PPD-ja do të angazhohet për implementimin e marrëveshjes së Ohrit
"Ne jemi parti opozitare të pozicionuar pas zgjedhjeve parlamentare me dy deputetë do ta mbjamë kursin e opozitës konstruktive, por aktive bile dhe më shumë nga ato që janë të avancuar me numër të deputetëve ", tha Bexheti. PPD-ja, sipas tij do të anagzhohet për jetësimin e Marrëveshjes së Ohrit, dhe në këtë drejtim kjo parti ka strategji me çrast kanë filluart përgatitjet për disa projekte ligjore, që kryesishtë dalin marrëveshja korrnizë dhe që duhen të miratohen.
AIM Shlup, 07.07.2003
Partia për Prosperitet Demokratikë (PPD) të hënën në mbrëmje në Shkup mbajti një takim me çarst para korritë diplomaik, përfaqësuesve të partive tjera politike dhe shumë mysafirëve të tjerë u prezentua lideri i ri, Abdylmenaf Bexheti dhe kryesia e kësaj partie.
Në këtë rast para gazetarëve kryetari Abdulmenaf Bexheti tha se PPD -ja në të ardhmen do të veprojë si parti opozitare konstruktive dhe se vijonë periudha e konsulidimit të radhëve të tyre. Bexheti nuk e përjashtohet mundësinë për një bashkëpunim me udhëheqësit e koalicionit qeveritarë por jo që kjo parti të jetë edhe pjesë e sajë.
"Ne jemi parti opozitare të pozicionuar pas zgjedhjeve parlamentare me dy deputetë do ta mbjamë kursin e opozitës konstruktive, por aktive bile dhe më shumë nga ato që janë të avancuar me numër të deputetëve ", tha Bexheti. PPD-ja, sipas tij do të anagzhohet për jetësimin e Marrëveshjes së Ohrit, dhe në këtë drejtim kjo parti ka strategji me çrast kanë filluart përgatitjet për disa projekte ligjore, që kryesishtë dalin marrëveshja korrnizë dhe që duhen të miratohen.
"Në mbledhjen e fundit të kryesisë Qendrore që e mbajtëm të shtunën ne filluam me punë dhe mbrenda një jave kemi bërë planin tonë aksionar për realizimin e aktiviteteve tona në gjashtë muajt e ardhshëm. Kemi filluar pregaditjen e disa projekteve ligjore të cilat me shkallë të lartë të prioritetit dhe që dalin nga marrëveshja e Ohrit si dhe projekte tjera. Mund të veçojë Ligjin e nënshtetësisë, ligjonë e rregullimit të finansimit të partive politike, për ndarjen teritoriale, kemi qenë të inkuadruar në ndryshimet e ligjit për arsim sipëror në të cilën gjatë miratimit në parlament do të inkuadrohemi me amandamente, si dhe shumë projekte tjera të cilat konsederojmë se sfidojnë në qeverinë e Maqedonisë", tha profesor Abdulmenaf Bexheti.
Kryetari i partisë së parë shqiptare në Maqedoni, paralajmronë se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me subjektet tjera politike shqiptare, ndërsa hedhë poshtë çdo mundësi për shkrirjen e PPD-së në ndonjë subjekt tjetër politik. "Ne do të kemi një bashkëpunim konstruktim edhe me BDI-në, PDSH-në dhe partit tjera. Do të realizojmë takime shumë të shpeshta në veçanti me BDI-në e cila është bartëse e aktivitetit qeveritar por megjithatë nuk paramendojmë se do të kemi ndonjë veprim të shkrirjesë së partive sepse nuk është një veprim i arsyeshëm politikishtë, pasi që edhe koha i paradëshiron çasjet e tilla. Ne mund të bisedojmë për bashkëpunime shumë korrekte dhe bashkëpunime konstruktive për të plotësuar shprastinat eventuale të verprimit politik shqiptarë në përgjidhësi, por asesi nuk do të bëhet fjalë për ndonjë aktivitet të shkrirjesë apo të gëlltitjesë të subjekteve politike në këtë frymë", deklaroi ish-ministri i lidhjes dhe transportit, tani në krye të PPD-së.
I pyetur se si i shihni zhvilllimet në skenën politike shqiptare deri në zgjedhjet vendore vitin e ardhshëm dhe se a mendon se do të ritet rejtingu i PPD-së deri në ato zgjedhje Bexheti tha:"Unë shpresojë dhe jamë optimistë i thellë se megjithatë do të kemi një ringritje të PPD-së ndoshta jo të aritjes së sajë që ajo e ka pasë para gjashtë vjetëve, por do të ndërpritet ramja e sajë e mëtutjeshme dhe fillon procesi i ringritje. Është me rëndësi se zgjedhjet e ardhshmë lokale ne do të jemi subjekt i rëndësishëm në sferën politke në maqedoni, por për momentin nuk mund të propozojë se cilat janë targetët tonë", tha Bexheti.
Njeriu i parë i PPD-së edhe me vërejtje ndaj punës së kabinetit të Cërvenkovskit në shtatë muajtë e kaluar të qeverisjesë. "Nuk jamë i knaqur në punën e qeverisë në veçanti në sferën e implementimit të marrëveshjes së Ohrit, por njëherit edhe në sferën ekonomike. Nëse parashtromi një analizë më të thellë me atë se çka un premtua në zgjedhjet paralamentare dhe çka u realizua deri më sot, mund të konstatohet se ka një ngecje ndoshta edhe një regresë në kuptiim ekonomikë. Fatkeqësishtë, me veprimete bëra deri më tashë nuk mund të thuhet se kjo qeveri është reformiste për shkakë se shumë mbanë llogari për efektet sociale në fillim të mandatit", tha në prononcimin e tijë për mediat kryetari i PPD-së, Abdulmenaf Bexheti.
Arlinda Kalisi