Mosdurim i tmerrshëm ndaj pakicave

SERBIA:

Vesna Vujiq

Serbia do të kishte dëshiruar që sa më shpejt të hyjë në shoqërinë evropiane, por tani që ka bërë hapin drejt saj mund të qëlloj që shumë shtrenjtë të paguaj biletin e hyrjes. Krahas favorizimeve të shumta, distingu i kaltër me yjet e artë zgjeroi juridikcionin e Gjyqit Ndërrajoneëtar të Strazburgut edhe në këtë vend. Në qoftë se një ditë pozitivisht i zgjidh ankesat e shumta nga këto anë për shkak të thyerjeve të të drejtave të njeriut, arka shtetrore e Serbisë do të ishte më e zbrazur për disa miliona dollarë. Një pjesë e konsiderueshme e buxhetit do të shpenzohej pra për shkak të mosrespektimit të të drejtave nacionale dhe fetare.

Edhe pse pushteti i Opozitës Demokratike Serbe (DOS) përpiqet që raportet ndërnjerzore t'i vendos në nivelin "pa nxjerrje të revoleve", incidentet e shpeshta vërtetojnë se jotoleranca etnike dhe fetare është pjesë e ndërgjegjes së një numri të madh të njerëzve. Jo fort moti një grup "qytetarësh" pengoi klerikët dhe besimtarët e Kishës Anglikane që të shënonin Pashkët në Kishën Katedrale të Beogradit, edhepse ardhja ishte organizuar me bekimin e patrikut Pavle. Incidenti u shndërua në skandal diplomatik, sepse në mesin e besimtarëve ndodhej edhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Çarls Kraford. Policia që ishte e pranishme nuk reagoi fare. Po në të njëjtën kohë qytetarja me nënshtetësi kubaneze në një supermarket të porsaçelur të kryeqytetit u prit me "mirëseardhjen" me fjalët: " Ciganëve u ndalohet hyrja!". Viti i ri e pikëlloi edhe negren kanadeze, të cilën skinhedsat e sulmuan në qendër të Beogradit. Zyrtarët shtetror, në vend të urimeve për vitin e ri, ishin të detyruar të kërkojnë ndjesë.

Prokurori publik në asnjërin nga rastet e sipërshënuara nuk ndërmori asgjë. Prokuroria, në të vërtetë, ka më shumë vite që ka humbur shqisat për ngjarje të këtilla. Skinhedsat e qytetit pothuaj nuk lënë asnjë rast pa u llogaritur me romët, mirëpo edhe pushteti nuk ka aq mëshirë së paku kur bëhet fjalë për zgjidhjen e çështjeve ekzistenciale, sidomos ligjur me strehimin e tyre. Rastet e këtilla shpesh përfundojnë vetëm si ndonjë lajm në ndonjërin nga mediat informative. Organizatat e romëve nuk janë të afta që të luftojnë për të drejtat e anëtarëve të vetë, kështu që shpesh herë më ashpër reagojnë organizatat joqeveritare me ndikesë, Fondi për të drejtat humanitare dhe Komiteti i Helsinkut.

Serbia me kushtetutë është emruar si " shtet demokratik i të gjithë qytetarëve" të cilëve u garantohet barazia dhe të drejtat pa marrë parasysh përkatësinë nacionale, fenë dhe gjuhën. Kah mbarimi i vitit 2002 u miratua Ligji federativ për pakicat nacionale dhe etnike në të cilin janë inkorporuar standardet ndërrajoneëtare të respektimit të të drejtave të pakicave. Për herë të parë është rregulluar çështja e përdorimit të simboleve rajoneëtare, përdorimi zyrtar i gjuhëve të pakicave, pjesëmarrja e pakicave në politikë, mbrojtja e të drejtave të fituaras njëherë më parë si dhe mundësia për formimin e këshillave nacionale. Njësia e vetëqeverisjes lokale është e obliguar që të zbatojë përdorimin e barabartë zyrtar të gjuhës dhe alfabetit të pakicës nacionale në rast se përqindja e pjesëtarëve të pakicës në numrin e përgjithshëm të banorëve në territorin e saj arrin deri më 15 përqind. Për ruajtjen e veçorive të veta pjesëtarët e pakicave nacionale kanë të drejtë të formojnë ndërmarrje dhe institucione të veta të kulturës, arteve dhe shkencës, shoqata dhe asociacione në të gjitha lëmenjtë e jetës kulturore dhe artistike.

