut shqiptaro - jugosllav do te jete e veshtire per shkak te qendrimit obskurantist te Serbise. Diplomacia amerikane, ne fakt pale ndermjetese, bisedoi me dy subjekte te Federates Jugosllave dhe ata u muaren vesh qe dialogu do te zhvillohet midis Kosoves dhe Federates Jugosllave, ne menyre alternative, ne Beograd e Prishtine e keshtu me rradhe. Takimi i Beogradit shenoi hapin e pare ne rrugen e zgjidhjes politike e paqesore te ceshtjes se Kosoves nepermjet faktorit nderkombetar. Kuptohet se ecuria e ketij dialogu do te varet nga qendrimi i mevonshem i serbeve, por nje gje eshte e sigurt se koha punon per kosovaret. Me ceshtjen e tyre te drejte ne teresi jane edhe fuqite e medha dhe prezenca e tyre ne dialog, ne nje fare menyre do te sigurohet, sidomos e SHBA.
Sokrat PLAKA
ALBANIA, 22.05.1998.
I nterviste me Dr. Mohamed Ali Mahmud, Drejtor i Pergjithshem i "Shadow United Nations"
SHQIPERIA DUHET TE NISE BETEJEN LIGJORE PER KOSOVEN
Cili eshte opinioni juaj per takimin Rugova-Milloshevic?
Per Serbine kjo eshte nje fitim kohe per te vazhduar planet me genocidin. Para takimit i kam shkruar Rugoves dhe i thashe se nuk eshte ne dinjitetin e njerezve ne Kosove te shkosh ne Beograd. Cdo takim i mundshem duhet te zhvillohet ne nje vend neutral ne Gjeneve, vecanerisht ne seline e Kombeve te Bashkura ne Gjeneve. Ky eshte vendi me i pershtatshen per gjera te tilla. I kam shkruar te mos zhvilloje bisedime sa kohe qe ushtria dhe policia serbe nuk eshte terhequr nga Kosova, sepse kjo gjendje nenkupton se kemi te bejme me dy pale te pabarabarta ne bisedime. Cdo marreveshje qe arrin ne kushte te tilla sipas ligjeve kontemporane nderkombetare eshte e paqarte sepse nuk eshte arritur mes paleve te barabarta. I thashe zoteri nuk keni asgje per te ofruar. Njerezit ne Kosove kane folur tashme dhe te drejtat e tyre jane te patjetersueshme. Kjo nenkupton qe vete populli i Kosoves nuk mund te terhiqet nga kjo gje. Dhe cfare eshte e patjetersueshme eshte e panegociueshme. Keshtu qe ceshtja e pavaresise nuk ka pse te negociohet me Beogradin, sepse kjo eshte regulluar tashme me ligjet nderkombetare. Keshtu pra, para se te bisedohej me Beogradin ne Gjeneve duhet te kete nje protokoll per bisedimet. Duhet te kete nje protokoll te shkruar per cfare jane keto bisedime duke filluar nga kjo e drejte, e patjetersueshme e shqiptareve ne Kosove. Ajo cka thone serbe e shqiptare se shqiptaret jane minoritet eshte nje genjeshter e madhe. Sepse kombi i shqiptareve ne Kosove eshte njesi federative e Republikes Socialiste Federative te Jugosllavise. Dhe vete Serbia e ka njohur Kosoven si nje njesi federative dhe kjo eshte e shkruar qarte ne nenin 1 te Kushtetutes se Serbise.
Lutfi DERVISHI
ZERI I POPULLIT, 19.05.1998.
MIDIS KRETES DHE BEOGRADIT
Takimi i Kretes dhe ai i Beogradit kane te perbashket disa elemente thelbesore, midis te cileve mund te vecojme: Se pari, permes tyre perfaqesuesit shqiptare treguan me vepra se midis opcioneve te luftes dhe te paqes per zgjidhjen e problemeve, shqiptaret jane te deklaruar per rruge paqesore dhe po bejne hapa konkrete ne kete drejtim. Kjo u djeg kartat ne duar atyre forcave antishqiptare qe gjithnje kane intriguar sikur ne shqiptaret jemi faktor i destabilizimit te situates ne Jugosllavi.
