Tretja e pakicave nacionale në Kroaci
KROACIA:Zoran Daskaloviq
Sipas hulumtimeve për shkallën e dashjes ndaj jokroatëve, të cilat kah fundi i vitit të kaluar në bazë të modelit të njëmijë të anketuarve e zhvilloi GfK Qendra për hulumtime, çdo i katërti qytetar i moshës madhore të Kroacisë, serbët do t'i kishte përzënë nga shteti, kurse çdo i shtati të njëjtën gjë do t'ua kishte bërë malazezëve dhe boshnjakëve. Diç më mirë do të kishin kaluar sllovenët, të cilët çdo i dhjeti i anketuar do t'i kishte shutuar nga Kroacia. Hulumtimi është zhvilluar sipas metodës Bogardus me anën e së sëcilës nga të anketuarit kërkohej që njërin nga shtatë të afërmit (nga më i larti "antar i familjes / bashkëshort"e deri te më i ulti " do ta kishte përzënë nga shteti") të caktonin qëndrimin e tyre ndaj pakicave nacionale. Mezatarja është se gjithësejt dhjetë përqind të të anketuarve nuk do të kishin patur asgjë kundër që të jenë në afërsi familjare me ndonjërin nga pjesëtarët e pakicave nacionale. Lidhur me këtë më të dëshiruar janë sllovenët, sepse 15 përqind të të anketuarve do të kishin hyrë në marrëdhënie martesore me sllovenët. Afërsia mezatare me malazezët dhe boshnjakët u shpreh në kualifikimet sipas të cilave më së miri do t'i kishin parë si "vizitorë të Kroacisë", derisa çdo i dhjeti kroat serbin do ta kishte pranuar si "mikun personal", 8 përqind si shok të punës, kurse 4 përqind si fqi të lagjes.
Shkalla e jotolerancës ndaj pakicave nacionale ndryshon sipas rajoneve: shkalla më e lartë është shënuar në Dallmaci dhe Sllavoni, kurse më e ulta në Istër, Primorje dhe Gorski Kotar. Në Dallmaci 44 përqind të të anketuarve nuk dëshirojnë që serbët të jetojnë në Kroaci, 35 përqind boshnjakët, 30 përqind malazezët, kurse 15 përqind sllovenët. Në Sllavoni serbët janë të padëshiruar për 35 përqind të të anketuarve, malazezët për 20 përqind, boshnjakët për 13 përqind, kurse sllovenët për 5 përqind. Në Istri, Primorje dhe Gorski kotar, serbet nuk i duan vetëm 7 përqind e të anketuarve, boshnjakët dhe malazezët 6 përqind, kurse sllovenët 4 përqind. Në Zagreb dhe rrethinën e tij 18 përqind nga të anketuarit ndjejnë antipati ndaj serbëve, 14 përqind ndaj boshnjakëve, 13 përqind ndaj malazezëve, kurse 9 përqind ndaj sllovenëve. Dallimet sipas rajoneve ekspertët i spiegojnë në radhë të parë në lidhje me atë se sa ato rajone i ka përfshirë lufta, kështu që meqë Sllovenia dhe Dallmacia ishin më të goditura nga lufta konstatojnë se shkaku i luftës është me ndikesë kryesore për jotolerancën ndaj pakicave të rajoneve të përmendura. Mirëpo, krahas luftës dhe tërë asaj që ajo shkatërroi gjatë viteve të nëntëdhjeta, rezultatet e hulumtimit dhe shkalla tejet e lartë e jotolerancës ndaj pakicave nacionale kanë befasuar një numër të madh kroatësh dhe kjo shkon deri atje sa është paraqitur dyshim në vërtetësinë dhe objektivitetin e anketuesve, edhe pse bëhet fjalë për një institucion me renome. Ata ekspertë dhe punëtorë të dalluar shoqërorë, të cilët nuk dyshojnë në rezultatet e hulumtimit dhe të cilët shkalla e jotolerancës nuk i ka befasuar, që në fillim konstatojnë se si një gjendje e këtillë e vetëdijes edhe gjatë kohë do t'i rëndojë kroatët dhe kjo do të ndikojë dukshëm në proceset e përgjithshme shoqërore dhe në perspektivën e tyre.
