Pas Solanës - vetëm me prodhime
Pritja në paradhomën europiane për antarësim në BE mund të bëhet e mundimshme si për Slloveninë, ashtu edhe për Kroacinë. Këtë e dinë mirë pjesëtarët e të djathtës italiane si edhe optantët të cilët, sipas vlerësimeve të shtypit italian, presin që t'u kthehet pasuria me vlerë prej më së paku 5.000 pronash të patundëshme në Slloveni.
AIM Lublanë, 27.03.2002.
"Sllovenia ia ka paguar borxhin e vet Italisë," deklaroi me mburrje ministri slloven i punëve të jashtme Dimitrij Rupel në konferencën për shtyp të organizuar me qëllim që opinioni i brendshëm dhe ai i jashtëm të njohtohej për pagesën e kistës së fundit të borxhit për mallin e konfiskuar ose të rrëmbyer nga "optantët" italianë (pas përfundimit të Luftës së Dytë botërore) në lartësi prej afër 57 milionë dollarë. Pagesa e borxhit është rregulluar me marrëveshjen ndërkombëtare të akorduar ndërmjet Jugosllavisë dhe Italisë. Kistën e parë të këtij borxhi e pagoi qeveria jugosllave në krye të sëcilës asokohe ishte Ante Markoviq-i, kurse pas shpërbërjes së RFSJ-së borxhin e mori mbi vete Sllovenia. Meqë nuk pengonte pshtjellimet diplomatike - Italia për shkak të " rrethanave rrënjësisht të ndryshuara" kërkoi prishjen e marrëveshjes mbështetjen ligjore të sëcilës e vërtetoi me notën diplomatike vetëm disa muaj më heret.
"Rrethanat rrënjësisht të ndryshuara" u mbështetën në shpjegimin se Roma zyrtare në emër të qytetarëve të Italisë të cilët dikur jetonin në tokën e Sllovenisë së tanishme kërkonte kthimin e mallrave të patundshme "me prodhime". Pas tre vite pazarimesh Sllovenia bëri lëshime dhe nën patronatin e mediatorit europian për zgjidhjen e kontestit (me personalitetin Havier Solana) pranoi "kompromisin spanjol". Ky kompromis për Slloveninë është një kthesë e madhe, sepse parasheh mundësitë e blerjes së mallit të patundshëm nga ana e atyre qytetarëve të shteteve të Bashkimit Europian të cilët në Slloveni kanë jetuar madje së paku tre vite .
Italia, ndërkaq, përpos "kompromisit" i cili është verifikuar edhe në marrëveshjen slloveno-europiane për antarësim shoqërues me BE-në, asnjëherë nuk është pajtuar që prej Sllovenisë të rimarrë dëmshpërblimin e kontraktuar. Një pjesë e fajit për një situatë të këtillë bie mbi shpinën e diplomacisë së Sllovenisë dhe Kroacisë, përfaqësuesit zyrtarë të të cilave pas pavarësimit me eufori theksonin ( ngjashëm si ishministri dhe ministër aktual slloven i punëve të jashtme Dimitrij Rupel) se ishin të gatshëm që të bisedojnë "për çdo gjë, përveç për kufirin". Pengesë të jo të lehtë paraqiste edhe ndarja "e brendëshme" e borxhit të dikurshëm të përgjithshëm ndërmjet Kroacisë dhe Sllovenisë; për shtetet e reja duhej të kalonin tre vite që të mirreshin vesh midis tyre për ndarjen e borxhit të cilin e kishte vërtetuar paraprakisht RFSJ-ja. Kështu që Sllovenia dhe Kroacia vetëm më 4 korrik të vitit 1994 këmbyen notat në të cilat u saktësua marrëveshja për ndarjen, sipas sëcilës Sllovenisë i takuan 62 për qind të borxhit ( 93 milionë dollarë, meqë 17 milionë dollarë ishin paguar më nga ana e RFSJ-së), kurse Kroacisë i ngelën mbi vete 38 për qind ( rreth 35 milionë dollarë) të borxhit. Sllovenia në ndërkohë dhe gjithmonë me qëllim që të vërtetojë besnikërinë ndaj plotësimit të obligimeve të veta, pranë Dresdner bankës në Luksemburg hapi një llogari të posaçme dhe deri sivjet rregullisht paguante kistet vjetore. Prandaj ministri slloven i punëve të jashtme sjell përfundim se Italia tash e tutje "nuk ka më të drejtë të ankohet se si nuk ia paguajnë shumën e caktuar të borxhit".
