Univerzitet do të vendosin për njohjen e diplomave të marra jasht shtetit

Skopje Mar 21, 2003

Për njohjen e diplomave të mara në vendet e jashtme në të ardhmen në Maqedoni do të vendosë Univerziteti. Një vednim të tillë ka marrë Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë. Kjo Gjykatë ka shly disa nene nga Ligji për arsim sipëror të miratuar në vitin 2000, me çrast fakultete përkatëse në kuadër të Univerzitetit të Shkupit, të vendosin për njohjen e diplomave të marura në vendet e jashtme. Gjykata ka vlerësuar se sipas këtyre ligjeve instuticoni arsimit sipëror ka mundësi të participoj në vendosjen e njohjes së diplomave të mara në vendet e jashtme, ndërsa të njëjtin vendim duhet ta marë dhe nënshkruaj ministri i arsimit.

AIM Junior Shkup, 13.03.2003

Vite me radhë Maqedonia nuk kishte ligj për asrim superior i cili më në fund u miratua në vitin 2000. Me çka edhe morri fund problemi i njohejs së diplomava të marra në qendrat universitare jasht shtetit. Problem i cili më së shumti i mundonte të rinjtë shqiptarë të diplomuar në univeryitetet e Shqipërisë apo Kosovës. Mirëpo së shpejti Ligji për arsim u gjet përpara Gjykatës Kushtetute e cila këto dit doli me qëndrim se disa nene të tij nuk jan në përputhshmëri me kuhstetutën shtetërore dhe si të till duhet të shluhen.

Në Ministrinë e Arsimit të Maqedonisë vlerësojnë se vendimi i marë nga ana e Gjykatës së Maqedonisë nuk e cënon procesin e njohjes së diplomave me ato vende me të cilën Maqedonia ka nënshkruar marrëveshje biletarela në këtë drejtim."Fjala është për disa nene të ligjit për Arsim të lartë të të miratuar gjatë vitit 2000 dhe shlyerja e këtyre neneve të këtij ligji nuk do cënon procesin e njohjes së diplomave me ato vende që vendi ynë ka nënshkruar marrëveshje biletarela për njohjen e diplomave, siç është Shqipëria, Bullgaria dhe Turqia, thotë këshilltari i ministritë të arsimit Aziz Pollozhani, Bardhyl Tushi. Sipas tij edhe pse në këtë ministri nuk ka arritur ndonjë informat zyrtare nga Gjykatës për shlyerjen e disa neneve nga ky ligjë, procedura e njohjes së diplomave do të jetë e njëjtë dhe në marrjen e vendimt duhet të participojë edhe institucionu i lartë përkatës dhe ministri i arsimit. Lidhur me atë se a do të kërkohet nga të diplomuarit që t'u nënshtrohen provimeve shtesë nëpër fakultetet përkatëse të cilët tani janë të autorizuar për njohjen e diplomave, Tushi thotë se "kjo nuk do të vlejë për ata të cilët kanë diplomuar në vendet me të cilët maqedonia ka nënshkruar marrëveshje biletarela për njohjen e diplomave".

Në kabinetin e ministritë të arsimit të lartë informojnë se janë duke u bërë përpjekje për nënshkrimin e një marrëveshje në këtë drejtim edhe me përfaqësuesit e UNMIK-ut, për të tejkaluar problemin e njohjes së diplomave për të gjithë ata të cilët kanë diplomuar në Univerzitetin e Prishtinës. "Të gjithë ata të cilët kanë diplomuar në Univerzitetin e Pristinës dhe e kanë të verifikuar nga ana e UNMIK-ut, duhet të bëjën kërkesë në ministry dhe pas ferifikimt dërgohen në fakultet përkatëse, dhe nostrifikimi duhet të bëhet pa problem, informon Tushi. Ndërsa sipas tij, të gjithë ata të cilët kanë diplomuar deri më vitin 1996 nuk duhet që ti nënshtrohen kësaj procedure."Për të tejkaluar problemin me nohjen e diplomave, për ata të cilët kanë diplomuar në Kosovë së shpejti pritet që të nënshhkrueht një marrëveshje bilaterale me UNMIK-un, thot ai.

Aktualishtë në Maqedoni presin për ta nostrifikuar diplomën e tyre një numër i madhë, të cilët kanë diplomuar në Kosovë dhe Shqipëri. Ndërsa të diplomuarit në Univerzitetin e Prishtinës ankohen se kanë pengesa në nostrifikimin e diplomave dhe kërkojnë nga ministry Pollozhani që kjo çështje të rregullohet sa më shpejt. Këshilli i të diplomuarëve në Univerzitetin e Prishtinës paralajmron protesta në qoftës se ministry nuk angazhohet në zgjedhjen e ëktij problemi.

Nga ana tjetër gjatë vitit të kaluar qindra persoan të diplomuar në Shqipëri gjatë vitit të kaluar protestuan para instutucioneve shtetërore duke kërkuar njohjen e diplomave. Me çrast ministri i athershëm Nenad Novkovski në kabinetin e Lupço Georgievskit nëshkroi një marrëveshje biletarale më Shqipërin.

Se në ç'vështirësi do të hasin gjat nostrifikimit të diplomava ata që kan diplomuar jasht shtetit do te shihet së shpejti. Mbase ky problem edhe mëtutje më së shumti do t'i mundojë të diplomuarit në Prishtinë dhe Tiranë.

ARLINDA KALISI