Dy vizione të televizionit

Skopje Apr 26, 2002

Tre ngjarje te palidhura ndërmjet tyre por që megjithatë tematikisht janë të të njëjtës kahje, tregojnë se mediumet elektronike në Maqedoni edhe më do të kërkojnë rrugën e drejtë drejt kërkimit të së ardhshmes

AIM Shkup 23.04. 2002.

Në organizim të Këshillit për Radiodifuzion, trupit për rregullimin e raporteve në "qiellin elektronik" që e emëron Parlamenti, gajtë javës së kaluar u mbajt tribuna e cila u morr me çështjen e të ardhshmes më të mirë të radio-televizioneve shtetërore të vlerësuara si servise publike radiodifuzive në aspektin nacional.

"Nevoja për transformimin e radio-televizionit shtetëror, përveç situatës së tanishme të palakmueshme, buron edhe nga detyrimet që i ka marrë vendi në përputhje me Marrëveshjen për Asocim dhe Stabilizim me Bashkësinë Evropiane", tha kryetari i Këshillit radiodifuziv Lubomir Jakimovski. Nga zgjedhja e modelit të transformimit do të varet edhe ndryshimi i ligjeve në këtë sferë.

Si mysafiri më i dashur i kësaj tribune, kryetari i Parlamentit Stojan Andovi filloi të jap mendimin e vet për mediumet. Ai erdhi deri tek përfundimi se gati që në Maqedoni nuk ekzistojnë mediume të pavarura , gjegjësisht se janë të pozicionuara partiakisht.Kjo nuk ishte e tëra. Deputeti i deputetëve të popullit theksoi se gjithnjë e më shumë flitet për "mediumet e korruptuaraa". Me këto observime shkaktoi tek gazetarët e pranishëm pakënaqësi, të cilët në shenjë pakënaqësie ngritën vetullat.

Drejtori i përgjithashëm Lupço Jakimovski (nuk është në afërsi familjare me kryetarin e Këshillit për radiodifuzion), së paku ashtu siç e transmetoi agjencioni shtetëror MIA, të ardhshmen e sheh në zvogëlimin e programeve. Për të ardhmen ai mendon se duhet të ketë dy radio kanale dhe dy kanale televizive shtetërore në vend se të ketë tre sa ka tani. Nuk është e pabesueshme: edhe "gjenerali" i radiotelevizionit shtetëror u ankua për situatën e vështirë finansiare, sepse Shtëpia finansohet vetëm nga takstat RTV. Ai zgjidhjen e sheh në rritjen e përqindjes në dobi të "kullës shtetërore emetimit". Siç tha ai, gjatë vitit të kaluar në buxhetin e radio-televizionit shtetëror nga 16 milionë euro nga taksa radiodifuzive ishin 53 përqind, kurse nga marketingu 20 përqind. Ideja e rritjes së pjesëmarrjes së mediumeve private në taksën radiodifuzive i ngren qimet e kokës. Të shohim përse!

Pa ndonjë motiv sfidimi ndaj zyrtarëve shtetëror, gati se njëkohësisht u mbajt kuvendi i Asociacionit të mediumeve private elektronike, shoqatë e cila grumbullon rreth vetes shumicën e shoqatave radio-difuzive. Për kushedi të satën herë u përsërit se në "qiellin elektronik" gjërat lëvizin shumë më ngathtë se sa që dëshirojnë anëtarët e Asociacionit. E shumë më ngathtë dëshiron edhe shteti në Evropën mediale.

Kryetari agil i ri -i vjetër i asociacionit të mediumeve private elektronike, pronari i radios nga Shtipi "Kanal 77", i pyetur nga një koleg i mediumit privat, tha se prioriteti gjatë dy viteve të ardhshme, sa i zgjat mandati, do të jetë i pandryshuar: sjellja e ligjit për radiodifuzion dhe krijimi i raporteve të drejta dhe të tregut të lirë për sa i përket kësaj sfere. Radio-televizioni shtetëror dhe RTV publike lokale edhe mëtej finansohen nga taksat radiodifuzive, nga mjetet buxhetore dhe mjetet e themeluesve, por edhe nga marketingu. Kjo shpie -përsërit për të miliontën herë Gavrilovi - deri tek konkurenca jolojale në dëm të RTV-ve private, që finansohen kryesisht nga reklamat dhe emisionet propagandistike. Sipas gjendjes aktuale radio - televizioni shtetëror ka të hyra 15 herë më të mëdha se sa tre mbartësit e koncesioneve nacionale së bashku. Asociacioni që t'i ik këtij garimi të padrejtë i propozoi Këshillit për Radiodifuzion që të pranonte kërkesën që sektori medial publik, Radio - televizioni i Maqedonisë dhe RTV publike lokale të finansohen kryesisht nga taksat radiodifuzive, kurse mediumeve private elektronike t'u jepet hapësira e marketingut dhe reklamave.