Deri në reagimin e Italisë nuk duhej pritur gjatë kohë; për më keq- ai nuk ishte aspak i përzemërt. Ministri italian për marrëdhëniet me parlamentin, Karlo Gjovanardi, aktin e Sllovenisë e vlerësoi si një qëndrim pozitiv, mirëpo shtoi se me pagesën e borxhit çeshtja në fjalë "nuk kishte përfunduar" dhe paralajmëroi se qeveria e Silvio Berluskonit nuk do të shpejtonte të ngrejë të hollat nga xhirollogaria. Për më tepër, Gjovanardi shpjegon se të hollat e paguara janë vetëm "një gur i vogël i mozaikut" rastet e shumta të të cilit as që janë përfshirë në marrëveshje", dhe prandaj ato po i studion një komision i veçantë i ministrisë italiane të punëve të jashtme... Përfundimin e kësaj afere e pengon edhe fakti se Kroacia ende nuk ka paguar pjesën e vet të borxhit. Për këtë shkak deputetët italianë kërkojnë revidimin e ligjit kroat për denacionalizim, kurse deputeti i Lidhjes Nacionale Roberto Menia ( përndryshe prej Trieshte) thot se asgjë prej tërë asaj "nuk është e mjaftueshme" dhe se "Sllovenët janë të detyruar t'u përulen viktimave të komunizmit". Atë që ky qëndrim nuk është i vetmi vërtetohet me faktin se me votat e kolegëve të tij në të parlamentit erdhi deri te shkarkimi i Renato Rugjerit (Renatto Ruggiero) i cili humbi vendin e ministrit nga shkaku se si shef i "Farnesine-s" italiane me orientim pro-europian" mbante qëndrimin se duhet "të respektohen marrëveshjet e nënshkruara".
Duelet e fundit verbale të zyrtarëve në relacionin Lublanë - Romë në
Slloveni zgjojnë frikën se shteti në vigjilje të inkuadrimit në
Bashkimin
Europian sërish do të ballafaqohet me presionet dhe "kompromiset
spanjole"'
Prandaj Sllovenia reagoi me maturi të dukshme për fitoren e koalicionit
të
djathtë në Itali. Nënshkrimi i kryetarit të partisë fituese Forza
Italia,
Silvio Berluskoni në rezolutën në të cilën, sipas nisjativës së
kryetares së
"optantëve" të Istrës, gjegjësiht të "ezula-s, Marucce Vasconove, e cila
kërkon që qeveria deri në dorëzimin e mandatit t'i ngrijë " të gjitha
veprimet të cilat do të mund të rishtronin çështjen e inkuadrimit të
Sllovenisë dhe të Kroacisë në Bashkësinë Europiane", vërteton se frika e
Sllovenisë është e arsyeshme.
Më e rrezikshme nga të gjitha është ajo që administrata e re italiane
inkuadrimin e Sllovenisë dhe të Kroacisë në institucionet e
lartëpërmednura
e kushtëzon me ndryshimet e reja të marrëveshjeve të mëparëshme,
gjegjësisht
me " plotësimet" e Marrëveshjes së Osimit, të nënshkruar në vitin 1975,
kur
përfundimisht u caktua kufiri i atëhershëm jugosllavo-italian. Kërkesa
kryesore e Italisë ka të bëjë me pasurinë e optantëve ose ezulëve të
dikurshëm, kryesisht pjesëtarë të kombësisë italiane, të cilët pas
Luftës së
Dytë botërore, në përputhje me marrëveshjen e paqës së vitit 1947 (por
kryesisht nën presione) ishin të detyruar që të zgjedhin vallë do të
mbanin nënshtetësinë jugosllave përkatësisht nënshtetësinë italiane në
teritorin i cili iu bashkua Jugosllavisë (Primorska, Istra dhe
Dallmacia).
Ata që asokohe vendosën të mbajnë nënshtetësinë italiane ishin të
detyryar,
në përputhje me marrëveshjen e përmendur paqësore, që të largohen prej
Jugosllavie. Shumicës së optantëve italianë ( burimet italiane flasin
për
350.000 viktima të këtij "pastrimi etnik" të llojit të veçantë)
qeveria e
atëhershme jugosllave ua mori ose ua nacionalizoi pasurinë. Këtu qëndron
shkaku i shumë mosmarrëveshjeve apo konflikteve të mëvonëshme, por edhe
i
marrëveshjeve që janë kurorëzuar pikërisht në vitin 1975 me nënshkrimin
e
Marrëveshjes së Osimit. Më vonë, në vitin 1983, në bazë të asaj
marrëveshjeje është nënshkruar edhe një marrëveshje e veçantë me të
cilën
Jugosllavia është obliguar që Italisë për pasurinë që u ishte marrë
qytetarëve të saj t'i paguajë 110 milionë dollarë dëmshpërblim nëpërmjet
kisteve vjetore në lartësi prej 8.461.538 dollarë, dhe krahas kësaj
qytetarëve italianë u janë kthyer me prodhime apo në natyrë edhe 179
prona
të patundshme.
