KRIMI DHE KORRUPTIMI VAZHDOJNË PËRPARA

Part of dossier KORRUPTIMI DHE KRIMI I ORGANIZUAR Jun 17, 2003
Kroacia:

Zoran Daskaloviq

Korruptimi në Kroaci edhe deri tani kryesisht më së shpeshti ka ndodhur të heshtet. Vëllazëritë mafioze të kalitura gjatë luftës po mirëmbahen dhe forcohen edhe në paqë, për shkak se, pa dyshim, janë më të organizuara dhe më të lidhura mes tyre nga ato të cilat do të ishte dashur t'i pengonin në punët e tyre të krimit.

AIM, Zagreb, 20.05.2003

Një ditë para festës së sivjeme të Ditës Ndërkombëtare të Punës, sipërmarrësi, menaxher i sportit dhe nënkryetari i Dinamos, Zdravko Mamiq doli nga zyra e perfektes së Zagrebit me kokë të çarë dhe të përgjakur. Para syve të perfektes, Vlasta Paviq, kokën ia çau nënshefi i Entit për planifikim urbanistik dhe ruajtjen e periferisë së Zagrebit, Milenko Mesiq. Pas do kohe ndërhyri edhe policia dhe dy pjesëmarrësit në rrahje në zyrën e perfektes i paditi për kundërvajtje për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë publike, me shënim të saktë se përpos kokës së Mamiqit në rrahje kishte pësuar edhe dora e nënshefit Mesiq. Deri në rrahje kishte ardhur pas asaj që nënshefi Mesiq ia kishte lexuar Mamiqit mendimin negativ të Entit të tij lidhur me dhënien e lejës së lokacionit për ndërtimin e dy rrokaqiejve afarist, të cilët ky i fundit kishte planifikuar t'i ndërtojë bashkë me ortakët e vet në qendër të Zagrebit. Meqënëse Enti i Qytetit më vonë kishte propozuar Planin e ri të përgjithshëm urbanistik sipas të cilit në atë pjesë të Zagrebit nuk ishte lejuar ndërtimi i ndërtesave më të larta se tetëkatëshet, kurse Mamiq-kompani planifikonin të ndërtonin dy rrokaqiej afaristë prej 15 dhe 21 katesh, mund të kuptohet lehtë se mendimi negativ i Entit është plotësisht i pritur. Mirëpo kur nënshefi Mesiq ia kumtoi këtë Mamiqit, ky tani, duke e sharë dhe fyer rëndë e sulmoi edhe fizikisht duke e goditur me patericat me ndihmën e të cilave kishte ardhur deri në zyrën e perfektes, sepse para do kohe kishte bërë operacion gjurin. Nga të rënat e forta shefit Mesiq i krisi ashti i dorës, gjë që, ndërkaq, nuk e pengoi që t'ia rrëmbejë patericën nga dora Mamiqit dhe me të pastaj t'ia krisë në lule të ballit.

Për shkak të rrahjes në kabinetin e perfektes së qytetit më vonë dhe me vonesë u mbajt edhe mbledhja e Kryesisë së qytetit, kurse lajmet lidhur me rrahjen shumë shpejtë vërshuan mjetet informative. Rrahja skandaloze në kabinetin e perfektes së qytetit, ndërkaq, nuk i pengoi anëtarët e Kryesisë së qytetit që të sjellin vendimin për dhënien e lokacioneve dhe lejës për ndërtimin e rrokaqiejve të Mamiqit. Që të jetë çudia ende më e madhe, organizata zagrebase e Partisë Popullore Kroate kërkoi edhe ndërrimin e shefit Mesiq, sepse kjo si parti e cila e kishte propozuar atë në këtë detyrë nuk mund t'ia falte rrahjen me Mamiqin. Askush, ndërkaq, nga ata të kreut të pushtetit të qytetit nuk çau kokën për faktin se proekti i Mamiqit nuk përputhet në gabaritet e planit të ri urbanistik të qytetit, porse , si vetëkuptohet, disa nga funksionarët e qytetit i kanë premtuar se do t'i japin lejën e lokacionit para se të fillojnë të hyjnë në fuqi ligjore rregullat e reja urbanistike. Kur të gjithë më e kuptuan se çfarë përkrahje të paarësyeshme kishte Mamiqi në qeverinë e qytetit për të ndërtuar objektet të cilat në asnjë mënyrë nesër nuk do të mund të inkuadroheshin në rregullat urbanistike, gjurmët e korruptimit filluan të tërmosin deri në qiell. Derisa në qeverinë e qytetit të gjithë heshtnin tërë skandali u mbyll vetëm me flijimin e shefit të qytetit i cili,qe, dhunës iu përgjegj me dhunë, kështu që nuk paska më kuptim të mbetet në atë detyrë. Sjellja jonjerëzore në kabinetin e qeverisë së qytetit të Zagrebit nuk mund të ngelë e pa dënuar, mirëpo nga ana tjetër korruptimi dhe krimi i mundshëm mund të futen nën hasër në mënyrë të paskrupull.

