Kompromis per ndarjen e zonave zgjedhore

Skopje Apr 3, 2002

AIM Junior, 03.04.2002

Nje nga temat me te nxehta ne debatin politik te Maqedonise ka qene edhe ceshtja e mbajtjes se zgjedhjeve parlamentare. Ndonese qysh ne marreveshjen korrnize te Ohrit ishte parashikuar qe zgjedhjet te mbaheshin pas perfundimit te implementimit te saj edhe ate si te parakohshme (gjegjesisht deri ne muajin qershor), si pasoje e zvarritjes se implementimit kjo u pamundesua. Me cka edhe dilemat se valle duhet te mbahen zgjedhje te parakohshme apo te rregullta humben kuptimin e vet dhe i detyroi edhe partite me relevante opozitare te pajtohen me pamundesin e mbajtjes se tyre ne ndonje afat me te shpejt se ai qe eshte parapare me Kushtetute. Keshtu ne nje takim tek kryetari i shtetit Boris Trajkovski, kater udheheqesit e partive poltike nenshkrues te marreveshjes kornize kane vendosur qe te mos kete zgjedhje te parakohshme por ato te mbahen ne shtator, pra, ne afatin e rregullt.

Ne kete menyre ekspertet partiak te kater partive politike nenshkruese te marreveshjes kornize te Ohrit, kane arritur kompromis qe gjate zgjedhjeve te ardhshme parlamentare Maqedonia te ndahet ne gjashte njesi te barabarta zgjedhore dhe ato te realizohen sipas model proporcional zgjedhor. Gjithashtu eshte rene dakord edhe per numrin e votuesve neper keto njesi zgjedhore. Numri me i madh ne njesite zgjedhore do te jete 279.944 votues, kurse numri me i vogel 278.202 votues.

Qe nga zgjedhjet e para pluraliste ne Maqedoni modeli zgjedhor dhe ndarja e zonave te votuesve ka qene molle sherri ku partite politike shqiptare dhe ato maqedonase jane ndare madje edhe kane pasur dhe konflikte te shumtra ne aspektin poltik. Me nje perzierje te ketille etnike sie ka Maqedonia, analistet kane vleresuar edhe kane rekomanduar se model me i mire per zgjedhjet parlamentare per Maqedonine do te ishte ai proporcional, sipas te cilit Maqedonia do te ishte nje njesi e vetme zgjedhore. Kjo eshte shpjeguar pare se gjithash me parrregullsite ne zgjedhje qe ndodhin pikerisht ne rrethin e dyte.
Persa i takon modelit proporcional kontestimi i pales maqedonase ka qene e ditur meqe ato kane pasur frige nga numri i deputeteve shqiptare gjegjesisht friga se nese partite poltike shqiptare arrijne deri ne 31 deputet atehere ne baze te Kushtetutes se Maqedonise do te kishin te drejte te inicojne edhe ndryshime kushtetuese qe per partrite maqedonase ishte nje tragjedi". Megjithate, tani kur Kushtetuta eshte ndryshuar ne baze te se ciles per disa ceshtje qe i tangojne shqiptaret, gjegjesisht marredheniet nderetnike nevoitet edhe dy e treta e votave te deputeteve shqiptare, sic duket partite poltike maqedonase jane cliruar nga frika i numrit te votave shqiptare, edhe pse ne baze te analizave ky numer nuk do te jete me i madh se 28. Ekspertet gjithashtu jane dakorduar qe njesite zgjedhore te jene gjeografikisht dhe territorialisht kompakte, kurse u eshte kushtuar rendesi edhe kriteriumit per perfaqsim adekuat etnik, thone ekspertet." Deshiroj qe opinionit te ketushem ti kumtoj se kater partite nenshkruese te marreveshjes se Ohrit kane rene dakord per modelin zgjedhor dhe hartimin e "kufijve" te njesive zgjedhore. Propozimi maksimalisht eshte harmonizuar ne krahasim me numrin e votuesve, per cdo njesi zgjedhore. Dallimi i numrit te votuesve per njesite zgjedhore do te jete vetem 1.01 perqind, gjegjesisht shprehur ne numera ai do te jete 1.742. Mendoj se ligji per njesite zgjedhore per dy jave do te jete gati dhe do te miratohet ne qeveri ", ka deklaruar per mediat ministri i drejtesise, Ixhet Mehmeti.

Te gjitha palet biseduese jane dakorduar qe nga gjashte ndarjet zgjedhore duhet te zgjedhen nga 20 deputete, propozim qe eshte perkrahur edhe nga ministri i drejtesise Ixhet Memeti. Ministri i drejtesise thote se me kete rast eshte tejkaluar coptimi i theksuara i elektoratit shqiptare, qe ishte nje pervoje e kaluar. "Me kete ndarje te re racionale elektorati shqiptare eshte i bashkuar ne nje mase te caktuar dhe kjo eshte nje vendim i kenaqeshem per ne pas nje kompromisi te arritur nga te gjitha palet, nenshkruese te marreveshjes se Ohrit ", thote ministri Ixhet Memeti.

Sipas modelit te ri zgjedhor te perbere prej gjashte njesive , shiqptaret jane te perfshire ne njesine e dyte zgjedhore me 278.674 ne : Kumanove, Gazi Babe, Cair, Likove, Haracine dhe Shutke; ne njesine e peste zgjedhore me 278.871 ne Manastir, oher, Struge, Kercove, Resnje, Krusheve, Labunisht, Veleshte, Bistrice, Dollogozhde, Pllasnice, Bellcishte, Mesheishte, Sopotnice, Zhitoshe dhe Capar,etj; ne njesine e gjashte zgjedhore me 279.258 votues ne Tetove, Gostivar, tearce, Zheline, Diber, Brvenice, Negotine, Bogovine, Kamjan, Cegran, Zajaz, Rostushe, Osllomej, Vrapcishte, Banjishte, Shipkovice, Jegunoc, Xhepcishte, Vrutok, Vratnic, hanet e Mavrores, etj.

Njesite e tjera zgjedhore jane te perbera kryesisht nga qytetare te etniteteve te tjera joshqiptare ne Maqedoni, sidomos numri me i madh perfshin maqedonasit. Mund te theksohet se edhe ne keto njesi te tjera mund te verehet nje numer i vogel i elektoratit shqiptare.

Andaj derisa modeli dhe ndarja e njesive zgjedhore eshte arritur per te cilen gje nje komntribut te pa kontestueshem ka dhene edhe Bashkesia Nderkombetare e ne vecanti i derguari i BE-se Alen Leroa, gjate kesaj jave pritet te caktohet edhe data e sakte e zgjedhjeve parlamentare qe nuk do te jene te parakohshme edhe pse supozohet se fundi i muajit shtatore do te shenoje mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe fillimin e procedures per miratimin e ligjit te ri te zgjedhjeve.

Edhe pse me te drejte mund te thuhet se garat e partive poltike (ne vecanti te atyre maqedonase) kane filluar qe tash, karakteristike do te jete fushata zgjedhore, meqe ashtu sic kane qene te percare gjate konfliktit pritet qe po me ato konflikte politike ato ta zhvillojne edhe fushaten parazgjedhore. renda te cileve mund te ndryshoje cdo gje.

BLERIM HYSENI