Kush do të jetë kryetar
E vetmja gjë që pengon aktorët kryesor të skenës politike serbë që të shpallin zgjedhjet e parakohëshme parlamentare është kalkulimi për humbësit e mundshëm. Gjithçka tjetër do të jetë fitore
AIM Beograd, 01.04.2002.
Marrëveshja e marsit për bashkësinë që gjatë tre viteve të ardhshme do të quhet Srbia dhe Mali i Zi, që u nënshkrua nën presionin e pafshehur të Bashkësisë Evropiane dhe përfaqësuesit të saj Havier Solanës, solli
- përvec shumë hamendjeve dhe pakënaqësive - edhe njohurinë se tashme ish -RF e Jugosllavisë (RFJ) do të ketë vitin zgjedhor. Mbajtja e zgjedhjeve për parlamentin e përbashkët të Serbisë dhe Malit të Zi është paraparë deri në fund të vitit, pasi kuvendet e të dy shteteve të miratojnë marrëveshjen për bashkësinë dhe dokumentin kushtetues të bashkësisë. Në këtë rast, të dy anëtaret duhet të sjellin kushtetutë të re, në përputhje me kërkesat dhe standardet e Bashkësisë Evropiane. Procedura e ndryshimit të kushtetutave ekzistuese të Serbisë dhe Malit të Zi (gjithashtu edhe RF të Jugosllavisë) mund të fillojë në mënyra të ndryshme: referendumi (në Serbi) kërkon mbështetjen e më shumë se gjysmës së banorëve, vendimin e Kuvendit me përkrahjen e dy të tretave të deputetëve, pajtueshmërinë e mëparshme të përgjithshme politike që Kuvendi të shpallet kushtetues ose shpalljen e zgjedhjeve për kuvend kushtetues.
Çdo pushtet nacional është në ndikimin e rrethanave politike që dikton mbajtja e zgjedhjeve të rregullta (presidenciale në Serbi dhe Mal të Zi, zgjedhjet lokale në Mal të Zi dhe në pjesën e Serbisë) dhe zgjedhjeve të parakohëshme (që nënkupton marrëveshje e nënshkruar në Beograd dhe Barcelonë) dhe shfrytëzon rastin që të rrumbullakësojë sezonën. Për sa i përket Serbisë, kjo do të thotë të caktohen dhe të mbahen zgjedhjet e parakohëshme parlamentare. Racionaliteti, megjithatë, nuk është diçka e patjetërsueshme për sa i përket ekzistimit dhe mbetjes në pushtet, kurse, siç qëndrojnë punët, kjo veçmas në Serbi. Përndryshe, është e vështirë që të sqarohet se përse koalicioni qeveritar, Opozita demokratike e Serbisë (DOS), ka lejuar një rënie të përkrahjes që tashme gjatë kohë e shënojnë të gjitha hulumtimet e opinionit publik.
Duke tërhjekur vërejtjen për përhapjen e pavendosmërisë dhe papërcaktueshmërisë të dy të pestave të votuesve - me çka praktikisht është barazuar me përqindjen e atyre që edhe mëtej përkrahin DOS-in - që tregon se koalicioni qeveritar mbetet falë mungesës së konkurencës në skenën politike. Nga ana tjetër, mendimin e tyre se zgjedhjet e parakohëshme parlamentare janë të domosdoshme e kanë shprehur 57 përqind të të anketuarve të përfshirë në anketën e Qendrës Beogradase Marten Board International; shkak për këtë janë mosplotësimi i premtive të qeverisë, pra 51 përqind, kurse nevojën për pastrimin e raporteve brenda ODS-së e shohin 17,5 përqind të të anketuarve. 12,5 përqind konsiderojnë se zgjedhjet do të shpejtojnë tranzicionin dhe reformat. Anketa e përmendur tregon bindshëm disponimin e shumicës që përmes zgjedhjeve të zgjidhet situata politike në Serbi.
