PASQYRA E SHTYPIT (20.04. - 27.04.1998.)

Pristina May 5, 1998

SHTYPI NE BEOGRAD

BLIC, 20.04.1998.

Tomislav Nikolic, nenkryetar i Qeverise se Serbise

ME MIRE SANKSIONET SE KOSOVA

Perfaqesuesit e Qeverise do te paraqesin me 28 prill, ne Prishtine, Projekt Ligjin mbi vetadministrimin lokal, ka deklaruar nenkryetari i Qeverise se Serbise, Tomislav Nikolic.

  • Ai eshte njeri nder ligjet e para me te cilin do fillojme me zgjidhjen e statusit te serbeve dhe pakices kombetare shqiptare ne Kosove e Metohi. Ne po e rregullojme shtetin ne pajtim me Kushtetuten dhe ligjet e ketij vendi dhe e ftojme Ibrahim Rugoven qe te kycet ne kete pune. Nese ai na refuzon, sic e beri kete te enjten per te njembedhjeten here, duke kerkuar qe te bisedohet jashte vendit tone, le te ballafaqohet atehere me nje situate te rregulluar, ka thene Nikolic.

  • Ne nuk na intereson se cfare deklaron Ibrahim Rugova. Kurdo qe te vije - ndersa ne do te unojme rregullisht ne Prishtine, duke mos e pritur ate - ai do te pranohet si bashkebisedues. Nese nuk merr pjese, kjo nuk do te na pengoje per te aprovuar ligjet me te cilat do ta rregullojme plotesisht situaten ne Kosove e Metohi. Mendoj se eshte mjaft reale droja se - pa marre parasysh te gjitha keto qe ne po i bejme - do te vendosen sanksione... nese eshte kushti - sanksionet ose Kosova e Metohia, une jam per sanksione, ka thene nenkryetari i Qeverise.

M. S.

DNEVNI TELEGRAF, 22.04.1998.

Ne territorin e komunave te Decanit dhe te Gjakoves terroristet kane mobilizuar dhe armatosur disa mijera qytetare

5.000 SHQIPTARE KANE IKUR NGA GJAKOVA - NUK DUAN NE UCK

Pjesetaret e organizates terroriste shqiptare UCK, te cilet kane mobilizuar dhe armatosur disa mijera shqiptare ne territorin e komunave te Decanit dhe te Gjakoves, krahas sulmeve te perditshme te armatosura mbi serbet dhe malaziasit dhe pjesetaret e policise, me mjaft mjeshteri po i zbatojne edhe metodat e luftes psikologjike, meson DT ne MPB te Gjakoves. Terroristet nepermjet "jatakeve" te tyre ne mjediset qytetare qe disa dite po paralajmerojne se nga katundet perreth do te nisen ne nje ofensive masive per te pushtuar Gjakoven e Decanin. Per shkak te thashethemeve te tilla kercenuese, sic meson DT, nje pjese e madhe e popullsise serbe dhe malaziase nga Gjakova gjate diteve te kaluara e ka braktisur Kosoven e Metohine. Nga Gjakova kane ikur edhe rreth 5.000 shqiptare qe nuk kane dashur t'i pergjigjen fteses se UCK-se...

S. V.

POLITIKA, 22.04.1998.

Kryetari i Kuvendit Popullor te Serbise ne tribunen e SPS ne Vracar

TOMIC: REFERENDUMI KA NJE RENDESI TE JASHTEZAKONSHME SHTETERORE DHE NACIONALE

... Tomic ka theksuar se, nese jane te rrezikuar te drejtat njerezore te dikujt, atehere ato jane te drejtat e serbeve dhe malaziasve nga Kosmeti, si dhe te atyre shqiptareve qe deshirojne te jetojne ne Serbi, te drejtat e te cileve i rrezikojne lideret separatiste shqiptare dhe bandat e tyre ekstreme e terroriste. Duke shpjeguar se per cfare atehere behet fjale ne Kosmet, Tomic ka vleresuar se "ne Kosmet problem eshte par ekselans - racizmi, respektivisht aparthejdi", duke e ilustruar kete me shembullin e zgjedhjeve ilegale njenacionale te para pak kohesh, te organizuara nga separatistet shqiptare.

NIN, 23.04.1998.

Referendumi

BIJTE E QIELLIT DHE BIJTE E SHQIPONJES

Cfare referendumi eshte ai, rezultati i te cilit dihet qe me pare dhe kur sugjerohet vetem nje pergjigje - "jo" historike te huajit? Pergjigja eshte - kurrfare.

Nuk kishte fare dyshim, pas kthimit te Milosheviqit nga Shesheli dhe futjes se radikaleve ne qeverine e Serbise, se kryetari jugosllav, alfa dhe omega e politikes zyrtare, do t'ua hedhe dorezen ne fytyre "te medhenjve te botes" dhe t'i ftoje ne dyluftim. Lidhur me Kosoven. Natyrisht, ky dyluftim (nese, mos e dhente zoti, megjithate behet) do te behet nepermjet perfaqesuesve te tyre. Do te luftojne dhe do te vdesin me te rinjte, dhe jo te gjithe...

Keshtu perseri, si me pare ne Kroaci dhe ne Bosnje, dhuruesit vullnetare te gjakut te huaj do te kurorezohen me trimeri, ndersa Serbise mund t'i ndodhe qe per shkak te injoranteve politike ta humbase Kosoven...

... Per ne duhet te jete e rendesishme vetem nje pergjigje: a mund ta zgjidhin Milosheviqi e Rugova situaten teper te rende ne Kosove e Metohi ne menyre paqesore, pa krisma dhe pa viktima? Kjo pergjigje do te mund te ishte pohuese, me kusht qe edhe Milosheviq edhe Rugova te jene njerez serioze, qe pas tyre te qendroje nje opinion publik serioz dhe i pjekur, dhe jo nje korpus histerie nacionaliste, i cili rreth qafe e bart nje strajce me te keqija dhe nje thes me shpirtkeqesie. Dhe budallalleqet ballkanike.

Natyrisht, nese korpusi nacionalist eshte shumice (e gjithsesi eshte, edhe ne njeren, edhe ne tjetren ane), ndersa eshte e njohur se populli nuk mund te ndryshohet, cfare mbetet atehere? Pergjigjja eshte e qarte. Edhe njera pale, edhe pala tjeter do te duhej, pra, t'i nderrojne politikanet qe po i shpiejne ne lufte dhe asgjesim. Mjerimi i pergjithshem nenkuptohet ketu.