Se dyti, keto takime ndikojne qe te clirohet skena politike shqiptare nga prirjet e nja nacionalizmi te ngushte, si nje nder kushtet paresore per te pranuar e aplikuar frymen e dialogut e te marreveshjes per zgjidhjen e problemeve te kontestueshme, kur te gjithe jemi deklaruar se aspirata jone e perbashket eshte integrimi ne Evrope.
Se treti, ne kushtet kur makina ushtarako-policiore serbe kerkon te beje ligjin ne Kosove, duke imponuar nje ballafaqim me nje element thelbesor te jetes social-politike te saj, sic eshte aktualisht UCK, qe kerkon zgjidhje radikale per te ardhmen e saj, maturia e politikaneve dhe largpamesia e tyre eshte kusht i domosdoshem per te shmangur nje gjakderdhje.
Kjo gjakderdhje eshte krahasuar me ate te Bosnjes, duke u quajtur edhe me e madhe sepse ne konflikt do te perfshihen me shume forca e shtete. Kjo nuk eshte gjuha qe justifikon kapitullimin, sic mund te perpiqet t'i etiketoje ndokush hapat e ndermarre per instalimin e dialogut politik ne raportet shqiptaro-jugosllave, por shmangja e nje te keqeje me te madhe.
Shqiptaret nuk kane qene asnjehere per rruget aventurore ne zgjidhjen e problemeve te tyre, ata as kesaj rradhe nuk po lejojne te bien ne nje qorrsokak politik. Ne keto kushte eshte papergjegjesi te thuash per takimin e Beogradit se atje Milloshevici luajti me bukur se sa ne shqiptaret, kur ai as nga me optimistet nuk mund te vleresohej se do te sillte zgjidhjet e shpejta te deshiruara per ne shqiptaret. Keto zgjidhje jane ende shume larg. Por ama nje hap u be, sepse Milloshevici u detyrua nen presionin nderkombnbetar, vecmas te Grupit te Kontaktit dhe te emisareve amerikane Hollbruk e Gellbard, te pranonte si partner ne bisedime perfaqesuesin legjitim te popullit te Kosoves, presidentin e zgjedhur Rugova. Ne keto kushte, te shtrosh pyetje te tilla si perse takimi u be ne Beograd e jo gjetke, perse u zhvillua ne aksh gjuhe e jo me perkthyes, e te tjera, do te thote te shpikesh sebepe, qe jane shprehje e nje reflektimi jo serioz mbi vete kete eviniment.
KLAN, 17.05.1998.
SHQIPTARET KANE ZGJEDHUR ARMET
Eshte fakt qe edhe faktori nderkombetar nuk e ka te lehte me Milloshevicin, aq me teper kur dihet se Rusia, e ka shprehur qarte se mbrojtja e Serbise i sherben interesave kombetare te saj. Eshte kjo arsyeja qe politika amerikane e mbeshteti ne menyre te fuqishme Gjukanovicin, si lider i krahut moderator ne politiken malazeze dhe kundershtar i rivalit te tij Bullatovic, i cili kishte perkrahjen e plote te Milloshveicit. Por me gjithe fitoren e Gjukanovicit, pozita e Milloshevict nuk u cenua ne menyre te drejtperdrejte dhe perseri situata ne Jugosllavine e mbetur mbeti e bllokuar.
Komuniteti nderkombetar, sidomos amerikanet, kuptuan me ne fund, ate qe duhej ta kishin kuptuar vite me pare, se ne skakieren jugosllave eshte nje lojtar tjeter, i cili eshte ne gjendje te shfaqet duke iu kundervene Milloshevicit. Ky lojtar tjeter eshte populli shqiptar i Kosoves, pakenaqesia e te cilt ndaj rregjimit te Milloshevicit eshte mbajtur ndrydhur per disa vite me rradhe dhe ishte gati te shperthente nga casti ne cast, ashtu sic edhe shpertheu.
