Tensionohet situata e sigurisë në rajonin e Kumanovës dhe Likovës

Skopje Sep 3, 2003

AIM Junior Shkup, 02.09.2003

Situata e sigurisë në komunën e Likovës gjithnjë e më shumë tensionohet, ndërsa banorët kanë filluar ta braktisin fshatin për shkak të pranisë së shtuar të forcave policore të cilët janë në kërkim të Abdyl Jakupit-Çakallës i akuzuar për rrëmbimin e dy policiëve në Kumanovë e për të cilin pohohet se fshehet në këtë rajon. Punktet policorë që kontrollojnë çdo hyrje-dalje në fshatrat e kësaj komune nga njëra ana dhe banorët e irituar nga tjetra, kan vën në sprovë stabilitetin e brisht të Maqedonisë si dhe efikasitetin e faktorit ndërkombëtar i cili "menaxhon" me këtë shtet pas vitit konfliktuaoz 2001. Dhe kjo është hera e pare pas marrveshjes së Ohrit që ky shtet seriozisht ndodhet para një konflikti që mund t'i kthej prapa të gjitha proceset e posafilluara.

Kryetari i komunës së Likovës dhe përfaqësuesit e OSBE-së pas takimit të përbashkët kanë konfirmuar se disa familje nga fshati Vaksincë kanë braktisur shtëpit e tyre . "Si rrezultat i përqëndrimit të forcave të njësive specilae në rajonin e Likovës, respektivishtë në fshatin Vaksincë, civilët, gra dhe fëmijë i lëshojnë shtëpit e tyre. Është një situat e rëndë në tërë territorin e komunës së Likovës", deklaroi kryetari i komunës së Likovës. Ai ka konfirmuar të dhënat e MPB-së, se në fshatin Vaksincë janë të përqëndruar grupe të armatosura shqiptare. "Është e vërtet se kja njerëz të ciklët nuk pajtohen me hyrjen e forcave speciale", tha Halili.

Këshilli i Sigurimit Kombëtar (KSK), në mbledhjen e mbajtur të dielën në mbrëmje ka shqurtuar gjendjen e sigurisë ne vend pas incidenteve të fundit, dhe ka konstatuar se sulmet përfshirë dhe ato ndaj institucioneve shtetërore janë shkaktuar "nga disa grupe ekstremiste të pranishëm në ish-zonat e krizës që kan për qëllim pengimin e miratimit të Marrëveshjes korrnizë dhe destabilizimit të vendit".

"Në bazë të informatave dhe njohurive të marra nga ministritë dhe organet përkatëse, u konstatua se "numri më i madh e këtyre sulmeve janë shkaktuar nga disa grupe ekstreme dhe të armatosura që në momentin e pikërishëm janë të pranishme në terren dhe të cilët kanë për qëllim ta prishin sigurinë e Republikës së Maqedonisë, ta pengojnë stabilizimin e saj të mëtejshëm dhe zbatimin e Marrëveshjes-kornizë", thuhet në kumtesën e lëshuar pas takimit nga ana e kabinetit të kryetarit të shtetit.

KSK-ja e drejtuar nga kryetari i shtetit Boris Trajkovski ka mbështetur aktivitetet e përforcuara të Ministrisë së Punëve të Brendëshme (MPB) që kanë për qëllim eliminimin e rrezikut për përsëritjen e ngjarjeve të këtilla eventuale dhe ta mbrojnë jetën dhe pronat e qytetarëve. Gjithashtu anëtarët e këtij trupi të lartë të sigurimit e mbështetën përcaktimin që "patrullat shumetnike policore t'i ndërmarrin të gjitha masat e domosdoshme në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet për arrestimin e anëtarëve të këtyre grupeve kriminele të cilët e terrorizojnë popullatën vendore për shkak të realizimit të qëllimeve të tyre që nuk kanë asgjë të përbashkët me interesat e qytetarëve".

Ky trup i lartë i sigurisë në vend ka konkluduar se është e domosdoshme që subjektet politike, si dhe pushtetet dhe autoritetet lokale t'i mbështesin aktivitetet e organeve kompetente shtetërore për arsye se qëllimi i tyre është zbatimi i ligjeve të Republikës së Maqedonisë dhe mbrojtja e intereseve të të gjithë qytetarëve, pa dallim të përkatësisë së tyre etnike.

