Edhe shteti punon ne te zeze

Podgorica Apr 12, 2002

Qeveria e Malit te Zi tashme per dy vjet nuk paguan sigurimin pensional per 30 mije shfrytezues te buxhetit te saj. Sipas kesaj Qeveria ka borxh afer nje milion euro. Kurse tashme kater vjet punetoret e RTV MZ marrin pensione te shkurtuar - drejtori nuk u ka paguar sigurimin pensional.

AIM Podgorice, 06.04.2002.

Sapo afrohet pensioni si rendom njerezit ngadale fillojne te bejne kalkulimet mbi madhesine e pensionit qe duhet ta marrin ne te ardhshmen. Por, nese jetoni ne Mal te Zi, eshte ceshtje nese do te arrini te pensionoheni ne do ta merrni ate? Eshte e fshehte publike se jane te rralla firmat private ne Mal te Zi qe rregullisht ua paguajne punetoreve sigurimin pensional dhe shendetesor, tatimin dhe shtesat tjera per demshperblim. Drejtori i Fondit malazez PIO Dushko Laliceviq deklaroi se mijera subjekte juridike i shmangen pageses se sigurimit pensional.

"Perafersisht 15 perqind e firmave na kane borxh per periudhen prej tre muaj deri tre vjet. Fondi nuk ka autorizim qe te ndjeke dikend. As jemi te obliguar qe te shqetesohemi per te ardhurat e dikuj. Njerezit fatkeqesisht behen te vetedijshem ku gjenden posa fillojne qe te rregullojne dokumentacionin per pensionim", pohon Laliceviq.

Por, skandali i vertete filloi pas tekstit te botuar ne javoren podgoricase "Monitor" qe vertetoi se shume firma shteterore, pra firma qe jetojne nga buxheti, nuk paguajne obligimet per te punesuarit!

Njera nga firmat qe me se shumti i ka ftohur punetoret e vete eshte Radiotelevizioni i Malit te Zi. Ne periudhen prej vitit 1998 deri me nje dhjetor te vitit te kaluar nuk ka paguar asnje marke per sigurimin pensional te punetoreve te vete. Ky borxh arrin afer 1,3 milione euro. Kur kesaj t'i shtojme edhe sigurimin shendetesor per afer 900 te punesuar, borxhi i RTV te MZ arrin afer 1,9 milione euro!

Te punesuarit ne TV ishin te befasuar per keq kur u erdhi koha e pensionimit. Madje 35 njerez nga televizioni, qe u pensionuan gjate kater vjeteve, marrin pensione me te pakta. Ne nderkohe, pese ka vdekur. Nente qe duhet te kalojne ne pension kete vit jane plotesisht te vetedijshem se pensionet e tyre do te jene me te vegjel se sa pensionet mesatre malazeze.

Perndryshe, punetoret e RT MZ para dy vitesh u kercenuan me greve shkaku i borxhit enorm te shtepise se tij qe arrin ne 11 milione marka. Atehere ne mbledhjet e sindikatit gishtat u drejtuan nga drejtori Goran Rakoceviq, u ankuan per shkak te "haciendit te tij ne Danilovgrad", kurse para saj nuk e dinin se askush nuk kishte paguar per ta sigurim pensional. Ne nderkohe, Rakoceviq u be nje nga shtate keshilltaret e kryeministrit malazez Filip Vujanoviqit.

Kryeredaktori dhe redaktori pergjegjes i Kanalit te Dyte te Televizionit malazez, komentatori shumevjecar sportiv Milorad Gjurkoviq, te cilit gjithashtu i afrohet pensioni, thote se ndjehet i pafajshem. "Nese RTV MZ deshiron ta laje genjeshtren me te madhe, atehere shteti i Malit te Zi kete problem duhet ta zgjidh doemos brenda nates. Dhe t'u kerkoje falje gjithe njerezve qe ende jane gjalle. Mes tyre eshte edhe njeri nga themeluesit e RTV MZ Radivoje Rabrenoviq, njeri nga piktoret me te medhenj malazez dhe skenografi me i madh i TV MZ Boshko Odaloviq, nje nga mjeshtrit me te medhenj te tonit Mustafa Lekiq, redaktori i pare i njemendte muzikor i Radio Malit te Zi dhe kompozitori Branko Zenoviq dhe, gjithsesi, regjisori me i vjeter i TV MZ Veselin Bato Lumoviq", thote Gjurkoviq.

