Në kërkim të standardeve evropiane

MALI I ZI:

Veselko Koprivica

Mali i Zi, zyrtarisht, nuk ka pakica nacionale përveç se në - Kushtetutë. Partitë parlamentare në shtatorin e vitit 1997 u pajtuan që në vend të atij termi kushtetues të përdoret termi populli pakicë. Me këtë nënkuptohen popujt që në kohën e ish RSFJ kishin statusin e popullit konstituitiv ose shtetformues si : myslimanët, shqiptarët dhe kroatët. Nga koha e përdorimit të nocionit populli pakicë, në vendimet qeveritare nuk vihet në ankand se cila popullatë i takon "shumicës" ose "pakicës".

Romët janë grup etnik. Sipas të dhënave të qendrës për punë sociale romët janë afër 21.000, ose madje 6,5 herë më shumë se sa në regjistrimin e vitit 1991. Shtuarja shumëfishe e tyre është pasojë e numrit të madh të romëve të ikur nga Kosova.

Mali i Zi është atdheu edhe i nja 18 grupeve të tjera nacionale dhe etnike. Dhe struktura etnike e popullsisë së tij sipas regjistrimit të vitit 1991 jep këtë pasqyrë: Malazezë janë 61,8 përqind, myslimanë 14,57 përqind, serbë 9,34, shqiptarë 6,57, romë 0,53 dhe kroatë një përqind. Sipas vlerësimeve demografike Mali i Zi tani ka rreth 720.000 banorë. Supozohet se me ardhjen e të ikurve, të cilët tani janë afër 45.000 ( madje 6 përqind të popullsisë së përgjithshme), struktura nacionale ka pësuar ndryshime të dukshme vetëm në favor të serbve, shqiptarëve dhe romëve.

Të drejtat e pakicave janë temë e shpeshtë diskutimi në skenën politike në kuadër të diskutimeve dhe shqyrtimeve shkencore, por edhe në mesin e qytetarëve. Mendimet për kualitetin e mbrojtjes së të drejtave të këtilla shpesh janë të polarizuara. skajshëm. Mbisundojnë vlerësimet e karakterit politik me ngjyrosje të tepërt partiake. Nga njëra anë mohoet çfarëdoqoftë përparimi të gjendjes së popujve pakicë në raport me gjendjen e demokracisë paraparlamentare, kurse në anën tjetër gjendja e tyre pozicionohet në mënyrë apologjetike. Kësaj çështjeje i qasen nga kënde të ndryshme jo vetëm popujt pakicë, por edhe vetë populli shumicë malazez. Që të fitohet një pasqyrë reale dhe objektive për këtë çështje, duhet të theksojmë se të drejtat themelore të njeriut u janë rrezikuar edhe malazezëve, të cilët i takojnë të ashtuquajturit populli shumicë. Gjatë ditëve të kaluara, në jehun e e formulimit të dokumentit kushtetues, madje edhe pjesëmarrësit e punës përfundimtare të dokumentit kushtetues të shtetit të ri serbo-malazez mohuan rajonein malazez (" Malazezët janë pjellë e jezuitëve"), është deklarata kjo e Dragan Joçiqit, anëtarit të komisionit dhe i Partisë Demokratike Serbe të Koshtunicës. Kisha ortodokse malazeze, e cila ka autoqefalinë e saj disashekullore dhe që përfshinë disa dhjetra mijë besimtarë, shpallet poashtu si sektë, kurse kandidati për kryetar, Filip Vujanoviq, para vetë rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale konstatoi se në Mal të Zi ekziston vetëm kisha ortodokse serbe!

Megjithatë, sipas raporteve të organizatave vendore dhe të jashtme, rrezikimi i të drejtave të popujve pakicë në Mal të Zi nuk është i vërtetë. Duke bërë një vështrim për kohën e luftës në ish RFSJ, Milo Gjukanoviq, kryetari i atëhershëm i Malit të Zi, dha këtë vlerësim: "Kur tërë bota dyshonin se nuk ishte e mundshme të arrihet deri te marrëdhëniet e harmonishme ndërnacionale në cilëndno pjesë të këtij rajoni, në Mal të Zi treguam se mund të jemi oaza e demokracisë multietnike dhe të zhdukim atë errësirë që ishte letërnjohtim i Ballkanit.

