Kthetrat e prera të "luanëve"

Skopje Oct 12, 2002

AIM Shkup, 04. 10. 2002

Opinioni maqedonas dhe bashkësia ndërkombëtare më në fund mund të çlodhen. Një nga detyrat e pushtetit të ri në Shkup është edhe "zbutja" njësive speciale policore, njënacionale dhe njëpartiake, "Luanët". Për fatin e këtyre njësive parapolicore, siç thuhet në Shkup, përfundimisht vendim do të sjellë ministri i ri i punëve të brendshme dhe qeveria e re, kurse me sugjerim të bashkësisë ndërkombëtare, disa herë u insistua që të demobilizohen pjesëtarët e këtyre forcave dhe të kthehen në shtëpitë e tyre.

Çështja e ekzistimit të mëtutjeshëm të këtyre njësive speciale policore, "Luanëve", aktivitetet e të cilëve jo rastësisht dhe jo pa qëllim shpesh janë ndërlidhur me incidente të shumëta në Maqedoni, është aktualizuar në veçanti pas fitores së shtatorit të opozitës së deridjeshme.

"Përderisa formojmë qeveri të re, ministri i ri i punëve të brendshme do të shqyrtojë çështjen e ekzistimit të njësive "Luanët" dhe do të propozojë zgjedhije se çfarë duhet bërë me këto njësi", ka deklaruar këto ditë Nikolla Popovski, nënkryetar i Lidhjes Socialdemokrate dhe kryetar i ri i parlamentit maqedonas. Sipas fjalëve të tij, derisa nuk shqyrtohen të gjitha aspektet e ekzistimit të kësaj njësie, madhësia e saj, qëllimi dhe struktura kadrovike, nuk mund të precizohet se çfarë do të bëhet me të. Për çdo rast, thotë Popovski, kjo çështje do të zgjidhet në kuadër të MPB-së dhe Republikës së Maqedonisë, pa përzierjen e bashkësisë ndërkombëtare dhe sugjestionet e tyre të ndërlidhura me demobilizimin ose transformimin e "luanëve".

Përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare tani me siguri nuk do të kenë nevojë që të përzihen. Megjithatë, ata, për çdo rast, ashtu siç veproi para disa ditësh emisari i Bashkësisë Evropiane, në Maqedoni, Alen Le Roa, ia kujtuan Lidhjes socialdemokrate (LSDM-së) se "luanët" duhet të restrukturohen, gjegjësisht, "elementet e mira të njësisë të ngelen, kurse të ligët të largohen".

Njësia policore për qëllime të specializuara (kush dhe çfarë - për këtë askush nuk e ka të qartëkoje i kakve - nikome nije jasno ) "Luanët", u formuan si njësia e katërt për qëllime të njëjta, duke margjinalizuar më pas gjitha të tjerat të formuara për këtë qëllim - "tigrat", "ujqit" dhe "skorpionët". "Luanët" u formuan përmes mobilizimit të kontestueshëm të rezervistëve policorë sipas çelësit njënacional dhe shpesh sipas atij njëpartiak. Një këtë njësi policore u rekrutuan njerëz kryesisht me libreza partiake të partisë së deritanishme në pushtet VMRO-DPMNE-së së liderit dhe kryeministrit Lubço Georgievskit, pa vendim zyrtar të organeve shtetërore. Njësia u promovua dy muaj pas përfundimit të luftës së vitit të kaluar në një kremte partiako- fetare (ortodokse), që hasi në shumë reagime negative tek opinioni ndërkombëtar dhe opinioni vendas. Njësia në fillim numëronte prej 300 deri 500 pjesëtarë, por nuk dihet se sa është numri i tyre në momentin aktual.

Përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, të cilët nuk ka dyshim se disponojnë me më shumë të dhëna, me siguri nga shërbimet e kundërzbulimeve, se sa opinioni vendas, kanë thënë se bëhet fjalë për një parapolici partiake të VMRO-DPMNE-së. Edhe pse kjo u mohua vazhdimisht nga kreu i pushtetit të kaluar, njësia, që kishte edhe "luanesha" dhe që ishin nën kontrollin e drejtpërdrejtë të ministrit të punëve të brendshme Lube Boshkovskit, vetëm se shtuan dyshimin se detyra e tyre ishte krej tjetër nga ajo që u proklamua - mbrojtja e rendit dhe sigurisë në vend. Vetëm kur kronistëve dhe historianëve do t'u ofrohen të gjitha të dhënat për veprimtarinë e "luanëve", dhe atë jo vetëm në rajonet e atëhershme të krizës, do të mund të flitet me saktësi se cili ishte qëllimi i tyre dhe çfarë ngjashmërie kishin me "zengat" e Tugjmanit ose "tigrat" e Millosheviqit, pardon Arkanit.