Vete fakti qe amerikanet nuk u nxituan te karakterizojne si terroriste ngjarjet e ndodhura ne Drenice dhe se denuan dhe denojne dhunen dhe masakrat serbe ndaj popullsise civile ne Kosove, tregojne se, ne nje fare menyre, nxisin si protestat paqesore ashtu edhe aksionet per vetembrojtje te kesaj popullsie.
Megjithate, nese ngjarjet e tanishme ne Kosove i shohim ne fokusin e interesave globale te fuqive te medha kuptohet tani per tani per perendimin eshte e papranueshme ideja e Kosoves si shtet me vete dhe se, me e pranueshme per to eshte ideja e nje Kosove republike ne kuadrin e federates jugosllave.
Vebi VELIJA
SHTYPI NE SHKUP
FAKTI, 23.05.1998.
PDSH-a PER TE TRETEN HERE TERHIQET NGA PARLAMENTI
Nje vendim te tille e ka marre Kryesia Qendrore e kesaj partie. Nder shkaqet e kesaj terheqjeje, kjo parti permend ngecjen e proceseve demokratike ne vend, moszyrtarizimin e UT-se, perdorimi jooptimal i gjuhes shqipe, perfaqesimi joadekuat i shqiptareve ne sistem, krijimi atrificial i situatave konfliktuoze ne marredheniet nderetnike, sic ishte rasti i sulmit mbi komunat e Tetoves dhe Gostivarit, qe kishin per qellim qe vemendja e opinionit te mos orientohet ne problemet dhe deformimet e ndryshme sociale dhe ne krizen e pergjithshme ne vend. Pastaj, nacifikimi i institucioneve te sistemit, e sidomos i gjyqeve, me cka ne menyre te drejtperdrejte rrenohen themelet e shtetit juridik, bllokimi i dialogut serioz per probleme qe nxisin shkallezimin e tensioneve nderetnike dhe, se fundi, gjykimi i prefekteve te Tetoves dhe Gostivarit dhe kryesuesve te keshillave komunale te tyre.
Kjo eshte hera e trete qe i braktisim punet e Parlamentit per shkak se prore ishim te penguar ne punen tone. Si rast flagrant eshte Rregullorja e punes se Parlamentit, ku eshte pershkruar tere permbajtja e asaj te vitit 1986, mirepo tani vetem se hiqet neni 5, ndersa me pare me te njejten rregullore mundesohej perdorimi i gjuheve te nacionaliteteve, - tha koordinatori Tuda.
FAKTI, 23.05.1998.
NXENESIT MAQEDONAS SULMUAN NXENESET SHQIPTARE
Rreth 50 semimaturante maqedonas te Sh.F. "Hristijan Todorovski Karposh" i kane sulmuar nxenesit e nje klase te vitit te pare, shumica prej te cileve jane femra, te gjimnazit "Zef Lush Marku", duke i gjuajtur me gure dhe duke bertitur parullat tashme te njohura fyese dhe kercenuese ndaj shqiptareve. Incidentin me te madh, pas tentimit te huliganeve maqedonas qe t'i rrahin shqiptaret, e kane penguar profesori i fiskultures ne "ZLM" Mushteba Bekteshi dhe disa kalimtare te rastit. Per fat te mire, nuk ka pasur te lenduar, pervec disa nxenesve qe jane shqelmuar nga huliganet me tipare karakteristike te grupeve nacionaliste.
FLAKA, 23.05.1998.
ATU I PERHERSHEM NE LUFTEN PER PUSHTET
Ne nderkohe, struktura e tashme udheheqese ne Maqedoni, ceshtjet kyc per realizimin e te drejtave te shqiptareve, tash tete vjet, nga mevetesimi, po i zvarrit me suksese, per t'i aktualizuar sipas kohes dhe nevojes te po ketij pushteti. Ngjarjet tragjike te Gostivarit, edhe me heret afera e armeve, apo Ladorishta dhe Bit-Pazari, bashke me burgosjet e fundit te strukturave udheheqese te PDSH-se, duke perfshire ketu edhe shperthimin e fundit misterioz ne policine e Tetoves, qe vlen njera nga policite me te siguruara ne Maqedoni, jane "vepra" te cilat kane te vetmin qellim - mbajtjen e kesaj gjendjeje te brishte ne marredheniet nderetnike ne Maqedoni. A nuk eshte kjo ne funksion qe para opinionit maqedonas, dhe pse jo edhe para atij te jashtem, te tregoje se shqiptaret "vazhdimisht e rrezikojne kete shtet", kurse kjo Qeveri eshte e vetmja force e cila mund t'i mbjae nen kontroll shqiptaret.