Përkufizimi definitiv i tregut të marketingut edhe mëtej nuk ekziston dhe nuk është e qartë se kush me çfarë çmimesh ofron shërbimet e veta të marketingut. Rregulla, thjesht, nuk ka. Duke e shfrytëzuar "rrëmujën" mediumet elektronike shtetërore janë në gjendje që të ulin në mënyrë drastike çmimet e hapësirës reklamuese.

Pronarët e RTV-ve private theksojnë se ende nuk ka një ndarje të prerë të sektorit privat dhe publik. Edhe disa RTV private, që mund të numërohen me gishta, prodhojnë program të interesit të përgjithshëm. Duke u thirrur në disa anketa kompetente, mediumet private qëndrojnë në tezën se edhe për sa i përket sektorit publik, aty ku radiotelevizioni shtetëror duhet të tregojë cilësi, këta arrijnë rezultate më të mira: dëgjueshmëri dhe shikueshmëri. Përkundër kësaj, radiotelevizioni shtetëror tregon gatishmëri për prodhimin e programit gjysëmkomercial.

Në kuadër të të ashtuquajturit "Tavolinës punuese për mediume", në kuadër të Paktit për Stabilitet para disa kohe u tregua gatishmëri për ndryshimin e detyrueshëm të Ligjit për Radiodifuzion. Ligji ka treguar gjithë mangësitë përgjatë pesë viteve sa funksionon. Kryesisht, të gjitha partitë pjesëmarrëse në Parlament jatë të gatshme për ndryshimin e Ligjit, që edhe mëtej nuk do të thotë asgjë. Më saktë, është pak e besueshme që një çështje kaq delikate si kjo të vijë në rend dite në një kohë pune të lodhshme të Parlamentit.

Në ndërkohë hulumtuesi me renome i opinionit publik, agjencioni nga Shkupi "BRIMA GALUP" i ndihmuar nga agjencia ndërkombëtare "Inter-media", botoi sondazhin mbi shikueshmërinë dhe dëgjueshmërinë e mediumeve elektronike, atyre shtetërore dhe të quajturave kushtimisht "të pavarura", më konkretisht private. Hulumtimi kishte zgjatur dy javë kurse ishin anketuar 2.914 dëgjues dhe shikues. Rezultati gati se plotësisht tregon atë që e thonë pronarët e mediumeve private.

Sipas shikueshmërisë nga ana e publikut maqedonas, përfshirë edhe programe satelitore dhe kabllovike rezulton se televizioni më i shikuar është televizioni privat A1 nga Shkupi, përmbajtjeve të të cilit "ia hedhin syrin" 60 përqind e shikuesve. Rivali tjetër më i egër - Televizioni Maqedonas ndiqet nga 54 përqind, kurse pas tij gjendet "Televizioni Sitel". Shikueshmëri respektabile kanë kanë vetëm edhe dy programe televizive: kanali i dytë i televizionit shtetëror dhe televizioni privat nga Shkupi "Telma". Të dhënat janë identike edhe për sa i përket edicioneve informative.Situata deri diku është paradoksale: në televizionin shtetëror, si servis publik, më të shikuara janë emisionet komerciale - "bingo", tërheqja e lotos dhe të ngjashme. Radioja është një medium që nuk adhurohet shumë tek publiku maqedonas. Radio - programi më i dëgjuar ditor, kanali privat "Kanal77" dëgjohet nga 15,5 përqind e dëgjuesve. Me ndonjë përqindje më të vogël renditen radiot shtetërore dhe kanali muzikor "Antena5". Të gjithë programet tjera kanë dëgjueshmëri më pak se 10 përqind. Së këndejmi shtrohet pyetja logjike: përse atëherë nuk kalon moda e numrit të madh të radiostacioneve që emetojnë program? Athua pronarët bëjnë program për farefisin dhe komshitë ose, mos o Zot, është në pyetje " larja e parave" për çka edhe dyshojnë analistët medial. Thënë ndryshe, përmbajtjet programore që ofrojnë shumica e radiostacioneve mund të kishin vend kudo tjetër por jo në eterin jo bash të lirë.

Nëse tërhiqet një diagonale ndërmjet radio-televizioneve shtetërore dhe private atëherë krijohet një hendek i madh. Edhe njëra palë edhe pala tjetër pret që të gjykojë një palë e tretë: shteti. Parlamenti, si më i thirruri, ka shumë punë të tjera dhe ndaj këtyre nuk ka treguar aq shumë gatishmëri. Përse atëherë rreth mediumeve elektronike?! Mediumet elektronike private, që duket sheshit se "u digjet zjarri nën këmbë" paralajmërojnë një strategji tashmë të aplikuar të "ekranit të bardhë" dhe "emitimit të heshtjes". Në këtë rast radio-televizioni shtetëror do të ishte fitues. Fatkeqësisht, kjo do të ishte "fitore e Piros".

ZHELJKO BAJIQ