Korrja e dytë e armëve ilegale
Kryetari i Trupit Kordinativë, Gëzim Ostreni nga partia shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik për Intergrim (BDI), vlerëson se plani operativë parashefë më shumë forma për motivimin e qytetarëve për të dorrëzuar armatimin. "Duhet që t'i kushtohet më shumë vëmendje materialit propogandues gjegjësishtë rredhë sqarimit të dëmeve që krijohen nga mbajtja e armës dhe pasojat që mund të lindin nga shfrytësimi i sajë ndaj cilit do qoftë", tha Ostreni. Sipas tij, si formë e dytë është se ruajtja e identitetit të qytetarit edhe se pas përfundimit të aksionit qytetarët do të mund të kërkojnë leje për legalizmin e të njëjtës.
AIM Junior Shkup, 09.07.2003
Aksioni për grumbullimin e armëve ilegale në Maqedoni që ishte e paraparë të realizohet në ditët e para të muajit korrik është shty për në vjeshtë gjatë muajit shtator apo tetor. Pas miratimit të ligjit për mbledhjen e armëve ilegale dhe formimit të trupit kordinativë, muajin e ardhshëm janë të paraparë që të shfrytëzohen për ndarjen e materialit propogantues me çrast popullata më hollësishtë do të informohet për realizimin e aksionit që parashifet të zgjasë 45 ditë.
Sipas planit operativë për grumbullimin e armëve kriteriumi primar për caktimin e pikave në të cilat do të mblidhet armatimi ilegalë është sigurimi i popullatës dhe largimi i problemeve plotësuese të cilat mund të dalin në realizimin e aksionit. Në Ministrinë e Punëve të Brendëshme thonë se si pika e cila do të shfrytëzojnë në mbledhjen e armëve do të shfrytëzohen pjesë e stacioneve policore ekzistuese, ndërsa në disa vende të ish-krizave do të vendosen stacione të improvozuara policore. Sipas planit në fjalë janë të verifikuar lokacionet në të cilat do të grumbullohen armatimi ilegalë dhe njëkohësishtë janë infomrmuar edhe autoritet lokale dhe mbetet që trupi kordinativë për realizimin e këtij akcioni të pajtohet me lokacionet e propozuara. Ditëve të ardhshme burimeve policore, do të fillojnë stërvitjet e policëve të cilët do të marin pjesë në aksionin, respektivishtë të atyre policëve që do ta mbledhin, dhe shkatërrojnë armatimin dhe të atyre që të marin pjesë në sigurimin e pikave pranuese.
Kryetari i Trupit Kordinativë, Gëzim Ostreni nga partia shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik për Intergrim (BDI), vlerëson se plani operativë parashefë më shumë forma për motivimin e qytetarëve për të dorëzuar armatimin. "Duhet që t'i kushtohet më shumë vëmendje materialit propogandues gjegjësishtë rredhë sqarimit të dëmeve që krijohen nga mbajtja e armës dhe pasojat që mund të lindin nga shfrytësimi i sajë ndaj cilit do qoftë", tha Ostreni. Sipas tij, si formë e dytë është se ruajtja e identitetit të qytetarit edhe se pas përfundimit të aksionit qytetarët do të mund të kërkojnë leje për legalizmin e të njëjtës. "Për të gjithë ata të cilët nuk e dorrëzojnë armën do të ketë dënime të rënda që do të përfshihen në ndryshimet e kodit penal. Ky aksion duhet të kuptohet si ligjë për amnisti ndaj të gjithë atyre që posedojnë armë ilegale", u shprehë ish-gjenerali i UCK-së, Gëzim Ostreni.
Ky aksion për mbledhjen e armatimit ilegal është planifikuar që ta mbykqyrin përfaqësuesit ndërkombëtar në vend dhe në mënyr aktive do të jenë të inkuadruar politikanët respektivshtë të gjithë ata të cilët janë edhe anëtar të Trupit Kordinativë . Sekretari i BDI-së i cili do të udhëheq me këtë aksion thotë se do të angazhohet për grumbullimin e armëve të të gjithë qytetarëve dhe se nuk është emëruar në këtë krye të këtij trupi për arsye se dinë kushë ka armë ilegale. "Ish-pjestartë e UCK-së i dorrëzuan armët pjestarëve të NATO-s në shtataor të vitit 2001. Tani ky aksion do të jetë për të gjithë qytetarët sepse nuk është numri i vogël i maqedonasve të cilët posedojnë armë ilegale që i'u ishte ndarë gjatë konfliktit të aramatosur", tha Gëzim Ostreni.
Subjektet politike shqiptare përkarahin realizimin e këtij aksioni dhe thonë se me këtë ligjë duhet të ç'armatosen të gjthë qytetarët e Maqedonisë. "Me bledhjen e armatimit ilegal do të ketë situatë më të mirë të sigurisë dhe më tutje ajo do të përmisohet dhe nuk ka nevojë që disa qytetarë të mbajnë armë dhe praktikishtë nuk do të ketë rrezikë për ata personalishtë. Do të kemi sukses në realizimin e këtij aksioni sepse ka vullnet politikë mbrenda kolaicionit qeveritarë dhe me ndihmën e faktorit ndërkombëtar", tha nënkryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Agron Buxhaku. Sipas tij, me këtë aksion do të mblidhet edhe aramti i ilegal i cilit gjindet në duartë e popullatës maqedonase.
Edhe qëndrimi Partisë Prosperitet Demokratik (PPD) në opozitë është që ky aksion të realizohet, por me paralajmrimë që të mos keqpërdoret nga ana e institucioneve shtetërore. "Ne përkarhim këtë iniciativë për grumbillimin e armëve ilegale por që resalizimit të mos ketë keqëpërdorimi nga ana e institucioneve shtetërore dhe të shfrytëzohet ky rast dhe të gjithë ata shqiptarë që do ta dorrëzojnë armartimin të ndiqen penalishtë, të arestohen e kështu me radhë. Prandaj ne kërkojmë që ky proces të jetë i mbykqyrur nga faktori ndërkombëtar dhe njëkohsishtë kjo të vlenë edhe për palën maqedonase sepse informatat tona pohojnë se edhe ato pësedojnë një numër të madh të armatimit ilegal, tha zëdhënësi i PPD-së, Zahir Bekteshi.
Taibe Beluli