Ndryshimet kushtetuese në RS: U miratuan amandmanet "serbe

Sarajevo Apr 15, 2002

AIM Banjalukë, 05.04.2002

Ankthi politik serb u ndërpre të enjten më 4 prill me miratimin e amandamenteve kushtetuese, në Kuvendin Popullor (KP) të Republikës Serbe (RS), përmes një koncensusi deri tani të paparë. Gjithsejt 68 deputetët serb, deri dje kundërshtarë të trazuar ideologjik, ishin pajtuar të njëjtën ditë për të votuar ndryshimet kushtetuese, që i kishte vënë si kusht Kancelaria e përfaqësuesit të lartë në Bosnjë e Hercegovinë (OHR).

Homogjenizimi politik serb me qëndrimin e përbashkët arriti që të prodhoj këtë te boshnjakët dhe kroatët. Kësaj rradhe ndihmoi Përfaqësuesi i Lartë Volfgang Petriq, sepse ideja e tij politike dominoi në këtë dokument i ofruar si version për miratimin e ndryshimeve kushtetuese në pajtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të BeH mbi konstutivitetin e popujve në BeH.

Marrëveshja e Petriqit mbi ndryshimet kushtetuese, të cilën pas bisedimeve të gjata dhe të vështira politike në OHR në Sarajevë, e nënshkruan vetëm Partia Socialdemokrate (PSD) e Zllatko Lagumxhisë, Partia për BeH dhe Iniciativa e re kroate, i arriti Komisionit për çështje kushtetuese në Kuvendin Popullor të RS pa nënshkrimin e negociatorëve serb dhe me rezervë për sa i përket mekanizmit të votimit për interesat vitale nacionale në Këshillin për mbrojtjen e interesave nacionale. Negociatorët serb kishin vërejtje në letrën e Petriqit ku në pjesën e procedurës së ofruar që kishin të bënin me interesat vitale nacionale parashihte që për fillimin e procedurës ishin të nevojshme shumica prej dy të tretave nga popujt konstitutiv në Këshillin e popujve, kurse vendimin përfundimtar mbi këtë ta sjellë Këshilli për mbrojtjen e interesave vitale nacionale në kuadër të Gjykatës Kushtetuese të RS-së, gjithashtu me dy të tretat e votave.

Kur Komisioni kushtetues i KP të RS u mblodh për të sjellë propozim amandmanin përfundimtar, përfaqësuesit boshnjak kërkuan që OHR të publikonte më interpretimet se në çfarë mënyre do të miratohej vendimi në Komisionin kushtetues, duke vlerësuar se në të ardhmen nuk do të jetë shumicë përsa i përket sjelljes së vendimeve. OHR -ja paraqiti interpretimin sipas të cilit do të konsiderohet i pranuar ai propozim që do të ketë shumicë votash gjatë raundit të dytë. Falë interpretimit të këtillë serbët ishin të mbivotuar në Komisionin kshtetues nga ana e boshnjakëve dhe kroatëve, e kjo parashtroi pyetjen se në çfarë mënyrë, sipas këtij interpretimi, do të mbroheshin interesat vitale nacionale. Mbivotimin në Komisionin Kushtetues politikanët serb menjëherë e ndërlidhen me vitin 92, kur u mbivotuan në Kuvendin e atëhershëm popullor të Republikës Socialiste të BeH dhe në procedurën e vendosjes në Gjykatën Kushtetuese në BeH, ku votat e gjyqtarit serb nuk ishin relevante, që i afroi dhe i bashkoi edhe më në flakjen e Marrëveshjes së Petriqit dhe zgjidhjeve për të cilat votuan boshnjakët dhe kroatët.

Si përgjigje mbi zgjidhjen e imponuar, deputetët serb fillimisht ofruan në seancën kuvendore amandmanet e veta për Kushtetutën e RS dhe kërkuan që për këtë të vendos Komisioni kushtetues. Edhe ky propozim u refuzua në Komisionin Kushtetues me mbivotim të përfaqësuesve boshnjak dhe kroat. Epilogu pasoi në vazhdimin e seancës së KP: amandmanet kushtetuese që i propozuan deputetët serb u pranuan me 68 vota. Kundër ishin 13 deputetë boshnjakë dhe kroatë.