Eshte e njohur se as serbet dhe as shqiptaret e Kosoves nuk e kane te ndertuar mje opinion politik publik qe do te ishte demokratik dhe ata kthehen andej nga era fryn dhe prijesit lozin. Me pare do te shfarosen edhe njera pale edhe tjetra, sesa qe do te ngriten kunder prijesve te keqij. Kete e bartim ne, po edhe ata, qe nga stergjysherit. Ne jemi bij te qiellit, ata bij te shqiponjave. Mirepo, kur puna qendron keshtu (ndersa, pse eshte keshtu, eshte problem i vecante dhe ai gjithmone fillon nga ligjesorite historike e shoqerore dhe perfshin aty edhe ekstremizmin religjioz te te dyja paleve), atehere ne skene do te duhej te dilnin Milosevic e Rugova dhe qe besimtareve te tyre t'u thone cfare mund te behet, cfare duhet te behet, ndersa cfare mund te behet por qe nuk guxohet te behet. Prej politikaneve, te cilet edhe nuk jane te tille ne nje sens modern te fjales, por vetem demiurge politike te popullit qe me gjithcka eshte i prapambetur ndaj Evropes, pikerisht kjo kerkohet. Ata do t'i degjoje turma, sepse jane demiurge. Per kete arsye keta te dy ne kete moment nuk guxojne te luajne me zjarrin. Ata do te kene merita per paqe, ose do te jene fajtore per luften...

VREME, 25.04.1998.

Serbia - Kosova - Shqiperia

LOJERAT PA KUFIJ

Incidentet kufitare te shpeshtuara ne Kosove sikur bejne me dije se pritet nje vere e nxehte. Kryengritesit po infiltrojne vullnetare, armatim dhe pajisje ushtarake, perderisa Rugova dhe LDK po e shtyjne fillimin e negociatave. Ushtria eshte gjithnje e me nervoze, policia e kontrollon diten, ndersa kryengritesit naten. Ata pak serbe dalngadale po terhiqen nga Drenica dhe fshatrat me te largeta.

... Ne baze te te dhenave te mbledhura gjer me tani mbi incidentet dhe zhvillimin e forcave te te dy paleve, si dhe ne baze te vezhgimeve ne terren, fitohet pershtypja se UCK ne kete moment kontrollon nje pjese te mire te brezit kufitar midis Pejes dhe Prizrenit, i cili me nje korridor nepermjet Klines lidhet me Drenicen. Ne ate terren ushtria dhe policia kontrollojne vendbanimet dhe asfaltin gjate dites, ndersa gjate nates vetem stacionet dhe kazermat e veta... Nuk eshte problem per pushtetin serb dhe Ushtrine e Jugosllavise fakti qe personat zyrtare dhe ushtarake nuk guxojne te levizin naten dhe jashte rrugeve neper Drenice; per ta eshte problem qe ne planin politik nuk kane cfare t'u ofrojne shqiptareve te Kosoves si nje alternative asaj qe u ofron LDK dhe UCK. Ekziston vetem nje menyre qe kryengritja e armatosur, cfare eshte kjo ne Kosove, te nderpritet para se te shnderrohet ne nje lufte clirimtare permasash me te gjera, dhe kjo eshte: te binden shqiptaret e Kosoves se do te ishte me mire per ta qe te mbeten ne Serbi. Kjo nuk mund te arrihet me shpjegimet e gjertanishme, si p.sh. "Kosova e ka autonomine" dhe se, ja, "shqiptaret gezojne te drejta me te medha te mundshme", dhe ne kete drejtim: cfare kane qe cojne koke.

E vetmja alternative te cilen ideologjia sunduese serbe ua ofron shqiptareve te Kosoves eshte ose te behen serbe, ose te ikin "pertej Bjeshkeve te Nemuna" (dr. Sheshel), se ndryshe te gjithe do t'i vrasin. Krahas kesaj, mungon absolutisht cfaredo definicioni i "fitores ne Kosove" nga pikeshikimi serb; askush as nuk e ka ofruar kurre. Shqiptaret e Kosoves e kane qellimin te definuar, konsensusin nacional rreth atij qellimi dhe strategjine e taktiken qe domosdo rrjedhin nga kjo. Serbia nuk e ka asnjeren prej ketyre, pos vendosmerise qe fuqive te huaja te mos u lejoje ndermjetesimin ne Kosove, sic do ta tregoje kete referendumi i sotem. Pa nje qellim te definuar luftarak, pa nje konsensus nacional rreth tij dhe pa nje strategji te menduar - nuk ka lufte, na meson fon Klauzevici, sepse lufta edhe me tutje eshte vetem nje vazhdim i politikes me mjete te tjera. Politika e tanishme e Serbise ne Kosove nuk tregon se eshte mesuar cfaredo qofte nga lufterat ne Kroaci dhe ne Bosnje.

Milos VASIC, Dejan ANASTASIJEVIC

DNEVNI TELEGRAF, 25.04.1998. DT MAGAZIN

Dr. Kosta Cavoski

KOSMETIN DUHET NDARE NE REGJIONE

... * Si e shihni zgjidhjen e problemit kosovar?

  • Ceshtja eshte se a mund te gjendet fare nje zgjidhje e pranueshme per te dyja palet. Arbanaset insistojne ne shkeputjen e Kosoves e Metohise dhe bashkimin e saj me Shqiperine. Nese ne kete moment nuk do te insistojne per kete deri ne fund, me siguri do te kerkojne nje zgjidhje qe do t'ua mundesoje shkeputjen ne nje ardhmeri te afert. Kerkesa jone eshte qe te ruajme integritetin e shtetit. Te dy keto qendrime jane te papajtueshme dhe per kete arsye nuk ka mes. Dikush duhet te leshoje pe. Nese Evropa, sic thuhet, insiston qe kufijte te mos preken, atehere arbanaset duhet te leshojne pe. Mirepo, tek ata nuk shihet nje vullnet i mire, dhe as qe ekziston nje detyrim i mjaftueshem qe ata te leshojne pe, sepse bashkesia nderkombetare tregon ndaj tyre megjithate nje dashamiresi te madhe.

