Raport dhe bllokadë
Të njëjtën ditë kur në Kuvendin e RM ambasadori suedez ofroi raportin e komisionit të tij mbi të kidnapuarit dhe të zhdukurit e tjerë gjatë krizës së vitit të kaluar, u bllokuan të gjitha rrugët nga Tetova drejt Shkupit. Me raportin nuk ishin të kënaqur familjarët e maqedonasve të zhdukur dhe MPB-ja, ndërkohë që bllokimi i rrugës më frekuentuese në Maqedoni për pak sa nuk u shndërrua në një betejë ndërmjet demonstruesve maqedonas dhe shqiptarëve nga fshati Zhelinë.
AIM Shkup 10.7.2002
Ambasadori suedez Lars Vahlund përjetoi gjatë ditëve të fundit çaste të vështira. Së pari ditën e hënë ishte para komisionit parlamentar për sistemin politik dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, ku prezentoi raportin e komisionit të tij, më pas kishte konferencë për shtyp ku opinionit të këtushëm publik ia bëri me dije njohuritë momentale me të cilat disponon komisioni, që më pas të përjetonte llavë të vërtetë reagimesh negative ndaj raportit të cilin e kishte firmosur si kryetar. Që shqetësimet e tij të ishin më të mëdha, raporti ishte shkas për bllokimin e të gjitha rrugëve nga Tetova për në Shkup, që formalisht i kishin organizuar të afërmit e të maqedonasve të zhdukur, që për qëllime tjera dëshiruan t'i shfrytëzonin edhe të tjerë. Pak gjë mungoi që viktima të drejtimit më frekuentues në Maqedoni të ishin udhëtarët e ndaluar, që ishin bllokuar me orë në ditën me diell dhe asfalt të nxehtë, demonstruesit maqedonas dhe shqiptarët, banorë të fshatit Zhelinë, një vend afër bllokadës.
Ambasadori suedez Lars Vahlund një kohë të gjatë u iku kontakteve me opinionin e këtushëm publik. Vahlund në muajin shkurt të këtij viti e zëvendësoi bashkëkombasin e tij Lars Norbergun, që ishte në krye të Komisionit për të kidnapuarit dhe personat tjerë të zhdukur, që ishte formuar më 23 nëntor të vitit 2001, pasi që kryetari i Maqedonisë Boris Trajkovski kishte pranuar iniciativën e Unionit Evropian që në këtë mënyrë të gjente përgjigje mbi fatin e 20 personave të zhdukur gjatë luftës në Maqedoni. Mu si paraardhësi i tij edhe Vahlund me siguri konsideroi se duhej të tentonte të vinte deri tek informacionet relevante për 13 të zhdukurit maqedonas dhe 6 shqiptarë dhe një bullgari, gjatë vitit të kaluar, gjatë kohës së luftës në Maqedoni, por edhe pas vendosjes së armëpushimit më 5 korrik dhe nënshkrimit të Marëveshjes së Ohrit më 13 gusht të 2001. Në fund, tani më është e qartë, se kur nuk mundi të vinte deri tek përgjigjet e sakta rreth asaj ç'kishte ndodhur me personat e zhdukur, vendosi të dilte para parlamentarëve dhe para opinionit të këtushëm publik të ofronte atë që kishte në dispozicion.
Kur u formua Komisioni, më 23 nëntor të vitit të kaluar, u vërtetua se kishte 20 persona të zhdukur në periudhën kohore prej 17 prillit deri më 31 gushtit të vitit 2001. Komisioni me pedanteri kishte shqyrtuar 20 rastet, kishte mbledhur fakte, që pastaj t'i vërtetonte gjatë takimeve me njerëz që kishin qenë në pozita të dinim se ç'kishte ndodhur me të kidnapuarit dhe personat tjerët të zhdukur. Komisioni kishte pasur takime të shumta me të dyja palët: me strukturat e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare të dikurshme (UÇK-së) dhe pjesëtarët e MPB-së, nga përfaqësuesi politik i UÇK-së Ali Ahmeti dhe ministri Lube Boshkovski deri tek komandantët më të lartë të UÇK-së dhe zyrtarët e MPB-së, duke kërkuar prej tyre që të kontribuonin në ndriçimin e rasteve.
Deri tek çfarë përfundimesh arriti komisioni i ambasadorit Lars Vahlund? Deri tek vetë, tre gjëra koncize nga njëzet raste. Së pari se në rastin e tetë personave të zhdukur ka mjaft informacione se janë marrë nga pjesëtarët e UÇK-së. Për katër maqedonas të tjerë në konkluzionet e Komisionit thuhet se ishin nisur ku mund të ishin takuar ose me siguri i kanë takuar pjesëtarët e UÇK-së. Për këto raste Komisioni nuk mund të pohojë me siguri se çka ndodhur me ta.
Përsa i përket shqiptarëve të kidnapuar apo të zhdukur Komisioni ka arritur në konkluzionin se një është arrestuar është marrë në bisedë informative nga ana e policisë para se të zhdukej. I dyti është zhdukur në afërsi të punktit kontrollues policor, kurse i treti është zhdukur në rrugën ku ka pasur punkt kontrollues, kurse automobili i tij është gjetur të nesërmen para stacionit policor në Manastir. Për rastet tjera të personave të zhdukur shqiptar dhe një bullgari, Komisioni nuk ka mundur të sigurojë informacione rreth detajeve të zhdukjes së tyre. Komisioni konsideron se ka persona në kuadër të UÇK-së që kanë informacione relevante që nuk janë dhënë përsa i përket zhdukjes së tetë maqedonasve. Njëherit komisioni ka ardhur deri në përfundim se ekzistojnë persona në kuadër të forcave maqedone të sigurisë dhe policisë që kanë informacione për rastet e tre shqiptarëve të zhdukur që nuk ia kanë ofruar Komisionit, as opinionit, por as institucioneve që të mund t'i shqyrtonin.