SHTYPI NE PRISHTINE
BUJKU, 19.05.1998.
BEOGRADI BALLKANIZON EVROPEN
Ne fillim te ketij shekulli ishte armata serbe ajo qe shkeli Rudarin dhe u hodh per ta okupuar Kosoven. Kosova ishte shkelur ndersa Evropa kishte bere sehir se c'benin barbaret e Ballkanit.
Sa here qe Evropa te synoje ta evropianizoje Ballkanin ne menyren e saj - evropiance, ai kthehet dhe e ballkanizon Evropen dhe tashme kjo duket si pune Sizifi.
E shqiptaret? Jane aty ku ishin ne fillim te ketij shekulli. Sikur nuk mjafton fakti se shqiptaret jane privuar nga cdo e drejte, pra edhe nga e drejta e punes, ndersa keto dite Beogradi po zbaton ne formen me te rende edhe nje metode te ndaluar te luftes kunder popullsise civile - ndalimin e ushqimit dhe barnave. Sipas se Drejtes nderkombetare te luftes eshte e ndaluar te sulmohet, shkaterrohet a te paaftesohen objektet qe jane vitale per popullsine civile, sic jane fabrikat ushqimore, zonat bujqesore, instalimet e ujit te pijshem etj., me qellim qe te pamundesohet shfrytezimi i tyre nga ana e popullsise civile ose e kundershtarit, qe te shkaktoje zhvendosjen e tyre, apo per cfaredo motivi tjeter.
Ne vend se tani para bisedimeve te para shqiptaro - serbe, te ndermjetesuara nga SHBA-te, negociatoret tane te ulen e te pergatiten per optimumin e arritjes se nje marreveshjeje hipotetike dhe per pikat rezistuese e cmimin rezervues, atyre cdo dite e re u gdhin me viktima dhe probleme te reja. Taktika e sallames (vargu i kateve te kryera) dhe vuajtja e popullsise civile ne Kosove, si rezultat i veprimeve antinjerezore te regjimit serb, eshte e patolerueshme edhe nga ana e SHBA-ve, te cilat kane shfaqur gjer me tani gatishmerine dhe vullnetin e ndermjetesimit korrekt dhe te efektshem.
Ne skenen politike vazhdon avazi i njohur i regjimit serb qe sa here te detyrohet te zgjidhe nje problem, i hap dhjetera te rinj. Kete here duke penguar arritjen legale te ushqimit ne Kosove.
Lulzim MJEKU
KOHA DITORE, 21.05.1998.
DALLIMI NDERMJET TERRORIZMIT DHE LUFTES GUERILE
... Identifikimi i Ushtrise Clirimtare te Kosoves me terrorizem, ashtu sic po praktikohet nga disa qarqe te caktuara, eshte i pabaze. Sipas rregullave te se Drejtes nderkombetare, te cilat e shpjegojne dallimin ndermjet "veprimeve terroriste" dhe veprimeve te tjera legjitime luftarake, Ushtria Clirimtare e Kosoves nuk mund te vleresohet si "organizate terroriste", ngase ajo dallon esencialisht nga cdo forme e qellimit, veprimit dhe organizimit terrorist.