... * Cfare duhet te beje Serbia?

  • Gradualisht, luftimi i terrorizmit dhe i separatizmit eshte e vetmja gje qe mund te behet ne kete moment. Pushteti duhet te permbahet nga reagimi i tepruar ndaj terrorizmit. Kete te keqe duhet penguar, por jo ashtu qe te zbatohet ne menyre joselektive dhuna politike, por me ndermarrjen e masave kunder atyre qe kryejne akte terroriste. Duhet nje vendosmeri ekstreme, i ditur dhe i organizuar kur kemi te bejme me luftimin e terroristeve te vertete, mirepo pjesetaret e familjeve te tyre dhe popullaten, e cila nuk duhet domosdo te jete pro pushtetit tone dhe qe nuk ka bere asgje qe eshte e ndaluar, nuk duhet keqtrajtuar.

... * Cfare parashikoni si hap te metejshem te shqiptareve?

  • Kam frike se prijesit e tashem te arbanaseve jane nisur rruges qe nuk ka kthim mbrapa. Ata, te bindur nga amerikanet, kane vendosur qe teresisht t'i nderpresin te gjitha lidhjet politike e shteterore me pushtetin serb. I kane keshilluar njerezit e tyre qe t'i braktisin shkollat, institucionet shendetesore dhe kane krijuar institucione paralele, duke besuar se amerikanet do te mbeshtesin deri ne fund kerkesat e tyre per secesion. Tani, kur kjo nuk ka gjasa te behet, nuk mund te kthehen mbrapa. Vetem nje ekip tjeter i udheheqesve arbanase ne Kosove do te mund qe, eventualisht, te hynte ne negociata...

Jasna RASEVIC

SHTYPI NE TIRANE

KOHA JONE, 25.04.1998.

TANI, LUFTE GUERILE

Atmosfera nuk eshte e renduar vetem nga situata ne terren, por edhe nga qendrimi kontraditor i vendeve te Grupit te Kontaktit. Dhe nuk eshte vetem Rusia qe ka pjesen e vet. Anglia dhe Franca, dy fuqi qe jane konsideruar gjithmone si "vende mike" te Serbise, po anojne gjithmone e me shume nga qendrimi amerikan, ndersa Italia dhe Gjermania per shkak te disa kontratave shteterore tregtare qe kane me ish-Jugosllavine po "i vene shkopinj nen rrota qendrimit amerikan", duke i lene keshtu Milloshevicit mundesi te gjeje hapsire per te justifikuar veprimet e tij. Dhe c'eshte me e keqja, ne mbledhjen e Romes eshte ulur niveli i perfaqesimit, nga ministra te jashtem ne zevendesministra e me poshte. Ky ndryshim, qe ndoshta mund te kete ardhur nga nje lloj zhgenjimi i amerikaneve, duket se do te ndikoje negativisht tek shqiptaret dhe do te jete nje shkendije me shume per t'i shtyre ata drejt nje lufte guerrile qe nuk do te mbaroje kurre. Kosova, ashtu si Bosnja, po verteton se diplomacia ne pergjithesi eshte e bllokuar dhe e paafte te zgjidhe situata te tilla. Por jo vetem kaq. Jo vetem shqiptaret, por gjithe ballkanasit dhe lindoret e Europes qe enderron te bashkohet nen nje flamur, po kuptojne se nuk ka nje politike te unifikuar europiane qe do te zgjidhte me dialog dhe presion problemet ne gadishullin tone.

Andi BEJTJA

KOHA JONE, 25.04.1998.

-Interviste e kryetarit te Komisionit te Jashtem te Parlamentit shqiptar, Sabri Godo-

KERCENIMI SERB

  • Ne rast lufte, cili ka per te qene reagimi shqiptar?

  • Shqiperia do te veproje si cdo vend tjeter, do vetembrohet.

  • Vetem kaq?

  • Ne nuk jemi per sulmin ndaj vendeve te tjera, por as do te rrime e veshtrojme, ndersa do te masakrohen vellezerit tane. Andaj do te bejme c'eshte e mundur qe te ndalet dora e persekutoreve. Nuk me duket se do te kete mundesi qe konflikti ne Kosove te ngelet i izoluar si ne Bosnje, pasi ai menjehere do te preke Shqiperine e Maqedonine, madje do te perfshije shume shpejt gjithe Ballkanin. Bota e ka parasysh kete fakt, por vepron sikur te mos e dije, duke mos marre asnje mase paraprake, parandaluese. Eshte per t'u pershendetur qendrimi i SHBA, por ai nuk me duket se po perkrahet nga gjithe vendet e tjera te Grupit te Kontaktit. Ne keto levizje gjithe ngadalesi te tyre, une nuk shoh asgje te mire, qe te me lere te shpresoj.

Rudina XHUNGA

KOHA JONE, 26.04.1998.

Ministri i Jashtem shqiptar dy dite para mbledhjes se Romes.

GRUPI I KONTAKTIT I PERCARE

  • A mund te presim qe nga bisedimet dy paleshe te arrihet nje status per Kosoven?

  • Eshte shume e veshtire, por gjithesesi nuk eshte e pamundur. Po te gjykojme qe edhe izraelitet me palestinezet deri para disa vjetesh kishin pozicione ekstreme dhe askush nuk mendonte qe pas atyre lufterave te gjata, mund te uleshin ne nje tavoline dhe te arrinin ate kompromis qe coi edhe ne pranimin e autoritetit palestinez tashme te njohur. Po keshtu do te ishte e veshtire qe pas shume vjetesh te pranohet qe ne Irlanden e Veriut do te mund te arrihej nje kompromis dhe ajo te merrte rrugen e percaktimit te statusit te saj definitiv.

Pra ekzistojne shembuj qe ndonese nuk jane fort te goditur dhe te mund te behen paralelizma mes tyre dhe ceshtjes se Kosoves, gjithesesi deshmojne per nje pervoje, per nje tendence qe ekziston dhe qe duhet kapercyer.

  • Deri tani ka patur situata konfliktuale midis dy vendeve. Ju mendoni se mund te kete lufte dhe si do te perballohet kjo nga Shqiperia?

