Me Deklarate kunder Rezolutes
Deputetet harxhuan tre dite te vlefshme pune per te miratuar dokumentin per te cilin askush nuk ishte i informuar per shume gjera. Cilet jane efektet e tij praktike.
AIM, Shkup, 30.05. 2002.
Kuvendi i Maqedonise, te merkuren ne mbremje, me me shume se gjysmen e vetave, 68 vota "per" te deputeteve te partive maqedone, miratoi deklaraten mbi gjendjen ne kufirin verior ne pjesen e Kosoves. Deklarata pasoi pas Rezolutes se javes se kaluar nga Parlamenti i Kosoves, me te cilen u be e pavlefshme Marreveshja per caktimin e kufirit ndermjet Maqedonise dhe RFJ-se. Me dokumentin e miratuar Rezoluta kosovare u shpall si e pavlefshme. Partite shqiptare nuk votuan per Deklaraten. Partia Demokratike e Shqiptareve, si partnere ne koalicionin qeveritar, i terhoqi deputetet qe nga dita e hene, kur filloi diskutimi, nderkaq Partia per Prosperitet Demokratik morri pjese ne debat, kurse deputetet e saj e leshuan mbledhjen gjate aktit te votimit. Ne kete menyre ndodhi me e padeshirueshmja per momentin: Kuvendi u nda ne baza etnike. Perndryshe, partite e bllokut shqiptar perkrahen Rezoluten e Parlamentit te Kosoves.
Ne qarqet politike u konsiderua si moment kyc fjalimi i ashper hyres i kryeministrit Lubco Georgievskit, drejtuar deputeteve, i cili shume negativisht e vleresoi rolin e bashkesise nderkombetare ne zgjidhjen e situates ne rajon. Georgievski propozoi qe pa pranine e perfaqesuesve organizatave te huaja te mblidheshin perfaqesuesit serb, shqiptar dhe maqedonas dhe te merreshin vesh per rrethanat ne rajon.
Zyrtaret e organizatave nderkombetare ne Shkup, te vetedijshem se kryetari i qeverise gjithe cka tha ishte ne adrese te tyre, vleresuan se bashkesia nderkombetare gjithe cka ben e ka per qellim stabilitetin ne rajon. Perfaqesuesi special i Bashkesise Evropiane Alain Le Roy, ashtu sic ia do profesioni, nuk deshiroi qe ne menyre eksplicite te komentonte propozimin e kryetarit te qeverise mbi mbajtjen e nje takimi serb - shqiptar - maqedon. As ne qarqet politike maqedone idea nuk hasi ne nje pritje te ngrohte. Pak mirekuptim tregoi vetem PDSH-ja qeveritare, por edhe ajo me deshiren qe te sigurohej prania e perfaqesuesve nderkombetar.
Kryeministri Georgievski, kush e di pse, i cili pas nje kohe pas incidentit te ministrit te policise Lube Boshkovskit me dite u iku gazetareve, prin me retoriken e luftes. Menjehere pas vendimit te parlamentit ne Prishtine dha para kamerave nje deklarate mjaft te ashper: "Mospranimi i kufinjve paraqet gjendje te luftes se ftohte, madje edhe luftes reale". Ai e krahasoi situaten momentale te kufirit me Kosoven me raportet aktuale ndermjet Indise dhe Pakistanit. "Ky eshte nje rrezik permanent i koordinuar qe mund te vije neser, por edhe pas tre vitesh kur do te vendoset per statusin perfundimtar te Kosoves", ka thene ne menyre profetike Georgievski.
Nje dy dite pas Rezolutes kosovare ne brezin kufitar ndodhen disa incidente bizare. Autoritetet maqedone pohuan se ishte sulmuar nje karakolle, pastaj nje kolone e motorizuar? Perfaqesuesit e dhelprave te NATO-s dhe vet kreu i misionit, nuk i fshehen rezervat per incidentet e nxehta. Ne kolonine diplomatike u leshua zeri se maqedonasit, ne realitet, me cdo cmim deshirojne keqesimin e rrethanave ne kufi qe t'i ikin vezhgimit nderkombetar, i cili obligon realizimin e obligimeve sipas Marreveshjes se Ohrit, qe duhet te kryhen diten e fundit te majit.
Mbase as kjo nuk eshte larg mendjes!
Kujdesi i tepruar per te vendosur i deputeteve kosovar, u prit sikurse Rezoluta famekeqe e Informbyrose. U mbajt seanca urgjente e kreut shteteror. U konkludua se duhet te vazhdojne kontaktet diplomatike se si te shmangeshin efektet e mundshme. Perkunder gjithe vleresimeve negative ndaj Rezolutes, zyrtaret maqedonas, megjithate, nuk jane te kenaqur qe me fushaten e fuqishme diplomatike ne Bruxelles, New York dhe Washington nuk u pengua votimi ne Prishtine. Ne kuader te perpjekjeve diplomatike, sic e kumtoi te premten "Utrinski Vesnik"-u opozitar, kryetari Trajkovski kishte bere nje bisede te zjarrte telefonike me kryetarin e RFJ-se Vojislav Koshtunicen nga i cili kishte marre "sqarim (dosido) indiferent se Serbia ka shume probleme me Malin e Zi, gjegjesisht se Beogradi me mire te heshtte ceshtjen e Rezolutes dhe kete t'ia linte bashkesise nderkombetare". Dhe vertet, pershtypja qe tregohet ne Shkup, eshte se ne Beograd nuk ka hutim.
Kryetari sikur e kuptoi me kohe se po "krijohet dallge ne gote". Kur mendoi mire ose kur e keshilluan mire, edhe diskutimin parlamentar mbi Rezoluten kosovare dhe vet Deklaraten e Kuvendit nuk e konsideroi si te rendesishme pas gjithe atyre vleresimeve qe u thane nga zyrtaret nderkombetar - nga shefi i UNMIK-ut Michael Steiner, Keshillit te Sigurimit te OKB-se, State Department-it, NATO-s Thene sinqerisht, pak akte kane shkaktuar reagime kaq te ashpra diplomatike se sa Rezoluta e siperthene.
Sekendejmi, te merkuren ne Kuvend u miratua Deklarata, e cila nuk do te ndryshoje asgje, vecse tregoi disponimin dominues ne opinionin publik maqedonas per sa i perket Kosoves dhe subjekteve te saj politike. Disa eksperte terhoqen verejtjen se me insistimin ne Deklarate Kuvendi pranoi nje dokument i i cili nga gjithe bashkesia nderkombetare u karakterizua si i paqene. Keshtu ne menyre indirekte i dhane legjitimitet qe ne asnje rast nuk do ta kishte. Jo me pak e rendesishme: deputetet e popullit, qe kane prirje te keqe ndaj punes, treguan kujdes te vecante per miratimin e Deklarates. Duhet pritur per te pare se a do te ruhet ky vullnet edhe gjate diteve te ardhshme, sepse nga ata varet fati i pakos se ligjeve qe burojne nga Marreveshja e Ohrit, qe bashkesive nacionale u japin shume me teper te drejta se sa qe i kane tani.
ZELJKO BAJIQ