Banka e Kursimeve dhe fantazma e vitit '97

Tirana Apr 9, 2002

AIM Tirana, 8.04.2002

Me daten 18 prill 2002, ne Tirane hapet tenderi i shitjes se Bankes se Kursimeve, i cili shenon nje nga hapat me te rendesishem ne strategjine e privatizimit e te liberalizimit te sektorit bankar shqiptar. Qysh nga momenti qe qeveria e majte e riardhur ne pushtet me 24 qershor 2001 shpalli objektivin e vet per ta privatizuar kete banke, vemendja e opinionit publik dhe sidomos, ajo e mendimit ekonomik e politik shqiptar, ka qene vecanterisht e perqendruar ketu.

Ne nje mjedis politik si ky i Tiranes, ku pas cdo privatizimi ngrihen me lehtesi akuza per korrupsion qeveritar dhe per shitje te interesave kombetare, privatizimi i Bankes se Kursimeve eshte konsideruar e konsiderohet me rendesi te vecante strategjike. Roli i bankave ne nje vend si Shqiperia, ku gjithcka eshte ne ndertim e siper e ku nevoja e etja per investime eshte e jashtezakonshme, nuk mund te anashkalohet. Nga ana tjeter, shqetesimi mbi kete ngjarje ngrihet edhe mbi nje praktike privatizimesh te meparshme, ne te cilat ? sipas nje opinioni patriotik e nacionalist ? nuk eshte marre ne konsiderate mbrojtja e interesave kombetare. Ky opinion i identifikuar kryesisht ne radhet e opozites se djathte te drejtuar nga ish?Presidenti Berisha (por edhe jashte opozites) derdhet si qortim mbi politiken greke ne Shqiperi e ndaj Shqiperise, por ne menyre te vecante mbi politikat e ndjekura nga qeveria e majte shqiptare apo nga segmente te caktuara te saj, qe etiketohen prej patrioteve si progreke e prej nacionalisteve si antishqiptare. Duke e zhveshur kete kritike nga teprimi nacionalist e nga spekullimi i trashe politik, vitet e fundit te bie ne sy sidoqofte nje angazhim i forte i biznesit grek ne Shqiperi, gje qe ka munguar ose ka qene ne permasa te vogla para vitit '97.

Gati nuk ka asnje privatizim te sektoreve, te cilet kane qene tradicionalisht te rendesishem e jetike per ekonomine shqiptare, ku nuk kane qene pjesemarres greket. Dyshimi i opinionit mbi kete pjesemarrje ne procesin e privatizimit motivohet me faktin, qe greket nuk investojne, por vetem blejne, ne Shqiperi. Ne fakt, investimet e medha e serioze greke, te cilet mund te kontribuojne ne rritjen e punesimit apo ne nxitjen e shtimin e prodhimit vendas, jane te rralla. Per hir te se vertetes, kjo gje lidhet edhe me nje klime te pafavorshme per investimet e huaja ne Shqiperi, apo edhe me rrezikun e nje destabiliteti politik te pranishem ne cdo kohe, por ze e vihet ne levizje shqetesimi patriotik kur shihet qe kjo klime e ky destabilitet nuk i ka penguar disa biznesmene greke te privatizojne objekte me vlere disa dhjetera milione dollare (fjala vjen, telefonia celulare) apo te hapin banka private ne Tirane.

Pikerisht ne kete kontekst e ne prag te organizimit te tenderit mbi privatizimin e Bankes se Kursimeve, lindi zhurma dhe alarmi mbi falimentimin e kesaj te fundit. Kjo zhurme pasoi nje panik te kredotitoreve te kesaj banke, dhe u shnderrua pervec te tjerash ne nje debat mbi te ardhshmen e sektorit bankar ne Shqiperi, i cili, duke lene menjane banken ne fjale, eshte totalisht i privatizuar. Prej kohesh jane hapur e funksionojne rreth trembedhjete banka private, midis te cilave edhe banka amerikane, italiane, islamike, greke, etj, por asnjera prej tyre nuk e ka megjithate fuqine dhe reputacionin financiar te Bankes se Kursimeve. Kjo e fundit zoteron rreth 80% te tregut te depozitave dhe 90% te tregut te bonove te thesarit. Pervec kesaj ka filialet e saj ne te gjitha qendrat kryesore administrative te Shqiperise. Ne keto rrethana kuptohet, se kush arrin te bleje ate, shnderrohet aty per aty ne zoteruese te ketyre tregjeve. Per arsye te kuptueshme, asnje biznesmen shqiptar nuk ka qene ne gjendje te marre pjese ne kete konkurim. Ne gare jane nje banke austriake, nje banke kroate dhe nje banke greke. Sidoqe te ndodhe pra, sektori bankar shqiptar nuk do te jete ne duar shqiptaresh. Dhe lidhur me kete, nuk vihet re ndonje deshperim patriotik. Shqiptaret jane te vetedijshem mbi kete realitet te gjerave. Halli eshte gjetke.

