Jep shpirt Liqeni i Dojranit

Skopje Jul 20, 2002

Agonia e Liqenit te Dojranit ka filluar para disa vitesh, kur fshataret grek, nga ana tjeter e Liqenit, filluan te hapnin masovikisht puse per te ujitur fushat e tyre. Kjo solli deri tek shterja e ujit nga Liqeni dhe tek nje katastrofe e vertete ekologjike. Thellesia e Liqenit te Dojranit tani eshte pergjysme me e vogel se sa para dhjete vitesh, kurse pervec ujit, nga Liqeni eshte zhdukur gati gjysma e flores dhe faunes. Qeveria maqedone startoi me projektin per shpetimin e Liqenit, por nese ne kete drejtim nuk ndihmojne autoritetet e Athines, ai do te shuhet dhe do te shnderrohet ne kenete.

AIM Shkup, 17.07. 2002.

Kah fundi i marsit te ketij viti, prefekti i Dojranit, qyteze ne jug te Maqedonise, Nikola Ajcev, me shume si per shaka, por edhe me nje doze te theksuar krenarie, haptas iu drejtua turisteve te ardhshem dhe udhetareve dhe ate jo pa qellim: "Merrni nga nje shishe uje dhe ejani ne Dojran".

Edhe pse i vetedijshem se as nje milion shishe nuk mund te ngrene nivelin e ujit ne Liqen, ky njeri, i cili me vite lufton per shpetimin e Liqenit te Dojranit, nuk ishte i cmendur. Zyrtaret ne Shkup me ne fund e kuptuan se liqeni gjendet ne fazen e "vdekjes klinike" dhe se se bashku me floren e faunen, mund te marre "infuzion" vetem nese hyjne disa dhjetera milione meter kub uje, qe permes gypave do te silleshin nga malet dhe do te derdheshin ne liqen.

Agonia e Liqenit te Dojranit ka filluar para disa vitesh, kur fshataret grek, nga ana tjeter e Liqenit, filluan te hapnin masovikisht puse per te ujitur fushat e tyre. Fillimisht pa u verejtur, kurse me pas dukshem, uji filloi te cekej, keshtu qe sot liqeni gjendet perpara nje katastrofe ekologjike. Sa per ilustrim, ne vitet 1956/57, thellesia e liqenit ishte 148 meter, kurse sasia e ujit ishte 280 milione kub. Sot, thellesia eshte pergjysmuar, kurse sasia eshte mezi 67 milione kub uje. Pervec ujit nga liqeni eshte zhdukur edhe gjysma e flores dhe faunes, e nese nuk mbrohet me kohe, prej aty do te zhduken edhe 26 forma endemike. Njekohesisht, ekspertet terheqin vemendjen se algat qe gjenden ne te do te fillojne te leshojne helme nese Liqeni nuk mbushet me uje. Nese do te ndodhe kjo, algat do ta shkaterrojne plotesisht liqenin dhe do ta shnderrojne ne nje kenete te rendomte. Per gjenezen e Liqenit ekzistojne mjaft legjenda. Me e bukura eshte ajo per Dojranen e bukur, e cila mbushte uje nga nje ceshme ne afersi te fushes se Dojranit. Duke u transmetuar brez pas brezi, banoret e kesaj qyteze, ku shkaku i afersise me Detin Egje, te larget vetem 60 kilometra nga Dojrani, dominon klima mediterane, thone se nje dite, derisa vasheza mbushte uje, kalo nje djale i ri, qe ajo e pa, u dashurua dhe harroi te mbyllte ceshmen. Se shpejti filloi te binte shi, kurse uji rrodhi me dite te tera, derisa nuk u mbush fusha me uje dhe u krijua Liqeni i Dojranit.

Kjo eshte legjende, nderkaq historia thote se eshte liqeni me i vogel nga tre liqenet ne Maqedoni. Rreth tij gjendet mali Bellasica, nga ana maqedone dhe mali Krusha, nga ana greke. Nje e treta e liqenit, me prejardhje tektonike dhe si mbetje e Liqenit te Peonit, tre here me i madh dhe me i thelle, i takon Greqise.

Pasi qe edhe greket kane "te drejten autoriale" te nje pjese te liqenit, fshataret grek e kishin (keq)perdorur masovikisht. Ne afersi te liqenit te Dojranit, ne anen greke, kane hapur me shume se 270 puse, prej ku pameshirshem harxhohet uji per ujitjen e fushave. Ekspertet maqedonas terheqin vemendjen se deri ne muajin shtator liqeni do te ceket edhe per 60 centimetra nese greket edhe metej vazhdojne te ujisin fushat me ujin e liqenit dhe nese hapin edhe 50 puse tjere.

