BE-ja mori misionin e ri ushtarak nga ana e NATO-s
Misioni "Konkordia" do të zgjasë gjashtë muaj Solana dhe Roberston deklaruan në Shkup se kjo paraqet një kapitull të ri në sigurinë evropiane, pasi ndërrimi i komandës paraqet vazhdimësi të bashkëpunimit ndërmjet BE-së dhe NATO-s. Ndërkaq, kryetyari i Maqedonisë,Borisë Trajkovski në këtë rast tha se me dorëzimin e NATO misionit forcave të unionit evropian, Evropa hyn në fazën e re të realizimit të sigurisë evropiane dhe të identitetit mbrojtës dhe politikës evropiane në praktikë.
AIM Junior Shkup, 16.04.2003
Bashkimi Evropian sot për herë të parë në historinë e ekzistimit të saj filloi një operacion ushtarak, "Harmonia" në Maqedoni, e cila zëvendësoi misionin e deritanishëm të NATO-s "Harmonia aleate". "Me dorëzimin e misionit të NATO-s në duar të misionit të BE-së, hapet një kapitull i ri në sigurinë evropiane", deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, lordi Xhorxh Robertson. Pranim- dorëzimi, tha Robertson, është një vazhdimësi e bazuar ndërmjet lidhjeve të reja institucioanale ndërmjet BE-së dhe NATO-s. Bashkimi Evropian do ta vazhdojë punën e filluar nga NATO-ja, tha Robertson. Ai shtoi se Aleanca mbetet e angazhuar në dhënien e përkrahjes për trupat e BE-së. "Tri operacionet e NATO-s ishin tri suksese në Maqedoni. Situata e sigurisë është përmirësuar në mënyrë progresive. Kjo ka qenë një përpjekje e përbashkët e zakonshme e organizatave ndërkombëtare, qeverisë dhe popullit dhe një nderim, vullnet i mirë i të gjitha bashkësive", u shpreh sekretari i NATO-s. "Havier Solana dhe unë kemi qenë një ekip duke punuar në ruajtjen e paqes këtu", tha Robertson.
Sipas BE-së, misioni "Harmonia" ka për qëllim që të japë kontribut të mëtejshëm për stabilizimin e këtij vendi, i cili është një parakusht për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit. "Qëllimi i misionit është që BE-ja të kontribuojë në vetësigurimin e një stabiliteti të përhershëm dhe kështu që të mos ketë më nevojë për prani ndërkombëtare ushtarake", deklaroi Solana pas mbërritjes në Shkup. "Prania ushtarake e BE-së vjen edhe për t'i çmuar lartë arritjet e NATo-s në aspektin e sigurisë. Kjo do të kontribuojë që të kemi një rreth të qëndrueshëm dhe t'i mundësojë qeverisë që të implementojë Marrëveshjen e Ohrit, reformat e tjera ekonomike dhe ta afrojë vendin me BE-në", u shpreh Solana.
"Ndërrimi i kompetencave nga NATO-ja te BE-ja për operacionin në terren, është një demonstrim i rëndësishëm për partneritetin tonë të përforcuar. Për dy organizatat tona porosia kyçe është: BE-ja vjen NATO-ja shkon, por duke punuar së bashku ne jemi më të fortë. Partneriteti me Bashkimin Evropian është duke u forcuar. Kjo ditë shënon fillimin e një faze të re në relacionet tona", tha Solana
Pas takimit me presidentin maqedonas, z. Solana tha se qëllimi kryesor i marrjes së misionit të NATO-s në Maqedoni nga ana e Forcave të Bashkimit Evropian për ndërhyrje të shpejtë është që të ndërtohen marrëdhënie më solide. Kjo, tha Solana, paraqet edhe një hap të rëndësishëm për Maqedoninë.
Ndërkaq, kryetyari i Maqedonisë,Borisë Trajkovski në këtë rast tha se me dorëzimin e NATO misionit forcave të unionit evropian, Evropa hyn në fazën e re të realizimit të sigurisë evropiane dhe të identitetit mbrojtës dhe politikës evropiane në praktikë. "Nga përvoja ndihmëse më mirë mund ta përforcojmë sigurinë dhe stabilitetitn, demokracinë dhe prosperitetin vetëm përmes përpjekjeve të përbashkëta. Prania e forcave të unionit evropian në Maqedoni paraqet edhe një shenjë se ne të gjithë i takojmë bashkësisë të vlerave të përbashkëta të demokracisë, sundimit të drejtësisë dhe të ekonomisë së tregut.në këtë kontekst arritja e forcave të UE-së në Maqedoni për mua simbolizojnë tre gjëra :e para është se ky mision do ti përkrah përpjekjet tona për forcimin e kapacitetit tonë me qëllim që të jemi në pozitë që vet të sigurojmë paqë dhe stabilitet afatgjatë. Si qështje e dytë është besimi që e kemi ndaj Unionit Evropian dhe si qështje e tretë është ambicja e vendit që të vë marrëdhënie më të afërta me unionin Evropian në të gjitha lëmitë.Ambicja jonë është anëtare në Union dhe në këtë mision si dhe tentimet tona të përbashkëta për forcimin e stabilitetit e cila është një hap përpara, tha Trajkovski.
Është paralajmëruar se në kuadër të misionit paqësor "Konkordia" do të zbatohen detyra të ngjashme siç kishte edhe NATO-ja. Përfaqësuesit e evroforcave paralajmëruan se ndryshim do të ketë në rritjen e numrit të ekipeve për vëzhgim të 22, në vend të 18 ekipeve sa kishte deri tani.
Misioni ushtarak i BE-së "Harmonia" do të ketë 350 ushtarë nga 27 vende, përfshirë këtu edhe vendet që janë anëtare të NATO-s dhe që nuk janë anëtare të BE-së dhe vendet e ardhme anëtare të BE-së, si Turqia, Kanada, Norvegjia, Islanda, Sllovenia etj.
Misioni do të drejtohet nga komandanti francez Pjer Maral, i cili do të qëndrojë në Maqedoni. Franca, e cila ka numrin më të madh të ushtarëve në këtë mision, do të ketë 60 oficerë ndërlidhës në Shtabin e BE-së dhe qindra ushtarë në 22 ekipe për lidhje, të cilët do të jenë nëpër terrenet paskonfliktuoze në Maqedoni.
Forcat e BE-së do të përdorin kapacitetet e NATO-s, për të cilën është arritur marrëveshja ndërmjet BE-së dhe Aleancës. Për këtë qëllim, BE-ja për komandant të misionit në Maqedoni ka emëruar admiralin Rajner Fejst, i cili njëkohësisht është edhe komandant suprem i NATO-s për Evropë.
Shpënzimet e misionit nuk do të paguhen nga Komisioni Evropian, por nga vetë vendet të cilët do të kenë ushtarë në këtë mision, ndërsa për pajisjet, infrastrukturën dhe shërbimet mendihet se do të shpenzohen rreth 6. 2 milionë euro.
Në rast rreziku, ushtarët e BE-së do të mund të tërhiqen nga helikopterët "Çinuk", ndërsa na rastet më të vështira thuhet se do të kërkohet ndihma nga trupat e KFOR-it në Maqedoni dhe në Kosovë.
Taibe BELULI