Nje muaj me pare, kur e perditshmja "Shekulli" hodhi ne treg aludimin mbi nje loje financiare qe po behej nga qarqe te caktuara politiko?mediatike greke ne kurriz te Bankes Shqiptare te Kursimeve, terheqja e depozitave bankare nga ana e qytetareve sapo kish filluar. Sipas gazetes ne fjale, e cila eshte me e shitura dhe me e moderuara ne tregun mediatik shqiptar, ky skenar synonte ne rastin me te mire diskreditimin dhe zhvleresimin e bankes me te madhe ne prag te privatizimit te paralajmeruar te saj dhe ne rastin me te keq mbjelljen e nje kaosi e destabiliteti te ri ne vendin e shqipeve, te ngjashem me kaosin e destabilitetin e vitit '97.

U fol per interesat greke ne komandimin e tregut bankar shqiptar e ne kete kuader, edhe ne privatizimin e kesaj banke shume te rendesishme; dhe ketu u permenden pjese te kesaj strategjie, qe ka filluar qofte me hapjen e bankave private greke, qofte me kontrollin e pjeseshem te bankave te tjera me peshe te Tiranes. Ndonese nuk u dhane fakte ( me sa duket, keto fakte mungojne), u fol per disa gazeta greke, te cilat kembengulnin se Banka e Kursimeve ishte ne prag te falimentimit, dhe me kete ? sipas "Shekullit" ? synohej edhe ulja e vleres se saj te shitjes ne procesin e privatizimit, ku greket jane bleres potenciale, edhe mbjellja e pasigurise nder qindra mijra emigrantet shqiptare ne Greqi, nje pjese e madhe e te cileve jane edhe kreditore te Bankes se Kursimeve. Sic mund te merret me mend, nje parashtrim i tille i ceshtjes per ate pjese te opinionit publik qe e ka lidhur krizen e vitit '97 jo vetem me humbjen e kursimeve te investuara ne skemat piramidale financiare, por edhe me projekte "made in Greece" te destabilizmit te Shqiperise, nuk mund te bjere ne vesh te shurdher.

Pervec kesaj, analogjia me shembjen e kompanive rentiere nuk eshte pa gje, pasi ne te dy rastet behet fjale per humbje kursimesh te qytetareve te vendit me te varfer ne rajon. Po te mendojme pra se Banka e Kursimeve zoteron 80% te tregut te depozitave, alarmi eshte me se i kuptueshem.

Varianti i "Shekullit" per shpjegimin e panikut te kreditoreve dhe te dyndjes se tyre drejt sporteleve te kesaj banke u adoptua e u zhvillua me pas edhe nga organe te tjera te massmedia?s, te cilat, te sigurta se praktikisht nuk kish asnje motiv qe perligjte kete panik te kreditoreve e me te njejtin zell, zune ta propagandonin pervec te tjerash karten e nje loje financiare antishqiptare si nje nga menyrat per te siguruar klientet. U dhane garanci te tjera e nga shume drejtime. Bisnesmene te shquar shqiptare bene publikisht deklarata patetike, me anen e te cilave protestonin kunder kesaj loje dhe benin me dije se kapitalet e tyre monetare ishin te depozituara prane kesaj banke, dhe do te mbeteshin te depozituara aty. Guvernatori i Bankes se Shqiperise, ndonese vazhdimisht i pervidhet protagonizmit mediatik e shfaqjes publike, kete here dha disa prononcime ne te gjitha televizionet, duke kembengulur tek fakti qe Banka e Kursimeve eshte banka me e sigurte ne Shqiperi dhe qe te gjitha kursimet jane teresisht te garantuara. Bankiere, ekonomiste, financiere te njohur, nepermjet shkrimeve ne te perditshmet e Tiranes e nepermjet intervistave e debateve televizive, percollen me force te njejtin mesazh.

Ministri i Financave, Kastriot Islami, pasi beri fajtore politiken per kete alarm te panevojshem e pasi hezitoi te beje arsyetimin e kesaj akuze, u beri thirrje kreditoreve t'i besonin bankes e te mos u besonin gojeve te liga. Gazetare e publiciste, te cilet nuk ia thone shume ne lemin e ceshtjeve ekonomike e financiare, nuk i shpetuan tentacionit per t'u rreshtuar ne emer te mbrojtjes se interesit publik ne frontin "Banka e Kursimeve na therret".