Ushtria Clirimtare e Kosoves karakterizohet me taktiken e saj guerile, e cila ne baze te formes dhe te permbajtjes se vet, dallon esencialisht nga te gjitha format klasike dhe moderne te terrorizmit. Ketu eshte fjala per zhvillimin e operacioneve luftarake ne shkalle territoriale, sic thuhet, me qellim te nderrimit te pushtetit aktual hegjemonist serb ne Kosove, me nje pushtet demokratik te tipit evropian, ne te cilin te gjithe qytetaret pa dallim pozite sociale, kombi dhe feje do te ndjeheshin te lire e te barabarte. Sipas burimeve te ndryshme qe i referohen Ushtrise Clirimtare te Kosoves, ajo qe nga ditet e para te lindjes se vet, ka vepruar ne pajtim me nenin 1 te Konventes IV te Hages te vitit 1907 (RGB1. 1910, 107). Sipas ketij neni: "aktet e dhunes terroriste mund te njihen si veprime legjitime luftarake, vetem nese jane kryer nga: grupi i personave i komanduar nga nje udheheqes i cili eshte edhe pergjegjes per veprimet e personave te tjere, te cilet gjenden nen komanden e tij; grupi i personave te cilet e bartin nje simbol te ngjitur per rroba te tyre, i cili simbol duhet dalluar edhe prej se largu; grupi i personave te cilet i mbajne hapur armet e tyre dhe grupi i personave, ne qofte se ata gjate aksioneve te tyre luftarake u permbahen rregullave nderkombetare te luftes".
Kjo konvente, e cila ne tere boten bashkekohore e paraqet edhe te ashtuquajturen te "Drejte nderkombetare te luftes ne toke", i barazon ne menyre te plote te ashtuquajturat "korpuse te lira", respektivisht formacionet e ndryshme kryengritese me "ushtrite e rregullta". Ne kete plan do shikuar edhe protokollet plotesuese te Konventes se Gjeneves te dates 10.06.1977. Sipas ketyre protokolleve: "terroristet te cilet i plotesojne kater kushtet e parapara me Konventen IV te Hages, duhet te njihen si luftetare te rregullt dhe terroristet edhe pa njohjen e statusit te luftetarit, kane te drejte te kerkojne statusin e te zenit rob"...
K. K.
BUJKU, 21.05.1998.
U SHQYRTUAN 20 OPCIONET E NATO-S PER KOSOVEN
Bisedimet midis Rugoves e Milosheviqit nuk e kane ulur as tensionin ne Kosove e as nuk e kane pakesuar shqetesimin e institucioneve perendimore ndaj nje shkallezimi te metejme te nje konflikti ne Kosove me pasoja te paparashikueshme per rajonin.
Dy nga organizatat me me influence sot, NATO dhe Organizata e Bashkimit Evro-Perendimor, diskutuan sot ne Bruksel rreth situates ne Kosove. Ne nje seance pune me dyer te mbyllura eshte mbledhur Keshilli iNATO-s, i cili nder te tjera shqyrtoi edhe propozimin e paraqitur dje nga Komanda supreme e forcave aleate ne Evrope per dergimin ne Shqiperi te nje kontigjenti te forcave te NATO-s, numri i te cileve do te sillej prej 7 deri ne 20 mije veta. Merret vesh se u shqyrtuan rreth 20 opcione te NATO-s rreth Kosoves.
Nje diplomat deklaroi se vendimin do ta marre mbledhja ministrore e NATO-s me 28 maj ne Luksemburg. Ne te njejten kohe edhe Bashkimi Evropian Perendimor po debaton per situaten ne Kosove. Burimet nga selia e kesaj organizate ne Bruksel bejne te ditur se Asambleja e kesaj organizate ka kerkuar nga BEP qe ai te shqyrtoje te gjitha opcionet e mundshme per nje nderhyrje evropiane ne Kosove. Sic dihet, Bashkimi Evro-perendimor qe konsiderohet si krahu i armatosur i Bashkimit Evropian u kritikua fuqimisht gjate takimit te Rodosit pasi pak dite me pare u la ne nje ane shqyrtimi i rolit te tij ne ceshtjen e Kosoves.
Duke dashur te korrigjoje kete gabim, Bashkimi Evro -Perendimor tani po thekson se Evropa nuk do te hezitoje t'i vere ne perdorim te gjitha mjetet, perfshire ketu ato diplomatike, financiare, teknike por edhe ushtarake per te parandaluar eskalimin e dhunes ne Kosove si dhe ruajtjen e paqes ne rajon.
