Njembedhjete prilli i ministrit te dikurshem

Beograd Apr 23, 2002

Vetevrasjen e Vlajko Stoilkoviqit socialistet dhe radikalet e trajtojne sic i kane trajtuar deri me tani te gjitha fatkeqesite dhe tragjedite, ku ne thelb qendron politika e tyre e dhenise vullnetare te gjakut te huaj

AIM Beograd,17.4.2002.

Para Kuvendit te RF te Jugosllavise, me 11 prill ne oren 19.07 minuta erdhi ndihma e shpejte. Deputeti i Partise Socialiste te Serbise (PSS) ne Keshillin Republikan dhe ish - ministri i puneve te brendshme ne Qeverine e Serbise nga 1997 deri me 2000 - Vlajko Stoilkoviq - qendronte i rrezuar para hyrjes se parlamentit; ne gjakun e derdhur qendronte "bereta 92". Te njejten dite, disa ore me pare, ne te dy dhomat e parlamentit u miratua Ligji per bashkepunim me Gjykaten e Hages. Ky akt kishte te bente edhe me vete Stoilkoviqin: ate e rendonte e ashtuquajtura padi e Kosoves dhe me te madhe shihej si njeriu i cili per disa dite do te shkonte ne Sheveningen.

Lajmi mbi vetevrasjen e njerit prej bashkepunetoreve me te ngushte te Millosheviqit, u perhap me shpejtesi. Para nderteses se Kuvendit u mblodhen disa qindra ithtare te socialisteve dhe radikaleve. Kur filluan thirrjet "Ustashe, ustashe" dhe "vrases, vrases" deputeti i Partise Radikale Serbe (PRS) dhe koleg i dikurshem i Stoilkoviqit ne Qeveri Alekandar Vuciq, lexoi letren lamtumirese qe ia kishte dhene disa caste para se ta terhiqte kambezen, te cilen ia dorezoi deputetit radikal Filip Stojanoviqit.

"Me kete akt si deputet i Keshillit republikan ne Kuvendin Federal shpreh protesten time kunder pjesetareve te pushtetit aktual marionet te DOS-it dhe Koalicionit malazez per Jugosllavi, shkaku i shperberjes se RF te Jugosllavise, me pjesemarrjen e armikut me te madh te popullit tone Havier Solanes, ndaj shuarjes se pakuptimte te kushtetutes dhe ligjeve te ketij vendi, politikes se tradhetise dhe kapitullimit, humbjes se dinjitetit nacional, shkaterrimit te ekonomise nacionale dhe cuarjen e qytetareve ne nje mjerim social", kishte shkruar me doren e vet Stoilkoviqi. "Per vdekjen time e konsideroj pergjegjes dhe drejtperdrejte e akuzoj - Zoran Gjingjiqin, Vojislav Koshtunicen, Dushan Mihajloviqin, Vladan Batiqin, Mirolub Labusen, Dragolub Micunoviqin, Predrag Bulatoviqin, Srdo Bozhoviqin dhe Dragisha Peshiqin. Qytetaret atdhetare te ketij vendi do te dijne si te hakmirren". Ishte fjala vetem per fillimin e asaj qe do te pasonte.

Socialistet dhe radikalet te njejten sekonde filluan fushaten e akuzave ndaj pushtetit aktual per tregeti me njerez, tradheti dhe shpallen gjestin e Stoilkoviqit si akt heroik dhe patriotik. Pranuan njekohesisht, se ministri i dikurshem i puneve te brendshme nje kohe te gjate kishte folur per ate qe kishte dashur ta bente, kishte letra lamtumirese dhe qarte ua kishte bere me dije se "i gjalle nuk do te dorezohej ne Hage". Keto nuk i kishin marre si dicka serioze, por, sic theksuan, kur ekziston vendosmeri e madhe per te bere vetevrasje si akt politik, nuk ekziston menyre qe ta ndaloje.

Por, te gjithe nuk mund ta fshihnin nje lloj epsheshmeri edhe sikur te deshironin. Vetevrasjen e Stoilkoviqit partia e tij dhe radikalet e trajtojne ashtu sic i kane trajtuar deri tani te gjitha fatkeqesite dhe tragjedite ne thelbin e te cilave qendron politika e tyre e dhenies vullnetare te gjakut te huaj. Permes nje demagogjie me te pashembullt, pra tregti me vuajtjen e huaj dhe grabitjen e pozicioneve sido qe te jene ato. Se fjalet pergjegjesi dhe ballafaqim nuk ekzistojne ne fjalorin e PSS deshmon edhe fakti se nje dite pasi Stoilkoviqi kishte shkrepur ndaj vetvetes, nuk ishte shtyre mbledhja e Keshillit Ekzekutiv ku u soll vendimi per nderrimin e shefit te grupit parlamentar te socialisteve ne Kuvendin e Serbise Branisllav Ivkoviqit. Per kete parti, kjo vdekje nuk paraqet asgje me shume se nje tentim qe ta paraqese pushtetin aktual si "tradhetar" dhe te fitoje disi pike nder votues.

Opozita demokratike e Serbise (DOS) kunderveproi me vleresimin se behej fjale per nje akt te nje njeriu i cili nuk mundi te ballafaqohej me pergjegjesine personale dhe hipokrizine e shokeve te tij politik. Megjithate, vetevrasja e Vlajko Stoilkoviqit, shkaktoi ne opinionin publik nje shije metalike. Insistimi se dorezimi ne Tribunal eshte i paevitueshem qe vendi te mos sanksionohet serish, gjegjesisht pedanteria dhe zvarritja qe te mos cenohet imixhi "patriotik", dhe ne te dy rastet pa ballafaqim te hapur dhe real se per cfare arsye keto njerez akuzohen, ka krijuar tek nje pjese e mire e opinionit publik pershtypjen se ne gjithe kete kemi qerim hesapesh nderpartiake dhe brendapartiake.

