Sindromi i pakicës boshnjake

BOSNJA DHE HERCEGOVINA:

Branko Periq

Bosnja dhe Hercegovina (BeH) dhe dy etnitetet e saj (Federata e BeH dhe Republika Serpska) në Kushtetutën e vet nuk e kanë të shënuar termin "pakicë". Mirëpo, BeH pa dyshim është shteti i vetëm në botë në të cilin çdo qytetar i saj ndihet si pjesëtar i ndonjë pakice.

"Sindromi i pakicës" boshnjake është zhvilluar nga vetë natyra e komplikuar juridike, politike, historike e saj. Para së gjithash, BeH ka një strukturë të tillë demografike saqë që tre popujt e saj - boshnjakët, serbët dhe kroatët- paraqesin pjesën kryesore të popullsisë së saj, por ku secili nga këta tre popuj secili për vete nuk është shumicë. Sipas rezultateve të regjistrimit të fundit të popullsisë, BeH në vitin 1991 kishte 4.377.033 banorë, nga të cilët 1.902.956 (ose 43,5%) ishin boshnjakë, 1.366.104 (31,2) ishin serbë, 760.852 (17,4) ishin kroatë, 242.682 (5,5) ishin jugosllovenë dhe "të tjerë" ishin 104.439 (2,4). Kategoria e jugosllovenëve u zhduk bashkë me shtetin me këtë emër. Serbët besojnë se shumica e jugosllovenëve kanë qenë serbë, kurse boshnjakët mendojnë se kanë qenë boshnjakë. Vetëm kroatët nuk shfaqin interesim për këtë kategori të banorëve të paraluftës.

Ka shumë njerëz që mendojnë se pikërisht një strukturë e këtillë e komplikuar nacionale e BeH ka ndikuar në shpërthimin dhe eskalimin e nacionalizmit të fillimit të viteve të nëntëdhjeta dhe se kulminacioni i etnocentrizmit në vitin 1992 BeH e shpuri deri në ndarjen politike dhe në luftën për territore të pastra etnike me pasojat të cilat janë të njohura.

Struktura e popullsisë në BeH u shfaq si problem serioz politik në formësimin juridikokushtetues të bashkësisë së ardhshme shtetrore edhe me rastin e përfundimit të marrëveshjes paqësore të Dejtonit. Hartuesit e Kushtetutës së BeH të Dejtonit u gjetën para problemeve të vështira sa i përket zgjidhjes së tyre: si të formësoheshin mekanizmat politike dhe juridkie të cilat do të garantonin barazinë e popujve dhe zbatimin e konventës për të drejtat dhe liritë e njeriut. Zgjidhja u gjetë në miratimin e parimit të mosdiskriminimit dhe në mospërshkrimin e hollësishëm të zgjidhjes së këtij problemi. "Realizimi i të drejtave dhe lirive të parashikuara në këtë nen ose në marrëveshjet ndërrajoneëtare të cituara në Aneksin I të kësaj Kushtetute, është i siguruar për të gjithë qytetarët në BeH pa kurrfarë diskriminimi nga cilido aspekt apo drejtim siç janë: gjinia, raca, ngjyra, gjuha, feja, përcaktimi tjetër politik, nacional dhe origjina sociale, lidhja me pakicën nacionale, pasurinë, lindjen dhe ndonjë status tjetër", është shënuar në nenin 2, pika 4 të Kushtetutës së BeH. Në rast se kemi parasysh se pjesë përbërëse e Kushtetutës së BeH janë edhe 15 dokumente të tjera juridike ndërrajoneëtare të cilat mbrojnë të drejtat e njeriut, në mesin e të cilëve edhe Karta e Evropës për gjuhët regjionale të pakicave e vitit 1992 dhe Konventa Qarkore për mbrojtjen e pakicave nacionale e vitit 1994, atëherë mund të kuptohet se shteti i BeH sa i përket mbrojtjes së pakicave nacionale është bazuar në standardet më të larta evropiane.

Mirëpo problemi kryesor politik në BeH nuk ndërlidhet me pakicat por me popujt konstituitiv apo shtepërbërës të saj - boshnjakët, serbët dhe kroatët, të cilët në plan të parë dhe si përcaktim kryesor kanë luftën për rregullimin e pozitës së tyre politike dhe juridikoshtetore në tërë sipërfaqen e BeH.