Komisioni ka dhënë edhe disa detaje në raportin e vet. Për Daut Rexhepin, i njohur si komandant Leka, i cili para disa kohe u bë shefi i degës më të fuqishme të Partisë Demokratike Shqiptare, në Tetovë, partner koalicioni i VMRO - DPMNE-së në pushtet, është thënë se besohet që është personi kyç që mund të japë informacione se çka ka ndodhur në rajon ku ka komanduar në periudhën prej prej 5 korrikut (kur zyrtarisht me ndërmjetësimin e NATO-s u arrit armëpushimi) deri më 31 gusht (njëzet ditë pasi ishte nënshkruar Marrëveshja e Ohrit që kishte shënuar fundin e luftës) kur ishin zhdukur 12 maqedonasit. Komisioni thekson se UÇK-ja ka pranuar se një njësi e saj, ndaj të cilës nuk kishin pasur kontroll të plotë, është përgjegjëse për tetë maqedonas të likuiduar.
Komisioni arrit deri tek përfundimi se për rastet e zhdukjes së Hajredin Halimit, Sulltan Memetit dhe Ruzhdi Veliut, dajës së liderit politik të ish-UÇK-së Ali Ahmetit, ka informacione të mjaftueshme se mund të flitet për përzierjen e MPB-së.
Reagimet në opinionin publik maqedonas pas publikimit të Raportit të Komisionit të ambasadorit Vahlund ishin të shpejta dhe të ashpra. Më së pari MPB-ja theksoi se nuk i përgjigjen të vërtetës, se janë bazuar në informacione të pabesueshme dhe të pavërtetueshme dhe paralajmëroi se do të kërkonte në Qeveri shuarjen e Komisionit. Qëndrimi i MPB-së morri përkrahjen edhe të Qeverisë, së paku duke gjykuar atë që tha zëdhënësi qeveritar, edhe pse është pak e besueshme që të pajtohen me të edhe ministrat shqiptarë. Edhe një nga anëtarët lokal të Komisionit në prononcimin me ndërmjetësim të agjencionit shtetëror MIA ka thënë se të dhënat e paraqitura në Raport janë të pasakta.
Të afërmit e maqedonasve të zhdukur në hiringun e Lars Vahlundit edhe mëtej theksuan se të afërmit e tyre janë të gjallë dhe për këtë posedojnë deklaratën e përfaqësuesit të OSBE-së në zyrën në Tetovë. Se policia ende i mban peng të zhdukurit këtë e pohuan edhe familjet e shqiptarëve të zhdukur. Edhe sikur ambasadori Vahlund të dispononte me informaconet e njëjta me të OSBE-së, në bazë të tyre nuk mund të vërtetohet nëse janë gjallë apo jo të zhdukurit. Të pakënaqur me raportin familjarët e maqedonasve të zhdukur e braktisën seancën e komisionit parlamentar duke thënë se pakënaqësinë e tyre me siguri se do ta ndanin edhe të tjerët, që të nesërmen bllokuan rrugët nga Tetova për në Shkup.
Bllokimi i kësaj rruge mjaft të frekuentuar zgjati një ditë të plotë. Në mëngjes dhe në mbrëmje vonë filluan të shtënat. Në mëngjes erdhi deri tek incidenti, ku siç thuhet shqiptarët, banorë të fshatit të afërt Zhelinë, kishin gjuajtur në ajër, duke dashur kështu ta kalonin rrugën e bllokuar, por ishin ndalur kur kishin parë se edhe demonstruesit maqedonas kishin nxjerrë nga veturat e tyre pushkët automatike "kalashnjikov". Në mesin e familjarëve të maqedonasve të zhdukur ishin gjendur më shumë se pesëdhjetë pjesëtarë të njësive speciale "Luanët", të veshur si civilë, bënë të ditur mediumet në gjuhën maqedone (TV Telma, TV Skaj nga Shkupi, gazeta "Dnevnik").
Jozyrtarisht, në mbrëmje vonë bllokimi u ndërpre pas krismave në afërsi të shtëpizës pagesore të autostradës ku ishte bërë bllokimi. Se viktima të mundshme mund të kishin përveç njerëzve që kishin kaluar një ditë të plotë nën diell dhe asfalt të nxehtë edhe demonstruesit maqedonas dhe banorët vendas shqiptarë, flet thirrja e një mbledhjeje urgjente tek kryetari Trajkovski, ku ishin edhe kryeministri Georgievski, i dërguari special i BE-së Alen Le Roa, ambasadori i NATO-s Nikolas Bigman dhe i OSBE Kreg Xhenes, i cili deklaroi se "për fat të keq ka mjaft njerëz me armë, gjithkund në shtet" dhe se "secili që ka armë mund ta shfrytëzojë në çfarëdo rrethanash politike". Zëdhënësi qeveritar në deklaratën e tij mbi bllokimin e rrugës mohoi prezencën e "luanëve" të veshur si civilë, por tha se ishte "një lloj i vetëorganizimit, ku kishte edhe persona të armatosur, që kishin shtyrë në disa raste".
ISO RUSI