Korruptimi në Kroaci edhe deri tani kryesisht shpesh ka ndodhur të heshtet ashtu si edhe në kohën e regjimit të Tugjmanit, mirëpo në këto tre vitet e qeverisjes së koalicionit të cilit gjithnjë më shpesh i bëhet vërrejtje që marrë në përgjithësi nuk i ka plotësuar premtimet parazgjedhore se në mënyrë rrënjësore do të llogaritet me korruptimin dhe krimin të cilët i kishte trashëguar nga paraardhësit e tij. Për këtë dëshmojnë edhe hulumtimet ndërkombëtare për korruptimin në Kroaci, rezultatet e të cilëve në vazhdim vërtetojnë se ky është problem i madh për Kroacinë. Sipas rezultateve të CPI- së, Transparency Internacionale, Kroacia në vitin 2002 me indeksin e korruptimit prej 3,8 është vendosur në vendin e 51 të regjistrit të 91 shteteve, në vitin 2001 ishte në vendin e 47, në vitin 2000 në vendin e 51, kurse në vitin 1999 në të 74 sipas shkallës së shtrirjes së korruptimit. Kcimi nga vendi i 74 në vendin e 51 u arrit pas ndërrimit të regjimit të Tugjmanit dhe lëvizjeve të cilat qeveria e koalicionit nisi t'i bëjë në vitin 2000, në fillim të mandatit të vet kur edhe filloi të paralajmërojë ballafaqim dhe llogaritje rrënjësore me korruptimin dhe krimin. Duke qënë se në ndërkohën e privatizimit aferat e shumta të korruptimit nuk u mbyllën me vendime të plotëfuqishme gjyqësore, por u pengua dhe ende po pengohet edhe zbatimi i infrastrukturës së re ligjore e cila do të mundësonte ndjekjen dhe zhdukjen më efikase të korruptimit dhe krimit, ndodhi ajo që Kroacia të vendnumrojë, por madje edhe të prapakthehet në shkallën e Transparency Internacionalit.

Ligji për konfliktin e interesave, i cili do të lehtësonte zhdukjen e korruptimit në strukturat politike dhe shtetrore të cilat janë vlerësuar si vatra të korruptimit edhe gjatë këtyre tre viteve nga ndërrimi i pushtetit, edhepse është përgatitur para shumë kohe, ende nuk është sjellë, kurse në fillim të këtij viti është dhënë edhe në procedurë parlamentare. Shihet qartë se edhe pushtetarët aktual kanë bërë çdo gjë që t'i largohen zbatimit të tij gjatë kohës së mandatit të tyre dhe ta shpërngulin atë për ndonjë kohë tjetër të ardhshme. Fat të njëjtë kishte edhe Ligji për partitë politike, propozimin e të cilit e përgatiti një grup ekspertësh të tubuar në Qendrën Kroate të Drejtësisë, në fillim me qëllim që edhe me anë të ligjit të ndihmonin demokratizimin e brendshëm të partive politike, gjegjësisht që në mënyrë të saktë të definohej finasimi i tyre. Mirëpo, pikërisht rregullat për finansimin e partive politike u pritën në thikë pothuaj në të gjitha partitë parlamentare, përfaqësuesit e të cilave, pas diskutimit në këshillin adekuat parlamentar, ligjin e propozuar e futën në frigorifer dhe nuk e nxorrën prej aty,që ta shqyrtojnë në parlament, plot një vit. Dhe pa ato ligje dhe të ngjashme me to, ato reforma të jurisprudencës të cilat po vonohen vite me radhë dhe rastet e korruptimit të zbuluar, por të pa dënuar, nuk do të kishin fituar as edhe gjykimin dhe dënimin moral të opinionit, sikur aktorët apo kryesit e tyre të mos mërziteshin për to aq sa për dëborën e vitit të kaluar.

