Të keshë por të mos keshë
MAQEDONIA:Zhelko Bajiq
Bashkësitë e pakicave nacionale në Maqedoni gjatë viteve të fundit luftojnë për realizimin e të drejtave të cilat dikur në të kaluarën i kishin njëherë.
Njëra nga karakteristikat e para që i huaji e vëren në shtetin më të ri në Evropë është ajo për karakterin e saj multietnik, multikulturor dhe multikonfesional. Sipas traditës me krenari theksohet fakti se në këtë sipërfaqe shekuj me radhë kanë jetuar njëri pranë tjetrit dhe (më rrallë) njëri me tjetrin pjesëtarë të popujve të ndryshëm të Ballkanit, ashtu sikurse edhe në vendet tjera përreth në të cilat situata përafërsisht është e ngjashme. Megjithatë, kur flitet për multietnikën dhe multikulturën maqedonase më së shpeshti bëhet fjalë për marrëdhëniet ndërmjet popullit maqedonas dhe pakicës së madhe të bashkësisë shqiptare. Dhe kjo është e vërtetë dhe me arësye. Që nga koha e fitimit të pavarësisë së Maqedonisë, nga fundi i vitit 1991, disa herë janë shkaktuar konflikte ndërmjet politikës së shtetit zyrtar dhe shqiptarëve. Sa i takon ashpërsisë është e njohur se konflikti i armatosur i Ushtrisë Çlirimtare Rajoneëtare (UÇK) me forcat në pushtet në pranverën dhe verën e vitit 2001 ishte më i forti. Ky konflikt i armatosur, siç dihet, përfundoi me kompromis : Marrëveshjen e Ohrit, me të cilën shqiptarëve por edhe bashkësive të tjera iu garantuan të drejta dukshëm më të mëdha kolektive dhe individuale në krahasim me ato të drejta të cilat ua garantonte Kushtetuta e deriatëhershme, e cila ishte aprovuar në jehonën e euforisë nacionale dhe shtetformuese të fillimit të viteve të nëntëdhjeta. Me marrëveshjen e Ohrit tregimi për bashkësitë nacionale dhe të drejtat e tyre pakicore kolektive dhe individuale rishta fillon nga fillimi.
Në kohën kur ekzistonte Jugosllavia socialiste, por sidomos në dekadën e saj të fundit, sëpaku nga ana formale, rajoneësitë (ashtu si i trajtonte asokohe pakicat nacionale ligjëshmëria pozitive) gëzonin shkallë të lartë të të drejtave kolektive dhe individuale. Në këtë mënyrë shqiptarët e Maqedonisë kishin të drejtë të përdorimit zyrtar të gjuhës së vet, shteti finansonte botimin e gazetës së përditshme në gjuhën shqipe "Flaka e vëllazërimit", në radiotelevizionin shtetror emitohej program në gjuhën shqipe. Nevojat e arsimimit realizoheshin në shkallën e shkollave fillore dhe të mesme, derisa arsimi në nivel akademik realizohej kryesisht në Universitetin e Prishtinës në Kosovën fqinje. Duhet theksuar, ndërkaq, se pushteti socialist bazohej në vlerësimin se shqiptarët paraqitnin një bashkësi jo aq të rëndësishme rajoneëtare edhe pse numri i pjesëtarëve të saj ishte vështirë të vërtetohej si pasojë e asaj se një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve gjatë regjistrimit të popullsisë në vitin 1981 nuk ishin kooperativë.
Pjesëtarët e rajoneësive të atëhershme gjuha amtare e të cilëve ishte gjuha serbokroate ( të cilën pas shpërbërjes së RSFJ -së serbet e quajtën gjuhë serbe kurse kroatët - kroatishte) nevojat e tyre nacionale, kulturore, arsimore i realizonin dhe plotësonin në një mënyrë shumë më të lehtë duke falenderuar faktin se gjuha serbokroate llogaritej si gjuhë zyrtare në tërë sipërfaqen e federatës. Në aspekt deklarativ, madje edhe tyrqit dhe romët, përfaqësues të rajoneësive të cilat në disa vende paraqitnin pjesë të konsiderueshme të popullsisë, kishin të drejtë të shkollimit fillor në gjuhë amtare, kishin emisionet RTV në gjuhët e tyre, etj.
