A do te kete zgjedhje demokratike?
AIM Junior Shkup, 18.06.2002
Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të shkohet me ligj të ri dhe me model të ri proporcional me një rreth (raund), i cili sipas përfaqsuesve të bashkësisë ndërkombëtare, mundëson zgjedhje korrekte dhe demokratike. Por a do te ndodhe keshtu ne praktike. Tanime kjo eshte pyetje qendrore ne skenen politike te Maqedonise.
Edhe pse ka edhe rreth tre muaj pergatitjet deri te zgjedhjet, pregaditjet per to kane filluar qemoti e ne vecanti kur jane ne pytje partite ne pushtet. Per dallim nga vite me pare kur Maqedonia kihste ligj sipas modelit te shumices kesaj rradhe zgjedhjet do te mbahen sipas ligjit proporcional dhe si rrjedhoje shteti eshte ndare ne 6 njesi zgjedhore nga t; cilat do te zgjidhen 120 deputet e ardhshem, sa numeron Kuvendi Republikan.
"Nuk mund ta fsheh kënaqësinë që parlamenti megjithatë arriti të miratoj rregullativë të re zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 15 shtatorit. Neve na duhej një zgjidhje e cila do të parashihte mekanizmin e mbrojtjes së votuesve", thotë , ministri i drejtësisë Ixhet Mehmeti, duke i'u përgjigjur pyetjes se, ligji i ri për zgjedhje a do të kontribuojë për zgjedhje korrekte dhe demokratike.
"Ligji i ri përmban mekanizma të cilat qytetarëve do t'ju mundësojnë që lirshëm të shprehin vullnetin e tyre politike gjegjësisht lirshëm të përcaktohen për kandidatëtë të cilëve u besojnë më së shumti. Megjithatë duhet patjetër të theksohet se nuk mjaftojnë vetëm rregullat për zgjedhje korrekte dhe demokratike, këtu ndikojnë edhe shumë faktor tjerë, kurse vullneti i partive politike në këtë dimension është në radhë të parë, kurse mekanizmat i përkasin aspektit teknik. Mendoj se me një numër të madh të vëzhguesve ndërkombëtarë dhe fushatë fer parazgjedhopre, do të arrijmë të kemi zgjedhje korrekte dhe demokratike", shton ministri Mehmeti.
Sa i përket rolit të NATO-së dhe OSBE-së gjatë zgjedhjeve, kjo është paraparë edhe me vetë ligjin kurse do të ketë edhe memorandum për mbykqyrje.Memorandumi do ti përkas raportit me Komisionin shtetërorë zgedhor-KSHZ, i cili është kompetent për realizimin e zgjedhjeve.
Sipas ligjit te ri të zhvendosurit do të mund të votojnë nëpër vendet ku jetojne përkohësisht, nëse deri në afatin e zgjedhje nuk do të mund të kthehen nëpër shtëpitë e tyre.
"Për ata do të ketë lista votuese të veçanta dhe do të votojnë sipas mënyrë si votojnë ushtarët dhe të burgosurit".
Për mënyrën se si do të bëhet kontrolli i votave ne vet vendvotimin, Ixhet Mehmeti thotë se pas mbylljes së vendvotimit do të fillon numrimi i votave, do te nënshkruhen proçesverbalet nga ana e antarëtve të këshillit zgjedhor dhe vëzhguesit e partive.
"Gjatë kësaj procedure do të mund të marrin pjese edhe vëzhguesit e huaj. Menjëherë pas kësaj rezultatet përfundimtare ngjiten nëpër dyert e vendvotimeve me qëllim që të interesuarit (pra edhe qytetarët) të shohin rezultatet e votimit. Sipas modelit të Dontovit, të gjitha votat e grumbulluara do të pjestohen me numrin e partive", thotë Ixhet Mehmeti, duke shtuar më tej se lista zgjedhore në mënyrë permanente do të azhurohet. 15 dite para zgjedhjeve, listat zgjedhore do të publikohen nëpër të gjitha vendbanimet me qëllim që qytetarët të kenë mundësi të shohin nëse do të ketë ndonjë lëshim eventual në to", ka sqaruar ligjin e ri, ministri i drejtësisë Ixhet Mehmeti.
Megjithate, edhe pse ne pamje te pare krijohet pershtypja se ne ligj jane parapare te gjitha imesirat per nje process te ndershem zgjedhore te pakte jane qytetare dhe analsitet te pavarur qe besojne se zgjedhjet e sivjetme parlamentare do te jene te ndershme dhe do te rrespektohet virdikti i popullit.
Duke pasur parasysh eksperiencen e deritanishme kjo pershtypjke edhe me shume thellohet meqe deri tani thuaj se asnjehere nuk ka pasur process te ndershem zgjedhore.Pra edhe disa parti poltike pretendojne se me miratimin e ligjit te ri te zgjedhjeve do te mund te menjanohen deri ne nje mase vjedhjet e votave pak vend ka per otpimizem nese kemi parasysh qendrimet diametralisht te kunderta te partive politke si shqiptare ashtu edhe atyre maqedonase . Andaj edhe pse ende nuk ka filluar zyrtarisht fushata zgjedhore kjo tauime me te madhe po zhvillohet neper qytetet te Maqedonise edhe ate kryesiht nga partite ne pushtet VMRO DPMNE dhe PDSH-ja te cilat sikur jane betuar qe te zhvillojne nje beteje te ashper politke me kundershtaret e tyre poltik. Kjo ne vecnati vie ne shprehje nga partite poltike shqiptare te cilat deri tani kane ushtruar nje rivalitet te pa meshirshem per dallim nga partite maqedonase . Ne kete kuader kryeministri i Maqedonise qe njeherit eshte lider i partise ne pushtet VMRO-DPMNE u deklarua per nje koalicion me partine opozitare maqedonase LSDM duke lene te kuptohet se nuk eshte i interesuar edhe aq per koalicionet me partite shqiptare . Ndoshta kjo vjen si rrjedhoje e bindjes se tij se partneri i tij PDSH-ja bindshem do ti fitoje zgjedhjet edhe pse kjo parti pritet te perballet me nje parti te re qe ka dalur nga strukturat e ish UCK-se.
BLERIM HYSENI