  • Nuk deshiroj te vihem ne poziten e Kasandres, dhe pergjithesisht prirem nga optimizmi qe ne kete rast do te thote kapercim i veshtiresive dhe i situatave konfliktuale. Lufta do te ishte nje tragjedi jo vetem per popujt tane, por edhe me gjere, sepse ky eshte nje konflikt qe mbart me vete rrjedhoja shume negative. Shperthimi i tij ne menyre virulente, pervec nje konflikti te armatosur do te kishte pasoja shume te renda per te gjithe. Ajo cka na ben optimiste per te shmangur luften eshte fakti qe Komuniteti Nderkombetar dhe Fuqite e Medha, jane mese te ndergjegjshme per rrezikun e madh qe e kercenon paqen dhe stabilitetin ne rajon, ne rast se shperthen ky konflikt. Kjo do te thote qe ata nuk do te lejojne shperthimin e tij, madje duhet te pohoje dhe ketu kam bindjen se jam ne gjendje te percaktoj sakte se Fuqite e Medha po interesohen dhe po marrin masa qe ky konflikt tashme prezent ne Kosove te mos zgjerohet, te lokalizohet dhe nese shperthen hapur fare, pra te, te mos kaperceje as kufinjte e Shqiperise dhe as kufinjte e Maqedonise.

Anila BASHA

GAZETA SHQIPTARE, 25.04.1998.

C'PO NDODH NE KOSOVE?

Detyra e shtetit ame eshte te mbeshtese pozitat e popullit te Kosoves, por jo me pak. Ky ka qene kurdohere pozicioni i Shqiperise dhe shqiptaret e Kosoves e presin perkrahjen morale te saj. Asnje veshtiresi nuk justifikon lekundjet. Qendrimi i shtetit shqiptar duhet te mbeshtetet ne themelet e konsensusit e te bashkepunimit te te gjithe forcave politike te vendit, si dhe ne vullnetin politik te shqiptareve te Kosoves, te shprehur ne zgjedhjet e 22 Marsit 1998 qe mbeshteten kerkesen per pavaresi, gje qe nuk mund te thuhet per qendrimin e tanishem te vendit ame.

Kryeministri Nano e ka percaktuar poziten e Shqiperise ne ceshtjen e Kosoves ne tri pika si vijon:

1- Beogradi te heqe dore nga dhuna e terrori ndaj shqiptareve dhe te terheqe forcat speciale te policise nga Kosova. 2- Problemi i Kosoves eshte nje ceshtje nderkombetare. 3- Shqiperia eshte per nje zgjidhje paqesore te ceshtjes se Kosoves, nuk kerkon ndryshimin e kufinjve, eshte per rrugen e dialogut, per bisedime direkte shqiptaro-serbe nen kujdesin nderkombetar, trajtimin e Kosoves se element federativ, te barabarte me republikat e tjera, me aspekte plotesuese te modeleve evropiane. Ne krahasim me Shqiperine, qendrimi i Kosoves ndryshon ne nje pike esenciale, ajo kerkon pavaresine, pra te drejten e shkeputjes nga Jugosllavia.

Sokrat PLAKA

BASHKIMI, 25.04.1998.

PARALUFTA BALLKANIKE

Paralufta kerkon edhe klimen politike, Milloshevic, ate qe s'e beri ne Bosnje po e arrin ne Kosove. Referendumi serb u zhvillua dhe rezultati dihej qe ne shpalljen e tij. Komentatoret politike e kane etiketuar si nje synim propagandistik te pushtetit serb. Disa te tjere e kane vleresuar si konflikt kryenec te Milloshevicit me faktorin nderkombetar. Ka te tjere qe mendojne se ky veprim eshte nje taktike e deshperuar e tij. Por, e verteta eshte se referendumi mund te coje ne vonimin e fillimit te bisedimeve serbo-shqiptare, ne homogjenizimin e serbeve per te perballuar konfliktin ne shkalle te gjere. E gjithe kjo, edhe pse nuk bind askend ne Perendim, politikes serbe i jep kohen e nevojshme per te zhvilluar ne Kosove pa asnje pengese paraluften ose fazen e pare te fituar te luftes rajonale te mundshme. Gjithcka tanime per shqiptaret dihet. Ende mbetet e paqarte: cfare po shohin europianet ne Kosove, vijen e kuqe amerikane apo flaket e kuqe te luftes ne Ballkan? Serbia ka flakur tej cdo sllogan. Deri ne kete kohe ka mbetur sllogan paralajmerimi i Bush - Klinton mbi pengimin e zbritjes se luftes ne jug, ne Kosove. Sic kane ardhur rrethanat, krejtesisht te perseritura si ne Bosnje, faktor mbetet vetem vullneti i Uashingtonit. Paralufta i ka te dy shanset: te nderpritet dhe te kthehet paqa, por edhe te zgjerohet deri ne lufte ballkanike.

Qemal SAKAJEVA

ALBANIA, 25.04.1998.

Interviste e gazetarit te Washington Post, Filip Smake.

KOSOVA RREZIKON TE KTHEHET NE SARAJEVE

  • Si pjesemarres ne ngjarjet e Bosnjes, cfare paralelesh hiqni me Kosoven?

"Eshte si ne Bosnje nje mosrespektim total i te drejtave te njeriut. Eshte shume e rendesishme te kemi nje proces paqeje tani. Nese procesi i paqes nuk vepron tani, me vone do te jete teper vone".

  • Si i parashihni ju si gazetar zhvillimet e ardhshme?

"Per momentin une jam shume pesimist duke u nisur nga gjendja qe une kam pare atje, por duhet te perfshihen te gjitha organizmat nderkombetare qe te vendoset paqja".

  • Sa here permendim NATO-n, ne shqiptaret nenkuptojme Ameriken.

"Sigurisht NATO nuk perbehet vetem nga Amerika se ka edhe shtete te tjera qe bejne pjese ne te. Cdo vendim qe ndermerre NATO duhet qe Uashingtoni te jete dakort. Mendoj qe nese lufta do te zmadhohet ne Kosove NATO do te nderhyje dhe do ta ndaloje agresionin. Por une nuk e di se sa shqiptare te vdekur do te duhen per kete".

Rexhep SHAHU

ALBANIA, 25.04.1998.

A DO TA NDALOJE LUFTEN SHBA?