Amandmanet e miratuar përmbajnë disa principe nga Marrëveshja e ofruar e OHR-së, por në variante dhe modalitete tjera. Sipas zgjidhjeve të miratuara, RS do të ketë kryetar dhe dy nënkryetar, që nuk mund të jenë nga i njëjti popull. Nënkryetarët do t'i zgjedh KP. Pjesëmarrja e pjesëtarëve të popujve konstitutiv dhe grupeve të pakicave nacionale në kryerjen e funksioneve publike në RS do të sigurohen gjatë zgjedhjes së kryetarit të Qeverisë, Kuvendit Popullor, Këshillit kryesues të popujve, kryetarit të Gjyqit kushtetues dhe atij suprem si dhe prokurorit publik republikan, kështu që vetëm për dy funksionet më të larta mund të zgjidhet personi nga populli i njëjtë konstitutiv. Këshilli i popujve merr pjesë në sjelljen e amandmaneve të Kushtetutës, ligjeve dhe akteve tjera të përgjithshme që janë në kompetencat e Kuvendit Popullor për sa i përket pjesëmarrjes adekuate të popujve konstitutiv në pushtetin ligjvënës, ekzekutiv dhe juridik, arsimor, religjioz, gjuhësor dhe në sistemin e informimit publik. Për dallim nga propozimi i Komisionit Kushtetues, që Qeveria e RS të përbëhet nga 8 ministra nga rradhët e popullit serb, pesë boshnjakë dhe tri kroatë, dhe një nga popujt e tjerë pasi të zgjidhet kryeministri, me miratimin e amandmaneve është paraparë që më së paku 15 përqind e anëtarëve të qeverisë duhet të jenë nga njëri popull konstitutiv, kurse më së paku 35 përqind nga dy popujt tjerë konstitutiv.

Amandmanet e miratuara serbe ende nuk ka arritur askush që t'i analizojë detajisht, kështu që nuk ka komente për përmbajtjen e tyre të plotë dhe për sëndërtimin konstitucional. Nga OHR-ja arriti porosia e shkurtër se ende është herët për çfarëdo lloj prononcimi. Përveç pakënaqësisë dhe kualifikimeve të përgjithshme, as politikanët nga Federata e BeH nuk vrapojnë me vërejtjet e tyre të qarta dhe të caktuara. Në RS zgjidhjet kualifikohen si të pranueshme për bashkësinë multietnike dhe plotësisht në pajtim me standardet evropiane. Kryeministri Ivaniq ka thënë se janë kështu sa në Evropë askush nuk mund të ketë vërejtje.

Se kush ka përfituar në gjithë këtë shfaqje politike, nuk është e vështirë të konkludohet. Nacionalistët serb haptas u treguan zgjedhësve të tyre se boshnjakët dhe kroatët janë rreziku më i madh i tyre për shkak se për marrëveshjen parashohin rivotimin, duke injoruar kështu interesat e tyre nacionale. Boshnjakët dhe kroatët, sipas të njëjtit model, u treguan votuesve të tyre se janë të gatshëm që të luftojnë me çdo çmim kundër interesave serbe dhe në këtë do të kenë sukses. Pasojat shihen edhe mëtej: homogjenizimi politik në RS shkatërroi në rrënjë opozitën serbe, kështu që në skenë, më pak apo më shumë, do të mbetet varianti radikal nacionalist i nuansave të ndryshme. Gati i njëjti efekt u prodhua në Federatën BeH. Me votimin e PAD për propozimin e Aleancës në opinion u shkrinë dallimet mes këtyre dy partive politike.

Në shfaqjen politike në skenën politike të bh., në këtë vit të zgjedhjeve, haptazi ishte në funksion të marketingut politik. Athua skenaristi gjithë këtë e kishte parasyshë dhe të kishte mundësi të parashikonte pasojat? Edhe për këtë pyetje ekzistojnë shumë përgjigje në BeH.

BRANKO PERIQ