Në vitin 1990 dhe vitin 1991 qeveria e Ante Markoviq-it i paguajti dy
kistet
e para, por me fillimin e shpërbërjes së RFS Jugosllavisë në vitin 1991
tërë transakcioni u ndërpre. Shteteve që u formuan pastaj dhe deri në
ditët
e sotme, edhe pse ata kanë kërkuar, Italia nuk pranoi t'u dërgojë numrin
e
xhiro-llogarisë në të cilin do t'ia kishin paguar borxhin e tyre.
Përkundrazi, meqë marrëveshjet asokohe i ka lidhur me Jugosllavinë
socialiste dhe jo me Slloveninë ose me Kroacinë ( te të cilat sikurse
edhe
te të gjithë shtetet tjerë postsocialiste po zhvillohen proceset e
denacionalizimit), Italia kërkon që për marrëveshjet e miratuara dhe të
nënshkruara në të kaluarën edhe njëherë të zhvillohen bisedime me qëllim
që,
veç tjerave, të detyrojë Slloveninë që t'ua kthejë pasurinë e
nacionalizuar
edhe nënshtetësave italianë të cilët hoqën dorë nga nënshtetësia
jugosllave.
Italia vite me radhë zgjidhjen e këtij problemi haptaz po e kushtëzon
me
pajtimin për pranimin e Sllovenisë dhe Kroacisë në Bashkësinë Europiane.
Diplomacia sllovene dhe ajo kroate orekseve të të djathtës italiane u
përgjigjet me atë se të gjitha pyetjet të cilat Italia zyrtare sërish i
shfaq si probleme i vlerëson si të zgjidhura dhe se nuk pranon biseda të
reja. Kërkesat e reja të Italisë në të vërtetë janë të arsyeshme vetëm
në
shikim të parë. Por duke qënë se njëherë dhe dikur çmimi i pasurisë së
nacionalizuar italiane në RFSJ është vlerësuar dhe në mënyrë të
rregullt
juridike ndërkombëtare është caktuar mënyra e pagesës, kurse
dëmshpërblimi
pjesërisht dhe është kryer, sipas mendimit të Ministrisë sllovene të
punëve
të jashtme probleme të këtilla në të vërtetë as nuk duhet të ketë. Dhe
kjo
vetëm për marrëveshjen me ish RFSJ-në, por edhe për vërtetimin e saj
-Italia më 31 korrik të vitit 1992 me ndërrimin e notave me ambasadorin
slloven Marko Kosin vërtetoi se nuk heq dorë nga 46 kontratat të cilat i
kishte nënshkruar me Jugosllavinë. Njëra prej tyre është edhe
marrëveshja e
vitit 1983 në të cilën është caktuar se për pasurinë e nacionalizuar
Italisë i takon vetëm kompensimi në të holla . Nuk është vështirë të
vërtetohet se më vonë Italia ka vendosur të thyej marrëveshjen që e ka
nënshkruar dhe rishtaz e ka verifikuar në vitin 1992, sepse vlerëson se
nga
shtetet e reja dhe në rrethana të reja do të mund të fitojë shumë më
tepër
nga ajo që ndodhi në të kaluarën.
Prishja e njëanëshme e marrëveshjeve të nënshkruara jo vetëm që në pjesë të madhe është në kundërshtim me rregullat e të drejtës ndërkombëtare, por çel edhe çështje të tjera të rrezikshme. Kështu, për shembull, nëse është e mundshme që të prishet njëanëshëm kontrata e cila është pjesë e Marrëveshjes së Osimit për kufirin, pse të mos ishte e mundshme atëherë të rishqyrtohet dhe ndryshohet edhe çeshtja e kufirit italiano- slloven? Pastaj, nëse Italia tani më nuk është e kënaqur me lartësinë e dëmshpërblimit me të cilin ishte e kënaqur deri para disa vitesh, pse atëherë Sllovenia dhe Kroacia do të ishin të kënaqura, për shembull, me lartësinë e reparacioneve të cilat Italia ishte e detyruar të paguaj pas Luftës së Dytë botërore? Dhe kështu deri në pakufi. Është e qartë se po të veprohej në këtë mënyrë përmbajtja e paqëndrueshme e marrëveshjeve ndërkombëtare, të cilat më tepër se pesëdhjetë vjet kanë mundur të ruajnë paqën në këtë pjesë të Europës , menjëherë do të binte në humnerën nga e cila nuk do të dilej lehtë. Nga ana tjetër, pritja në paradhomën europiane për antarsim në BE mund të bëhet e vështirë dhe e mundimshme si për Slloveninë, ashtu edhe për Kroacinë. Këtë e dinë mirë pjesëtarët e të djathtës italiane dhe optantët të cilët, sipas shkrimeve të shtypit italianë, shpresojnë të rimarrin pronësinë ndaj së paku 5000 pronave të patundshme në Slloveni.
IGOR MEKINA