Paraqitja ne opinionin publik e kryetarit te RF te Jugosllavise dhe Partise Demokratike te Serbise (PDS) Voisllav Koshtunices nuk e zvogeloi mungesen e disponimit: Koshtuniqi tha se pergjegjesia eshte e pergjithshme - e pushtetit aktual sepse nuk e kishte rregulluar me kohe juridikisht bashkepunimin me Tribunalin, e pushtetit te kaluar politika e te cilit e solli shtetin ne situaten ne te cilen gjendet, por edhe bashkesise nderkombetare sepse gjithnje shtron kushte dhe ben presione - dhe beri thirrje ne nderprerjen e akuzave nderpartiake dhe ruajtjen e minimumit te interesave nacionale.

Disa fjale mbi Vlajko Stoilkoviqit i cili u soll ne aparatet medicinale te Spitalit klinik ne oren 19. 20, me 11 prill deri me oren 21.30 te 13 prillit kur mjeket konstatuan vdekjen e tij. Te njejten dite kur drejtoi pishtoleten ne tembla, ishte vrare para pese vjetesh kryeshefi i sigurimit publik dhe kryeresi i funksionit minister i puneve te brendshme, gjeneral koloneli policor Radovan Stojiciq Baxha. Ne funksionin e fundit Stojiciqi ishte gjate muajve te fundit te jetes se tij sepse PSS dhe E majta jugosllave (JUL) nuk kishin mundesi qe te merreshin vesh per kete resor te rendesishem dhe te ndjeshem. Stoilkoviqi atehere u be minister: flitej se vendimtare ishte pikerisht afersia me ciftin Slobodan Milosheviq dhe Mirjana Markoviq, i cili, si ata, ishte nga Pozharevci; konkretisht - lindi ne fshatin e aferm Mala Krsna me 1937. Me Stoilkoviqin ne krye, MPB-ja e Serbise si dhe atehere vazhdoi me te njejten gje: kriminalitet te organizuar, policet luftonin ne Kosove dhe shpartallonin demonstratat paqesore ne Beograd, kurse vrasesit profesionist dhe te paguar u bene perditshmeri.

Gjate bombardimeve te NATO-s me 11 prill 1999 vrases se panjohur, pas nje linci te paverejtur ne mediumet e atehershme te regjimit, vrane pronarin e revistes javore "Evropljanin" dhe gazetes "Dnevni telegraf", Slavka Curuvine. Stoilkoviqi dhe bashkepunetoret e tij nuk ishin hamendur shume: pjesetaret e Resorit te Sigurise Shteterore (RDB) kishin ndjekur Curuvine diten e vrasjes dhe ishin terhequr vetem disa minuta para se te ndodhte krimi. Perndryshe, MPB-ja ne vitin e fundit kur ishte minister Stoilkoviqi u be mjeti i drejtperdrejte per represion politik. Mjafton qe te permenden vetem arrestimet e mijera te rinjve dhe te rejave nga "Otpori".

Pas Pese Tetorit per Stoilkoviqin erdhi nje periudhe e veshtire. Ne parti e akuzuan per paaftesi, sepse nuk e kishte nuhatur me kohen "tradhetine" ne polici dhe te ndalonte demonstratat qe shenuan fundin e regjimit te Millosheviqit. U verejt se edhe "rojtaret" e Millosheviqit, derisa i pergatitej arrestimi, nuk e deshiruan Stoilkoviqin ne mesin e tyre - si mund ta mbronte tani Slobon, kur nuk e mbrojti atehere kur duhej, thonin ata. Goditje e vecante ishte zbardhja e "rastit me frigoriferet". Ministri i tanishem i puneve te brendshme Dushan Mihajloviq, beri te ditur se ishte gjetur dokument me emerimin "Dubina II" sipas te cilit kishte vendim qe shqiptaret e vrare nga Kosova te mbarteshin ne Serbi dhe aty ne fshehtesi te varroseshin ne varreza masive ose thjesht te hudheshin ne Danub, qe ishte sjellur ne mbledhjen ne te cilen pervec Millosheviqit kishin marre pjese edhe Stoilkoviqi dhe funksionere te larte te atehershem, por edhe te tanishem te MPB-se. Kjo edhe ashtu ndryshoi kahjen e angazhimit te policise ne Kosove, permes se ciles regjimi i dikurshem hapi mjaft ceshtje per te cilat duhet dhene pergjigje ne Hage.

Perfundimisht, e gjithe nje bote e bere sipas PSS u zhduk, kurse vete partia u gjet ne nje vorbull ndarjesh, lufte fraksionesh dhe ne nje strumbullar te mungeses se ideve. Pervec keshilles - me mire te vritem se sa te shkoj i gjalle ne Hage - dhe vazhdimit te luftes verbale kunder gjithe botes dhe "autoriteteve vendore marionete", socialistet nuk kishin gje tjeter t'i ofronin as simpatizuesve te tyre as opinionit te gjere publik. Kurse Stoilkoviqi per asnje bote tjeter nuk kishte njohuri, dhe as qe la mundesine e te drejtes per te ekzistuar ngjashem si paraardhesi i tij ne funksionin e ministrit te puneve te brendshme Zoran Sokoloviqi, i cili gjithashtu u vra disa muaj pas Pese Tetorit.

Nga gjithe mirekuptimi njerezor ndaj kesaj tragjedie, kjo vetevrasje eshte edhe nje nga ato vdekje te panevojshme dhe te pakuptimta, aq te shumta dhe aq karakteristike per regjimin e Millosheviqit, ku njeri nga bartesit ishte edhe vet Vlajko Stoilkoviqi.

FILIP SHVARM