Prandaj aferat e korruptimit në mediat e vendit ndërrohen si në ndonjë shirit ditor, pa kurrfarë pasojash për aktorët apo pjesëmarrësit e tyre. Në rastin kur avokati shtetror i zhupanisë së Zagrebit u suspendua nga funksioni për shkak të dyshimit të bazuar se kishte pranuar rryshfet që të zbutte aktpadinë kundër disa grupeve kriminale, heshtaz i mblodhi çaklat nga zyra e prokurorisë më të lartë të Kroacisë dhe u kthye në postin e prokurorit në provincën nga e cila kishte ardhë, gjatë kësaj mbase duke shpresuar se atje mund ta harronin dhe të shpëtonte nga ndjekja e ligjit penal. Në heshtje u tërhoq edhe zëvendësdrejtori i Doganës, i ngarkuar për ndjekjen e korrupsionit te doganierët, i cili u suspendua në të njëjtën kohë kur u suspendua edhe avokati shtetror i zhupanisë zagrebase, sepse në marrëveshje dhe pajtim midis tyre tentuan të mbrojnë një grup kontrabandistësh të kafesë, i cili u kap në kryerje të punës dhe të cilin e priste ndjekja dhe dënimi. Sipas asaj fjalës së vjetër qentë lehin kurse karvani ec përpara vepron edhe ministri i detarisë, lidhjeve dhe komunikacionit, Radimir Çaçiq, të cilit pikërisht këto ditë mediat ia përplasën në fytyrë faktin se organizata e tij, gjegjësisht në pronë të bashkëshortes së tij, duke bashkëpunuar me ministrinë në krye të së cilës qëndronte ai vetë, kishte fituar mbi tre milionë eura gjatë mandatit të tij, dhjetë herë më shumë se sa kishin fituar duke punuar për të njëjtën ministri para se ai të zgjidhej ministër. Mbrojtja e tij sillet rreth asaj se ai pjesën e pasurisë dhe të pronës në ato organizata e kishte "ngrirë" kur ishte bërë ministër, pastaj se organizata me të cilat tani drejton bashkëshortja e tij të gjitha punët në ministrinë e tij i kishte fituar në konkurse, dhe ai, qe, nuk po e kuptonte ku qëndron problemi.

Derisa rregullat antikorruptive nuk janë inkorporuar në ligje dhe derisa funksionarë të shumtë të pushtetit aktual relativizojnë ngatrrimin e tyre në punë të dyshimta sipër të cilave pezullon fryma e korrupsionit, është e ditur se në Kroaci askush nuk habitet që, përpos premtimeve të shumta, vjedhjet nga privatizimet e kohës së HDZ-së nuk fituan epilogun e merituar në gjyqe, madje edhe në ato raste kur policia dhe organet hetuese patën kryer pjesën e punës së tyre. Diç e ngjashme ndodh edhe me krimin e organizuar, edhe pse për shkak të nevojës për llogaritje efikase me të janë sjellë edhe ligje adekuate, sikurse edhe është formuar edhe Zyrë e veçantë (USKOK), e cila do të duhej të kordinonte dhe bashkonte punën e policisë dhe të organeve hetuese dhe gjyqësore. Por, përpos faktit se policia gjatë tre vjetëve të kaluara kishte shkruar dhe dorëzuar 105 deklarata për krim të organizuar, përveç disa grupeve të vogla të cilët ishin zënë në vepër, ende asnjëra nga aferat e njohura të organizatave mafioze nuk ka dalë para gjyqeve kroate, madje as ata të cilët nuk kanë nguruar të likuidojnë ata të cilët ua "turbullonin" punët. Në të njëjtën kohë dhe në vazhdim kontinuitiv vazhdon kontrabanda me drogë, njerëz, automobila, cigare Mbase diçka më pak se në kohën e luftës dhe menjëherë pas saj, por me këmbëngulje dhe gjithnjë ende më shumë se sa mund të durojë Kroacia në këtë kohë. Burgosjet e kohëpaskohëshme dhe procesuimi i disa grupeve të organizuara të krimit më shumë janë një dëshmi se krimi i organizuar në Kroaci ka lëshuar rrënjë të thella, se sa që dëshmojnë për ballafaqimin dhe llogaritjen efikase me ta, sepse, përpos disa rasteve gjatë të cilave janë burgosur edhe persona nga kierarqia e policisë ushtarake dhe policore, bëhet fjalë kryesisht për grupe aktorësh apo vepruesish të drejtpërdrejtë, të cilët pa dyshim janë vetëm një pjesë e zinxhirëve të krimit organizatorët dhe kreatorët e të cilit sot e gjithë ditën janë të fshehur mirë në strukturat shtetrore dhe parashtetrore.