Pa dyshim ky është ligji më i rëndësishëm në lëmin e të drejtave të njeriut, i cili vetëm si i shkruar në letër nuk zgjidh të gjitha çështjet. Serbia, në të vërtetë, ende është shumë larg shtetit të rregulluar. Përgatitja e madhe sapo ka filluar, sidomos në lëmin e jurisprudencës dhe policisë e cila duhet të sigurojë funkcionimin dhe respektimin e ligjeve. Prandaj nuk befasojnë sulmet e shpeshta ndaj pjesëtarëve të rajoneeve apo nacionaliteteve të tjera, nga të cilët nuk janë të kursyer as Evrejët, nuk janë befasuese. Edhe pse organizatat qeveritare në Serbi dëshirojnë të vërtetojnë antisemitizmin , këtë e mohojnë vetë pjesëtarët e bashkësisë evreje .

Sipas të dhënave të regjistrimit të popullsisë të vitit 2002, serbet përbëjnë 66 përqind të popullsisë, kurse të tjerët janë pjesëtarë të 37 nacionaliteteve. Shqiptarët përbëjnë 17 përqind, hungarezët 3,2 , pastaj vijojnë romët, boshnjakët, rumunët, sllovakët, kroatët, bullgarët, tyrqit, rusinët, bunjevcët, cincarët, çekët, goranët, ebrejtë, maqedonasit, gjermanët, sllovnët, ukrahinasit, vllehët, ashkaliet / egjiptianët dhe të tjerë. Në fillim të regjistrimit qeveria serbe vlerësoi se popullsia është shtuar për gjysëm milionë banorë të rinj me ardhjen e shumicës serbe nga Bosnja dhe Hercegovina si dhe nga Kosova, dhe se afër 200.000 njerëz kishin braktisur Serbinë.

Pikërisht ashpërsia e nacionalizmit në Serbi në fillimet e viteve të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar ishte ajo që pakicat nacionale i detyroi që të luftojnë për të drejtat e veta me mjete politike dhe duke u organizuar në parti politike. Nga disa parti të veta formuan hungarezët, boshnjakët, shqiptarët, jugosllovenët, kroatët, romët. Kryetari i Lidhjes së hungarezëve të Vojvodinës, Jozhef Kasa, sot është njëri nga nënkryetarët e qeverisë republikane. Kryeministri Zoran Xhingjiq edhe Shqiptarët e jugut të Serbisë i ftoi që të marrin pjesë në punën e Qeverisë. Mirëpo, pas konfliktit të armatosur të para dy viteve, i cili përfundojë në mënyrë paqësore me pjesëmarrjen e tyre në pushtetin lokal, ata ende nuk janë të disponuar të zgjerojnë bashkëpunimin me shtetin. Ministri federativ për pakicat nacionale dhe etnike dhe kryetar i Partisë Demokratike të Sanxhakut, Rasim Lajiq, thekson zgjidhjen e konfliktit në jugun e Serbisë në mënyrë paqësore si njërin nga sukseset më të rëndësishme të pushtetit të DOS-it, për të cilin fitoi mirënjohje nga NATO-ja dhe Bashkësia Evropiane.

Duke u bazuar në shembullin e mësipërm, Qeveria përpiqet të evitojë konfliktet eventuale serioze midis serbve dhe boshnjakëve të Sanxhakut, ku para do kohe u hap edhe univerziteti. Mirëpo ende dhe deri më sot kanë ngelur të pazgjidhura krimet e luftës ndaj muslimanëve të cilët ndodhën në vitin 1992. Në Severin te Priboji nga autobusi janë rrëmbyer apo kidnapuar shtatëmbëdhjetë muslimanë, të cilët pastaj janë vrarë. Prokuroria vetëm vitin e kaluar ngriti padi ndaj disa të dyshuarve, njërin nga të cilët e burgosën. Në Bjelo Polje po zhvillohet gjykimi i Nebojsha Ranisavleviqit të akuzuar për atë se si pjesëtar i formacionit ushtarak serb, me një grup shokësh ka sulmuar trenin e udhëtarëve në hekurudhën Beograd -Bar, në Shtërpce, në kufirin me Republikën Serbska. Ky grup ka rrëmbyer nga treni 19 udhëtarë, nënshtetas jugosllav të shumtit boshnjakë, i ka plaçkitur dhe pastaj besohet se i ka vrarë.

Me rastin e ditës së të drejtave të njeriut Fondi për të drejtat humanitare theksoi dhe pranoi përpjekjen e qeverisë që të rregullojë pozitën e pakicave nacionale sipas standardeve ndërrajoneëtare, si edhe lirimin nga burgjet serbe të të gjithë shqiptarëve kundër të të cilëve nuk është ngritur akuzë për krime. Por në të njëjtën kohë dhe krahas me vendimet e mësipërme kjo organizatë kërkoi edhe kthimin e të gjithë njerëzve të cilët në kohën e regjimit të Sllobodan Millosheviqit ishin larguar nga puna vetëm për shkakun e vetëm sepse nuk ishin serbë. Fondi nga MPB-ja e Serbisë me vendosmëri kërkoi që të kthente në vendet e mëparshme të punës edhe të gjithë boshnjakët.