Edhe vetë preambula e Kushtetutës së parë të Maqedonisë së pavarur pakicave nacionale nuk u premtonte asgjë të mirë. Ishte definuar se Maqedonia ishte shtet i popullit maqedonas. Pakicave nacionale u ishte ofruar një rreth mjaft i ngushtë veprimi. Partitë e reja të sapoformuara të shqiptarëve pjesëmarrjen e tyre në qeveri e fituan në radhë të parë në falenderim të veprimtarisë së tyre politike, pastaj deridiku edhe për shkak të presionit ndërrajoneëtar, i cili ishte shumë më serioz se sa gadishmëria e popullit shumicë që t'u mundësojë pjesëmarrje në pushtet. Megjithatë, kah mesi i të nëndëdhjetave u zgjodh modeli i cili për karshi botës duhej të funksiononte si shprehje e afrimit dhe mirëkuptimit midis popujve të cilët jetojnë në Maqedoni, si një shembull i dukshëm se në Ballkanin e përgjakur kishte mundësi për bashkëjetesë. Duke falenderuar këtë reçetë të përshkruar dhe rregulluar në ndonjërën nga kancelaritë ndërrajoneëtare dhe pastaj të sugjeruar te pushteti maqedonas, shqiptarët hynë në koalicionin qeveritar me pesë ministra, të cilët përbënin një të katërtën e kabinetit.
Regjistrimi i popullsisë i cili koincidoi edhe me përcaktimin qeveritar dha rezultate të ngjashme. Në të vërtetë, meqë nuk i kishin pranuar rezultatet e regjistrimit të vitit 1991, partitë shqiptare arritën sukses që në vitin 1994 të mbahet regjistrim i ri dhe nën monitoringun apo mbikqyrjen e bashkësisë ndërrajoneëtare. U vërtetua se maqedonasit përbënin 66%, shqiptarët 22,9%, romët 2,4%, serbët dhe tyrqit me nga 2% të popullatës dymilionëshe të Maqedonisë. Disa dhjetëmijëshe qytetarë u deklaruan se u përkisnin bashkësive vllehe, boshnjake dhe bashkësive të tjera. Edhe përpos të dhënave të këtilla ekzakte, përsëri ngeli një mosbesim dhe dyshim reciprok midis qeverisë dhe pakicave nacionale. Qeveria nga ana e saj bëhej e verbër para të dhënës se popullata "jomaqedonase" përbënte një të tretën e popullsisë, kurse secila nga pakicat, nga ana tjetër, vërtetonte se ishte shumë më e madhe dhe se rezultatet e regjistrimit nuk ishin të vërteta.
Raportet e organizatave ndërrajoneëtare për të drejtat e njeriut në atë kohë paralajmëronin se në Maqedoni nuk respektoheshin të drejtat e pakicave në lëmën e arsimit, kulturës, pjesëmarrjes në media. Çdokush e kishte të qartë se nuk kishte më institucione arsimore në gjuhën serbe apo kroate, se ishin reduktuar apo rudhur në shkallë të dukshme të drejtat e tyrqve dhe romëve. Megjithatë, bashkësia ndërrajoneëtare sikur nuk tregoi gadishmëri të mjaftueshme që të angazhohet me këtë problem duke u besuar fjalëve të pushtetit të atëhershëm të udhëhequr nga Lidhja Socialdemokratike e komunistëve të reformuar, të cilët simulonin përpjekjet drejt përparimit të të drejtave të të gjithë qytetarëve dhe në këtë mënyrë edhe të pjesëtarëve të pakicave nacionale. Të gjitha pengesat dhe ngecjet arësyetoheshin me gjendjen e vështirë ekonomike dhe sociale në të cilën ndodhej vendi; tranzicioni ishte fajtor për çdo gjë.
Në kohën e gjysmës së dytë të viteve të nëntëdhjeta dy incidentet ndërmjet policisë dhe shqiptarëve patën jehonë të përmasave ndërrajoneëtare. Në shkurtin e vitit 1995 në fshatin e Tetovës, Reçicë e Vogël policia e ndaloi me forcë manifestimin lidhur me çeljen e univerzitetit të papranuar në gjuhën shqipe; një demonstrant humbi jetën, gjegjësisht u vra, kurse disa të tjerë u plagosën. Kryeparët e universitetit të ndaluar pas një gjykimi, i cili pushtetit të atëhershëm i krijoi disa probleme me bashkësinë ndërrajoneëtare, do të gjenden prapa grilave të burgut me dënime shumëvjeçare. Dy vite më vonë, në demostratat e Gostivarit, gjatë ngritjes kundërligjore të flamurit shqiptar, në përleshjen me policët tre shqiptarë ngelën të vrarë. Kryetari i komunës së Gostivarit, Rufi Osmani, i cili u vlerësua si nisiator i ngritjes së flamurit shqiptar, fitoi dënim me burgim shumëvjeçar. Kolegu i tij tetovar, i cili u solidarizua me të dhe ngriti simbolin shqiptar në ndërtesën e kuvendit komunal, memzi kaloi një çik më lehtë. Në të dy rastet e sipërpërmendura forumet ndërrajoneëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut vlerësuan se qeveria kishte shfaqur mungesë fleksibiliteti që problemet e ndishme ndërnacionale të zgjidheshin me dialog.