Derisa kjo nuk vërtetohet mbetet fakt se në mesin e "luanëve" kishte një numër të kriminelëve dhe njerëz që edhe më parë kishin rënë ndesh me ligjin dhe policinë. Dëshmi për këto ka me shumicë, kurse në prag të zgjedhjeve, siç ka shkruar gazeta e Shkupit "Global", "luanët" e batalionit të Kumanovës, me të cilët komandon nënkoloneli Goran Dordievski - Mujo, ishin përforcuar edhe me mercenarë nga jashtë me biografi të dyshimtë dhe kriminale.

"Kolegëve" maqedonas u duhej t'u "ndihmonte" në stërvitje i njohuri Toni Montana nga Republika Serbe, pjesëtar i dikurshëm i formacioneve paraushtarake serbe, për të cilin policia jugosllave ka lëshuar fletarrest për shkak të krimeve të bëra gjatë luftës në BeH. Në ndihmë "luanëve" kumanovar u erdhi edhe Goran "motorxhia" nga Beogradi, Predrag "unaza" nga Republika Serbe, Rade dhe Goran nga Srebrenica, të gjithë me dosje të mëdha policore. Honorari i tyre ishte 5.000 eura, dhe kur në opinion u bë e njohur prania e tyre në kumanovë, ata në mënyrë të shpejtuar u dëbuan nga Maqedonia.

Është vështirë të thuhet se sa ka të vërtetë në ngjarjet, para së gjithash, që "luanët" i ndërlidhin me "punët e ndyta". Është fakt, megjithatë, se ata do të mbahen mend për numrin e madh të incidenteve dhe ekceseve, për çka nuk u mungoi asnjë qime në kokë. Këtë disponim të opinionit publik nuk e ndan ministri i policisë, Lube Boshkovski, i cili edhe mëtej i mbron duke thënë se organizatat paramilitare shqiptare janë bërë më simpatike për opinionin maqedonas se sa mbrojtësit nga rradhët e "luanëve".

Kada su shvatili da polako ali sigurno gube vlast, funkcioneri VMRO- DPMNE masovno su poceli da nagraduju pripadnike njima lojalne specijalne policijske jedinice - nezakonski im dodeljujuci stanove. U Skoplju se tvrdi da je za samo nekoliko dana Vlada jos premijera Georgievskog dodelila preko stotinu sluzbenih stanova pripadnicima "lavova".

Në të ardhmen është mëse e sigurtë se "luanëve" të Boshkovskit do t'u vihen mburojat ose në rastin më të mirë do të transformohen dhe nga ta do të largohen të gjithë ata me dosje kriminale, ndërkohë që pjesëtarët e kësaj njësie speciale tani masovikisht tentojnë të hudhen në rradhët e përbërjes së rregullt policore në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Vetëm në Manastir, qytet i dytë për nga madhësia në Maqedoni, ishin 120 "luanë" që kishin dhënë lutje për punësim të rregullt në përbërjen policore. Situatë e ngjashme është edhe në qytetet tjera maqedonase, kurse në Strumicë, ku lutje dhanë katër "luanë"për njërin prej tyre, Stevce Angovin ishte lëshuar fletarrest gjyqësor. Për shkak të numrit të madh të veprave kriminale, Angovi ishte dënuar me 3 vjet burg, por këtë fakt ai e "fsheh" me sukses në njësinë e "luanëve". Megjithatë, kur kërkoi të pranohej në përbërjen e rregullt të MPB-së, iu vunë prangat në dorë dhe u dërgua të vuante dënimin me burg.

Pra, siç qëndrojnë punët aktualisht, "luanët", gjykuar sipas të gjithëve, ata do të "transformohen". Megjithatë, përkundër kësaj, komentator të ndryshëm ushtarako-politik në Maqedoni kanë frikë se edhe nëse vjen deri te shpërbërja zyrtare e "luanëve", kjo njësi ka mundësi të bëhet "një strukturë e fshehtë dhe e organizuar" e afërt me opozitën e tanishme VMRO-DPMNE dhe deri nëz gjidhjen përfundimtare të krizës në Maqedoni të ketë kondicion të mirë.

DUSAN JOKSIÇ