"Situata momentale politike" është eufemizëm nga gushti i vitit të kaluar je eufemizam nga gushti i vitit të kaluar për të mbuluar paaftësinë dhe mosgatishmërinë e liderëve të DOS-it që interesin e përgjithshëm ta flakin mbulojnë me animozitetet personale. Periudha e skandaleve në gushtin e vitit të kaluar u hap me vrasjen e Momir Gavriloviqit ish i punësuar në SSH (Sigurimin Shtetëror), kurse këtyre ditëve arriti kulmin me arrestimin e Momçillo Perishiqit, nënkryetarit të Qeverisë së Serbisë, i dyshuar për spiunim. Vrasësi i Gavriloviqit, i cili ishte takuar me disa këshilltarë të kryetarit të RFJ-së Voisllav Koshtunicës, nuk u gjet. "Afera Delimustafiq" e filluar kah fundi i vitit të kaluar me arrestimin e ish-ministrit të punëve të brendshme të BeH Alija Delimustafiqit në Beograd, që shkaktoi kritika të shumta brenda palëve të DOS-it të dikurshëm, që rezultoi me shqiptimin e dënimit me burg prej 90 ditësh (në ndërkohë kanë kaluar) për shkak të posedimit të lejenjoftimit me emër të falsifikuar. Vala e re e kritikave të ndërsjellta shkaktoi arrestimi i Momçillo Perishiqit. Atë që disa gazetarë e quajnë "DOS Minus" - që përbëhet nga Partia Demokratike e kryeministrit Zoran Gjingjiq dhe disa parti "të vogla" që e përkrahin, gjithnjë e më shpesh e kushtëzojnë përkrahjen e tyre - akuzojnë Vojisllav Koshtunicën edhe si kryetar i RFJ-së edhe si lider të Partisë Demokratike të Serbisë (PDS), në funksionin e parë për veprimtari antishtetërore, kurse në të dytin për atireformuese.
Atmosfera nuk është lehtësues sepse pa marrë parasyshë se është plotësuar pjesa më e madhe e kërkesave të SHBA-ve, Qeveria e Serbisë këtyre ditëve doemos duhet që të dorëzojë disa të akuzuar për në Hagë. "DOS Minus" nuk ka përkrahur përpjekjet e fundit të Koshtunicës që bashkëpunimi me Tribunalin e Hagës të rregullohet me ndonjë ligj dhe solli solli, si duket në një situatë të atillë, që dorëzimi sërish të bëhet sipas vendimit në vend. Kjo zvogëlon edhe më përkrahjen e opinionit publik. Hulumtimet e tanishme të opinionit publik kanë dëshmuar për një rënie të madhe të përkrahjes për Qeverinë e kryeministrit Gjingjiq, pak para shpërthimit të aferës së spiunazhit me nënkryetarin Momçilo Perishiq. Rënia tjetër e popullaritetit do të pasojë menjëherë pas dorëzimit, sepse në opinionin e përgjithshëm publik në Serbi vetëm Tribunali i Hagës ka rejting negativ (madje edhe Aleanca NATO, tre vjet pas bombardimit, pak e ka përmirësuar imixhin e vetë tek qytetarët e Serbisë).
Ngarkesa shtesë për kryeministrin Zoran Gjingjiq paraqet edhe ajo pjesë e qeverisë e cila assesi të arsyetojë ekzistimin e vetë. Përkundër ministrit jashtëzakonisht të popullarizuar të finansave Bozhidar Gjeliq, i quajtur "Bozha Derikozha" qëndron ministri i policisë Dushan Mihajloviq, i cili në vitin e fundit disa herë paralajmëroi dorëheqje, por nuk dha edhe pas deklaratës së kryeministrit Gjingjiq se në pesëdhjetë qytetet e Serbisë dihet se kush e udhëheq mafinë lokale, cilët gjyqtarë e tolerojnë atë dhe kush me kënd bashkëpunon në punët e ndyta. Në këtë "vit të privatizimit" (është paralajmëruar shitja e 90 firmave) ministri adekuat Aleksandar Vlahoviq hyn me barrën për një transparencë jo të mjaftueshme të shitjes së fabrikës së cimentos Beocinka asaj franceze "Lafarzhe"; ministri i drejtësisë dhe vetadministrimit lokal Vladan Batiq ofroi dhe përkrahu krerët burokratik komunal, madje gati feudal...
