Është e nevojshme "tollumbacja politike" para privatizimit të ESM!

Skopje May 28, 2002

LSDM-ja opozitare kërcënohet se nëse fiton në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do ta ndërpres të gjithë procedurën rreth privatizimit të ESM-së. "Nëse duhet Maqedonia do të paguajë dhe do të frenojë", porosit Nikola Popovski, nënkryetar i LSDM-së

AIM Junior Shkup, 24.05.2002

LSDM-ja opozitare e akuzon partinë në pushtet VMRO-DPMNE për shitja e shpejtë e Elektroekonomisë së Maqedonisë - ESM që të sigurojë provizion me të cilin do ta finansojë fushatën parazgjedhore. Opozita ka paralajmëruar se me të gjitha mjetet do ta pengojë në Parlament procedurën për ndryshimin e ndryshimeve ligjore për energjetikë "Nëse në tender mbetet vetëm një blerës, me të mund të arrihet marrëveshje në rrugë të një marrëveshje të drejtpërdrejtë të pandërmjetësueshme..."

Kjo është pjesë nga ndryshimet e fundit dhe plotësimet në Ligjin për Energjetikë që Qeveria e miratoi para shumë kohësh, kurse tek opinioni publik shkaktoi dyshim se pushteti përgatit teren për shitje të shpejtë dhe jotransparente të ndërmarrjes më të madhe publike - Elektroekonomisë së Maqedonisë (ESM).

"E paralajmërojmë çdo investitor që dëshiron të hyjë në privatizimin e ESM në marrëveshje të drejtpërdrejtë me këtë Qeveri se do të ballafaqohet me shumë probleme për realizimin e kësaj marrëveshjeje", u kërcënua deputeti i LSDM-së Nikola Popovski. Nga ana tjetër, në Ministrinë e Eknomisë thonë se me ndryshimet ligjore sigurohet baza juridike për privatizim.

"Shpejtësia në procedurën e sjelljes së ndryshimeve ligjore është e nevojshme për shkak të respektimit të afateve për të cilat është arritur marrëveshje me shtëpinë konsultuese Majnel bank", u sqaroi deputetëve Nikola Cherepnalkovski nga Ministria për ekonomi.

Opozita nuk është kundër privatizimit, por konsiderojnë se më parë duhet të ekzistojnë strategjia dhe kushte minimale për shitjen e kësaj firme më të madhe publike në Maqedoni. Sipas strategjisë së LSDM-së, sektori elektroenergjetik më parë duhet të liberalizohet, kurse më pas të shkohet në privatizimin e ESM-së. Sipas ekspertëve, privatizimi i sektorit elektroenergjetik duhet të bëhet shumë kujdesshëm, sepse në të kundërtën vendi mund të ballafaqohet me pasoja afatgjata ekonomike dhe politike. Edhe vendet në rajon, të cilat m'u sikur Maqedonia janë kushtëzuar nga organizatat finansiare ndërkombëtare që të liberalizojnë dhe privatizojnë sektorin energjetik, janë mjaft të kujdesshme.

Sipas vlerësimeve të para të konsultuesve, që filluan të "xhirojnë" gjendjen në të cilën gjendet ESM, marrëveshja për shitje do të nënshkruhet në prill ose maj të vitit tjetër. Për shembull, restrukturimi i Elektroekonomisë së Kroacisë ka filluar para dy vitesh, kurse tenderi për shitje pritet të bëhet publik gjatë gjysmës së dytë të vitit. Bullgaria këtë proces e ka filluar gjithashtu para disa vitesh dhe ende është shumë larg shpallja e tenderit për shitje. Sllovenia së pari w ristrukturoj elektroekonominë, me ç'rast u formuan pesë rajone distributive dhe holding i qendrave elektrike. E përbashkëta për të gjithë shtetet e rajonit është se para se të shkohet në shitje kishin strategji të përkufizuar afatgjate me çka saktësisht ishte shënuar interesi i shtetit, drejtimet e zhvillimit të ardhshëm të sektorit elektroenergjetik dhe u sigurua pavarësia energjetike në vend.

Ministri për ekonomi Besnik Fetai në intervistën e paradokohëshme për revistën "Kapital" deklaroi se ESM nuk do të shitet para zgjedhjeve, sepse procedura për shitjen e ndërmarrjes më të madhe publike në vend është shumë e komplikuar dhe do të zgjas më së paku 11 muaj, e mundet edhe më shumë.

"Marrëveshjen me pronarin e ri të ESM do ta nënshkruajë qeveria e re, e cila do të formohet pas zgjedhjeve parlamentare të shtatorit", konsideron Fetai. Sipas vlerësimeve të Bankës Botërore, ESM kushton rreth një miliardë dollarë, kurse vlera e saj para dhjetë vitesh ishte rreth 2,5 miliardë dollarë. Si shkak kryesor për zvogëlimin e vlerës potencohen çmimi i ulët i rrymës (3,4 centi për kilovat/orë), borxhet e mëdha dhe kërkesat e papaguara të kompanisë që janë mbi 177 milionë dollarë. Për dallim nga vendet e rajonit, Maqedonia në privatizimin e pasurisë së vet më të madhe hyri pa kurfarë strategjie, gjegjësisht këtë obligim ua la në dorë konsultuesve të huaaj. Konzorciumi konsultues i udhëhequr nga Majnel Bank e Austrisë u angazhua si këshilltar në procesin e privatizimit të ESM-së në muajin shkurt të këtij viti. Me procesin do të udhëheq "Majnel kapitol advajzors". Krahas kësaj, në konzorcium gjendet banka investuese Krimson kapital, shtëpia konsultuese "Fildston", konsultanti i privatizuar i gjigantit energjetik italian "Chezi", "Ernst dhe Jang Evropa Juglinsore", me seli në Athinë dhe shtëpia konsultuese greke "Kantor". "Majnel kapitol advajzors" është formuar në prill të vitit të kaluar dhe deri tani ka punuar në vetëm një projekt në Kroaci, kurse njeriu i parë i saj Piter Gembel ka përvojë shumëvjeçare në projektet rikonstruuese në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore. Për shërbimet e veta konsultuese konzorciumi do të marrë 1,7 milionë euro, plus 0,72 përqind nga vlera e shitjes së ESM-së. Konsultuesit së pari duhet që të vlerësojnë kushtet finansiare, materiale, juridike dhe administrative në të cilat gjendet ESM. Pastaj pason ristrukturimi i kompanisë dhe përkufizimi i tregut të energjisë elektrike.

BILJANA ZDRAVKOVSKA