NATO dhe kutite e votimit

Skopje Apr 29, 2002

Pervec se eshte bere roje e paqes ne Maqedoni, aleanca me e fuqishme politiko - ushtarake e planetit pergatitet per t'u bere edhe roje e demokracise

AIM Shkup, 26. 04. 2002.

Emisari special i NATO-s per Ballkanin Robert Serry ka biseduar para disa diteve me kryeministrin maqedonas Lubco Georgievskin mbi mundesine qe pas skadimit te mandatit te tanishem, qe zgjat deri ne fund te qershorit, mandati i "dhelprave" te NATO-s te vazhdohet menjehere per kater ose pese muaj e jo per tre sic ka ndodhur deri me tani. Kjo i ik mundesise se perputhjes se kohes per nderrimin e "Dhelprave" dhe mbajtjes se zgjedhjeve parlamentare.

Me pare, Qeveria holandeze ne doreheqje solli kah fundi i javes se kaluar vendimin se nga qershori do te marre komandimin e misionit "Dhelpra e qelibarte". Me pare Qeveria gjermane paralajmeroi se do te terhiqej nga ura komanduese e misionit ne Maqedoni me arsyetimin se ushtaret e saj jane teper te angazhuar ne boten e jashtme qe nuk eshte aq e rendesishme per gjermanet e kursyer. Holanda mund te dergoje ne Maqedoni me se shumti deri 700 ushtare qe shpresohet se detyren e besuar do ta kryejne me sukses m'u si paraardhesit e tyre gjerman. Ne kete numer nuk eshte llogaritur kuadri komandues qe do te merrte komandimin e gjithe misionit ne Maqedoni, i cili eshte ne fazen e riorganizimit. Haga vlereson se episodi maqedonas do te kushtoje 30 deri 50 milione euro. Kjo do te varet nga ajo se a do te mbeten ushtaret e Mbreterise se Tyre vetem nje mandat mujor apo nevoja do te kerkoje qe qendrimi te shtohet edhe per kater - pese muaj ose gjysme viti. Mandati i holandezeve, perndryshe si me pjesetaret e tanishem te "Dhelprave", do te kete per mision te siguroje 47 vezhguesit e Bashkesise Evropiane dhe 97 vezhguesit e OSBE -se. Ne Shkup arrijne te dhena te besueshme se roli i holandezeve nuk do te jete i nderlidhur me raportet per misionin deshtuar te ushtareve te "vendit te tulipaneve" ne tragjedine e Srebrenices para shtate vjetesh, per cka edhe ka rene qeveria.

Ne disa mediume elektronike maqedonase u publikuan edhe detaje te dokumenteve te qeverise holandeze ku behet vleresimi i situates ne prag te ardhjes se "tulipaneve". Nga dokumenti shihet se ekspertet e atjeshem qeveritar vleresojne se Armata Kombetare Shqiptare (AKSh) nuk ka organizate dhe nuk ka perkrahje nga ana e popullates civile. Koalicioni aktual qeveritar i udhehequr nga VMRO-DPMNE dhe Partia Demokratike e Shqiptareve nuk gezon popullaritet ne mesin e votuesve. Holandezet konsiderojne se shumica e banoreve jane te vetedijshem se ndihma adekuate nderkombetare mund te jete vendimtare ne rast te vazhdimit te konfliktit. Per me shume, ekspertet holandez, duke bazuar vleresimet e tyre ne hulumtimet e opinionit publik, prognozojne se VMRO-DPMNE-ja gjendet para humbjes nga ana e Lidhjes Socialdemokrate opozitare.

Ambasadori i ri i NATO-s Nicolas Bigmann paralajmeroi shqyrtimin e mandatit te "Dhelpres" ne maj dhe qershor kur do te mund te behej diskutim konkret per rolin e tyre ne zgjedhjet e vjeshtes. Diplomati nuk e sheh si te domosdoshme shtimin e numrit te ushtareve vetem shkaku i zgjedhjeve.

Bashkesia nderkombetare pa i rene terthorazi paralajmeroi se deshiron qe ne zgjedhje te dergoje numer te konsiderueshem te vezhguesve nga Bashkesia Evropiane, OSBE-ja dhe organizatat joqeveritare. Zgjedhjet parlamentare, pra tre testimet e deritanishme, treguan se ishin operacione "te rrezikut te madh" edhe ne kohera me normale prandaj si mund te pritet qe tani ato te duken si zgjedhje zvicerane. Pjesetaret e "Dhelpres se qelibarte" te gjithe zgjedhesve dhe te gjithe cenuesve eventual te rendit doemos duhet t'u tregojne sharmin diskret te pranise se tyre. As me pak, as me shume se kjo.

Per sa i perket zgjedhjeve ato ende nuk jane caktuar, por me paramendimin se ato do te mbahen dhe do te kalojne pa incidente, bashkesia nderkombetare e ka doemos te percaktohet per sa i perket pranise se saj te metutjeshme. Ceshtja e forcave evropiane qe do te zevendesonin "Dhelprat" edhe metej mbetet pezull. Perfaqesuesi i NATO-s Nicolas Bigmann pret qe te mbyllet deri ne fund te vitit. Se ku e bazon optimizmin e vet - kete nuk e tregoi. Ia vlen t'u kushtojme kujdes disa momenteve: te gjithe ne Maqedoni tashme e verejne se qeverite perendimore lekunden kur eshte fjala per operacionet e NATO-s ne Ballkan. Me me deshire kjo do te duhej te perfundonte sot se sa neser. Megjithate, ish-palet e konfrontuara ne vend jane te vetedijshme se bashkesia nderkombetare i perkedhel: paqa me siguri do te ruhet derisa mbi ta qendrojne vezhguesit nderkombetar, apo thene indirekt, NATO-ja. Ne ate moment kur do te vendosin qe te terhiqen perfundimisht, situata do te jete e paqarte.

Fillimisht, fale "diplomacise se heshtur" te perfaqesuesve te NATO-s, perfshire edhe biseden e fundit diskrete te ambasadorit Bigmann (e para deri tani) me liderin politik te UCK-se se shperbere Ali Ahmetin, kubi mozaik ka filluar te perputhet; incidentet jane ulur ne minimum. Mbetet problematik konflikti brendashqiptar. Nuk eshte i pamundshem konflikti ndermjet pjesetareve te partive te ndryshme ne bllokun politik maqedonas gjate fushates zgjedhore dhe ne praag te zgjedhjeve, por kjo nuk eshte ceshtje qe do ta pranonte NATO-ja. Don a nuk don, pervec se eshte bere rojtar i paqes ne Maqedoni, aleanca ushtarako -politike me e fuqishme ne planet pergatitet edhe per rolin e mbrojtesit te demokracise. Ne te vertete demokracine qe anetaret e saj zeshem e perkrahen dhe, edhe me keq, e toleruan gjate dhjetevjecarit te fundit.

ZELKO BAJIC