Gjate dy muajve qe pasuan masakrat masive ne Kosove, shqiptaret deshmuan angazhimin e tyre per nje zgjidhje paqesore. Per shembull, nenshkrimi i protokollit per realizmin e marreveshjes se vjeter te arsimit, e nenshkruar me 1996 midis Rugoves dhe Milloshevicit, ndonese dha nje argument me shume ne zbutjen e qendrimit te Grupit te Kontaktit, ishte gjithesesi nje investim per ndertimin e besimit. Por, nga ana tjeter, Beogradi shpalli nje referendum per te kundershtuar palen e trete ne negociatat shqiptaro-serbe mbi te ardhmen e Kosoves. Edhe per te fituar kohe edhe per te verifikuar e forcuar pozicionin e vet, edhe per te inkurajuar nje vale te re nacionaliste. Naturisht nuk pritej qe rezulatatet e referendumit te ndikonin ne qendrimin e Komunitetit Nderkombetar ose grupit te Fuqive te Medha, te bashkuar ne ate qe quhet Grupi i Kontaktit. Por luhajtjet dhe kontraditat brenda ketij grupi, qe natyrisht nuk kane te bejne aspak me rezultatet e referendumit jne bere me te dukshme. Anetaret e fuqishem te Grupit te Kontaktit jane "duke kembengulur qe te dy palet te reflektojne". Dhe cfare eshte me e rendesishme, masat e apeluara nga disa anetare te tjere te Grupit te Kontaktit duket se synojne jo ndalimin e luftes ne Kosove, por vetem parandalimin e zgjerimit te konfliktit. Kerkesa per te vendosur trupa te NATO-s ne kufirin e Serbise me Maqedonine (nje kufi qe ndan ne fakt shqiptare) apo ne kufirin Serbi-Shqiperi, qe gjithashtu ndan shqiptare, krijon sindromen e nje Bosnje tjeter. Kjo do te thote spastrim etnik ne Kosove dhe mbyllje e rrugeve te metejshme te luftes. Ajo qe duket se mund dhe duan te bejne fuqite europiane eshte pikerisht ndalimi i parhapjes se konfliktit, por jo ndalimi i luftes ne Kosove. SHBA, te cilat kane investuar shume ne rajon qysh nga ndalimi i luftes ne Bosnje Hercegovine jane realisht te vetmit qe mund te ndalojne luften ne Kosove.

Albert RAKIPI

SHTYPI NE SHKUP

FLAKA, 25.04.1998.

AFERAT E TRONDISIN BALLKANIN

Kush do te thoshte se kryetari i dy milione qytetareve te Maqedonise ne moshen 81 vjecare, te jete aq "i preokupuar" nga afersia e nje keshilltareje te tij. Kete pune e paska ditur kahere carshia, por me ne fund, sipas shtypit, ceshtjen e ka marre bashkeshortja "e brengosur" e kryetarit dhe kete s'ka mundur ta mbaje fshehur... Keshtu Maqedonia hyri ne radhen e vendeve "normale", ku aferat e ketij lloji nuk jane te panjohura, per me teper, ato jane garnir per jeten anemike politike ndermjet dy zgjedhjeve. Aq me teper, pervec aspektit politik, shpalosja e "dobesive njerezore" te politikaneve-qytetare, eshte edhe industri qe sjell profit. Pra, gershetohen shume interesa. Se si do te perfundoje afera ne rezidencen presidenciale, sidomos pasi tash "Denesi" zbuloi edhe burimin, do te shihet...

DNEVNIK, 25.04.1998.

FLAMUJT EDHE ME TEJ DO TE NGREJNE MURE

Kredia nga rasti i "flamurit" u harxhua me sukses gjate tere vitit qe shkoi. Dhe ende nuk eshte shpenzuar. Do te zgjase deri ne zgjedhjet parlamentare, e ndoshta edhe pas tyre. Ate po e shfrytezojne politikanet edhe nga blloku shqiptar, edhe nga ai maqedonas. Ai i nxiste ne grindje dhe per t'u pajtuar edhe dy nga partite me te medha politike te shqiptareve ne Maqedoni. Here-here dukej sikur ky rast edhe mund te rrezonte murin midis tyre. Mirepo, pas vendimit me te fundit te partise se Xhaferit per te braktisur institucionet dhe per organizimin e mitingjeve, u be e qarte se nuk ka shanse me per rrezim te murit, ketu ai u be me i gjere dhe me i larte.

DNEVNIK, 25.04.1998.

NGA INTERVISTA ME LAZE KITANOVSKI, MINISTER I MBROJTJES

  • ARM kishte probleme me pergjigjjen e rekruteve te nacionalitetit maqedonas. Cfare eshte pergjigjja e rekruteve tani dhe cfare eshte raporti nga pikepamja e struktures nacionale e ushtareve ne ARM, dhe cfare eshte te kuadri i oficereve?

  • ... Situata me perberjen nacionale te ushtareve ndryshon nga nje rast ne tjetrin. Perberja e te thirrurve ne janar te vitit 1998 eshte: 66 perqind jane maqedonas, rreth 18 perqind jane shqiptare dhe rreth 16 perqind jane qytetare te RM nga nacionalitete te tjera.

Ne raport me personelin qe punon ne Ministri, ku bejne pjese oficere, nenoficere, civile dhe ushtare me marreveshje, ndersa perberja nacionale eshte: 89 perqind maqedonas, 3 perqind shqiptare (te kuadri i nenoficereve kjo perqindje eshte 5%) dhe rreth 8 perqind qytetare te RM te nacionaliteteve te tjera. Me pjesemarrjen e nacionaliteteve ne Armaten tone ne nuk jemi te kenaqur dhe po bejme perpjekje te vazhdueshme per rritjen e ketyre numrave...

FLAKA, 22.04.1998.