(RIPRESS)
ZERI, 23.05.1998.
GABIMI FATAL I RUGOVES
... Eshte edhe nje dukuri e cuditshme dhe e pashpjegueshme ne relacionet Rugova - Milosheviq. sa here qe z. Milosheviq bie ose eshte duke rende ne kurthin e forcave nderkombetare, vjen z. Rugova dhe e shpeton! Ne shtatorin e 1996-tes, pas Dejtonit, z. Milosheviq ishte nen trysni te madhe lidhur me Kosoven, mirepo erdhi z. Rugova dhe me (mos)marreveshjen per shkollat, te nenshkruar me z. Milosheviq, beri qe ky i fundit, nga kandidati per Gjyqin e Hages, te shpallej si "paqeberesi" i Ballkanit! Ne kohen kur Grupi i Kontaktit, para 22 marsit te ketij viti, po pergatitej qe te ndermerrte sanksione bukur serioze ndaj regjimit te Beogradit, prape erdhi z. Rugova dhe dy dite para takimit ne Bon dha urdher qe te nenshkruhej aneksi i famshem i (mos)marreveshjes per shkollat, me cka perseri beri qe edhe nje here te shtyhej vendimi per sanksionet ndaj Serbise! Kurse tash, tamam sa u shpallen sanksionet e mundshme ndaj Serbise, tamam kur organet perkatese te Paktit Veri-Atlantik po shqyrtonin te gjitha masat e mundshme qe duhet te merreshin ndaj regjimit te Serbise, prape erdhi z. Rugova dhe e liroi z. Milosheviq nga kurthi i shtrengesave! Erdhi z. Rugova, e praptoi kerrin ne teh te rrafshit dhe i la te cmeritur edhe shqiptaret edhe boten qe pergatitej te na ndihmonte! Nje gje te tille do te mund ta bente vetem nje njeri i dehur tape, ose nje njeri nen narkoze ose nen hipnoze!...
Adem DEMACI
KOHA DITORE, 24.05.1998.
Nga intervista me Stephan Lipsius, pulicistin gjerman
"UCK-JA INTERNACIONALIZON CESHTJEN KOSOVARE SIKURSE PLO JA ATE PALESTINEZE"
* C'mendim keni per UCK-ne dhe aksionet e saja gjithnje e me te suksesshme?
LIPSIUS: Dhuna ne konfrontimet politike natyrisht paraqet nje problem nga aspekti moral, mirepo sidoqofte duhet thene se strategjia e UCK-se ka pasur sukses. Une mendoj se pa UCK-ne s'do te kishte internacionalizim te problemit. Nga kjo pikepamje UCK-ja eshte e suksesshme. Dhe natyrisht ka gjithnje situata kur me nje kurs pacifist s'shkohet me perpara. Une mendoj se edhe ne Lindjen e Afert, problemi i palestinezeve s'do te ishte zgjidhur po te mos fillonte PLO me aksione te armatosura qe i paraprine paqes. Keshtu ndodh edhe me UCK-ne ne Kosove.
* Sa e veshtireson perkatesia, kryesisht, myslimane e shqiptareve zgjidhjen e problemit te Kosoves?
LIPSIUS: Faktorin religjioz do ta vleresoja te vogel, ndoshta luan ndonje rol, por te vogel. Ne konceptin e Evropes Perendimore futen edhe boshnjaket myslimane dhe kosovaret. Eshte si te thuash nje njolle bukurie per oksidentin, kjo tradite islamike e boshnjakeve dhe kosovareve, por une them se edhe kjo tradite i perket perendimit. Me nje fjale, s'eshte nje trup i huaj per Evropen, por nje gur mozaiku ne teresine e trashegimise kulturore te perendimit. Por mund te ndodhe qe ne nderdijen e disa njerezve shkakton resentimente te caktuara, por kjo s'ka ndonje rendesi te madhe.
Syle UKSHINI
F u n d