Popujt pakicë megjithatë nuk janë të kënaqur me pozitën e tyre. Vërejtjet më të shumta vijnë nga shqiptarët, myslimanët dhe boshnjakët dhe kjo më së shpeshti për shkak të participimit joadekaut në pushtet. Por viteve të fundit gjendja shkon kah përmirësimi. Myslimanët dhe boshnjakët aktualisht në pushtetin republikan kanë nga një nënkryetar të parlamentit dhe të qeverisë, kurse shqiptarët kanë ministrin për popujt pakicë. Të gjithë kanë edhe një numër jo të vogël ndihmësish dhe këshilltarësh nëpër ministritë e ndryshme. Me qëllim që t'u afrohet standardeve evropiane, Kuvendi i Malit të Zi në shtatorin e vitit të kaluar vendosi që të sjellë ligjin për përfaqësimin adekuat të popujve pakicë në parlamentin republikan. Kjo punë duhet të përfundojë deri në fundin e marsit të këtij viti, në konsultim me ekspertët e OSEB-së dhe SHBA-ve.

Duke u bazuar në përvojat evropiane, gjegjësisht në standardet të cilat mundësojnë jetë stabile në mjediset multinacionale, zëdhënësi i Unionit Demokratik të Shqiptarëve, Ferhat Dinosha, ka mjaft kohë që po përqëndrohet në atë që në Malin e Zi "autonomia personale" për shqiptarët do të ishte " zgjidhje më kualitative". Dinosha shpesh herë ka përsëritur atë se partitë nacionale shqiptare dëshirojnë që me mjete demokratike të arrijnë deri te përfaqësuesit autentikë në parlamentin malazez.. "Dëshirojmë pozitën e cila do të thotë subjektivizim nacional i shqiptarëve, gjegjësisht të jemi partnerë të barabartë. Nëse nuk je subjekt atëherë nuk mund të jeshë as partner", thekson Dinosha. Duke theksuar se shqiptarët nuk duhet të jenë të varur nga ndryshimet e pushtetit në Mal të Zi, Dinosha paralajmëron edhe atë se statusi apo pozita e shqiptarëve nuk guxon të rrezikojë integritetin territorial të Malit të Zi. Mirëpo idea e tij për statusin special të shqiptarëve nuk ka përkrahje aq të fortë as në mesin e shqiptarëve. Këta me të drejtë frikësohen se kjo zgjidhje do t'i shpinte kah getoizimi nacional dhe vetëizolimi. Para do kohe edhe pesë organizata joqeveritare të Malit të Zi - Shtëpia e qytetarëve, Parlamenti i të rinjve të Malit të Zi, Qendra e Bokelit për tolerancë, Qendra mediale e grave dhe Qendra Kulturore e Studentëve - u drejtuan apel partive politike që të mbajnë llogari për përfaqësimin e popujve pakicë me qëllim të zgjidhjes së suksesshme të problemeve të tyre. Edhe disponimi i mbarë opinionit malazez është orientuar poashtu në këtë drejtim. Me këtë pajtohen, gjykuar sipas asaj që u dëgjua në tubimet e tyre promotive në vigjilje të zgjedhjeve parlamentare në tetorin e vitit të kaluar, edhe partitë projugosllave të Malit të Zi.

Para fillimit të zgjedhjeve parlamentare të fundit, përfaqësuesit e partive shqiptare kërkuan që shqiptarëve t'u lejohej e drejta e dyfishtë e votimit, gjegjësisht të votojnë për partinë e nivelit shtetror dhe për partitë e veta nacionale, me qëllim që t' u lehtësohej mundësia për pjesëmarrje në pushtet. Mirëpo në parlament mbisundoi qëndrimi tjetër me arësyetim se një të drejtë të tillë mund të kërkonin edhe popujt tjerë pakicë, gjë që do të shkaktonte kaos politik. Megjithatë për partitë nacionale shqiptare ( Bashkimin Demokratik të Shqiptarëve dhe Lidhjen Demokratike) u caktua cenzusi zgjedhor.

Kryetari i Lidhjes Demokratike, Mehmet Bardhi, vlerëson se shqiptarët e Malit të Zi, si vendas të lashtë, ende janë peng i politikës së pushtetit i cili ende nuk i ka definuar në mënyrë të qartë interesat nacionale dhe shtetrore dhe statusin e popujve pakicë. " Prandaj në sferën e politikës globale meriton prioritet definimi i statusit shtetroro-juridik i Malit të Zi dhe brenda saj pozita dhe të drejtat e popujve pakicë, sepse gjendja aktuale është e papranueshme dhe pengesë për proceset demokratike", thot Bardhi, krahas pohimit se statusi shtetroro-juridik i Malit të Zi nuk do të rregullohej në mënyrë të kënaqshme as me Marrëveshjen e Beogradit. "Shqiptarët interesat dhe të drejtat e veta do të mund t'i realizojnë më së miri nëpërmjet partive të veta nacionale", mendon Bardhi.