Në zgjedhjet e vitit 1998 erdhi deri te ndërrimi i roleve: partitë e deriatëhershme në pushtet kaluan në opozitë kurse opozita e deriatëhershme, herëherë shumë luftarake edhe në anën maqedonase edhe në atë shqiptare, mori kolltukët në ndërtesat qeveritare. Analistët prognozuan fundin e shpejtë të kundërshtarëve shumë të ashpër të deridjeshëm VMRO-DPMNE-së të udhëhequr nga populisti Lupço Georgievski dhe Partisë Demokratike Shqiptare me në krye Arbër Xhaferin, disponimi nacional i të cilëve lëvizte nga radikalizmi i fortë deri në bashkëpunim koperativ të skajshëm. Reçica e Vogël dhe Gostivari dhe aktorët e tyre dikur u amnistuan; gjë që u mirëprit si shenjë e parë e defanzivës në marrëdhëniet ndërnacionale. Mirëpo edhe më tutje në Perëndim multietniteti vlerësohej si raport i marrëdhënieve të shumicës maqedonase dhe pakicës shqiptare. Gjithnjë më qartë vinte në shprehje se me rëndësi ishte forma dhe jo edhe vetë thelbësorja e këtij problemi aspak të thjeshtë.
Paraqitja e armatosur e Ushtrisë Çlirimtare Rajoneëtare në pranverën e vitit 2001 mund t'i befasonte vetëm ata të cilët me vetëdije me vite pranonin autizmin. Për fat të keq u vërtetua se të tillët nuk ishin të paktë as në mesin e maqedonasve dhe as të shqiptarëve por edhe në bashkësinë ndërrajoneëtare. Pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare Rajoneëtare, të cilët në fillim për vete thoshin se ishin luftëtarë për të drejta më të mëdha të popullit të vet, zyrtarët ndërrajoneëtarë në fillim i emruan si terroristë, që pastaj të kalohet në fjalor më të butë dhe terma të llojit guerilë, ekstremistë, kryengritës. Bloku i partive politike maqedonase, pa marrë parasysh pozitën ndaj pushtetit, pozitë apo opozitë, ishte unik dhe i njëjtë në vlerësimin se bëhej fjalë për terroristë dhe tentim për shkatërrimin e shtetit. Në radhët e blokut politik shqiptar të etabluar në pushtet u manifestua një mosgjindshmëri dhe hutesë - simpati e pafshehur ndaj Ushtrisë Çlirimtare Rajoneëtare, por edhe frikë të mos shkohej larg, gjë për të cilën fajin historik do ta mbante mbi vete populli shqiptar.
Pas disa qindra viktimave nga të dyja anët, bashkësia ndërrajoneëtare e përfaqësuar nga Bashkësia Evropiane, Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja, ndërmorën më në fund hapin vendimtar. Në tryezën e përbashkët u ulën liderët politikë të dy partive kryesore maqedonase dhe të dy partive shqiptare, por jo dhe përfaqësuesit e Ushtrisë Çlirimtare Rajoneëtare. Pas bisedave disajavore, në gushtin e vitit 2001 erdhi deri te Marrëveshja e Ohrit, e cila, pa kurrfarë dyshimi, ishte kompromis i të dy palëve. Maqedonasit pa vullnet pranuan që nga Kushtetuta të mënjanoheshin pjesa më e madhe e atributeve me antë të të cilëve shteti definohej si ekskluzivisht maqedonas. Shqiptarët pranuan zgjidhjen që të trajtohen si bashkësi nacionale, ashtu si do të quheshin edhe të gjitha bashkësitë tjera të deriatëhershme të pakicës, gjegjësisht që në të ardhme të flitej për të drejtat e bashkësive nacionale dhe jo vetëm për shqiptarët si të veçantë.
Marrëveshja e Ohrit në të vërtetë zyrtarizoi shumicën e të drejtave të cilat bashkësitë nacionale i kishin patur dikur në të kaluarën. Gjuha shqipe, krahas me disa përkufizime, u zyrtarizua në Parlament, në rrethet ku bashkësia nacionale paraqiste më tepër se një të pestën e popullsisë gjuha e saj bëhej zyrtare ( në shumciën e rasteve kjo u takon shqiptarëve), dokumentet personale, sërish me disa nyansa, mund të jepen në gjuhën shqipe; u garantua përbërje dhe depërtim më i mirë i bashkësive nacionale në mediat nën kontrollin e shtetit, u sigurua përfshirje më e mirë dhe proporcionale nacionale në institucionet shtetrore etj.
