Ne pikepyetje keshilli kordinus shqiptar

Skopje Apr 16, 2002

AIM Junior, Shkup 16.04.2002

Qe nga fillimi i jetes pluraliste ne Maqedoni funskionimi i partive politike shqiptare ka qene ne drejtim te unifikimit te qendrimeve te tyre ne interes te realizimit te interesave kolektive edhe pse kjo frazeologji shpesh eshte perdorur per realizimin e objektivave partiake dhe per perfitime personale e jo per te realizuar premtimet me te cilat joshnin zgjedhesit.

Unifikimi, apo thene ndryshe bashkepunimi i partive poltike shqiptare, ka funskionuar vetem atehere kur ka qene ne pyetje interesi partiak, si per shembull para zgjedhjeve kur nevoja per te "shptuar koken" tek elektorati i ka shtyr te bejne koalicine zgjedhore dhe te dalin me progarme te harmonizuara. Qe me vone secila parti te vazhdoje rrugen e vet politike duke harruar edhe premtimet edhe kerkesen e zgjedhesve. Me cka edhe dhan kontribut qe te shtohet pakenaqesia dhe me ne fund te ndodhin edhe konfliktet e vitit te kaluar.Apo, pasi fitonin zgjedhjet vazhdonin te mirren me bllokun politik maqedonas duke e shpallur ate fajtore te vetmin per mosrealizimin e kerkesave te drejta shqiptare dhe duke harruar te perqendrohen ne veprimin e tyre dhe marredheniet ndermjet vete.

Tani, pas luftes se vitit te kaluar, thuajse teresisht kane ndryshuar raportet e partive politike meqe kane dalur ne opinion nje sere kontradiktash qe partite poltike i kane proklamuar, por qe ne praktike u deshmua se ato asnjehere nuk kishin poseduar potencial te tille per ti realizuar objektivat e tyre qe i shafqnin para votuesve. Si rrjedhoje e kesaj dukshem eshte ndryshuar edhe atmosfera brenda ambijentit poltik shqiptar.

Duke i pasur parasysh pikerisht keto antagonizma te shumte ne realicionet e partive poltike shqiptare, pas perfundimit te konfliktit, ish perfaqesuesi politik i ish UCK-se Ali Ahmeti, ne pa mundesi per te formuar subject te vacant politik dhe me qellim te uljes se gjakrave ndermjet shqiptare por edhe duke pasur parasysh edhe afrimin e dates se zgjedhjeve, mori nje iniciative per formimin e nje Keshilli Kordinues te partive politike shqiptare. Ne kete keshill perfaqesohen tri partite me te medha politike shqiptare me nga dy anetar dhe tre anetare te ish UCK-se.

Qellimi i formimit te ketij Keshilli ishte impelementimi i Marreveshjes se Ohrit dhe unifikimi i qendrimeve te partive politike shqiptare me qellim te uljes se tensioneve ne periudhen e pas luftes.

Por, pikerisht ketu edhe dolen ne shesh qendrimet kunderthenese te partive poltike shqiptare duke pasur parasysh se ky keshill pretendonte qe te jete mbipartiak , dhe ne te ardhem te behet bartes i proceseve politike. Thene shkurt, partite nuk do te vendosnin per problemet e shqiptareve ne Maqedoni por Keshilli Koordinues .

Me keto zhvillime ishte normale se nuk mund te pajtoheshin grupe te caktuara mbrenda te pakten dy partive politike me te medha shqiptare, Partise Demokratike shqiptare dhe Partise per Prosperitet Demokratik, nderkohe qe Partia Demokaratike Kombetare nuk konsiderohej si ndonje faktore aq relevant.

Tendecat per prishjen e funskionimit te Keshillit Kordines dolen ne shesh qe nga sulmi i selise se tij ne fshatin Recice e Vogel ne afersi te Tetoves.