Mbi rrezikun e "tharrjes" se Liqenit te paret terhoqen vemendjen banoret e Dojranit. Ata te pafuqishem po shihnin se si shterrej percdo dite liqeni shkaku i "thithjes" se ujit te liqenit. Tani ka 50 50 ishuj, kurse "thithja" e metejshme e liqenit do te thote "vdekje" per shume veta ne qytet, te cilet merren me turizem ose jetojne nga peshkimi.

Njekohesisht, do te mbetet ne harrese menyra tradicionale e gjuetise se peshkut me ndihmen e zogut ujor Kormoranit, nje vecanti e dojranasve. Ne shkrimet e lashta mund te gjendet e dhena se rrjedh qe nga kohet e mocme (sipas Herodotit), kurse eshte zhvilluar vetem ne disa lumenj dhe liqene ne Kinen e larget. Zogjte e "dresuar" dhe me fluturim te ulet fluturojne permbi siperfaqen e liqenit, vezhdojne peshqit ne shtepizat e vecanta te gjuetise, te ashtuquajtura mandra, qe gjenden buze liqenit. Peshkataret e vjeter thone se me ndihmen e Kormoranit rrjetat gjithmone ishin te mbushura me saran, grgec, crvenperk, ngjalla....

Tani nga e gjithe kjo, fatkeqesisht, kane mbetur vetem rrefimet dhe kujtimet e bukura. Thone se peshk ka gjithnje e me pak ne liqen, qe gjithnje e me shume po largohen nga bregu, prandaj gjuetia eshte shume me e dobet se sa "korrja" e pasur e dikurshme. Zerat e banoreve dhe prefektit te Dojranit, Nikola Ajcev, qe ishin kercenuar se banoret e kesaj qyteze do te shpernguleshin nese nuk ndermerrej dicka serioze per shpetimin e liqenit, me ne fund arriten deri tek veshet e institucioneve qeveritare ne Shkup dhe te opinionit shkencor. Duke e kuptuar se Liqeni dalengadale po shuhet, qeveria maqedone beri hapat e pare per t'ia kthyer jeten.

Ne fillim te muajit maj te ketij viti, ne afersi te Dojranit te Ri, u vendos gurthemeli i projektit "Shpetimi i Liqenit te Dojranit". Permes ketij projekti parashihet qe te ndertohet nje ujesjelles i gjate prej 20 kilometrash, permes te cilit uji nga 10 bunare te hapur ne Davacko pole, do te derdhej ne Liqenin e Dojranit. Pervec kesaj, uji do te shfrytezohej edhe per pije dhe per ujitjen e arave. Investimi i pergjithshem eshte 10 milion euro, kurse mbartes projekti eshte Qeveria maqedone, e cila deri tani ka siguruar gjysmen e mjeteve te nevojshme. Megjithate, ne Ministrine e mjedisit jetesor shpresojne se do te mund te sigurojne edhe pjesen tjeter te te hollave dhe se projekti do te realizohet deri me 8 shtator te ketij viti.

Nese uji permes ketyre gypave rrjedh nga fillimi i shtatorit, sipas eksperteve, do te duhet me se paku dhjete vjet qe Liqeni i Dojranit te arrije nivelin minimal te ujit, qe e ka pasur para 14 vitesh. Eshte parapare qe ne Liqen brenda nje viti te derdhen nga tre milione meter kub uje, sepse nga viti 1988 deri me sot fshataret grek kane thithur nga Liqeni me shume se 30 milione meter kub uje. Qe Liqeni te mbushet sa me pare, ne vijim eshte edhe perpilimi i studimit permes te cilit parashihet qe Liqeni i Dojranit te mbushet me uje edhe nga mali Kozhuv.

Per shpetimin e Liqenit te Dojranit, greket deri tani nuk kane dhene asnje denar, por kane premtuar se do te intervenojne dhe do te ndryshojne gjerat per ujitjen e arrave. Nese e bejne kete, theksojne ekspertet, maqedonasit per kot do ta mbushin liqenin, nderkohe qe greket do ta zbrazin nga ana tjeter. Ne kete rast, kjo do te ishte nje dhurate e Qeverise maqedone per fermeret grek per t'i ujitur fushat e tyre.

Ekspertet pajtohen se Qeveria e Maqedonise ka bere nje veprim te madh kur, perfundimisht, ka ndare jo pak para per shpetimin e liqenit. Megjithate, shtojne se qeveria greke eshte ajo qe mund ta shpetoje realisht. Pa ndihmen e Greqise fqinje, Liqeni i Dojranit nuk ka shpetim.

DUSHAN JOKSHIQ