Pastrimi etnik në mënyrën sllovene?
Një nga autoritetet më ë rëndësishme të drejtësisë së këtushme dhe gjyqtari idikurshëm i Gjykatës Kushtetuese Matevz Krivic para disa kohe u anëtarësua në shoqatën e banorëve "të fshirë" të Sllovenisë, shkruajti propozim për Gjykatën Kushtetuese dhe së bashku me Komitetin e Helsinkut për Slloveninë lajmëroi ambasadorët e Bashkësisë Evropiane mbi problemet e qytetarëve, të cilët, menjëherë pas pavarësimit të Sllovenisë në mënyrë të paligjshme humbën të drejtat e tyre. Ky është edhe një problem në vargun e problemeve që autoritetet sllovene duhet t'i zgjihin para inkuadrimit të shtetit në Bashkësinë Evropiane, që pas vendosjes së "kufinjve të Shengenit" drejt jugut të Ballkanit administrata në Bruksel nuk do të zbulonte se brenda Bashkësisë jetojnë edhe disa dhjetëra mijëra qytetarë pa një status të qartë dhe pa kurfarë dokumentesh.
AIM Lubjanë, 30.06.2002.
Luftërat që gjatë dhjetëvjeçarit të fundit u zhvilluan në trojet e Jugosllavisë së Titos sollën, përkundër aq shumë të këqijash dhe zhgënjimesh, një "përmbajtje" të re në terminologjinë sociologjike, politikologjike dhe të të drejtës - pastrimin etnik, pra dëbimin e banorëve të nacionalitetit ose fesë tjetër nga rajoni ku vepron populli fitues dhe shumicë.
Patrimi etnik është sinonim për terrorin, vrasjet masovike, logoret, djegiest dhe boshatisjes së fshatrave, sinonim i vuajtjes për ata njerëz që sipas etnisë dhe fesë dallohen nga populli dominues.
Të gjithë shtetet e reja të krijuara pas shpërbërjes së RSFJ-së nuk e lëshuan rastin që të dëbonin ose në njëfarë mënyre të zvogëlonin numrin e banorëve të deridjeshëm - ata me rrënjë në ndonjë republikë tjetër. Sllovenia këtë e bëri në mënyrë perfide, sistematikisht dhe me mjaft efikasitet, përmes përforimit të instrumenteve demokratike dhe teknologjisë së kompjuterizuar.
Josllovenët (term që një kohë të gjatë u përdor në mediume dhe politikë, për njerëzit me prejardhje nga republikat tjera, që më pas të harrohej përnjëherë) kishin mundësi të aplikonin për shtetësinë sllovene, shumica e fituan, por nuk është i vogël numri i atyre veçmas eprorëve të APJ-së, që kjo e drejtë iu pamundësua. Është e vërtetë se dikush nga mosdija (kurse disa shkaku "i jugosllavenizmit të theksuar") ose për shkaqe pronësore, nuk kishin bërë kërkesë në kohë të caktuar. Sido që të jetë, shteti slloven këto njerëz pëtmes shtypjes së sustës "delete" në kompjutorin qendror i fshiu nga evidentimi i banorëve të Sllovenisë. Brenda natës mbetën pa kurfarë të drejtash. Humbën punën, nuk kishin mundësi të blinin banesat shoqërore (që .t.th. shumë shpejt u shmangën ose u detyruan të shpërnguleshin nga banesat shoqërore), mbetën pa dokumentet e vlefshme (librezat e shëndetësisë, lejenjoftimet, pasaportat, lejeudhëtimet), nuk kishin mundësi të kishin automobil... Thjeshtë, shteti vendosi që ata - më të mos ekzistonin. Shumë prej tyre policia i dëboi deri në kufi dhe i hudhi në Hungari, madje disa edhe pa karta autobusi u nisën për në Jugosllavi. Këtë e bën edhe sot e kësaj dite. Për këtë shkak doemos iu desht të ndaheshin nga familjet - gratë dhe fëmijët dhe me vite të jetonin të ndarë në shtete të ndryshme. Për shumë vjet nuk kishin mundësi as t'i vizitonin familjet në Slloveni.