Mali i Zi konceptin e shtetit qytetar, si zgjidhje më optimale për bashkësinë demokratike shumënacionale, e ka inaguruar edhe me Kushtetutën e vet. Me anë të saj pakicave nacionale u janë garantuar të drejtat sikurse në të gjitha shtetet e qytetruara. Por sa janë të afërta normat kushtetuese me jetën e përditshme më mirë tregon një hulumtim i vitit të kaluar, i përgatitur për nevojat e Këshillit republikan për mbrojtjen e të drejtave të grupeve nacionale dhe etnike.

Pasqyra e përgjithshme e rezultateve të këtij hulumtimi është relativisht e kënaqëshme. Vetëm një e treta e të anketuarve - pjesëtarë të popujve pakicë (34.82 përqind) shprehet se u janë rrezikuar disa nga të drejtat kryesore të njeriut. Në mesin e tyre më të shumtë janë shqiptarët - katolikë (76.67 përqind), më të paktë janë boshnjakët myslimanë (13.04). Po të bëjmë pasqyrën sipas qyteteve, në listën e më të rrezikuarve është Cetinja, sepse romët e këtij qyteti deklaruan se janë plotësisht të rrezikuar. Qindpërqind. Plevla (56,41), Bari (5)), Ulqini (49,50), Podgorica (48,82) dhe Nikshiqi (36,84 përqind) Më e mirë është gjendja në Tivar, Kotor, Rozhaj dhe Bjelo Polje.

Cilat janë ato të drejta, sipas këtij hulumtimi, që u janë më të rrezikuara?

Renditja është e këtillë: e drejta e lirisë (23,40 përqind), e drejta për gjykim të ndershëm dhe të pavarur (12,45%), e drejta e jetesës (11,32), e drejta e shprehjes (10,57), e drejta e respektimit të jetës private dhe familjare (7,55), pastaj liria e mendimit, vetëdijes dhe besimit (6,42 përqind). Si forma më të shpeshta të rrezikimit të "të drejtave të tjera" të anketuarit kanë veçuar cënimin e të drejtës për punë, përcaktim nacional (boshnjakët) dhe për pjesëmarrje në jetën politike.

Të anketuarit me përqindje të lartë vlerësojnë se në Mal të Zi kryesisht janë krijuar kushte të volitshme politike, normative dhe pjesërisht edhe institucionale për afirmimin e kulturës së vetë. Një qëndrim të tillë kanë shprehur 70,73 përqind të të anketuarve.Kroatët janë më së paku të pakënaqur me kushtet për zhvillimin e kulturës së vet, edhe pse hulumtimi tregoi se vetëm 4,65 përqind të anketuarve vërtetë janë të kënaqur me përmbajtjet e programeve shkollore nga lënda e historisë, gjegjësisht 11,63 nga lënda e letërsisë. Shqiptarët e konfesionit islam në një përqindje dukshëm më të lartë se ata të konfesionit katolikë janë të pakënaqur me përdorimin e gjuhës amtare dhe me kushtet për përparimin e kulturës rajoneëtare (42,76 :13,33%). Trendi i rënies së përgjigjeve pozitive është në korelacion të barabartë me nivelin arsimor, gjegjësisht më të pakënaqur janë ata me përgatitje të lartë dhe përgatitje profesionale univerzitare.

Bazuar në këto hulumtime dhe anketime qytetet Kotor dhe Bjelo Polje mund të mburren si shembuj të zhvillimit të harmonisë ndërnacionale dhe të respektimit të ndërsjellë kur bëhet fjalë për kulturat e popujve pakicë dhe për përdorimin e gjuhës amtare. Madje 89,43 përqind e të anketuarve vlerësojnë se lirisht mund të përdorin gjuhën e vet amtare. Në mesin e atyreve që kanë qëndrim të kundërt shumica janë shqiptarët e konfesionit islam (23,34 përqind). Është interesant të theksohet se në Ulqin, ku jeton shumica shqiptare, vetëm 0,99 përqind e të anketuarve mendojnë se u është rrezikuar e drejta e përdorimit të gjuhës amtare dhe shprehja e lirë e përkatësisë nacionale dhe fetare.

