Sondazh parazgjedhor: Betonimi i etnosit?
AIM Banjalluke, 29 prill 2002 (AIM)
Ne gjysmen e muajit shkurt te ketij viti Instituti Nacional Demokratik amerikan(NDI) realizoi ne hapesiren e Bosnje e Hercegovines (BeH) nje hulumtim te opinionit publik i dizajnuar per vleresimin e qendrimeve te qytetareve per zgjedhjet parlamentare ne prag qe do te mbahen ne muajin tetor. Anketimi ka perfshire 3.700 qytetare, prej te cileve nga 200 te anketuar ne 12 njesi zgjedhore ne Federaten BeH (FBeH) dhe ne gjashte njesi zgjedhore ne Republiken Serbe(RS) si dhe 100 te anketuar ne rajonin e distriktit te Berckos. Ne kete projekt te anketimit nuk ishin perfshire qytetare te BeH me te drejte votuese, qe gjenden jashte shtetit (kryesisht si refugjate ose persona te shperngulur), dhe te cilet, sipas vleresimeve zyrtare, jane mbi 240 mije.
Gjykuar sipas rezultateve, befasia me e madhe e anketimit eshte e dhena se ne zgjedhje kane ndermend te dalin afer 90 perqind e te anketuarve. Nese ky rezultat do te shprehej edhe sipas numrit te pergjithshem te votuesve ne BeH, ne zgjedhjet e tetorit do te mund te votonte numer rekord i qytetareve te BeH, qe do te mund te ishte dyfish indikativ. Se pari, ky mund te ishte qellimi vendimtar i bashkesive etnike per betonimin e ndarjes nacionale ose vendosmeri qe te denohen elitat ne pushtet per politiken katastrofale ekonomike, papunesine dhe metastazen e korrupsionit. Duke pasur parasyshe rezultatet e pergjithshme te hulumtimit, varianti i pare mund te ishte me i besueshem. Tre grupet kryesore etnike (boshnjaket, serbet dhe kroatet) ndarjen etyre etnike e shprehen ne pyetjen rreth rendesise se zgjedhjeve. Per boshnjaket me te rendesishme ishin zgjedhjet per Kryesine e BeH dhe parlamentin shteteror, kurse per serbet zgjedhjet me te rendesishme ishin per Kuvendin Popullor te RS dhe per kryetar dhe nenkryetar te RS, Kroatet, gjithashtu, vleresuan se zgjedhjet me te rendesishme ishin ato per Parlamentin e FbeH dhe per Kryesine e BeH, e jo per parlamentin shteteror.
Duke zgjedhur per kater opcione per t'u pergjigjur ne pyetjen: "Cka eshte per Ju me e rendesishme kur gjykoni se per cilen parti apo politikan duhet te votoni?", 63 perqind e te anketuarve, pa dallim nga parashenja demografike, u percaktuan per partine ose politikanin qe eshte ne gjendje te permiresoi kualitetin e jetes se tyre. Megjithate, ne vendin e dyte kishte dallime, qe deshmon per nje vazhdimesi zgjedhore te pas luftes. Perndryshe, per 31 perqind te te anketuarve boshnjak me e rendesishme eshte qe politikani aapo partia qe do te mbroje dhe forcoje BeH si shtet, per 19 perqind te serbeve politikani apo partia me e rendesishme eshte ai/ajo qe do te mbroje entitetin ku jetojne, kurse per 24 perqind te kroateve bosnjak ceshtja me e rendesishme eshte forcimi i interesave te tyre nacionale.
Percaktimin per opcionet nacionale te anketuarit e shprehen edhe gjate pergjigjeve ne pyetjen: "Nese zgjedhjet do te mbaheshin neser, per cilen parti do te votonit?" numri me i madh i te percaktuarve te zgjedhesve serb (45 perqind) ne zgjedhjet per anetar te Kryesise se BeH voten e tyre do t'ia jepnin kandidatit te Partise Demokratike Serbe (PDS), 16 perqind kandidatit te Partise se Progresit Demokratik (PPD) dhe 15 perqind kandidatit te Partise se Socialdemokrateve te Pavarur (PSDP). Per te njejtin nivel te zgjedhjeve numri me i madh i votuesve boshnjak (37 perqind) do te votonin per Partine e Reformave Demokratike (PRD), 30 perqind per Partine e Aksionit Demokratik (PAD) dhe 21 perqind per Partine per BeH. Nese shihet afersia ideologjike ndermjet PAD dhe PBeH, kjo tregon se edhe ne trupin votues boshnjak shumicen e kane partite e orientimit te djathte. Trupi votues kroat edhe metej eshte me i percaktuar per partite nacionale: per BDK-ne do te votonin 67 perqind e te anketuarve, kurse per Iniciativen e Re Kroate dhe Partine Kroate 7 perqind e te anketuarve.
Percaktimi per partite nacionale tregohet qarte edhe nga rezultatet e hulumtimit edhe per zgjedhjet tjera. Ne trupin votues serb PDS ka 43 perqind te perkrahjes kur jane ne pyetje zgjedhjet per Parlamentin e BeH dhe nga 40 perqind kur jane ne pyetje zgjedhjet per Kuvendin Popullor te RS dhe kryetarit e nenkryetarit te RS. Ne mesin e kroateve boshnjak BDK-ja ka perkrahjen e 60 perqind te votuesve kur jane ne pyetje zgjedhjet per Parlamentin e BeH, kurse 36 perqind e boshnjakeve jane te percaktuar PRD. Ne mesin e boshnjakeve ne vendin e dyte dhe te trete jane PAD dhe PbeH me 31 dhe 19 perqind te votuesve te percaktuar.
Ne raport me zgjedhjet e mbajtura ne vitin 2000 duket sheshit se ne RS votuesit jane drejtuar drejt partive te medha kurse partite e vogla e humbin perkrahjen. PDS, PPD dhe PSDP kane perkrahjen me te madhe se sa ne zgjedhjet e kaluara. Ne Federaten BeH PRD shenon rritje te perkrahjes per 7 perqind, kurse PAD, PbeH dhe BDK shenojne nje renie te vogel te perkrahjes.
Hulumtimi i prezentuar i NDI eshte publikur para diskutimeve mbi ndryshimet kushtetuese, ku, sipas vleresimit te shume analisteve, jane rritur euforite nacionale dhe eshte bere nje homogjenizim vendimtar nacional. Kete e deshmon edhe fakti se PAD dhe BDK kishin braktisur negociatat politike mbi amandamentet kushtetuese, kurse partite politike nga RS, ato ne pushtet dhe opozite, u percaktuan se bashku ne mbrojtje te kompetencave te entitetit dhe pozicioneve ekzistuese kushtetuese.
Percaktimin e njemendte te votuesve per perkrahje te partive politike do te tregoje hulumtimi qe NDI e ka paralajmeruar per muajin qershor. Fushata zgjedhore edhe me shume do te ndryshoje percaktimin e trupit votues. Mund te pritet se marketingu politik ne federaten e BeH mund te drejtohet ne promovimin e ndryshimeve te reja kushtetuese, qe, paralajmeron tkurrje te re te kompetencave te entiteteve dhe forcim te shtetit qendror, qe ne entitete edhe me shume do te homogjenizoje partite nacionale. Veshtire eshte te besohet se partite politike do te mbajne llogari per frustacionet e trupit votues te pales tjeter dhe do te jene aq te urte sa te promovojne principe tjera. Nese shkohet ne ate udhe, BeH mund te behet paradigme e betonimit te etnoseve.
BRANKO PERIQ