KUR GENJESHTRAT SERBE FLUTUROJNE NGA BEOGRADI NE GJENEVE

Perfaqesuesi jugosllav ne Kombet e Bashkuara ne Gjeneve, Mirosllav Millosheviq, ne nje leter paraqitur ketyre diteve Komisionit te OKB-se ne Gjeneve (letra i ngajn me teper nje pamfleti) ben fjale rreth zhvillimeve me te fundit ne Kosove, ku ai shtremberon faktet rreth te kaluares dhe te tashmes se Kosoves dhe shqiptareve. Ne letren e tij, vec tjerash ai shenon se "me okupimin turk, serbet kishin qene te shtyre te largoheshin nga Kosova e Metohia dhe u instaluan shqiptaret islamike..." Po ashtu ne vazhdim thuhet se "deshmi me e mire per diskriminim e serbeve nga shqiptaret flet edhe rasti i Gjorgje Martinoviqit". Ndersa sa i perket numrit te banoreve, respektivisht te shqiptareve ne Kosove, sipas ambasadorit jugosllav ne OKB, "me 1991 nje numer shume i madh shqiptaresh nga Shqiperia u vendosen ne Kosove...", shkraun Millosheviqi ne letren e tij derguar punimeve te Sesionit te Kombeve te Bashkuara ne Gjeneve, duke mos permendur mbi gjysem milion shqiptare te perzene me dhune vetem kete decenie te fundit, duke mos llogaritur ata, nga marreveshja e Beogradit me Ankarane (ne vitin 1937) e keshtu me radhe, me c'rast u debuan qindra mijera shqiptare ne drejtim te Anadollit...

DNEVNIK, 22.04.1998.

QEVERIA E SHBA NUK ESHTE PERGJEGJESE PER DHUNEN POLICORE NE MAQEDONI

Sugjestioni i organizates amerikane per te drejtat e njeriut Human Rights Watch se Qeveria e SHBA eshte pergjegjese per sjelljen e individeve nga radhet e policise qe ishin per stervitje ne SHBA, ndersa kane marre pjese ne intervenimin policor ne Gostivar, eshte naive dhe pa kurrfare baze faktike, pohojne ne ambasaden amerikane ne Shkup. Ata gjithashtu thone se kane siguruar nje pasqyre te plote dhe faktike te ngjarjeve nga korriku i vitit te kaluar, ndryshe nga pohimet e Human Right Watch se fare nuk i kane komentuar shkeljet e te drejtave njerezore ne Maqedoni dhe me kete e kane shperblyer pushtetin maqedonas, per arsye se e vleresojne si nje faktor te stabilitetit ne regjion...

SHTYPI NE PRISHTINE

KOHA DITORE, 23.04.1998.

Nga intervista me dr. Noel Malcolm, historian anglez, autor i librit te sapobotuar "Historia e shkurter e Kosoves"

NE ZEMREN E MILOSHEVIQIT QENDRON PUSHTETI, E JO KOSOVA

* Ju terhoqet verejtjen edhe per konsekuencat e mundshme te nje konflikti te madh ne Kosove, me c'rast permendet edhe mundesine e nje vale prej 1 milion refugjatesh. Disa parlamentare thane se keto jane te ekzagjeruara. Cfare mendoni ju per kete?

MALCOLM: Une vetem pershkruaja mundesine per te ashtuquajturin "skenarin me te keq", e skenari me i keq e perfshin angazhimin e plote te Armates jugosllave ne Kosove, e cila do te perdorej kunder popullates civile ne Kosove. Do te ishte i mundur edhe bombardimi i qyteteve me te medha te Kosoves, si nga ajri ashtu edhe nga zjarri artilerik dhe nga tanket ushtarake. Kjo do te shkaktonte me siguri nje vale shume te madhe refugjatesh. Une e them kete jo per shkak se kjo mund te ndodhe javen e ardhshme apo muajin e ardhshem, por se ky eshte nje kercenim te cilin Milosheviqi e ka ne duart e tij. Eshte e domosdoshme per krijuesit e politikes evropiane te mendojne per keto mundesi, sepse vetem atehere mund t'i realizojne interesat e tyre, e ne interes te te gjitha qeverive te Evropes Perendimore eshte qe ta parandalojne nje skenar te tille tragjik.

* Si do te mund ta parandalonin nje skenar te tille? Cfare skenari te llojit tjeter do te mund te perdornin, mendoj ne nje skenar pozitiv dhe me optimist?

MALCOLM: Sikur edhe te gjithe te tjeret qe komentojne situaten ne Kosove, as une nuk kam ndonje zgjidhje magjike per kete ceshtje. Mendoj se eshte e domosdoshme te kete bisedime ne nje kontekst nderkombetar dhe eshte detyre e qeverive evropiane qe te krijojne nje mundesi te tille. Eshte gjithashtu e domosdoshme qe ne keto bisedime te hyhet pa kurrfare kufizimi per zgjidhjen perfundimtare te statusit te Kosoves. Me siguri se nje gje e tille do te kerkoje me shume kohe dhe do te zgjase. Mendoj aq gjate sa udheheqesit e shqiptareve te Kosoves te mund t'i thone popullit se jane duke bere hapa drejt pavaresise, mundesia e dialogut dhe e skenarit pozitiv mbetet e hapur. Nese qeverite perendimore thone qe nga fillimi "Jo" per pavaresine e Kosoves, mundesia e suksesit perjashtohet qe ne fillim. Une per kete shkak jam i shqetesuar me qendrimet e verbera qe po degjoj nga diplomatet e Perendimit, sepse kundershtimi a priori i pavaresise se Kosoves nuk shkon ne favor te asaj qe ata po perpiqen te ndertojne, pra nuk shkon ne favor te dialogut dhe te skenarit pozitiv.

Augustin PALOKAJ, Bruksel

BUJKU, 23.04.1998.

ARTILERIA PREJ LETRES

Vijne lajme te cdoditshme: armata "jugosllave" me artileri te rende, rrethon fshatra e qytete te Kosoves. Ne kodrinat mbi qytete, konfirmojne lajmet, vendosen topa te kalibrit te madh. Policet serbe, te cilet i ndalojne kalimtaret neper rruget e Kosoves, pyesin me ironi te aktruar: "A jeni bere gati per lufte?" Sipas kesaj pyetjeje dhe nisur nga fakti i defilimit publik te "forcave te armatosura" serbe neper rruget e Kosoves, thuajse Serbia do ta beje te qarte se eshte e gatshme per lufte. Kete "gatishmeri" per lufte, Serbia e reklamon duke e nxjerre publikisht armatimin e saj te rende te artilerise dhe te aviacionit para syve te qytetareve shqiptare, te cilet shikojne te paarmatosur, me duar ne xhepa.