Më shumë se një rrëfim është rasti i një flamurtari në APJ, i cili është kroat nga BeH. Në mars të vitit 1993 erdhi polici sllovenn në banesën e tij dhe e urdhëroi që për një afat prej 24 orësh të lëshonte Slloveninë. Ku të shkonte, ishte kjo pyetja e parë. Farefisin ia kishin dëbuar nga Republike Serbe ku kishin jetuar deri atëherë, ai gjithashtu nuk mund të shkonte aq në rajonin që ishte shpallur si entitet kroat, as në Kroaci - ngase ishte i dyshimtë dhe i padëshirueshëm si pjesëtar i dikurshëm i APJ-së dhe "komunjar". AI nuk mund të shkonte as në territorin që "e mbanin" boshnjakët, sepse shpërtheu lufta ndërmjet kroatëve dhe boshnjakëve. Vendstrehim gjeti tek farefisi i largët në Serbi. Pas një vit mundimesh dhe luftë me administratën sllovene arriti që të gjejë vendstrehim dhe të kthehet në Slloveni.
Në grupin e përmendur të të "pastrehëve" më së shumti ishin pjesëtarët e APJ-së së dikurshme, të cilët për shkak të obligimeve të marra zyrtarisht dhe për shkak të përcaktimit jugosllav nuk kishin dezertuar nga ushtria e dikurshme para shpërbërjes formale të RSFJ-së, madje edhe pas thirrjes jolegale të kryesisë së atëhershme të Republikës Sllovene. Numri më i madh i eprorëve braktisën APJ-së gjatë kohës së tërheqjes nga Sllovenia, por shumë prej tyre as atëherë shkuan mëtej me qëllim që të bënin formalitetet rreth pensionit apo të shërbenin edhe disa vjet që u kishin mbetur. Është fakt se shumica e të përmendurave para ikjes nga shteti, në afat shtruan kërkesa për shtetësinë sllovene, por ajo megjithatë u refuzua. Ata që shkuan së bashku me APJ-në me qëllimin që të rregullonin statusin personal, më vonë nuk mundën të ktheheshin - shkaku i fshirjes nga evidenca e qytetarëve slloven. Për këtë shkak nuk u paraqitën as në bisedime për nënshtetësi, u refuzuan me arsyetimin se kishin shërbyer në "ushtrinë armike". Njërit prej tyre, për shembull, pa procedurë gjyqësore iu morr nënshtetësia sllovene e marrë që në vitin 1975 dhe deri në ditën e sotme nuk i është kthyer. Për më tepër, më shumë se gjashtë vjet zhvillohet hetim ku askush nuk është marrë në pyetje edhe pse ka vetëm një dëshmitar, ndërkohë që shteti slloven nuk ka asgjë kundër tij.
Një pastrim i këtillë etnik u bë nga "demokratët e tipit evropian". Operacioni u miratua nga demokrati (atëherë zyrtar i lartë i Lidhjes Demokrate Sllovene) Igor Bavçar, ministër i dikurshëm i punëve të brendshme. I bëri amin edhe demokristiani (atëherë kryetar i Partisë Demokristiane) Lojze Peterle, kryetar i atëhershëm i qeverisë. Asistenti ekspert ishte demokrati popullor (kryetari i Partisë Demokratike Popullore) dr Rajko Pirnat, ministër i atëhershëm i drejtësisë dhe profesor i drejtësisë në Universitetin e Lubjanës.
Një pastrim i këtillë etnik u përkrah edhe nga demokratët (zyrtarët e lartë partiak të Lidhjes Demokratike të Sllovenisë) së bashku me aparatin represiv që ishte në disponim të ministrit të atëhershëm të mbrojtjes Janez Janshës dhe aksioneve diplomatike të Dimitrij Rupelit, i cili atëherë dhe sot është ministër i punëve të jashtme; këtu nuk duhet harruar as rolin e fushatës mediale të Jelko Kaçina, ministrit të atëhershëm për informim. Përfundimisht, operacioni i pastrimit etnik u përkrah edhe nga djathtisti - socijaldemokrat - dr Joze Pucnik, nënkryetari i atëhershëm i qeverisë.
