ZEMRA E MJEGULLËS
Serbia:Filip Shvarm
Gjarpëri i krimit të organizuar në Serbi ka lakuar nëpër luftrat, sankcionet, varfërinë dhe pasigurinë politike, duke u trashur e duke u zgjatur si më i pangopshëm dhe më helmues
AIM Beograd, 20.05. 2003
Vështirë është të gjenden fjalë të vërteta për gjendjen në të cilën u ndodh Serbia më 12 mars, në ditën kur u vra kryeministri Xhingjiq. Mos vallë vetë shteti është strehimore e klaneve mafioze? Mos vallë vrasësit e paguar janë bërë monopol i forcës.? Kush qeveris me shtetin - përfaqësuesit e qytetarëve të zgjedhur në zgjedhje ose kumbarët mafiozë sipas ligjeve të kierarkisë së tyre?
Me propozimin e Qeverisë, u. d. kryetare e Serbisë, Natasha Miqiq, shpalli gjendje të jashtëzakonshme. Në të njëjtën kohë filloi edhe aksioni policor "Sablja"(Shpata, shënim i përk.) Që të dyja ishin shprehje e përgjigjes së dëshprimit të mbrojtjes - s' kishte më rrugë tjetër. Edhe burgosjet e para vërtetuan vërrejtjet shumëvjeçare të një pjese të opinionit: perandoritë afariste, tregëtia e fuqishme me drogë, milionat e mëdha për "blerjen" e pasanikëve të kidnapuar, reketimet e firmave, bizneset e privelegjuara, kontrabanda me armë dhe me lëndë të para strategjike - asgjë prej tërë kësaj nuk bëhej e nuk mund të bëhej pa përkrahjen e jurisprudencës dhe të policisë dhe, mbi çdo gjë, pa degën e sigurimit shtetror të MPB të Serbisë të renditur dhe përligjësuar sipas kritereve dhe nevojave të Sllobodan Millosheviqit.
Shterp dhe fare i kotë tani është diskutimi rreth asaj se pse nuk u pastruan punët me mbeturinat e Millosheviqit menjëherë pas Pesë tetorit dhe cili është fajtor për këtë. Shterp për shkak se edhe pas marrjes së pushtetit, tërë DOS-i i trashëguar ngeli i fascinuar nga aparati i cili më shumë se një dekadë kishte funksionuar me besnikëri fanatike; shterp është edhe nga shkaku se kurthet dhe intrigat e ndërsjella ishin preokupimi kryesor i partnerëve të koalicionit të dy viteve të fundit; shterp - për shkak të finansierëve të errët të partive me ndikesë, llojlloj rebelësh të cilët kishin mundur të fitojnë ndihmën e shtetit nëpër administratën shtetore dhe këshillat drejtues të sistemeve të mëdha, "biznesmenëve" të infiltruar të kallëpeve të Millosheviqit dhe të "shërbimeve mirëbërëse" të tyre, pushtetarëve të njohur policorë dhe ushtarak të cilëve paaftësia që të ndërmerrnin çfarëdoqoftë në ditën e Pesë tetorit u është pranuar si "meritë" e veçantë. Vallë ka nevojë që përpos asaj që përmendëm më lartë, të kujtojmë tribunalin e Hagës, dështimin social, dobësitë e insitucioneve, llojet e ndryshme të sëmundjeve të tranzicionit dhe tërë rrëqethjen e natës së errët të vdekjes së jetës politike në Serbi? Fajtorët, në të vërtetë, nuk ekzistojnë.