Analistët me rezignim vlerësuan se shteti në të vërtetë kishte paguar çmimin e mospërgatitjes së vet gjatë gjithë dekadës së kaluar për të zbatuar reformat në sferën e vetëqeverisjes lokale, mediave, demokratizimit të shoqërisë. Sqarimet dhe arsyetimet se reformat e bëra shpejt dhe pakujdes dikujt do t'i jepnin diçka që nuk i takon do të ndikonin që shumicës së Maqedonasve Marrëveshja e Ohrit t'u vinte aq e dhembshme sa nuk mund të paramendohej.
Realizimin e vetë Marrëveshjes zyrtarët e Perëndimit të angazhuar për kontrollin e saj e vlerësojnë si pa arësye të ngadalëshëm. Pas reformave kushtetuese me të cilat pa vullnet u zyrtarizuan vendimet e Marrëveshjes së Ohrit nuk u bë lëvizje e dukshme përpara. Është miratuar rregullorja për punën e parlamentit me antë të së cilës është përligjësuar përdorimi i gjuhës shqipe në pallatin më të lartë ligjdhënës, filloi pastaj arsimimi i pjesëtarëve të forcave të sigurimit nga radhët e bashkësive nacionale, u zgjerua hapsira mediale në televizionin shtetror. Por, përpos gjithë kësaj, vonesat nuk mund të fshihen. Shumica nuk munden t'i shmangen përshtypjes se si maqedonasit dhe shqiptarët sillen sikur kompromisi t'u jetë imponuar. Prandaj parashihet se do të nevoiten disa vite që tërë ajo që është shënuar në Ohër të zbatohet në jetën praktike.
Në zgjedhjet parlamentare të tetorit u kthye në pushtet Lidhja Socialdemokratike bërthamën e sëcilës e përbëjnë komunistët e reformuar. Për partner të koalicionit, sipas dëshirës së shprehur të shqiptarëve, fitoi Bashkimin Demokratik për Integrim, i cili përfaqëson trashigimin e Ushtrisë Çlirimtare Rajoneëtare. Me manovrime mjeshtrore politike Lidhja Socialdemokratike pati sukses që në koalicion të përfshijë edhe përfaqësues të bashkësive të serbve, boshnjakëve, romëve dhe tyrqve, përfaqësuesve të të cilëve u siguroi nga një vend në Parlament dhe disa vende për funkcionarë qeveritarë. Prania në organet e pushtetit e Bashkimit Demokratik për Integrim shkaktoi revolt të dukshëm në opinionin maqedonas. VMRO-DPMNE-ja opozitare, duke e quajtur paktin politik të Socialdemokratëve me Bashkimin Demokratik për Integrim "koalicion komunisto-ballist" nuk nguron të grumbullojë poena politike nga qytetarët e indisponuar maqedonas.
Nga 1 deri më 15 nëntor, pas shumë prolongimeve, u zhvillua regjistrimi i ri i popullsisë në përgatitjen e të cilit u respektuan standardet më të larta ndërrajoneëtare me përdorimin e formularëve disagjuhësorë, me regjistrues poliglotë dhe me kontroll ndërrajoneëtar. Ekziston frika që rezultatet e kontrollit demografik mos ndikojnë në shfaqjen e shqetësimit dhe nervozës te disa bashkësi nacionale.
Qeveria e udhëhequr nga lideri i Lidhjes Socialdemokratike, Branko Cervenkovski, për një ardhme të afërt ka paralajmëruar programin konkret të realizimit të obligimeve që burojnë nga Marrëveshja e Ohrit. Vetë premieri i qeverisë në fjalimin e tij inaugurativ para deputetëve të Parlamentit parashtroi kredon personale dhe pikëpamjen e tij për marrëdhëniet ndërnacionale në vend: "Ajo që ne maqedonasit duhet ta kuptojmë, i pëlqeu kjo dikujt ose jo, është se Maqedonia nuk është shtet vetëm i popullit maqedonas, kurse të gjithë të tjerët këtu janë një e keqe e nevojshme e dhënënga Zoti si fatkeqësi që duhet të pranohet se nuk ke zgjidhje tjetër. Duhet të kuptojmë poashtu dhe të pranojmë se Maqedonia u takon të gjithëve njësoj dhe askush nuk ka të drejtë ekskluzive që ta konsiderojë si pronë të vetë". Këto fjalë tingëlluan, sëpaku para bashkësisë ndërrajoneëtare, si shikim vizionar. Nuk ishte ndërkaq aq e qartë se vallë Cërvenkovski atë çast u drejtohej sponzorëve ndërrajoneëtarë apo zgjedhësve të vetë. Nuk është poashtu aq e qartë se pas fjalëve vallë do të pasojnë veprat. Sidoqoftë, kohë për hamendje nuk ka.