Në vendet ku shumica e popullsisë janë shqiptarë këta kanë të drejtë që arsimin fillor dhe të mesëm ta realizojnë në gjuhën e vetë. Planifikohet edhe themelimi i studimeve në gjuhën shqipe. Është arritur përparim i dukshëm edhe në informimin në gjuhën shqipe. Në radiotelevizionin shtetror malazez për çdo ditë emitohen emisione informative në gjuhën shqipe, ashtu sikurse edhe në disa radiostacione lokale. Në Tuz, krahas Podgoricës, ku kryesisht jetojnë shqiptarët, ka dy vjet që eksiston Radiotelevizioni privat me program në gjuhën shqipe, kurse në Podgoricë botohet edhe gazetë javore në shqip.

Para pesë vjetësh në Podgoricë u themelua Matica musliamne qëllimi kryesor i sëcilës është që të studiojë dhe mbrojë trashigimitë kulturore të popullit musliman. Prej para dy vitesh në Podgoricë vepron edhe Shoqata "Almanah" e cila tubon intelektualët muslimanë / boshnjakët. Ajo boton revistën me të njëjtin emër, për kulturë dhe shkencë dhe veprat e shkrimtarëve të nacionalitetit musliman.

Kuptohet, edhe në Mal të Zi ka patur tentime që të prishen marrëdhëniet tradicionalisht të mira ndërnacionale dhe ndërkonfesionale. Në këtë drejtim kanë punuar sidomos mediat proserbe në Mal të Zi si "Dan" dhe "Glas crnogoraca" me ndihmën logjistike të mediave të Beogradit. Gjatë dy viteve të kaluara, për shembull, gjatë kohë i kanë nxehur tensionet ndërnacionale duke paralajmëruar se shqiptarët në veri të Malit të Zi, në bashkëpunim me bashkërajoneësit e tyre në Kosovë dhe në Shqipëri, kinse përgatiteshin për kryengritje të armatosur dhe për shkëputjen e komunave në të ciat janë shumicë.

Mirëpo u konstatua se ato ishin dezinformata klasike dhe manipulim i kotë me opinionin publik. Këtë e vërtetoi edhe anketimi i sipërpërmendur për marrëdhëniet me fqinjët ndërmjet pjesëtarëve të rajoneeve dhe konfesioneve të ndryshme. Radikalizmi në qëndrimet ndaj rajoneeve të tjera, mosdurimi fetar, stereotipet dhe paragjykimet fetare në Mal të Zi janë mjaft të rralla. Kështu, p.sh. 79,95 përqind e të anketuarve nuk ka përjetuar asnjë lloj fyerje dhe mospërfilljeje apo nënçmimi në baza nacionale nga fqinjët e vetë të nacionalitetet ose fesë tjetër. Dhe nëse kjo dikur ka ndodhur, atëherë fjala ka qenë në përgjithësi për përdorim të fjalëve fyese dhe përshkrim të fajit historik të popujve të caktuar për atë që ka ndodhur dikur në të kaluarën jo të largët në këto hapsira. Më pak ofendime nga fqinjët kanë përjetuar romët, pastaj myslimanët - boshnjakë, myslimanët, shqiptarët katolikë, kroatët, kurse më së tepërmi shqiptarët e fesë islame.

Shkallë të lartë ofendimesh, sipas rezultateve të hulumtimeve, përjetojnë romët në Cetinjë dhe kroatët në Tivar, ndërsa diçka të tillë kurrë nuk kanë përjetuar ose kanë përjetuar në një përqindje të vogël romët në Nikshiq, Rozhaj dhe Kotor. Sipas kësaj ankete 81,25 përqind e myslimanëve treguan se kurrnjëherë nuk kishin përjetuar ndonjë fyerje në bazë nacionale ose fetare nga bashkëqytetarët e nacionalitetit tjetër, sikurse edhe 60,87 të myslimanëve- boshnjakë, 62,50 mysliamnëve - malazezë, 74,19 të boshnjakëve, 55 përqind të shqiptarëve katolikë, 42,76 përqind të shqiptarëve të fesë islame, 86,05 të kroatëve dhe 89,19 përqind e romëve.