Rezultatet e hulumtimit u publikuan menjëherë pas miratimit të Ligjit të ri kushtetues për të drejtat e pakicave nacionale në Saborin e Kroacisë. Meqënëse për miratimin e tij ishte e nevoshme shumica e dy të tretës parlamentare, krahas presionit të bashkësisë ndërrajoneëtare dhe kërkesave të përfaqësuesve të pakicave nacionale, përpunimi dhe sjellja e tij edhe pas ndërrimit të regjimit të Tugjmanit zgjati pothuaj tre vjet dhe me vështirësi të madhe arriti në parlament deri te votimi përfundimtar. Me miratimin e Ligjit të ri kushtetues për të drejtat e pakicave nacionale në Kroaci u mbyll rrethi i cili filloi kah mbarimi i vitit 1991, kur u soll ligji i parë kushtetues për të drejtat dhe liritë e njeriut dhe të drejtat e bashkësive etnike dhe nacionale ose pakicave, i cili ishte njëri nga kushtet kryesore për njohjen ndërrajoneëtare të Kroacisë. Kroacisë atë kohë, ashtu si edhe shteteve të tjera të cilat u formuan në sipërfaqen e ish RFSJ së, po ai shtet federativ i la në trashigim një shkallë relative të lartë të mbrojtjes të të drejtave kolektive të pakicave ( e drejta e shkollimit në gjuhën amtare dhe e shkrimit të vet në të gjitha shkallët e shkollimit, e drejta e përdorimit zyrtar të gjuhës amtare, mundësi të shumëllojshme të ruatjes së identitet etnik, gjuhësor dhe fetar dhe institucioni i përfaqësimit politik të interesit pakicor) Kroacia të gjitha këto të drejta të siguruara i pranoi dhe , përveç se me pakicën italiane, gjatë gjithë viteve të kaluara nuk kishte probleme serioze në marrëdhëniet me pakicat tjera. Problemi, ndërkaq, lindi me "pakicat e reja", gjegjësisht me përfaqësuesit e atyre popujve të cilët në ish RFSJ ishin popuj konstituitiv, dhe sidomos me serbët e Kroacisë të cilët në kohën e Kroacisë Sscialiste kishin statusin e popullit sovran.
Duke qënë se Kroacia me Kushtetutën e re është definuar si "shtet nacional i popullit kroat dhe shtet i pjesëtarëve të popujve të tjerë dhe pakicave", është shprehur dhe theksuar qartë se cili popull është bartës i sovranitetit shtetror, gjegjësisht shtetformues dhe cilët janë të tjerët. Një pjesë e serbve të Kroacisë kundërshtoi një definim të tillë kushtetues të Kroacisë, kështu që krahas asaj dhe ndikesës së bashkësisë ndërrajoneëtare, në vigjiljen e njohjes së vet ndërrajoneëtare, Kroacia solli Ligjin kushtetues me të cilin u definuan të drejtat dhe liritë e pakicave. Në tre krerët e Ligjit kushtetues janë definuar të drejtat e njeriut pjesëtar i pakicës, kështu që u institucionalizua e drejta për autonomi kulturore ( barazia, përparimi i përgjithshëm, e drejta për vetëorganizim për të mbrojtur interesat etnike, bashkëpunimi me shtetet amë, e drejta për mosdiskriminim, për identitet, kulturë, febesim, përdorim publik dhe privat të gjuhës dhe shkrimit, disponim dhe shpalosje të simboleve rajoneëtare, shkrim dygjuhësor i toponimeve të venbanimeve dhe komunave, është definuar edhe korniza për edukimin dhe shkollimin e fëmijëve të pjesëtarëve të pakicave). Në kreun e katërt të Ligjit kushtetues është përpunuar e drejta e pjesëmarrjes së përfaqësuesve të pakicave në organet përfaqësuese dhe organet tjera të pushtetit, gjatë së cilës është caktuar se ajo bashkësi nacionale e cila me më tepër se 8 përqind merr pjesë në numrin e përgjithshëm të banorëve të Kroacisë ka të drejtë të përfaqësimit proporcional në përbërjen e Saborit dhe Qeverisë së RK, gjegjësisht në organet sipërore të pushtetit gjyqësor. Në ato krahina në të cilat pjesëtarët e pakicave janë më tepër se gjysma e banorëve të atij vendi kanë fituar të drejtën e autonomisë territoriale, kështu që edhe me Ligjin kushtetues është rregulluar statusi apo pozita e dy rretheve (kotar) dhe më shumë komuna me status special, sepse në ato vende serbët përbëjnë më shumë se gjysmën e banorëve. Mirëpo edhe kjo një pjesë të serbve të Kroacisë nuk i pengoi që të ngriten në kryengritje të armatosur dhe të tentojnë që me dhunë të shkëpusin disa pjesë të territorit të Kroacisë dhe t'ia bashkangjisin shtetit të tyre amë.