Anëtar të KSK janë, kryeministri Branko Cërvenkovski, kryeparlamentari Nikolla Popovski, njerëzit e parë të dikasterit të Punëve të Brendëshme, të Mbrojtjes dhe Punëve të Jashtme, Hari Kostov, Vllado Buçkovski dhe Ilinka Mitreva. Ndërkaq, anëtar të jashtëm të këtij trupi më të lartë të sigurisë janë zëvendëskryeministri dhe nënkryetari i Kuvendit nga rradhët e partisë shqiptare në pushtet, Bashkimit Demokratik për Intergrim (BDI), Musa Xhaferi dhe Agron Buxhaku si dhe turku Gjuner Ismail.

Paraprakisht ndodhën edhe incidentet e fundit në Shkup kur me mjete shpërthyes u sulmua godina e qeverisë ajo e gjykatës dhe kazerma ushtarake. Për zëdhënësin e qeverisë, këto sulme janë terroriste. "Incidentet e tilla nuk do të vejnë qeverinë në dilem për eleiminimin e tërësishëm të gruepve dhe individëve krimenele, qëllimi i të cilëve është keqësimi i gjendjes së sigurisë, mosimplementimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe pengimi i procesit të stabilizimit të sigurisë në vend", tha zëdhënësi qeveritarë Sasho Collakovski. Sipas tij, aktivitet e MPB-së në të cilat marin pjesë njësi të përziera multietnike janë të përqëndruar në mbrojtjen e banorëve lokal. "Në fshatin Vaksincë kemi situatë më kritike me që atje janë konstatuar grupime të disa individeve të cilët i bëjnë presion popullatës vendase. Bëhet fjalë për grupe kriminele me dosje kriminele", tha ai. Ai e përjashtoi mundësin edhe për shkallëzimin e situatës edhe në rajonet tjera që sipas tij maksimalishtë po mbillet rredhi rredhë këtyre grupeve.

Anëtari i KSK-së nga Bashkimi Demokratik për Intergrim (BDI), Agron Buxhaku ka deklaruar se ngjarjet e fundit shkakëtojnë brengosje por jo edhe destabilizim të vendit. "Këto raste janë shqetësuese por nuk janë në përmasa që mund ta destabizilizojnë shtetin dhe se bëhet fjalë për individë dhe grupe të vogla", ka thënë nënkryetari i partisë shqiptare në pushtet. Lidhur me atë se çfarë do të bëjë koalicioni qeveritarë në drejtim të stabilizimit të gjendjes, ai tha se MPB duhet të merrë më shumë aktivitete që të zbulojë autorët e shpërthimeve që janë akte kriminele dhe duhet të dënohen.

Nga ana tjetër, anëtari tjetër i këtij këshilli, Gjuner Ismail ka deklaruar se gjendja në Maqedoniu është rezultat i ngjarjeve të fundit në rajon, që sipas tij pas incidenteve në Kosovë, në luginën e Preshevës si dhe pas miratimit të rezulutës të parlamentit serb për Kosovën vërehet se ka tensionime të mëdha. "Incidentet e fundit në Shkup dëshmojnë se bëhet fjalë për kriminel të çuditshëm me mesazhe qarta politike që kanë për qëllim destabilizimin e vendit dhe teorija se bëhet fjalë për grupe të vogla janë qesharake. Këto grupe ua bëjnë me dije autoritetve maqedonase dhe faktorit ndërkombëtare se mund të bëjnë gjithçka", ka thënë Gjuner

Në ndërkohë vazhdojnë aktivitetet e ndërklombëtarëve dhe vendorëve që të pengojnë shkallëzimin e tensioneve. Për të mos ardhur deri te ndonjë konflikt i armratosur veçanërisht janë angazhuar ish pjestarët e UÇK-së që sot janë ulur në bankat e parlamentit. Ata si edhe gjith të tjerët mendojnë se këtij shteti nuk i nevojiten më konflikte të armatosura por stabilitet dhe paq që do të mundësonin realizimin e marrveshjes së Ohrit dhe mirëqenjen e të gjith qytetarlve

Ismail M. Hoxha