Preteksti serb per kete teater shpalohet ne shtypin e tyre shteteror dhe ne radiotelevizionin e Serbise. Ata lajmerojne (me fjale dhe fotografi) per armet e, sic thone ata, "terroristeve" shqiptare qe paskan vershuar Kosoven, e te cilat ata, here pas here, i konfiskojne pas bastisjeve qe bejne neper fshatra, si dhe pas luftimeve (pa te vrare e te plagosur) ne brezin kufitar. Shtypi shqiptar ne Kosove, per arsye tashme te njohura te tradites se tij te konformizmit politik, mbetet vetem ne shkallen e observatorit indiferent, i paafte te analizoje situaten e psikozes se luftes qe e krijon makineria e propagandes serbe. Duket thuajse lufta ne Kosove do te shpertheje, dhe nuk analizohet fakti se lufta ne Kosove ka nisur me 28 shkurt, me 3 dhe 6 mars ne Drenice, ngase pas masakres se Drenices dhe "incidenteve" te tjera neper Kosove, Kosova eshte jo vetem ne gjendje te jashtezakonshme, por edhe ne shtetrrethim te hekurt policor -ushtarak. Nese kjo situate konkrete dhe reale ne Kosove nuk mund te konsiderohet si gjendje lufte, pra si lufte e vertete, atehere botekuptimi per dimensionin real te luftes ne konceptimin e shtypit shqiptar eshte krejtesisht i gabueshem. Lere qe eshte lufte ne Kosove, por eshte lufte e eger. Pos nese shtypi shqiptar dhe diplomacia shqiptare konceptin lufte e kuptojne si kataklizme, si nje "fatkeqesi elementare natyrore" qe rrafshon cdo gje para vetes, si termeti ose llava vullkanike. Pasojat e kesaj lufte jane nje milion shqiptare te emigruar, teteqind mije te "trajtuar" neper hetuesite dhe burgjet e policise serbe, mijera te tjere te vrare, pastaj pasojat e shkaterrimit total te infrastruktures se Kosoves, shkaterrimi i arsimit dhe i shendetesise, perjashtimi i shqiptareve nga vendet e punes, krijimi i "ekonomise" "se lire" ne kriterin e spekulimit dhe bashkepunimit me okupatorin, rrezikimi shendetesor dhe perhapja e semundjeve kolektive, qe do te thote nje holokaust i dimensionit te madh, nje zhdukje e popullates jo vetem nga plumbat e armes, por edhe nga dekulturimi, rrezikimi social ne shkallen e mungeses se ushqimit elementar, si dhe semundjet qe e karakterizojne situaten e jashtezakonshme te luftes etnocide dhe gjenocide.

Pra, cka ka mbetur tjeter (ne perfytyrimin e luftes totale)? Vetem gjuajtja artilerike e armates serbe mbi qytetet dhe fshatrat e Kosoves...

Teki DERVISHI

ZERI, 25.04.1998.

BISEDIME TE FSHEHTA?

Ne Prishtine kryetari i Republikes, dr. Ibrahim Rugova, ka kerkuar qe negociatat shqiptaro-serbe te nisin ne terren neutral dhe ato te jene te fshehta. Te njejten gje e ka kerkuar edhe komisioneri evropian Hans Van Den Bruk ne Bruksel. Keshtu qe, Prishtina dhe Brukseli te thuash i kane harmonizuar qendrimet e tyre lidhur me fillimin e zgjidhjes se ceshtjes se Kosoves, derisa Beogradi pret shqiptimin e "Jo"-se historike karshi tere botes! Kjo "jo" serbe ne planin nderkombetar nuk ka ndonje ndikim, sepse referendumi behet vetem per nevoja te brendshme, si pozicionim i forte i te gjithe serbeve per ta ruajtur Kosoven.

Pse bisedime te fshehta?

Zevendessekretari i shtetit, Talbot, ne turneun e tij evropian dhe ballkanik kete here ishte ne rolin e qetesuesit te emocioneve te te gjitha palet e involvuara apo qe mund te involvohen ne krizen e Kosoves, sepse SHBA-te duan qe te krijojne parakushtet per fillimin e negociatave shqiptaro-serbe, duke evituar te gjitha pengesat reale dhe hipotetike.

Ne rend dite eshte shtendosja e situates, pastaj shohim e bejme...

C'eshte e verteta, konform me nismat per zgjidhjen e konflikteve te medha (Palestine, Irlande e Veriut) modeli i bisedimeve te fshehta me ndermjetes ka qene dicka e pritur edhe ne rastin e konliktit te Kosoves. Mirepo, para cdo nisme per negociata te fshehta, ajo qe duhet te ndodhe eshte shtendosja e situates kercenuese ne rajon, vecanerisht ne Kosove. Nisur nga kjo, mesazhi qe doli nga mbledhja e Grupit te Kontaktit ne Bon, se forcat speciale te policise serbe duhet te terhiqen ne menyre ultimative nga Kosova, shkon ne favor te tezes se negociatat rreth Kosoves duhet te fillojne menjehere dhe pa kushte. Mirepo, "fshehtesia" e negociatave siguron shmangien e presioneve per fitimin e pozicioneve sa me te forta ne prak apo gjate negociatave, varesisht prej etapave te zhvillimit te tyre. Dhe pikerisht per t'iu shmangur konflikteve te hapta per te forcuar pozicionet ne bisedime, duket se edhe komuniteti nderkombetar po i preferon negociatat e fshehta shqiptaro-serbe nen monitoringun e pales se trete. bisedimet e fshehta njekohesisht jane te preferueshme duke u nisur edhe nga fakti se bisedimet transparente mund te pengohen apo edhe te frenohen nga vlimet e brendshme ne te dyja anet, pra cdo afrim i paleve kah kompromiset mund te ndikoje ne radikalizimin e forcave politike ne te dyja taborret...

H. MATOSHI

ZERI, 25.04.1998.

Nga intervista me z. Rexhep Qosja, kryetar i Keshillit per Organizimin e Lidhjes se Re Demokratike

NUK PO LIND PARTI E RE, POR PO RILINDET SI LEVIZJE NJE PARTI E VJETER

  • Kosova momentalisht gjendet ne mes te shperthimit te luftes dhe pritjes se dialogut te pakushtezuar shqiptaro -serb, ne te cilin pos pales shqiptare po insiston edhe bashkesia nderkombetare. Milosheviqi ceshtjen e Kosoves po e trajton edhe me tutje si ceshtje te brendshme te Serbise dhe nuk po pranon ndermjetesimin e Perendimit. Si e parashikoni rrjedhen e metutjeshme te situates ne Kosove?