Mirëpo, nga ana tjetër, pas definimit të cenzusit prej 8 përqind, si kusht që ndonjëra nga pakicat nacionale të ketë të drejtë për autonomi territoriale dhe përfaqësim proporcional në organet e pushtetit, u bë e qartë se se nëse serbët e revoltuar do të humbnin luftën dhe nëse në numër më të madh do të largoheshin nga Kroacia, ata do të ngelnin pa ato të drejta. Kjo ndodhi ashtu siç supozohej. Në periudhën prej vitit 1991 deri nw vitin 2001, kur u mbajtën regjistrimet e popullsisë, në Kroaci u përgjysmua dukshëm numri i pjesëtarëve të pakicave nacionale, kështu që sot ata nuk përbëjnë më shumë se dhjetë përqind të popullsisë së përgjithshme. Në vend të një të katërtës sa ishin në vitin 1991. nga 581 mijë serbë, sa ishin në regjistrimin e vitit 1991, sot në Kroaci kanë ngelur 201 mijë, gjegjësisht nga 12,2 përqind të pjesëmarrjes në numrin e përgjithshëm të banorëve, ranë në 5 përqind. U përgjysmua edhe numri i boshnjakëve dhe nga 43.000 ra në 20.000, nga 0,9 përqind në 0,47 përqind; edhe sllovenët janë më pak, 13 mijë në krahasim të mbi 22 mijëve; malazezët më parë ishin 9.700, kurse sot janë 4.900; maqedonasit ishin 6280, kurse sot janë 4270, italianët janë më pak për afër dy mijë dhe tani numrojnë 19.636. Është rritur vetëm numri i romëve, të cilët tani në Kroaci janë 9463, kurse në vitin 1991 ishin 6695.
Pas përfundimit të luftës dhe çlirimit të tërë sipërfaqes kroate, parlamenti kroat i suspendoi vendimet e Gjyqit kushtetues me të cilin krahinat me popullsi shumicë serbe kishin status special, gjegjësisht ato nene me të cilët serbve të Kroacisë u ishte dhënë e drejtë e përfaqësimit proporcional në organet e pushtetit, sepse me të drejtë u konstatua se numri i serbve në Kroaci tani nuk e kalonte përqindjen prej 8 përqind. Regjistrimi i popullsisë së vitit 2001 e vërtetoi këtë supozim. Mirëpo në vend të neneve të suspenduara të Ligjit kushtetues, ndihej nevoja që të ofroheshin rregulla të reja ligjore, sidomos për ato të drejta që ishin ndërprerë krejtësisht, madje edhe ato që nuk mund të ndërpriteshin siç ishte rasti me përfaqësimin proporcional në organet e pushtetit lokal dhe regjional në të cilët serbët ende marrin pjesë në numër të konsiderueshëm në strukturën e popullsisë, dhe që në disa vende ende janë banorë shumicë. Krahas kësaj, bashkësia ndërrajoneëtare lidhur me këtë ende insistonte në pakon e kërkesave që të krijoheshin kushte për kthimin më të dukshëm të të gjithë serbëve të ikur dhe të përzënë që kishin dëshirë të kthehen, gjë e cila poashtu, krahas tjerave, nënkuptonte edhe kthimin e pronës, rindërtimin e shtëpive të rrënuara nga lufta, rregullimi i të drejtës strehimore etj. Lidhur me këtë rezistenca në Kroaci është e madhe, gjë që shihet , veç tjerave, edhe nga rezultatet e hulumtimit për gjendjen e tolerancës shoqërore ndaj jokroatëve, sidomos ndaj serbëve.
Pas aprovimit të paradokohëshëm të Ligjit të ri kushtetues për të drejtat e pakicave nacionale, përfundimisht u formua korniza kushtetuese-juridike sipas së cilës së paku një pjesë e të drejtave pakicore të suprimuara të mund të konsumohen sërish, më së pari në aspektin politik, gjë që nuk do të thotë se pas një kohe të konsiderueshme nuk do të pasojë edhe përmirësimi i kushteve socio-ekonomike, kulturore dhe të tjera për realizimin e interesave pakicore, sepse realizimi i tyre më së shumti varet nga zhvillimi i përgjithshëm i Kroacisë. Jotoleranca ndaj pakicave, e cila te populli shumicë në fillim u përqëndrua ndaj pjesëtarëve të atyre pakicave bashrajoneasit e të cilëve jo fort moti kishin luftuar kundër kroatëve (serbët, malazezët, boshnjakët), por e cila u zgjerua edhe te popujt tjerë pakicë, pa dyshim se për një periudhë të gjatë do të ngushtësojë realizimin e të drejtave të cilat me Ligjin kushtetues u janë njohurr pakicave, nga të drejtat themelore të njeriut dhe atyreve nacionale, autonomisë kulturore dhe deri te e drejta për përfaqësim politik në të gjitha instancat e pushtetit. Numri gjithnjë më i madh i shoqatave dhe organizatave të pakicave nacionale, aq sa vërteton se është krijuar korniza për shtuarjen e interesave nacionale të pakicave, po aq bindshëm dëshmon edhe për shkurtimin dhe paksimin e tyre, kështu që pjesëtarët e pakicave janë të detyruar që të organizohen sa më mirë me qëllim që atë që është shkruar në letër të mund ta gëzojnë edhe në jetë. Pyetja se sa vallë do të ngelin të getoizuar në bashkësitë dhe organizatat e veta do të varet nga ajo se sa për sa kohë do të filloj të zbutet shkalla e jotolerancës ndaj pakicave te populli shumicë. Në të kundërtën, deri në regjistrimin e ardhshëm të popullsisë popujt pakicë do të pakësohen gjithnjë më shumë, duke u shndërruar në pakica ende më të vogla dhe më minore.