Njollat në shpirt

Skopje Oct 28, 2002

Konfrontimet ndërmjet nxënësve të shkollave të mesme, të nacionaliteteve të ndryshme, paraqesin gjendjen në miniaturë të asaj që më parë e bënë idhujt e tyre më të mëdhenj, nën ombrelën e partive politike

AIM, Shkup 17.10.2002.

Të dielën në mbrëmje në rrugën ku jetonte në Shkup, katër persona të maskuar ia thyen brinjët nxënësit 17-vjeçar nga Shkolla e Mesme Mjekësore Agim Ismailit. Pasiqë është alivanosur dhe është rrahur, Ismaili është nxjerrë nga automobili. Policia po heton katër përhapës të frikës në mesin e nxënësve të shkollave të mesme në Shkup. Përndryshe, disa ditë më parë fatin e Ismailit e përjetuan, në një farë mënyre, edhe pesë nxënës tjerë të shkollave të mesme: Faton Kryeziut, kryetari i Unionit të nxënësve shqiptarë u rrah dhe në shpinë përmes gjësendeve të forta iu vizatua shkronja L, shkronja e parë e organizatës shqiptare të nxënësve, në krye të së cilës gjendet ai. Katër nxënës maqedon të shkollës së mesme u rrahën ashpërsisht. Kohëve të fundit shpesh ndodhin zënka në baza nacionale nëpër autobusat e qytetit.

Nuk është hera e parë që të rinjtë të jenë protagonistë të lojërave të ndyta për çka shumica e analistëve të Shkupit mendojnë se nxiten nga të rriturit, sipas rregullit nga ana e disa strofkullave partiake. Kështu, incidentet që diku tjetër do të ishin vetëm zënka fëmijësh, në shoqërinë e elektrizuar në baza nacionale, siç është Maqedonia, për një çast shumë të shkurtë kjo mund të bëhet një mini-luftë, që mund t'u dalë nga kontrolli edhe vetë atyre që i kanë bërë regjinë.

Gjithçka filloi me protestën e nxënësve shqiptarë të shkollës së mesme nëpër rrugët e Shkupit. Shqiptarët e rinj ishin të revoltuar me vendimin e autoriteteve të Shkupit ndaj kërkesës së tyre që të vazhdojnë mësimin në një shkollë dhe jo të shpërndahen nëpër disa shkolla të mesme dhe objekte të ndryshme. Gazetat në gjuhën maqedone vlerësuan se protestat e të rinjve ishin shumë emotive. Udhëheqësit e protestave edhe më parë dëshironin që t'ua tërhiqnin vëmendjen bashkëmocanikëve të tyre maqedonas përmes dy shoqatave ekzistuese, por nuk patën sukses. Kështu vendosën që të formonin shoqatë të vetën kryetar i së cilës është i lartpërmenduri Faton Kryeziu, kurse sekretar Agim Ismaili.

Në të njëjtën kohë kur filloi protesta e të rinjve shqiptarë në Shkup, mediumet në gjuhën maqedone me shpejtësi "300 në orë" filluan që të raportonin edhe për një protestë tjetër ku në qendër sërish ishin të rinjtë. Kësaj rradhe maqedonasit. Në fshatin tetovar në Shemshovë, prindërit, arsimtarët dhe nxënësit e shkollës fillore kundërshtuan vendimin e një, siç e quajtën "grupi ekstremist antimaqedonas", që shkollës t'ia ndërronin emrin. Emri maqedonas Dame Gruev iu ndërrua me atë shqiptar Jumni Jonuzi. Mediumet maqedonase duke u thirrur në organizatorët e protestës, do të shkruanin se Jonuzi ishte pjesëtar i njësisë kuislinge balliste të Luftës së Dytë Botërore. Shqiptarët ofrojnë kundërargumente: Junuzi ka qenë partizan që ka luftuar në frontin e Sremit dhe çka është më e rëndësishme ka qenë arsimtar në Shemshovë. Falë kësaj iu ndërtua edhe busti, për çka maqedonasit menjëherë kërkuan heqjen e tij. Ministri i arsimit nuk konsideroi se duhej të përzihej në këtë rast?

Dhe kështu secili pati për cilin të simpatizojë: maqedonasit për bashkëkombasit e tyre në Shemshovë, kurse shqiptarët për nxënësit e Shkupit. Njëri nga dy unionet e nxënësve maqedonas të shkollave të mesme, për të cilin thuhet se është i afërt me VMRO-DPMNE-në, u solidarizuan me protestën në Shemshovë, kurse shoqata tjetër rivale ishte kundër. Kryetari i Republikës Boris Trajkovski tentoi të merrte rolin e arbitrit duke menduar kështu se në vakuumin post-zgjedhor dikush doemos duhet që të jetë pushtet. Ai i këshilloi nxënësit e shkollave të mesme që të bashkoheshin, duke u bërë kështu më të fuqishëm, ndërkohë që do të shmangnin zënkat ndërnacionale. Rastësisht ose jo, mediumet e lëshuan zërin me disa oktava. Për Kryeziun, Ismailin dhe katër maqedonasit ishte tepër vonë. Ata e kishin ngrënë qotekun.

Sociologët pajtohen me konstatimin se rinia në vend është mjaft e politizuar. Duket mjaft groteske fraza e ripërsëritur e politikanëve lokal që nxjerret edhe nga goja e aktivistëve të shkollave të mesme. Edhe politika ka hyrë në kokat e tinejxherëve. Kurse idolët e tyre kanë punë tjera? Askush nuk e ka ngritur zërin. Kjo do të thotë se gjithnjë do të keni punë në atë vend ku shtohet frika te nxënësit e shkollave të mesme dhe kur vendi kthehet një vit më para, gjatë kohës së konflikteve të përgjakshme të forcave të sigurimit dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Nuk janë të paktë ata që thonë: popuj, që NATO dhe OESB ua mbykqyrin protestat e nxënësve të shkollave të mesme, kanë shkuar tepër larg. Fatkeqësisht, në drejtim të gabuar. Sot disa politika prapa perdeve merren edhe të rinjtë, kurse nesër të rinjtë do të merren me politikë. E atëherë? Vështirë për të gjithë?!

ZHELJKO BAJIQ