Hulumtimi nxorri në pah edhe një dukuri tjetër interesante. Ruajtja e miqësisë dhe shoqërimit në mjedisin e pjesëtarëve të popullit të vet flet për mbylljen e tepruar dhe dukurinë e distancës etnike, sidomos në raport ndaj nacionalitetit shumicë - malazezëve. Kështu që vetëm 11,11 përqind e të anketuarve kanë marrëdhënie miqësore me malazezët, kurse 1,08 me serbët dhe 0,81 përqind me kroatët. Vërehet se në këtë aspekt muslimanët dallohen si kategori më pak e pranueshme, pastaj vijnë shqiptarët, gjë që është e kuptueshme nëse merret parasysh struktura nacionale e të anketuarve. Të gjithë të anketuarit tregojnë interesim dhe gadishmëri që të shoqerohen me përfaqësues të nacionalitetit të vet, derisa dëshirë dhe afinitet për t'u shoqëruar me të gjithë pjesëtarët e nacionaliteteve të tjera shprehën 11,68 përqind e të anketuarve. Është për t'u shënuar se 23,26 përqind nga kroatët e anketuar janë shprehur se nga aspekti i lidhjes së miqësive janë njësoj të rëndësishëm pjesëtarët e të gjitha bashkësive nacionale, deri sa 9,30 përqind prej tyre theksojnë se miqtë më të shumtë i kanë nga radhët e popullit të vet.

Një përqindje e madhe e të anketuarve distancohen nga malazezët si miq të mundshëm. Kështu boshnjakët nuk kanë miq nga malazezët, serbët, shqiptarët dhe kroatët, derisa të njëjtën gjë e vërtetojnë edhe kur bëhet fjalë për serbët edhe myslimanët- malazezë, boshnjakët dhe shqiptarët katolikë. 70,87 përqind e të anketuarve deklarojnë njëkohësisht se përpos ngjarjeve të furrishme të viteve të kaluara ende nuk i kanë prishur miqësitë e vjetra. Miqtë e vjetër për shkak të atyre ngjarjeve më së paku i kanë humbur shqiptarët katolikë, kurse më së shumti boshnjakët dhe kroatët. Shkaku më i shpeshtë për ndërprerjen apo prishjen e miqësive qëndron te partitë e ndryshme dhe përcaktimi ideologjik, gjegjësisht mostolerimi i kundërshtarëve dhe jonjëmendimtarëve politikë. Mirëpo, nga ana tjetër, besimet e ndryshme fetare apo konfesionale vetëm për 7,46 përqind të rasteve kanë ndikuar në prishjen e miqësive, gjë që tregon edhe për një fakt tjetër se Mali i Zi mirë e ka ruajtur tolerancën shumëshekullore konfesionale.

Popujt pakicë në hulumtimet e sipërpërmendura kanë shprehur shkallë të lartë të lidhjes dhe afërsisë ndaj Malit të Zi si ndaj atdheut të vet në të cilin më së miri munden dhe duhet të zgjedhin çeshtjet e veta statusore. Kjo është njëkohësisht njëra nga përgjigjet se pse ata e shikojnë me pesimizëm dokumentin kushtetutar të bashkësisë së re shtetrore serbo - malazeze. Ndihmësi i ministrit malazez për mbrojtjen e të drejtave të pjesëtarëve të grupeve nacionale dhe etnike, Sabahudin Deliq, shprehu para do kohe pakënaqësinë me trajtimin e pozitës së pakicave nacionale në Dokumentin Kushtetues të Serbisë dhe Malit të Zi, duke theksuar se për këtë ministria nuk e kishte konsultuar gjatë përgatitjes së tij. Fuad Nimani, kryetar i Unionit Demokratik të Shqiptarëve, thotë se Unionit nuk i intereson puna e Ministrisë për të drejtat e popujve pakicë në bashkësinë e re shtetrore të Serbisë dhe Malit të Zi.

Edhe Harun Haxhiq, kryetar i Unionit Internacional Demokratik, parti kjo nacionale e Boshnjakëve të Malit të Zi, deklaroi këto ditë se dokumenti i veçantë për mbrojtjen e të drejtave të popujve pakicë i zbret poshtë dhe i degradon popujt pakicë duke i shndëruar në qytetarë të rendit të dytë. " Del se serbet dhe malazezët sikurse patricët, nëse këtë e krahasojmë me Imperatorinë Romake, kanë dokumentin e vet, kushtetutën, si një akt më të fortë, derisa popujt pakicë, sikurse plebejët, kanë dokumentin e vet më pak të rëndësishëm". Po të gjykohet sipas bindjeve të mëhershme të autorëve të Dokumentit kushtetues dhe ekspertëve për të drejtat e njeriut, vlerësimet e këtij lloji janë si joreale. Ndërkaq rreth asaj se cili ka të drejtë dhe në mënyrë objektive dhe pa anime gjykon rreth kësaj do të tregojë vetë jeta në shtetin e ri Serbia dhe Mali i Zi.