Sipas llogaritjeve te para, TV MZ duhet te siguroje 48.922 euro qe te kompensoje stazhin e punetoreve qe tashme jane pensionuar, por edhe te atyre qe kete e presin ne kete vit.

Drejtori i ri i televizionit shteteror Miodrag Vukceviq propozoi qe Fondi PIO qe te ardhurat nga seriali "Epoka e trete", qe RT MZ e punon qe te paguaje sigurimin pensional. Ai thote se nga dhjetori i vitit te kaluar, prej se e morri timonin e RTV MZ, rregullisht paguhen te gjitha obligimet ndaj te punesuarve. Drejtori i Fondit PIO Laliceviq thekson se kete ata e pranojne me kenaqesi, vetem se eshte e nevojshme qe emisioni te xhirohet dhe te emetohet. "Problemi qendron aty se TV MZ deri tani ka xhiruar vetem nje emision te serialit "Epoka e trete", sqaron Laliceviq.

Sekretari i Sekretariatit malazez per informim Bozhidar Jarediq pohon se sherbimi i tij nuk eshte kompetent per kete ceshtje ne mediumet ku themelues eshte parlamenti republikan, kurse i finanson Qeveria e Malit te Zi.

"Per kete jane kompetent inspekcioni i punes dhe policia finansiare. Ne marreveshjen me drejtorin e TV tentojme te bejme nje liste te prioriteteve te obligimeve qe duhet t'i paguaje kjo shtepi. Mes tyre jane edhe borxhet e brendshme dhe te jashtme per transmetimin e paautorizuar te transmetimeve sportive dhe filmave, qe nga viti 1993 arrijne shumen prej 1,6 milione euro", sqaron Jarediq.

TV MZ gjate vitit te kaluar punues perfundoi me humbje prej 55 mije euro. Per te punesuarit e rregullt ne kete televizion per kete vit jane ndare nga buxheti 5,5 milione euro, gjegjesisht gjysme milioni me pak sesa vitin e kaluar. Pasi para nuk ka nga arka republikane, prej nga pret ndihme drejtori i Televizionit Vukceviq, veshtire se punetoret e pensionuar te TV MZ do te vijne deri te pensionet e plota. Deri tani ata qe dikur merrnin shperblimin e 13 korrikut, cmimin me te larte shteteror te Malit te Zi, duhet tani te pajtohen me 150 euro. Kurse korpa shpenzuese me 46 prodhime, qe mes tjerash parasheh 700 gram mish qengji, kuti keksash dhe dy kuti bomnbonesh per gjithe muajin, eshte dyfish. Kush mbijeton - mund te rrefeje.

Drejtori i Fondit pensional Laliceviq thote se eshte e drejte dhe obligim i cdo te punesuari qe te vertetoje se a paguan punedhenesi rregullisht te gjitha te dhenat. "Nese jo, atehere duhet qe t'i drejtohet inspekcionit te punes ose policise finansiare. Gjegjesisht ta padis firmen", thekson Laliceviq.

Nese e degjojne keshillen e tij, 30 mije e shfrytezuesve te buxhetit malazez duhet te fillojne te gjykohen me Qeverine e Malit te Zi. Sipas te dhenave te javores "Monitor", gati dy vjet qeveria malazeze nuk ka paguar te dhenat pensionale per arsimtaret, profesoret, mjeket, gjyqtaret, ministrat, shoferet, sekretaret, policet, gazetaret... Pra, per te gjithe ata qe marrin te ardhura nga buxheti.

Si do te paguhet borxhi ndaj shtetit, kur vete shteti eshte borxhli? Sipas informatave jozyrtare: Qeveria e Malit te Zi gati njeqind milion euro u ka borxh fondeve te veta!

JADRANKA RABRENOVIQ