As opozita e atëhershme, në krye me liberal demokratët e Skoljcevit (LDS-ja e tanishme e Janez Drnovshekut) dhe komunistit të reformuar Janez Kocjançiç (atëherë kryetar i Partisë demokrative, kurse më pas i Listës së bashkuar të social-demokratëve) dhe pensionistët -demokrat të Globocnikut, nuk lëvizi aspak përsa i përket mbrojtjes të të drejtave themelore, cenimit të të drejtave të njeriut; përkundrazi, heshtën me mençuri dhe me mençuri miratuan veprimin e shtetit. Madje as partia e Marjan Podobnikut, e cila grumbullon rreth vetes fshatarësinë nuk kishte kurgjë kundër fuqisë së lirë punëtore dhe nuk bëri asgjë që këtë "fuqi punëtore" ta mbronte nga politika.
Nga ana tjetër nacionalistët (Partia Kombëtare Sllovene e Zmag Jelinçiçit) me adhurim përshëndeti këtë "akt të demokracisë sllovene" sepse kjo paraqiste realizimin e përcaktimeve programore partiake - në atë kohë kohë parrulla e nacionalistëve të Jelinçiçit ishte "cefurji - raus!" (jugoviçët - jashtë!).
Që ironia të jetë më e madhe, "pastrimin" e hapësirës nacionale sllovene e përkrahu edhe demokristiani Ivan Bizjak, atëherë kryetar i dhomës politike të parlamentit slloven, kurse më vonë në funksionin e ministrit të punëve të brendshme këtë program e zbatoi praktikisht. Bizjak në këtë "punë" ishte i përpiktë, kështu që as pas vendosjes së tij në vendin e ombudsmanit (mbrojtës i të drejtave të njeriut) nuk u ndihmoi personave të dëmtuar dhe të përndjekur, edhe pse ishte detyrë e tyre. Tani vendin e zë ministri i dejtësisë, që mund të thuhet se edhe sot e kësaj dite tolerohet pengimi i procedurave gjyqësore të personave "të fshirë", që janë ngritur në ndërkohë. Bizjak minimizimin dhe "moszbatimin" e drejtësisë e arsyeton me "zbrazëtirën juridike".
E gjithë kjo çështje e mjerë ka filluar më 26 shkurt 1992, kur Sllovenia çregjistroi nga regjistri i banorëve (gjykuar sipas të dhënave publike të MPB-së) rreth 67.000 njerëz.Në informatën që MPB-ja sllovene ia dorëzoi Këshillit Shtetëror (dhoma e dytë e parlamentit slloven), që ishte firmosur nga demokristiani Andrej Ster, ky numër është edhe më i madh - rreth 83.000 persona, kurse Komiteti i Helsinkut për të drejtat e njeriut disponon me të dhëna për mbi 130.000 njerëz të dëmtuar. Kur në opinionin publik shpërtheu skandali për fshirjen nga regjistri i banorëve, MPB-ja, megjithatë, pohoi se ishte fjala për veç 3000 njerëz. Sipas pohimeve të juristit Matevz Krivic, gjyqtarit të dikurshëm kushtetues, aktualisht në Slloveni jetojnë mbi 30.000 persona pas qëndrim të përhershëm, pra persona nga grupi i atyre që në vitin e largët 1992 ishin fshirë nga regjistri.
Se si në të vërtetë u bë pastrimi etnik i llojit të vet dëshmojnë edhe të dhënat zyrtare nga regjistrimi i popullatës gjegjësisht vlerësimet e huaja. Sipas regjistrimit të popullësisë në vitin 1991 në Slloveni jetonin 1.965.986 banorë. Vlerësimet e CIA-së amerikane se në korrikun e vitit 2001 në Slloveni kishte 1.930.132 banorë, që do të thotë se dhjetë vjet pas pavarësimit, Sllovenia shënon "ulje" prej gati 36.000 banorëve. Gjatë 40 viteve (para pavarësimit të shtetit) shtimi dhjetëvjeçar i popullësisë në Slloveni ishte përafërsiht 115.000 banorë. Dihet se në vitin 1991 gjatë shpërbërjes së RFSJ-së shtetin e ri slloven vullnetarisht e braktisën disa mijë njerëz, para së gjithash pjesëtarë të ri të APJ-së dhe familjet e tyre. Pas kësaj Sllovenia në mënyrë subtile mbylli kufinjtë për migrantët nga shtetet tjera nga trolli i Jugosllavisë së dikurshme, prandaj "depërtimi" i popullësisë u zvogëlua dukshëm. Nëse kësaj i shtojmë edhe faktin se Sllovenia, sikurse numri i madh i shteteve evropiane, luan me sferën e bardhë, arrijmë në përfnimin se e gjithë kjo nuk është e mjaftueshme për një zvogëlim radikal të numrit të popullatës - nga numrat në disponim "humbën" më së paku 80.000 deri 100.000 persona.
