Buxheti i sivjem large frymës së marrveshjes së Ohrit
Sipas zyrtarëve më të lartë, përkatësishtë ministritë të finansave buxheti i sivjem i Maqedonisë komponohet sipas të gjitha elementeve të viteve të mëparshme, por ka edhe ndryshime esenciale si në aspektin e mbushjes së tij, poashtu edhe në shpenzimet. Në aspektin e shpenzimit theksohet komponenta sociale ku veçohen ndihmat sociale, sigurimet e ndryshme të popullësisë dhe qytetarëve si dhe krijimi i vendeve të reja të punës.
Si karaketëristikë për mbushjen e buxhetit të sivjem theksohet rritja e dukshme e TVSH-së për shumë prodhimeve nga 5 % në 18%. Këtë rritje drastike tatimore e përdori opozita maqedonase si bosht për kritikat e veta kundër miratimit të buxhetit vjetor duke theksuar se shtrejtimi i mallrave do të godasë popullsinë më të varfër. Opozita shqiptare kritikën e vetë më tepër e mbështeti në mjetet buxhetore për implementimin e marrëveshjes së Ohrit, përkatësishtë projekteve që parashihen me këtë marrëveshje siç është përfshirja e proporcionale e shqiptarëve në administratën publike dhe në institucionet civile si dhe përmisimi i gjendjes në arsim, kulturë, informim, për finasimin e Univerzitetit të Tetovës (UT) etj. Sipas tekstit të këtij buxheti për këto qëllime nuk është paraparë asnjë denarë, ndërsa nga ministri shpjegohet se këto projekte do të përkrahen me ndihnmën finansiare të organizatave ndërkombëtare.
Njeriu i parë i arkës shtetërore, Petar Goshev në lidhje m mjetet për arsimimin sipëror ka thënë se është paraparë një sasi, por pa saktësuar se për cilin institucion bëhet fjal. Sa i përket UT-së, ai ka thënë se nuk mund të ndahen sasi të mjeteve për institucion i cili nuk është i legalizuar . Për dallim nga Goshevi, përfaqësuesit shqiptarë thonë se ky institucion duhet të legalizohet derin në fillimin e vitit të ardhshëm shkollor, me çrast finasimi i tij, bie në buxhetin e shtetit.
Përkundër vërtejtjeve se buxheti i sivjem është largë frymës së marrëveshjes së Ohrit, respektivishtë sa i përketë përfaqësimit proporcional të shqiptarëve në organet e administratës, duke u bazuar në planin aksional për implementimin e kësaj marrëveshje, zëvendës kryeministri Musa Xhaferi thotë se për këtë çështje dhe të tjera që dalin si obligim nga marrëveshja korrnizë, një pjes është e paraparë në buxhetin e sivjem ndërsa pjesa tjetër do të sigurohet nga donacionet të ndryshme.
Partitë politike shqiptare në Maqedoni vlerësojnë se buxheti të cilën e miratoi kuvendi ditë më parë është largë frymës së Marrëveshje së Ohrit. Në këtë rast, deputetit i BDI-së e cila është pjesë e koalicionit qeveritar, Adnan Jashari tha se zvogëlimi i mjeteve për arsimin sipëror tregon qartë se arsimi i lartë i shqiptarëve nuk do të finansohet nga shtetit edhe pse sipas tij kjo është obligim nga marrëveshja e Ohrit. Jashari shpreson se mjetet finansiare për këtë obligim si dhe të tjerat nga marrëveshja e Ohrit, do të sigurohen nga donacione të organizatave të ndryshme. Në PDSH-në e Xhaferit, vlerësojnë se gjatë projektimit të buxhetit për këtë vitë nuk janë marrë parasyshë obligimet nga marrëveshja e Ohrit, për realizimin e të cilit nuk janë paraparë mjete. "Buxheti për këtë vit është largë nga ajo që del si obligim për implimentimin e marrëveshjes së Ohrit. Kjo nuk do të mundësojë realizimin e programit për përfaqësimin e drejt të shqiptarëve në administratën publike, për arsimin e lartë të shqiptarëve e kështu me rradhë" , thot deputeti i PDSH-së, Zamir Dika.
Edhe në PPD, ndajnë mendimin se në projektimin e buxhetit janë lënë anashë obligimet të cilat dalin nga marrëveshja e Ohrit. "Ky buxhet nuk i përmbushë nevojat që dalin nga marrëveshja e Ohrit, dhe ky është një lëshim i madhë i cili do të shkojë në dëmë të shqiptarëve", tha Abdylhadi Vejseli nga PPD-ja opozitare.
Pra buxheti vjetor u miratua duke i lënë të pakënaqur si opozitarët maqedonas poashtu edhe ato shqiptarë. Por, arsyet e pakënaqësive janë të ndryshme. Të parët mendojnë se shteti do të mbush arkën duke zbrazur xhepat e më të varfërve, ndërsa shqiptarët kan bindjen se arka shtetërore mbetet restriktive për nevojat e etnitetit shqiptarë. Ndërkaq pushtetarër thonë se ky buxhet shprehë realitetin nga i cili nuk mund të iket.
Arlinda KALISI