Sa i përket pozitës së kroatëve, në Serbi ajo krahas tjerave është rregulluar me nënshkrimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kroacisë dhe Jugosllavisë, me anën e sëcilës në mënyrë reciproke të drejtat e pakicave janë garantuar sipas standardeve ndërrajoneëtare. Pushteti i këtushëm shprehu gadishmëri që të zgjidh edhe çështjen e kompenzimit të dëmeve dhe kthimin e mallit gjermanëve, i cili u është marrë pas Luftës së Dytë botërore. Sipas regjistrimit të vitit 1991 numri i tyre ishte 5.700, kurse ndërmjet dy luftrave botërore në Vojvodinë kanë jetuar mbi treqind mijë pjesëtarë të këtij populli. Ekspertët tregojnë se në kohën e tij kancelari gjerman Vili Brant dhe kryetari i atëhershëm i RFSJ Josip Broz Tito me një aneks shtojcë të marrëveshjes janë pajtuar për barazimin e obligimeve. Aneksi do të çilet në vitin 2004 dhe në rast se ekspertët kanë pasqyrë të vërtetë, gjermanët do të presin dëmshpërblimin pas nxjerrjes eventuale të ligjit për denacionalizimin e pronës së Serbisë.

Reagimet ndaj diskriminimit racor edhe sot kryesisht u janë lënë organizatave joqeveritare. Prandaj dënimi publik i politikanëve për incidentet e vitit të ri është një përjashtim, vlerëson Rasim Lajiq. Disponimi i shumicës së njerëzve në Serbi tregon se distancimi nga diskriminimi, sidomos në kohën e zgjedhjeve, nuk ka kurrfarë levwrdie. Të dhënat e fundit të hulumtimit të opinionit publik, të cilin e ka zhvilluar kjo ministri ,vërtetojnë se pothuaj 90 përqind e qytetarëve të Serbisë kanë "distancë etnike" (3,3 përqind distancë ekstreme, 28 përqind të shprehur, kurse 58 përqind mesatare apo të matur). Sipas jotolerancës reciproke serbet dhe shqiptarët, të cilët jetojnë në tri komunat në jugun e Serbisë ( Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë) qëndrojnë në vendin e parë. Toleranca diç më e dukshme etnike është kryesisht karakteristike për Vojvodinën, ku jetojnë pjesëtarë të më tepër se njëzet nacionaliteteve dhe grupeve etnike. E ngjashme është gjendja edhe në Serbinë qendrore, ku popullsia serbe është mjaft homogjene Për dallim nga Shumadia, Beogradi nuk është aq tolerant. Në tubimin e psikologëve në Suboticë, të mbajtur kah fundi i vitit të kaluar, u konstatua se hulumtimet dhe anketimet e opinionit publik në Serbi kanë vërtetuar se jotoleranca etnike ndaj popujve të cilët janë pjesëtarë të pakicave etnike është - e tmerrshme. Distanca më e theksuar dhe më e shprehur egërsisht është ajo e serbëve ndaj shqiptarëve dhe kjo është e këtillë mbi 20 vjet. Maqedonasit, për serbët tradicionalisht populli më i dashur, vetëm për një të katërtën e të anketuarve janë të dëshiruar për martesë, 60 përqind nuk do të kishin qëndruar para oficialit për martesë me mysliman, kurse 48 përqind nuk do të martoheshin me kroatë.

Në vitin 2000, me shkuarjen e Millosheviqit nga pushteti, opinioni priste se do t'i vihej pika nacionalizmit të skajshëm. Në fillim dhe për pak kohë dukej se kjo ishte bërë realitet, mirëpo të dhënat më të reja treguan se jotoleranca etnike edhe më tutje është një ngarkesë e madhe mbi shpinën e Serbisë. Rasim Lajiq spiegon se këtë dhembje e ka ringjallë në radhë të parë transmetimi i drejtpërdrejtë i gjykimit të Sllobodan Millosheviqit, në Hagë, të cilin shumica e popullit e përjeton si hero, si dhe ngadalësia e reformave ekonomike. Serbet ende nuk janë të përgatitur që të ballafaqohen me të kaluarën, kurse ministri Ljajiq shpreson se xhepat e plotë mund zbusin një pjesë të kësaj agonie. Sipas fjalës së tij, nacionalizmi, sëpaku në masë të tolerueshme, ndërpritet aty ku fillon ekonomia .