Çdo gjë filloi në fillim të viteve të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar. Për zhvillimin e luftrave në të cilat "Serbia nuk mori pjesë" dhe mbajtjen e pushtetit në vend u formua infrastruktura nëntoksore. Nën strehën e Stafit të sigurimit shtetror të MPB të Serbisë në krye të të cilit qëndronte sovran shefi Jovica Stanishiq, u gjetën parti politike të tilla si ishte Partia Radikale Serbe e Vojisllav Sheshelit, liderët e Partisë Demokratike Serbe në Ish Krajinë dhe në Republika Serpska, formacionet paraushtarake si ishte Garda Vullnetare Serbe e Zhelko Razhnatoviq- Arkanit, biznesmenë të profilit të Dafin Millanoviqit dhe Jezdimir Vasileviqit, nëpunësit shtetorë të pasqyruar në shefin shumëvjeçar të Drejtorisë Federative të Doganave Mihail Braciki Kertes dhe kopeja e madhe e trabantëve dhe poltronëve të shumtë. Ashtu si ishin kërkesat e Millosheviqit dhe vetëm në pajtim me to, u zhvillua dhe u degëzua veprimi i të sipërpërmendurve: Sheshel me demagogjinë më të ulët të nëntokës dhe me shovinizmin e tij të njohur e bënte të pakuptimë çdo lloj dialogu publik; Radovan Karaxhiq dhe Millan Martiq ishin bartësit e emëruar të luftrave nëpërmjet të të cilave merrte forcë autokracia e Millosheviqit dhe pozita e tij e tribunit kombëtar; Arkan dhe të ngjashmit me të, me ushtritë e tyre private, krynin punët më të pista në frontet e luftës dhe jasht tyre; Millanoviqeva dhe Vasiljeviq i nxirrnin edhe devizat e fundit të qytetarëve, kurse biznesmenët e afërt me Oborrin si ishte Bogoljub Kariq dhe Mirosllav Mishkoviq pasuroheshin nga punët me privelegje; Dogana - përfundimisht- nuk ishte asgjë tjetër përpos një servisi për të mbledhur para të gatshme për fondet e llojllojshme të zeza. Nëse tërë kësaj ia shtojmë edhe atë që bënte regjimi i vjetër si kontrabanda me cigare, naftë dhe me mallra të tjera strategjike por deficitare, reketimin e ndërmarrjeve dhe firmave të cilat kishin suksese të dukshme afariste, tregëtinë me drogë dhe me femra nën kontrollin e Shërbimit, seria e pafund e vrasjeve profesionale për shkak të ndarjes së këtij apo atij tregu, del fare e kuptueshme e thëna se " çdo shtet ka edhe mafien e vetë, por vetëm në Serbi mafia ka shtetin e vetë". Në ç' mënyrë mund të pritet në të vërtetë, që policia të burgos vrasësit derisa shumica prej tyre posedojnë fletënjohtime të policisë? Si të dënohen nunat e mafies derisa, sikurse Arkani, shumica prej tyre paraqiten apo figurojnë si qytetarë të njohur apo patritotë? Si të ndalohet krimi ekonomik derisa asnjë punë e rëndësishme nuk mund të fitohej pa lidhje politike dhe pa provizione të majme?
E tërë kjo, pa dyshim, nuk mund të zgjatej deri në pafundësi. Regjimi i Millosheviqit, në fund, hëngër vetveten. Mirëpo mekanizmat dhe radhët e tij vazhduan të vetën. Të fillojmë me radhë:
Partitë politike si edhe më parë vazhduan të veprojnë në terren të parregulluar juridik. Edhe pse i paralajmëruar dhe me të madhe i reklamuar moti kohë, Ligji për finansimin e partive politike ende nuk ka arrirë në rend dite në parlament; e mësuar që të bëjë çdo gjë për të siguruar para dhe pa treguar kurrfarë ngurrimi për prejardhjen e tyre në kohën që ishte në opozitë, koalicioni i sotëm në pushtet nuk tregoi kurrfarë vendosmërie që të ndërpres një përvojë të tillë. Shkaqet janë të shumta. Në radhë të parë bëhet fjalë për ndikesën që kanë finansierët në ringishpilin kadrovik partiak, por edhe në faktin se një pjesë e konsiderueshme e partive të vogla - pa të cilat nuk mund të sigurohet shumica parlamentare - ekzistencën e tyre e kanë të lidhur pikërisht me donatorët. Dhe meqë nuk bëhet fjalë për njerëz të njohur për korrupcion, ata për kompenzim kërkojnë dhe fitojnë privilegje të drejtpërdrejta politike për të punësuarit e vet, si edhe prolongimin dhe shpënien në harresë të vendimeve të ndryshme ligjore të cilat nuk u konvenojnë. Kështu për shembull, Ligji për telekomunikacion dhe radiodifuzion, qëllimi i të cilëve është që të vihet rend në eterin serb, kurrsesi të hyjë në fuqi, sepse është e qartë se nuk u konvenon forcave të mëdha mediale, sepse këto ligje do të futnin gishtrinjt në xhepat e tyre.