Megjithate ne pikepytje jeta e ketij Keshilli ka ardhur ne momentin pas sulmit ndaj restoranit “Dora “ ne Tetove pronar i te cilit eshte nenkryetari i kesaj partie Menduh Thaci te cilin restoran PDSH-ja e shpalli si "seli te veten alternative" .

Duke e komentuar kete rast i cili perfundoi pa viktima deputeti i PPD-se Mersel Billali ka theksuar se ne kete rast kemi te bejme me veprime te bandave kriminele qe sipas tij veprojne mbrenda PDSH-se duke i krahasur keto me periudhen e fshizmit ne Gjermani.

Nderkaq Sekretari i Pergjithshem i PDK-se Xhevat Ademi thote se në kohën kur në Maqedoni krejt potenca shqiptare jo vetëm ajo politike por edhe ajo intelektuale, materiale, morale është vënë në funksion të fillimit të ri, në funksion të ndërtimit të paqes, subjekti politik shqiptarë i cili veten e llogarit më përgjegjës për këtë me veprimet që kanë të bëjnë me të dhe sillen rreth tij, e rrezikon këtë paqe të brishtë dhe e dëmton imazhin e shqiptarëve”.

Ademi thotë se PDK-ja nuk e përjashton mundësinë që në këtë incident të jenë të involvuar edhe struktura të caktuara të policisë, por si ta shpjegojmë faktin që kjo parti ka një zyrtarë te lartë te vetin ne postin e zëvendësministrit te puneve te mbrendshme.

Keto deklarata ishin arsye te mjaftueshme per PDSH qe te pezulloje pjesemarrjen e saj ne Keshillin Koordinues ndershqiptar qe tek opinioni i ketushem ka shfaqur nje sere reagimesh sepse te gjithe mendojne se duhet te behen perpjekje qe te ruhet Keshilli Koordines shqiptar.

Por PDSH-ja edhe me tej kembengul qe separi partite politike perkatese te distancohen nga deklaratat e Mersel Bilallit gjegjesisht te Xhevat Ademit e me pas te kthehet ne Keshillim Koordinues shqiptar.

Nenkryetari i PDSH-se Iljaz Halimi thote se “perfaqesuesit e PDK-se dhe PPD-se mund te vazhdojne me pune te organizohen dhe pergatitin programe ose plateforma , por mes tyre nuk ka disipline dhe as koordinim nderkohe qe qellimi i Keshillit ishte qe partite politike maksimalisht ti koordinojne qendrimet e tyre dhe te mos lejojne grindje te ndersjellta”.

Derisa akuzat ne realiconet e partive politike shqiptare gjithenje e me shume thellohen , kryesuesi i Keshillit ndershqiptare Ali Ahmeti ka thene se partite me qendrimet e tyre nuk duhet ne asnje rast te konfrontohen meqe negativisht ndikojne mbi punen dhe funksionimin e Keshillit.

Megjithate, nje gje tanime eshte evidente se zgjedhjet e ardhshme parlamentare qe sipas te gjitha gjasave do te mbahen ne shtator do te jene te ashpra nga aspekti i klimes politike. Edhe pse te shumica e shqiptareve sundon mendimi se Keshilli duhet te jete ai qe do te duhet te thote fjalen e fundit per te gjitha ceshtje poltike, pra perfshire edhe kandidatet per deputet, kjo sic duket nuk do te ndodhe sepse nuk i'u shkon per shtati vete partive poltike te cilet gjate viteve te kaluara jane mesuar te sillen si lojtar te pakontestueshem politike.

Megjithate heshtja disa ditore e kryesuesit te Keshillit koordinues Ali Ahmeti le disa dilema se ndoshta ende ka hapsire qe PDSh-ja te kthehet ne kete Keshill dhe se ende nuk ka perfunduar gjithcka. Edhe pse ndoshta tanime eshte vone per gjithcka sepse edhe po te kthehej PDSH-ja sa do te ishte i sukseshem veprimi i Keshillit duke i pasur parasysh polarizimet qe jane shkaktuar ne baze.

BLERIM HYSENI