Popujt pakicë në BeH kanë një trajtim specifik politik dhe juridikokushtetues. Në retorikën juridike dhe politike ata nuk emrohen si popuj paikcë por si " të tjerët". Askush deri tani nuk ka dhënë një definim të saktë dhe të qartë se cilët janë "të tjerët" dhe sa është numri i tyre. Në këtë emërtim të trashiguar nga shteti i mëparshëm duhet të radhiten të gjithë ata që nuk janë boshnjakë, serbë dhe kroatë. Mirëpo në kategorinë e "të tjerëve" nurmohen edhe ata që vijnë nga martesat e përziera, si dhe ata që jetojnë në familjet me martesa të përzjera. Nuk dihet poashtu as numri i tyre. Supozohet se numri i tyre sillet rreth 20 përqind nga strukutura e përgjithshme e popullsisë së BeH. Ka shumë të tillë që mendojnë se ky është grupi më i madh shoqëror dhe faktori më i fuqishëm integrativ i popullsisë së BeH, por që me padrejtësi dhe në mënyrë të palejueshme është margjinalizuar dhe rrezikuar. Vehid Shehiq, kryetar i Forumit të qytetarëve të Tuzllës thekson se të drejtat e njeriut të qytetarëve nga martesat e përziera dhe të atyreve që rrjedhin nga martesat e përziera janë të rrezikuara. " Ata nuk i gjejmë as në Kushtetutën e BeH nga shkaku se Kushtetuta i njeh vetëm "të tjerët". "Të tjerët" gjithmon kanë dikë të vetin, dikë që qëndron pranë tyre. Njerëzit nga martesat e përziera nuk kanë askënd. Ata nuk kanë ambasadën e tyre dhe prandaj nuk ka kush t'i mbrojë", thot Shehiq. Shehiq paralajmëron se ky grup shoqëror shkon nga zgjerimi dhe se ka përkrahësit e vet fisnor.

Kategoria "të tjerët" kohëve të fundit po fiton rëndësi të posaçme shoqërore dhe bëhet tërheqëse për shkak të insistimit të bashkësisë ndërrajoneëtare për konstituimin e plotë të popujve në mbarë territorin e BeH. Dy etnitetet BeH nuk janë më bashkësi ekskluzive të vetme dhe popujve të njëjtë, ashtu sikurse ishte caktuar me kushtetutat e etniteteve para dhe pas luftës. Nyjen e zgjidhjes e preu Gjyqi kushtetues i BeH në v.1998 dhe v.2000 me anën e disa vendimeve të veta për popujt konstituiv të BeH. Pas kësaj Përfaqësuesi i lartë për BeH më 19 prill të vitit 2002, duke u bazuar në vendimet konkrete të Gjyqit Kushtetues, solli vendimet me të cilat i ndryshoi dhe plotësoi Kushtetutat e Federatës BeH dhe të Republikës Serbska me rregullat dhe përcaktimet konkrete lidhur me përfaqësimin proporcional të popujve konstituitiv dhe "të tjerëve" në organet shtetrore dhe institucionet publike të BeH. Sipas amandamenteve të reja të përfaqësuesit të lartë në RS "Serbët, boshnjakët dhe kroatët, si popuj konstituitiv dhe "të tjerët" dhe qytetarët, në barabarësi dhe pa diskriminim marrin pjesë në punët e pushtetit në RS". Një amandament tjetër identik, por me një radhitje tjetër të popujve konstituitiv, është inkorporuar edhe në Kushtetutën e Federatës së BeH. Ky amandament më pas është përpunuar nëpërmjet aktvendimeve për strukturat e organeve përfaqësuese dhe pushtetit ekzekutiv. Në Federatën BeH më së paku katër anëtarë të një populli konstituitiv do të përfasohen në Organin Përfaqësues, kurse në Asamblenë e popujve popujt konstituitiv do të kenë nga shtatëmbëdhjetë , kurse "të tjerët" shtatë delegatë. Në RS amadamentet kushtetuese shfrytëzojnë institucionin e "mbrojtjes së interesave nacionale", sipas të cilit asnjë ligj që ka të bëjë me çështjet e interesave vitale nuk mund të pranohet nëse nuke e ka miratuar më parë Dhoma e popujve e cila përbëhet nga tetë anëtarë nga secili popull dhe nga katër anëtarë nga radhët e "të tjerëve". Si një instrument i mbrojtjes së interesave vitale nacionale është formuar edhe këshilli i veçantë në gjyqin Kushtetues të RS, në të cilin bëjnë pjesë nga dy gjykatës nga radhët e tre popujve konstituitiv dhe një nga radhët e "të tjerëve".