Ku janë këta njerëz sot? Disa pasi humbën dokumentacionin dhe punën, shkuan në vendlindjet e tyre dhe më nuk mundën që të ktheheshin, disa humbën jetën nëpër luftëra, kurse të tjerë arritën që të shkonin në Perëndim ose në Serbi, si refugjatë. Përkundër kësaj, nuk është numri i vogël i atyre që tashmë dhjetë vjet jetojnë ilegalisht në Slloveni nën një frikë të përhershme dhe me një shpresë të zbehtë se do të tejkalojnë burokracinë dhe përfundimisht do të marrin leje qëndrimi ose nnshtetësi. Këta sot janë punëtorë të lirë të kapitalistëve të sapolindur dhe bëjnë punët më të ndyta në të zezë.
Përsa i përket eprorëve të dikurshëm të APJ-së, sipas raportit të përmendur të MPB-së sllovene, për ta vlen urdhëri i pashkruar mbi "mendimin e Ministrisë së Mbrojtjes për mundësinë e cenimit të sigurisë së Sllovenisë"; kjo rregull është në fuqi edhe pse këto njerëz tashmë 30-40 vjet jetojnë në Slloveni, janë të martuar me sllovene, kurse fëmijët e tyre janë slloven. Në Ministrinë e Mbrojtjes nuk ka kurfarë rregullore, as përcaktime ligjore se kush dhe në çfarë mënyre mbledh të dhëna mbi rrezikun që e shkaktojnë këta pensionistë për Slloveninë. Nuk dihet se kush firmos kësi "mendimesh". Gjatë procedurave gjyqësore ky mendim ka rol të madh sepse gjykatat gjatë gjykimeve thirren në mendimin e Ministrisë së Mbrojtjes, edhe pse autorët e "mendimit" nuk thirren si dëshmitarë, as që ekziston mënyrë që kjo të dëshmohet ose mohohet.
Kur organet kompetente të Bashkësisë Evropiane në vitin 1998 u njoftuan për këto vepra të këqija,urdhëruan pushtetin slloven që ta riparonte padrejtësinë deri në muajin maj të vitit 2000. Lubjana zyrtare as dy vite më pas nuk e zbatoi direktivën e Brukselit. Kërkesë për lejeqëndrim dhanë 14 mijë "të huaj me dhunë", por përgjigje pozitive morrën vetëm 3.000 njerëz, kurse të tjerët edhe mëtej mbijetojnë nën frikë. Monitoringu i Helsinkut për çdo ditë lufton për individët që i ndjek policia sllovene dhe i dëbon matanë kufirit. "Të fshirët", në ndërkohë pas shumë kontesteve gjyqësore arritën që të organizoheshin në Shoqatën e të fshirëve. Kështu u vërtetua se në shënjestrën e organeve shtetërore ishin kryesisht romët dhe serbët. Mund të thuhet se në mesin e të huajve të padëshirueshëm ekziston edhe një numër i madh i të huajve "tanë" dhe të "huaj".
Shumë prej tyre pyesin se a dëshirojnë politikanët slloven të përgjigjen përpara Tribunalit të Hagës për pastrim etnik? Është interesant se në mediumet më të mëdha sllovene nuk ka as edhe një shkrim për këtë temë. Redaktorët heshtin edhe ndaj letrave të lexuesve që prekin këtë temë. Prandaj gjatë përkujtimit të ditës heroike të pavarësimit është momenti i përshtatshëm që shtetasit dhe shteti të kuptojnë se në margjina të shoqërisë, në kushte të mjerueshme dhe me pa të drejtë gjendet një popullësi e madhe që është dënuar shkaku i origjinës. Këtu është në provim demokracia sllovene dhe shoqëria në përgjithësi.
MILAN GORJANC