Abdurrahman Haliti zgjedhet kryetar i PPD-se
Pas doreheqjes se pa revokueshme te kryetarit te deritanishem te PPD-se Imer Imeri ne kuvendin e 12 zgjedhore te kesaj partie per kryetar me aklamacion eshte zgjedhur kryetar Abdurrahman Haliti i cili ne krye te kesaj partie ka qene edhe dy vite me pare.
AIM Junior Shkup, 18.05.2002
Nese deri tani polemikat politike jane zhvilluar ne relacionin PDSH- partia ne pushtet, dhe partive tjera shqiptare si PPD-ja dhe PDK-ja, pas kuvendit te partise per Prosperitet Demokratik qe para ca diteve punimet i zhvilloi ne qytetin e Kumanoves keto polemika sic duket jane transferuar bredna strukturave te kesaj partie .
Ky kyvend ka shkatuar nje sere reagimesh brenda PPD-se me crast disa funksionare te saj kane akuzuar se gjate rizgjedhjes se Abdurrahman Halitit per postin e Kryeatarit, nuk jane rrespektuar rregullat e statutit te partise dhe se i tere kuvendi ka qene nje teater i pergatitur me pare.
Ne fakt ne kuvend nuk ka marre pjese kryetari i deritanishem i PPD-se Imer Imeri, por ai kuvendit iu kishte drejtuar me nje leter ne te cilin pervec se kishte autorizuar nenkryetarin e kesaj partie Abdulhadi Vejselin qe te udheheqe me kuvendin, Imeri kishte prezentuar doreheqjen e pa revokusheshme, duke preferuar qe pasardhes i tije te zgjedhet Abdurrahaman Haliti deputet i deritanishem i kesaj partie, ndersa edhe kryetar i saj deri para dy vitesh.
Megjithate, qe ne momentet e para te fillimit te kuvendit u pa se dicka nuk ishte ne rregull, por keto parregullsi u shfaqen ne momentet kur po lexohej letra e kryetarit te vjeter Imer Imeri ndaj se ciles reagoi sekretari i pergjithshem i PPD-se Muhamet Halili duke i rene me grushta tavolines.
Sipas Muhamdet Halilit i cili se bashku me nenkryatrin e partise Aziz Pollozhanin, nenkryetarin e Qeverise Qemal Musliu dhe disa perfaqesues te disa degeve te kesaj partie leshuan punimet e kuvendit, duke e quajtur ate si jolegjitim, meqe sipas tyre eshte thyer statuti partiak per zgjedhjen e kryetarit. Te njejtit gjithashtu kane bere te ditur se nuk e konsiderojne per kryetar legjitim te PPD-se Abdurrahman Halitin .
Andaj derisa ne opinion po behen perpjekje te krijohet bindja se brenda PPD-se ka marre fund gjithcka dhe se tani e tutje kjo parti do te vazhdoje te kontribuoje ne mbarvajtjen e proceseve politike ne Maqedoni , ne realitet kemi te bejme me nje situate mjaft konfuze.
Cdo dite e me shume anetare , madje edhe zyrtare te larte te kesaj partie, ne opinion dalin me deklarata duke akuzuar Abdurrahman Haliti. Ndersa keto deklarata po i shkojne per shtati partise tjeter ne pushtet PDSH-se e cila sikur po mundohet qe nepermejet “heshtjes” t'u fryej percarjeve.
E tere kjo situate ne shesh ka shfaqur edhe realitetin politike qe i pret shqiptaret ne zgjedhjet parlamentare qe do te zhvillohen me 15 shtatore. Gjate fjalimit ne kuvendin e 12 kur edhe u zgjodh kryetar, Abdurrahman Haliti ka apeluar deri tek ish udheheqesi politik i ish UCK-se, Ali Ahmeti, dhe partise tjeter shqiptare PDK-se, qe sebashku te dalin ne zgjedhje dhe te lirohen sic ka thene ai nga kriminaliteti i organizuar dhe ai shteteror. Pervec kesaj ai ka kerkuar nga kuvendaret votebesim qe te bisedoje me ministrat dhe kryetaret e degeve per te shqyrtuar mbetjen e kesaj partie ne qeveri, meqe kete e ka quajtur si formale dhe te detyruar per shkak te situates luftarake ne vitin e kaluar.
Edhe pse kane kaluar vetem pak dite qe Abdurrahman Haliti ka marre ne duar frenat e PPD-se , ai eshte takuar me diplomatin amrikan gjegjesisht perfaqesuesin e SHBA-ve per Maqedonin Xhejms Hollms. Ky i fundit eshte interesuar per qendrimet e tij dhe udheheqesise se re te kesaj partie per zhvillimet ne Maqedoni, implementimin e marrveshjes se Ohrit, si dhe bashkepunimin me partite e tjera ne Maqedoni.
Sic ka njoftuar sherbimi per informim i kesaj partie Abdurrahman Haliti e ka siguruar ambasadorin e SHBA-ve Hollms se kjo parti do te vazhdoje te bashkepunoje intenzivisht me Bashkimin Evropian dhe SHB-te e ne vecanti sa i takon jetesimit te marreveshjes korrnize te Ohrit.
Ne nderkohe, pritet qe diteve te ardhshme te qartesohet situata brendapartiake ne radhet e PPD-se. Nuk eshre i pamundur as qetesimi i te paknaqurve brenda PPD-se e as shkeputja e tyre nga struktura e kesaj partie. Shanset jane per te dyja por me e mundshme eshte ajo e para, meqe eshte veshtire disa anetare (sado qe te pa kenaqur te jene) te kene guximin qe te ndahen nga PPD-ja. Per kete do te ndikoje edhe pergjigjja e ish perfaqeuesit politik te ish UCK-se Ali Ahmeti ofertes se Halitit perr bashkepunim . Nese jane te verteta pohimet se ky i fundit do te formoje parti te vecante atehere keto zhurma brenda PPD-se jane bere te kota.
Nderkohe, keto zhvillime me mjaft vemendje po i percjell PDSh-ja e cila pasiqe arriti ta neutralizoje deri ne nje mase Keshillin ndershqiptar, tani po i veshtron nga afer zhvillimet e tjera. Pra , edhe pse zgjedhjet jane caktar per ne shtator, vrapimin per te fituar simpatite e elektoratit e kane filluar te gjithe pervec Ali Ahmetit i cili ende po hamendet edhe perkunder shume ofertave.
Pra sikur po krijohet pershtypja se tani garat kane filluar se kush do ta perfitoje Ali Ahmetin i cili po paramendohet se e posedon fuqin qe ta ndryshoje kahjen e elektoratit i cili gjate dhjete viteve pluralizem eshte deshpruar tejtmase nga partite politike te cilat kane qene afer popullit vetem kur kane pasur nevoje per vota .
BLERIM HYSENI