Kontribut të veçantë në këtë drejtim ka dhënë edhe Gjingjiqi. Në verën e vitit të kaluar rikonstruimi i kabinetit ishte caktuar për në muajin shtator, kurse pastaj u shty për në muajin mars të vitit 2002. Ky rikonstruktim deri më tani nuk është publikuar, edhe pse gjatë muajit janar hulumtimet e opinionit publik tregonin se 67 përqind e qytetarëve e konsiderojnë si të domosdoshëm. Problemi sërish ka të bëjë me "DOS Minusin" dhe PDS-në: hulumtimi i përmendur ka treguar se dy të tretat e të anketuarve përkrahin kthimin e PDS-së në Qeverinë e Serbisë. Në vend të rikonstruimit të Qeverisë, kryeministri më shumë kohë i kushtoi "blerjes" së përkrahjes brenda "DOS Minusit". Kështu Vojvodinës, krahinës veriore të Serbisë, "iu kthye" aitonomia në një "pako aranzhuese" ligjore. Duke fituar përkrahjen e një partie minore Qeveria e Gjingjiqit përmes natës miratoi ndërtimin e fabrikës së duhanit në Çaçak, përkundër vendimit të mëparshëm se për këtë do tl vendosej në tërësi, në procedurë publike dhe në bazë të ofertave publike të të interesuarve.
Pak para nënshkrimit të marrëveshjes për bashkësinë ndërmjet Serbisë dhe Malit të Zi nënkryetari i Qeverisë Federale Mirolub Labus, i njohur si "ai që sjell lajme të mira" shkaku i rolit të tij në negociatat me organizatat finansiar ndërkombëtare, paralajmëroi se mendon për t'u kandiduar për kryetar të Serbisë. Këto zgjedhje, pa marrë parsyshë shtyerjen eventuale ose shpejtimin (kryetari i tanishëm i Serbisë Milan Milutinoviq gjendet në listën e të akuzuarve të Hagës së bashku me tre bashkëpunëtorë më të ngushtë të Millosheviqit) gjithsesi se nuk do të mbahen deri në fund të këtij viti. Miroljub Labus, nga ana tjetër, gëzon një popullaritet të madh, nga Voisllav Koshtunicës dhe Bozhidar Deliqi ai është bindshëm më i miri personalitet i vlerësuar i skenës politike. Bazuar në rrethanat politike në Serbi, shkaku se opinioni publik e konsideron si ekspert e jo si politikan profesionist, është një përparësi e dukshme. Përkrahja që morri nga grupi i ekspertëve G17+ ku plani i tij i shtoi edhe më imizhin e ekspertit të suksesshëm, lë nën hije përkatësinë e tij si pjetëtar i PD së Gjingjiqit (vetë Gjingjiqi e përshëti i përmbajtur kandidaturën, duke thënë se DOS-i mbase ka kandidatë edhe më të mirë).
Deklarata e qartë e Labusit se mendon për një kandidim provokoi gjithë atë lavë të kandidatëve zyrtar e jozyrtar për kryetar të Serbisë. Velimir Iliç, prefekt i Çaçakut, "luftëta i parë i revolucionit të pesë tetorit", potencialisht edhe një nënkryetar i Qeverisë së Serbisë - e cila, nëse Gjingjiqi plotëson të gjithë premtimet dhe paralajmërimet, do të jetë më e madhja në Evropës - paralajmëron kandidaturën e vet, përveç në rastin nëse kundërkandidat do ta ketë Voisllav Koshtunicën. Kryetari i RFJ-së Vojislav Koshtunica, i cili disa herë gjatë ditëve të fundit "ofroi" vendin e kryetarit të ardhshëm të bashkësisë Srbia dhe Mali i Zi për ndonjë nga pjesa e vogël e vendit, pyetjen rreth kandidaturës së tij për vendin e kryetarit të Serbisë e refuzon me përgjigjen se deri tani mendon "për një gjë të tretë" - të ardhmen e bashkësisë serbo-malazeze.