Edhe në Kroaci, si gjithkund tjetër në fillim të luftës, kriminelët e njohur u angazhuan në disa formacione ushtarake dhe policore, me qëllim që nën klithjen për mbrojtjen e atdheut të bënin punët më të ndyra të pastrimeve etnike dhe si shpërblim për to edhe gjatë paqës lehtë e lirshëm të vazhdonin punët e tyre kriminale. Njësiti i Merçepit, Ujqët e Sisakut, Luftarakja Ndëshkuese e Tutinit, policia ushtarake e Gospiqit, Shibenikut, Splitit ishin përplot edhe me kriminelë, vrasës dhe kriminelë të luftës, të cilët krimet e tyre i paguanin me plaçkitje, fitime në kontrabandën e armëve, drogës, me autombila të vjedhur dhe me çdo gjë tjetër që sillte fitime të shpejta dhe të lehta. Të proklamuar si heronj të luftës, shumë prej tyre edhe pas luftës vazhduan të mirren me krime dhe veprime kriminale dhe kështu vazhdojnë edhe në ditët e sotme. Kur i zbulonin dhe i kapnin në vepër u jepnin dënime simbolike dhe rrallëherë ndonjëri prej tyre vendosej prapa grilave për një kohë diç më të gjatë, sepse batisja në krime ishte aq e thellë sa që edhe mbrojtësit e tyre nga aparati shtetror dhe gjyqësor nuk kishin mundësi që t'i mbrojnë dhe t'i nxjerrin nga burgu.

Mirëpo, përpos rasteve të veçanta kur janë dënuar disa pjesëtarë të vëllazërive ushtarako-kriminale, ato vëllazëri edhe në Kroaci ende qëndrojnë të parrezikuara, shpesh të lidhura fortë me vëllazëritë e ngjashme në shtetet fqinje. Zbulimi i policisë serbe gjatë ndjekjes dhe gjetjes së vrasësve të premierit Xhingjiq se i dyshuari i parë, Miodrag Lukoviq Legija, në çantën e dokumenteve me të cilat kishte udhëtuar nëpër botë kishte edhe pasaportën kroate, epilogun e vet e fitoi në kontrollimet në anën tjetër të Drinës, të cilat vërtetuan se pasaporta e Legijes ishte vetëm njëra nga 930 pasaportat të cilat ishin zhdukur pa lënë gjurmë nga konzulata kroate në Mostar dhe me të cilat, sipas të gjitha gjasave, ishin paisur një numër i madh i partnerëve ballkanikë të mafiozëve kroatë dhe shumë mbrojtës të tyre politikë. MPB e Kroacisë vërtetoi se edhe Lubisha Buha Çum, para se të bëhej dëshmitar-pendestar në gjurmimet dhe hetimet kundër Legijes dhe Klanit të Zemunit, fshihej edhe në Zagreb nga jatakët e vet të dikurshëm, pa dyshim jo si turist, por përsëri te partnerët e këtushëm të sojit të mafiozëve. Edhe disa nga burgosjet më të reja të trafikanëve të njerëzve, kontrabandistëve të armëve dhe të drogës në Kroaci, sipas të gjitha gjasave janë sukses i hetimeve dhe burgosjeve në Serbi, në të cilat pjesërisht është zbuluar edhe pjesa kroate e kontrabandistëve të cilët kryesisht u shfaqën gjatë kohës së luftës. Vëllazëritë mafioze të farkuara në luftë mbahen mirë edhe në paqë, sepse, si duket, janë më të organizuara dhe të lidhura mes tyre nga ata që do të duhej t'i pengojnë punët e tyre kriminale.