Diplomate te huaj, ambasadori i SHBA?ve dhe perfaqesues te organizmave financiare nderkombetare ne Tirane, thane gjithashtu fjalen e tyre, me ane te se ciles kembengulnin ne te njeten pike: te shfrynin tollumbacen e panikut. Ambasadori grek, e me pas Ministri i Jashtem grek gjate nje vizite pune ne Tirane, hodhen poshte aludimet e shtypit shqiptar mbi nje loje antishqiptare ne kete mes dhe mohuan te kish patur ndonje fushate te shtypit ne vendin e tyre per te nxitur emigrantet te terhiqnin depozitat prane kesaj banke. Duke perjashtuar ndonje deklarate dykuptimeshe te perfaqesuesve te opozites, politikane shqiptare te majte e te djathte e ndjene si nje detyre te bashkonin zerin e tyre me korin qe mbronte e theksonte sigurine e Bankes se Kursimeve. Nje projekt/ligj per sigurimin e depozitave bankare, qe flinte prej dy vjetesh neper sirtaret e burokracise parlamentare u cua me urgjence per diskutim ne Kuvendin e Shqiperise. Ne harkun e disa oreve u miratua me nje konsensus parlamentar, i cili rralle gjendet per ceshtje te tjera ne jeten politike shqiptare. Pas miratimit te ligjit per sigurimin e depozitave, lideri i opozites Sali Berisha kete here e tradhetoi strategjine e luftes se perjetshme kunder pushtetit socialist dhe u rreshtua ne favor te sigurise se Bankes se Kursimeve. Gjeografia e frontit ne mbrojtje te Bankes se Kursimeve u be e plote.

Por nje pjese shqiptaresh, pertej cdo frymezimi e logjike teknike, politike e nacionaliste ne shpjegimin e krizave te brendshme, te djegur njehere nga qulli, i fryjne tani edhe kosit. Edhe ne vitin e mbrapshte '97, sidoqe jo ne keto permasa, nuk kishin munguar garanci te tilla mbi sigurimin e kursimeve te investuara ne skemat financiare piramidale. Perfaqesuesit e bankave, te pushtetit, te organizmave te huaja financiare, ose heshten, ose u dolen ne mbrojtje kompanive huamarrese ne ate mot. Perfundimi eshte i njohur. Kursimet humben, Shqiperia u pushtua per disa muaj nga nje anarki shembullore, ndersa shteti u shkerrmoq. Precedenti pra punoi padrejtesisht kete radhe ne favor te nje alarmizmi te tepert e kunder garancive te dhena ne menyre korale majtas e djathtas, brenda e jashte. Ne harkun e disa javeve jane terhequr 10% e depozitave. Si per te deshmuar siguri absolute, sportelet e bankes u jane pergjigjur me shpejtesi e korrektesi te gjitha kerkesave te qytetareve per terheqjen e parave. Ky fakt i fundit, shoqeruar edhe me fushaten e forte e korale qe ka synuar mbrojtjen e reputacionit financiar te bankes, ndoshta ka filluar t'i binde kreditoret mbi kotesine e alarmizmit. Ditet e fundit vihet re nje renie e fluksit te terheqesve te depozitave. Tek?tuk, dikush ka zene te rikthehet per te bere ridepozitimin e parave te terhequra. Por eshte shpejt ende per ta kualifikuar kete te fundit si nje tendence. Frika ekziston ende.

Specialistet e Bankes se Kursimeve thone se rrjedhja e deritashme e depozitave (10%) nuk krijon asnje problem he per he. Kjo shifer nuk eshte gje tjeter, vecse shuma e depozituar ne banke ne muajin janar te ketij viti, kur ne tregun financiar europian hyri ne loje monedha e re Euro. Qendrueshmeria e Bankes se Kursimeve, sipas po ketyre specialisteve, mbetet e paprekur dhe e pakushtezuar, jo vetem nga rrjedhja e deritashme, por edhe nga ndonje rrjedhje e metejshme. Per ta, mjaft qe tendenca e terheqjes se depozitave te jete ne renie. Dhe ne fakt, keshtu eshte. Deri diten e hapjes se tenderit per privatizimin e saj (18 prill) nuk pritet te ndodhe ndonje gje spektakolare. Rreziku u la prapa.

MUSTAFA NANO