QOSJA: Per shume arsye nuk eshte lehte te parashihet se c'do te ndodhe. Pas vitit 1981 ne asnjehere nuk kemi qene ne gjendje t'i parashohim sjelljet e Serbise ne Kosove. Dhe kjo flet jo aq per mundesite e Serbise, sa flet per dobesite tona. Kjo eshte nje dobesi e madhe jona. Nuk kemi qene ne gjendje te parashohim se si do te sillet dhe cka do te beje Serbia ne Kosove. Ne madje, as tashti nuk kemi qene ne gjendje t'i parashohim sjelljet e Serbise ne Drenice e me vone ne Gllogjan te Decanit. Megjithate, tashti faktoret nderkombetare e kane vene Kosoven nen nje vezhgim politik me te forte. Kjo do te thote se tashti, sadopak, mund te parashihen sjelljet e Serbise sepse vezhgimi i faktoreve nderkombetare eshte i qarte dhe trysnia mbi te eshte me e madhe sec ka qene deri tash. Pavaresisht prej ketij vezhgimi nderkombetar, gjendja ne KOsove do te vazhdoje te jete si nje bashkedyzim shperthyes qe nuk kontrollohet lehte as prej vezhguesve - faktoreve nderkombetare.

  • Ju filluat te flitni per rolin e Shqiperise lidhur me ate qe ka ndodhur ne Kosove. Pas eskalimit te situates ne Kosove Shqiperia zyrtare ka dale me qendrimin se ne kete faze Kosova duhet te kete statusin e republikes se trete ne "RFJ". Cka mendoni per kete?

QOSJA: Mendoj se pas ngjarjeve ne Drenice, mund te jete edhe do kohe perpara, pas krijimit te Qeverise se koalicionit, ne Shqiperi ka filluar ndertimi i nje politike te re, te nje politike vertet kombetare. Them, per here te pare pas Qeverise se Nolit me 1924, pse ne Shqiperi ka patur gjithmone politike, kryesisht, shteterore, e tashti ne Tiranen zyrtare ndertohet edhe politika kombetare - politike qe ben kujdes per ceshtjen shqiptare ne pergjithesi, me perqendrim te vecante ne ceshtjen e Kosoves. Ne saje te kesaj politike, populli shqiptar per here te pare, pas Luftes Boterore, sillet si komb modern. Te gjitha ato qe jane folur dhe jane bere tashti ne institucionet shteterore te Shqiperise, te gjitha ato protesta qe jane bere pothuajse ne te gjitha qytetet e Shqiperise, te gjitha ato protesta qe jane bere ne diaspore - ne Evrope, SHBA e Australi, flasin se shqiptaret kane filluar te kene nje frymemarrje dhe te sillen vertet si komb modern. Une dua ta perseris se rol te madh, madje vendimtar, ne kete ka luajur diplomacia dhe politika e tashme e Shqiperise.

Duhet te theksohet se edhe koncepti i Shqiperise per zgjidhjen e ceshtjes se Kosoves ka perparuar shume. Ju e dini se ne 5-6 vjetet e perparshme, pas permbysjes se komunizmit, jemi ballafaquar me 7-8 koncepte te shqiptuara prej Tiranes zyrtare per zgjidhjen e ceshtjes se Kosoves dhe ceshtjes shqiptare ne pergjithesi. Nuk ka nevoje t'i numeroj tash ato ato koncepte qe nuk jane kurrfare konceptesh me interes kombetar. Tashti ne Shqiperi eshte stabilizuar koncepti per zgjidhjen e ceshtjes se Kosoves nepermjet nje njisie ne federaten e mbetur jugosllave, nepermjet republikes. Ne krahasim me ato konceptet e mehershme, ky eshte nje koncept shume i perparuar dhe shume i rendesishem. Natyrisht, ne deshirojme qe ne Shqiperi te thuhet se Shqiperia nuk ka tjeter koncept per zgjidhjen e ceshtjes se Kosoves pos atij konceptit qe kane vete shqiptaret e Kosoves. Kjo do te ishte me e mira dhe une besoj se kjo do te ngjaje nje dite.

Bardh HAMZAJ

BUJKU, 27.04.1998.

A DO T'I BEHEN KONCESIONE AGRESORIT?

Te merkuren, ne Rome duhet te mbahet mbledhja e Grupit te Kontaktit, e treta me radhe qe nga marsi, e cila i kushtohet ceshtjes se Kosoves. Ne kete takim te fuqive te medha boterore do te duhej qe me ne fund te merrej vendim meritor per denimin e agresionit serb ndaj Kosoves. Vendimi i vetem i cili do te mund te ndalte konfliktin jo vetem ne Kosove, por edhe stabilizimin e gjendjes ne regjion, do te ishte intervenimi ushtarak kunder soldateskes serbe qe po masakron popullaten e pafajshme shqiptare.

Sipas parashikimeve te tashme, nje vendim i ketille nuk pritet te realizohet se shpejti, se paku ne kete takim. Vendet anetare te Grupit te Kontaktit, qe nga takimi ne Londer (9 mars) e deri tash, Serbise i bene dy ultimatume qe kane te bejne me terheqjen e forcave speciale dhe ushtarake nga Drenica, por ajo mbeti e shurdher ndaj tyre. Regjimi i Beogradit ne vend se te permbushe keto vendime, edhe me tej sjell forca ushtarake e policore, ben mobilizime te jashtezakonshme ushtarake dhe po masakron edhe me shume popullaten e Kosoves. Keshtu u vu ne loje Grupi i Kontaktit dhe tash duket fare i parendesishem edhe takimi qe duhet te mbahet. Kokefortesia e vozhdit serb i "detyroi" kreret e botes qe te bejne edhe koncesione nga nje mbledhje ne tjetren...

Nese vertet vendet e Grupit te Kontaktit duan te zgjidhin ceshtjen e Kosoves, atehere Milosheviqit duhet bere utimatum ushtarak apo caktimin per ndermjetesues ne bisedime nje sic eshte SHBA apo nje force relevante e Evropes. Te gjitha ndermjetesimet e tjera do te jene lojera "femijesh", sepse kur flasin armet nuk ka diplomaci.

Behar ZOGIANI

F u n d