Pas zgjedhjeve kuvendore të tetorit kjo matematikë konstituitive u tregua si tejet idealiste. Në të vërtetë, në zgjedhjet për kuvendet kantonale u vërtetua se në mesin e këshilltarëve të njëmbëdhjetë kuvendeve kantonale nuk ishte e mundur të tuboheshin më tepër se nëntë serbë, që do të thotë se sipas logjikës ligjore në bazë të zgjedhjeve nuk ishte e mundshme të konstituohet dhoma e dytë e Parlamentit. Ligjet nuk ofrojnë kurrfarë mundësie për të dalur nga kjo situatë. Po të pranohej se nëntë serbë mund të bënin shumicën e cila mund të sillte vendime në këtë grup deputetësh, do të rezultonte paralizimi apo blokimi i parlamentit po në çastin kur një serbi do t'i ndalohej të marrë pjesë në mbledhjen e Dhomës së popujve.

Një dukuri tjetër apsurde në lidhje me konstituitetin apo shtetpërbërësinë u shfaq para do kohe para Këshillit të lartë gjyqësor dhe të prokurorisë të RS, i cili në mesin e shtatëmbëdhjetë kandidatëve të paraqitur nuk mundi të gjejë dy boshnjakë dhe një kroat të cilët do të plotësonin kriteret e konkursit për zgjedhjen e gjykatësve të Gjyqit Kushtetues të RS. Ky gjyq ka pothuajse më tepër se një vit që nuk funksionon për shkak të përfundimit të mandatit të gjykatësve të përbërjes së mëparëshme zgjedhore.

Elitat politike të BeH vazhdimisht kujdesen për problemin e konstituimit të tre grupeve nacionale dominante, gjë që bën të lihet në harresë problemi i grupeve të pakicave. Është e vertetë poashtu se në BeH nuk ka bashkësi më të mëdha të pakicave, por ka shumë bashkësi më të vogla. Në këtë mes, pa dyshim, më e madhja është bashkësia e pakicës rome, mirëpo romët nuk i gjen askund në strukturat e pushtetit. Bashkësitë tjera të pakicave organizohen si shoqata dhe bashkime për kultivimin e traditave dhe vlerave kulturore të popujve të tyre. Sipas këtij parimi gjatë viteve të fundit janë formuar shoqatat e miqësisë serbo-sllovene, ukrahinase, sllovake, maqedone

Imponimi i amandamenteve kushtetuese nga ana e Përfaqësueesit të lartë për BeH gjatë marsit 2002 erdhi si pasojë e bisedimeve të vazhdueshme dhe të pasuksesshme të politikanëve të të dy etniteteve. Ky ishte rasti i parë që Përfaqësuesi i lartë për BeH të ndërhyjë në materien kushtetuese të etniteteve dhe të imponojë zgjidhje kushtetuese. Për pesimistët e mjedisit të analistëve të ngjarjeve politike në BeH ky ishte edhe një hap i madh drejt zbatimit të protektoratit të plotë të BeH.

Shikuar nga këndvështrimi juridik, pozita juridike dhe politike ei grupeve të vogla në BeH është zgjidhur në përputhje me standardet e mirënjohura evropiane. Problemi kryesor dhe më i madh qëndron në faktin se BeH ende nuk është në gjendje të funkcionojë si shtet stabil i organizuar juridik dhe politik. Edhe vetë fakti se zgjidhjet kushtetuese për barazinë e "boshnjakëve, serbve, kroatëve, të tjerëve dhe qytetarëve të BeH" janë të imponuara, është diçka që flet qartë për vullnetin politik që në këtë shtet të respektohen parimet e jodiskriminimit dhe të barazisë.