Kjo që shënuam më sipër është shprehur edhe në institucionet shtetrore. Potenciali i thyer kadrovik gjatë kohës së Millosheviqit dhe çelësi partiak pas tij ishin impulse plotësuese të korrupcionit. Kjo gjeti zbatim shkatërrues sidomos në gjyqësi. Në njërën anë ngelën kuadrot e vjetra të futura thellë në lëmshin e krimit të organizuar dhe korrupcionit, të gatshëm që të mbrojnë klientët e vet pa zgjedhë mjete dhe mënyrë - antarët e taborrit mafioz dhe "biznismenët me reputacion të dyshimtë" - kurse në anën tjetër njerëzit kualifikimi i të cilëve kryesisht bazohet në përkatësinë partiake. Paralizimi i sistemit juridik pra, është pasojë e logjikshme pasuese: të gjitha reformat dhe vendimet ligjore vlejnë aq sa do të ketë dikush që t'i zbatojë.Se deri në çfarë shkalle kishte batisur drejtësia dëshmon vetë fakti që asnjë proces kundër flatrave të Millosheviqit nuk doli me fund, që askush nga ata që kishin shkaktuar luftrat dhe kishin plaçkitur vendin nuk doli para gjyqit dhe nuk mori dënimin e merituar. Dhe se as Dragolub Milanoviq, ish drejtori i RTS-as nuk shkoi në vuajtje të dënimit prej dhjetë vjet burg për përgjegjësinë e tij lidhur me vdekjen e punëtorëve të kësaj shtëpie në kohën e bombardimeve të NATO-s, meqënëse gjyqi ia mundësoi që edhe pas dënimit definitiv të mos mbahet në paraburgim, gjë që ky e shfrytëzoi për arratisjeU burgos vetëm pas operacionit "Sablja" dhe kjo në Mal të Zi.
Duhet të jesh i sinqertë që të pranosh se edhe pushteti aktual në masë të konsideruar i di mirë këto gjëra. Me monopolin shtetror mbi naftën dhe me zbatimin e pullave të akcizave për cigaret, kontrabanda është thyer deridiku. Përveç kësaj, janë miratuar edhe ligjet për luftën kundër korrupcionit dhe deridku është mundësuar mbikqyrja publike reth privatizimit dhe furnizimeve publike. Mirëpo, për shkak të mungesës së procesev dhe hetimeve të domosdoshme antikorruptive, lufta kundër korrupcionit shpesh ka patur domethënie deklarative.
Megjithatë situata më e vështirë ka qenë dhe ka mbetur te policia dhe Shërbimet sekrete. I kriminalizuar dhe i keqpërdorur në mënyrë sistematike më gjatë se një dekadë, MPB në shkallë të ndryshme është ngritur bashkë me krimin e organizuar. Ajo që filloi me armatosjen dhe dhënien e përkrahjes logjistike formacioneve paraushtarake solli deri te ajo që në fund ato struktura të bëhen më të fuqishmet brenda vetë policisë. Kuptohet se këtu bëhet fjalë së pari për Njësitin për Operacione Speciale më mirë të njohur si "Crvene beretke" (Beretat e kuqe). Ky formacion, i përbërë nga pjesëtarët më të "sprovuar" të të gjitha paraushtrive serbe, në pikëpmaje teorike ka prezantuar njësitin elit për detyrat më të ndishme. Në të vërtetë fjala është për ushtrinë private të sigurimit shtetror të angazhuar për krimin shtetror të nivelit më të lartë, keqpërdorimet dhe krimet e luftës në fushëbeteja dhe servisimin e klaneve më të fuqishme mafioze. Tani kur ky formacion është shpërbërë shihet qartë se pjesëtarët e këtij klani përveç atentatit ndaj Xhingjiqit, kanë kryer edhe vrasjen e ish kryetarit të Kryesisë së Serbisë Ivan Stamboliq, atentatin ndaj Vuk Drashkoviqit, gjegjësisht një sërë likuidimesh në Beograd. Dhe jo vetëm kaq : gjurmët e këtyre njerëzve shpiejnë pothuaj deri në të gjithë kanalet më të rëndësishme të kontrabandës me drogë, deri te çdo kidnapim i njohur, deri te çdo vepër kriminale me fitime të mëdha Dhe që të mos habitemi pa shkak serioz, fjala është për një njësit plotësisht legal në përbërje të MPB-së.