Kryetari i Partisë së Unitetit Serb (PUS), e formuar nga Zhelko Razhnjatoviq Arkan, Borislav Peleviqi, deklaroi me modesti se kandidimin e tij eventual për kryetar të Serbisë duhet ta propozojnë organizatat lokale partiake, kurse në rast të kundërkandidatit brendapartiak edhe ta përkrahin. Lideri radikal Vojislav Sheshel sërish e "kandidoi" nënkryetarin e tij Tomislav Nikoliqin. Vuk Drashkoviqi, humbësi më i madh i ndryshimeve të pesë tetorit në Serbi, lider i Lëvizjes së Ripërtrirjes Serbe (që në zgjedhjet parlamentare nuk e kaloi kufirin e votave të mjaftueshme zgjedhore), deklaroi se nga partia e tij kandidat do të jetë "ndonjë tjetër: Të realtë dhe modest janë edhe zyrtarët e Partisë Socialiste të Serbisë, të Millosheviqit: kryetari i tyre gjendet në Hagë, kurse duket se askush nuk ka guxim për ndonjë tentim eventual të ripërtrirjes së partisë.
Lista e atyre që ëndërrojnë të jenë në zgjedhje si kandidatë është e gjatë. Ish-kryeministri jugosllav, shtetasi amerikan dhe biznismeni Milan Paniq, deri tani nuk e ka shprehur qëllimin e tij se ka ndërmend të kandidohet, por gjykuar sipas spoteve promovuese mbi biznesin e suksesshëm, që fillon nga 200 e përfundon në 2,5 miliardë dollarë - ka hyrë me të madhe në fushatë. Bazuar në shtypjen e qindra mijëra pllakateve zgjedhore, sikur zhiron një film të metrazhit të gjatë për karrierën e tij, por edhe me përvojën e njeriut që për një fushatë dhjetë ditore "i morri" më shumë se një të tretat e votave të trupit votues kundërkandidatit Sllobodan Millosheviq - mund të theksohet se ambicjet e Paniqit nuk duhet të nënçmohen. Ashtu si me vendimin eventual për kandidim, ai ka përvojë të mirë personale në raport me opozitën e dikurshme, që tani është në pushtet. Në ndërkohë - jo me një prapavijë të qartë dhe të mirë - njëfarë paralajmërimi për kandidatin e vet ka dhënë edhe diaspora serbe, përmes Mirosllav Majko Gjorgjeviqit, njërit nga shumë "serbëve më të pasur në botë".
Paraqitja e kandidaturave në opinionin publik si kandidatë për vendin e kryetarit të Serbisë, zgjedhje të cilat duhet të mbahen më së voni deri në muajin janar të vitit të ardhshëm, mund të komentohet edhe si një test i disponimit të qytetaarëve. Analistët beogradas, megjithatë, vlerësojnë se - nga të gjitha zgjedhjet që janë në rend dite, që erdhën pas rriregulimit të shtetit të përbashkët - Serbia do të ballafaqohet me zgjedhjet e parakohëshme parlamentare, ku do të ballafaqohen aleatët e deridjeshëm në luftë kundër Sllobodan Millosheviqit: "DOS Minus" dhe PDS, G17+ dhe, mbase, Lëvizja Popullore "Otpor!", që në ndërkohë gjithashtu ndarë. Sipas burimeve mirë të informuara, çështja e zgjedhjeve parlamentare tani ka të bëjë me arritjen e censusit për hyrje në parlament. Ky detaj tregon edhe të arriturën që kanë dhënë ndryshimet e njëmendëta në Serbi.
ALEKSANDAR QIRIQ