Ekzistojnë më shumë shpjegime për atë se pse vallë njësitet për operime speciale patën sukses që edhe pas Pesë tetorit të kenë fuqi të tillë. Flitet , ndërmjet të tjerave, se marrëveshja për mossulmim të cilin Milorad Lukoviq Legija, si komandant i njësitit tani të akuzuar për porositjen e vrasjes së kryeministrit - ishte lidhur me Xhingjiqin e ndjerë pikërishrt në kohën kur qytetarët në rrugë rrëzonin Millosheviqin; kujtohet edhe roli i "Beretave të kuqe" në përleshjet në jugun e Serbisë në vitin 2001; flitej edhe për nevojën që çdo shtet të kishte një formacion të tillë specialcash, gjegjësisht se njësitit të sipërpërmendur, pasi që t'i ndihmohej që pak të humanizohet dhe qytetrohet, nuk do t'i mungonte asgjë. Thelbësorja, ndërkaq, qëndron diku tjetër. DOS-i (Sigurimi shtetror i Serbisë) kur hypi në pushtet, përvetësoi Stafin e sigurimit shtetror sipas sistemit "çelësi në dorë". Prapa grilave u gjet vetëm shefi i mëparshëm Radomir Markoviq dhe askush tjetër - një strukturë e tërë e errët ngeli e paprekur. Në spastrimin e gjendjes nuk u bënë as hapat e parë as edhe kur u vërtetua se krerët e Shërbimit kishin mbajtur në arkën e Bankës Komerciale, pa lënë ndonjë gjurmë shkrimi , 640 kilogramë heroinë, por as edhe kur u zbardhë fare qartë se të gjitha gjurmët e likuidimeve profesionale shpinin kah të lartemëruarit. Për llogaritje dhe pastrim hesapesh nevojitej vullnet më i qartë politik, i cili nuk ekzistonte ndërmjet të tjerave edhe për shkak të frikës nga strukturat e tilla. Se sa të paafta ishin ato dëshmon edhe revolti i Njësitit për Operime Speciale në nëntorin e vitit 2001; ashtu si pranon tani qeveria Serbe se atëherë thjesht nuk ishte e aftë dhe se nuk kishte me çfarë t'u kundërvihej kështu që "Beretat e kuqe" fituan tërë atë që dëshironin. Krahas të tjerave, sipas kërkesës së tyre është ndërruar shefi i atëhershëm i Sigurimit shtetror Goran Petroviq, kurse si zëvendës i të riut, Andrije Saviq, është emruar oficieri i deriatëhershëm i sigurimit nga Njësiti për Operime Speciale, Millorad Bracanoviq.
Krahas degëzimit të zgjeruar dhe pothuaj forcës së pakontestueshme që kishin në Serbi, të ashtuquajturat struktura kishin zgjeruar prekset e tyre në tërë rajonin. Krimi i organizuar vepronte sipas parimeve të kompanive multinacionale, gjë që do të thotë se kur janë në pyetje paratë atëherë nuk është e rëndësishme përbërja nacionale. Jostabiliteti politik dhe jostabiliteti tjetër në fqinjësi, mundësoi çfarëdolloj veprimesh jolegale dhe lidhjesh adekuate - të gjitha ato grupe mafioze të ish Jugosllavisë, sikurse janë: për drogë, armë, mallra deficitare, automobila të vjedhur dhe tjerë përkraheshin mdis tyre, kufinjtë thuajse nuk kanë ekzistuar. Sa më shumë që kriste në Kosovë, Maqedoni ose Bosnjë e Hercegovinë, aq më shumë kushtet për "biznese "të këtilla ishin më të mira.
Kryeministri i ndjerë Zoran Xhingjiq ishte plotësisht i vetëdijshëm se gjendja ekzistuese ishte e padurueshme. Emërimi i prokurorit special dhe një sërë masash të reja, bënin të kuptohet qartë se po afrohej koha për ballafaqim me krimin e organizuar. Vrasësit ishin më të shpejtë, kurse për atë që ndodhi më vonë, të gjithë jemi të informuar
Në Serbi gjendja e jashtëzakonshme është hequr, ligji për dënime penale është ashpërsuar në mënyrë drakonike, prapa grilave ndodhen një numër i konsiderueshëm i pjesëtarëve të klaneve të ndryshme kriminele, por edhe ish shefi i Shtatmadhorisë së Ushtrisë Jugosllave, gjenerali Nebojsha Pavkoviq, ish shefi i sigurimit shtetror Jovica Stanishiq, zëvendësi i tij Franko Simatoviq Frenki, ish shefi i Drejtorisë së sigurimit të UJ, gjenerali Aca Tomiq, vejusha e Arkanit dhe folkkëngëtarja e njohur Svetlana Razhnjatoviq, i tërë kuadri komandues i Njësitit për Operime Speciale në mesin e të cilëve edhe vrasësi i drejtëpërdrejt i Xhingjiqit, i përmenduri Bracanoviq, disa prokurorë dhe gjykatës Policia tani tregon se krimit të organizuar i është thyer kurrizi, kurse gjykimet e mëdha së shpejti do të fillojnëMirëpo, nëqoftëse hetimet ndalen ose i tejkalojnë personat e njohur të pushtetit aktual - pa marrë parasysh në cilën shkallë ndodhen dhe çfarë funksioni ushtrojnë - atëherë nuk do t'i largohemi shumë retorikës së shprazët, kurse nëntoka në ndërkohë do të gjejë mënyrë që të riorganizohet.