Kontigjentet si burim legal i korruptimit

Skopje Mar 29, 2002

Nen regjimin e kontigjenteve jane pothuaj te gjitha prodhimet strategjike si sheqeri, vaji per ngrenie, vaji si lende per perpunim, mishi i ngrire per perpunim, mielli ose gruri i bukes, pemet jugore, qumeshti dhe prodhimet e qumeshtit, alkooli, patatet Sipas ministrit Fetai me anen e tyre mbrohet prodhimi i vendit

AIM Junior Shkup, 28.03.2002

Afera e sheqerit, mishi i ngrire, djathi bullgar, kuotat kroate, mielli i qumeshtit, mielli dhe gruri i bukes, vaji per ngrenie Keto jane vetem disa nga aferat, te cilat ne vazhdueshmeri e tronditen Ministrine per ekonomi gjate dhjete viteve te shkuara. Edhe ne kohen e LSDM-se edhe ne kohen e qeverisjes se VMRO-DPMNE-se kontigjentet e importit nuk e humben forcen terheqese. Ndryshuan vetem firmat te cilat, si te aferme me partine ne pushtet, i fituan kontigjentet me te medha pa obligim per pagesa doganore.

Ne kohen e LSDM-se dalloheshin "Europa ", "Birraria e Shkupit", "Inospektri", kurse tani me kryesoret jane : "Makedonia tabak 2000", "Viktorija Impeks", "Dita" e Bogovines

Edhe perpos shkrimeve neper media qe bejne fjale per ndarjet skandaloze te kontigjenteve dhe emertimet publike te ministrave per marrje rryshfeti dhe korruptim, asnjeri nga rastet e njohura deri tani nuk eshte zberthyer perfundimisht. Madje as edhe prokurori publik ende nuk ka tentuar te vertetoje valle ajo qe shkruhet ne media eshte e vertete, valle sa ka lidhje me te verteten.

Kontigjentet jane interesante dhe terheqese nga shkaku se per mallrat qe importohen nen kete regjim nuk paguhet as dogane dhe as prelevman, takse kalimi. Kjo ndikon qe ende prej ne start cmimi i shitjes me pakice i mallrave te tille te jete prej 50 deri me 80% me i lire. Per te gjithe mallrat qe importohen mbi sasine e lejuar duhet paguar dogane e cila sipas ligjit eshte dukshem me e larte.

Per kete shkak zhvillohet beteja per te fituar ndonje kontigjent per cfardoqofte, gje qe pastaj stimulon tregtine me kontigjente "nen tavoline". Ata te cilet kane nevoje per ndonje mall te tille, por qe ate nuk kane patur sukses ta fitojne si pjese te kontigjentit te padoganuar, me lire e me mire u vjen qe kontigjentin ta blejne prej tregtareve, se sa qe t'i paguajne te gjitha taksat dhe shpenzimet doganore.

Eshte e njohur se lista e mallrave te cilat importohen si kontigjente dhe me kuota eshte mjaft e gjate dhe, sipas ekonomisteve maqedonas, tejet apsurde. Nen regjimin e kontigjenteve jane pothuaj te gjithe prodhimet strategjike si: sheqeri, vaji i ushqimit, vaji per perpunim, mishi i ngrire per perpunim, mielli dhe gruri per buke, pemet jugore, alkooli, patatet

Bashke me kontigjentet importohen edhe shume prodhime te tjera te cilat importohen nga shtetet me te cilat kemi lidhur Marreveshje per tregti te lire, si jane p.sh. tekstili, prodhimet ushqimore, kimikaliet.

"Kontigjentet jane nje forme e mbrojtjes se prodhimit te vendit, thot Besnik Fetai, ministrer i ekonomise.

Sipas Fetait, kontigjenti i lejuar per mallin per te cilin vertetohet se ka nevoje ne vend importohet pa pagese doganore dhe pa prelevman, kurse per sasine jasht lejes paguhet dogane sipas ligjit.

"Nese lejojme qe importi i mallrave te jete i lire atehere paraqitet rrezik qe te demtohet prodhimi primar i vendit", shpjegon Fetai.

Mirepo ne listen e mallrave qe importohen me ane te kontigjenteve radhiten edhe disa mallra te tille te cilet nuk prodhohen ne Maqedoni. Mishi i ngrire, per shembull, qe nuk prodhohet ne vend, por qe eshte i domosdoshem per industrine perpunuese te mishit, importohet nepermjet kontigjenteve. Per sasine me te madhe te kontigjentit te padoganuar paguhet dogane mbi 70%.

Njera nga temat "kujdestare" ne kuvendet e ekonomisteve te Dhomes ekonomike eshte ajo e ndarjes se kontigjenteve. Ne Dhome flitet se ekonomistet me se shpeshti ankohen se kontigjentet i fitojne firmat tregtare qe kane afersi me qeverine te cilat te njejtat pastaj ua shesin prodhuesve.

"Ministria e ekonomise nuk mund te vertetoje se firmat qe kane fituar kontigjentet valle i shfrytezojne vete apo ua shesin firmave te tjera" thone ata te Ministrise.

Disa nga prodhuesit e Maqedonise ankohen se me kontigjentet atyreve u behen deme te medha. Sipas Andon Cobanov-it nga Qumeshtorja e Manastirit kuotat per importim te padoganuar te qumeshtit jane njeri nga shkaqet kryesore per krizat e qumeshtit ne vend.

"Qumeshti eshte njeri nga prodhimet strategjike, kurse me Marreveshjet per tregti te lire me Sllovenine, Bullgarine, Kroacine, Jugosllavine eshte lejuar importi i qumeshtit nga jashte pa pagese doganore. Ne kete menyre demtohet tregu i vendit dhe krijohen teprica qumeshtore, te cilat shteti pastaj eshte i detyruar t'i bleje", thot Cobanov.

Sipas Cobanov-it, ne rast se shteti deshiron t'u ndihmoje prodhuesve te vendit atehere duhet t'i mbroje ne menyre te njejte ashtu si ne shtetet tjera europiane dhe Sllovenia - me dogane dhe me subvencione dhe jo me kuota dhe kontigjente.

Edhe vete ministri Fetai pranon se kuotat dhe kontigjentet ne raportet e Marreveshjeve per tregti te lire i shkaktojne shume probleme. Kjo eshte shprehur sidomos ne marredheniet tregtare me Kroacine, me te cilet po zhvillojhet lufte e vertete tregtare. "Vonohemi me ndarjen e kuotave te prodhimeve bujqesore, ato u ndahen ndermarrjeve qe nuk kane nevoje per to, shfrytezohen pervoja jolojale tregtare me qellim qe te perkufizohet tregtia", thot Fetai. Akuza te njejta per ministrin maqedonas vijne edhe nga pala kroate. Por poashtu eshte i njohur fakti se Maqedonia e refuzoi propozimin e Kroacise per liberalizimin e tregtise midis dy vendeve. Mund te duket si kuriozitet edhe fakti se Maqedonia per here te pare ka suficit me Kroacine, por prandaj vellimi i nderrimit tregtar shenon renie drastike ne krahasim me te kaluaren. Ky eshte njeri nga shembujt se si Marreveshjet per tregti te lire mund ta kthejne prapa bashkepunimin tregtar ndermjet disa vendeve.

Pas shperthimit te aferes se sheqerit, per te cilen ministri Fetai ishte i akuzuar se kontigjentin e padoganuar per importin e sheqerit te bardhe ua kishte ndare personave - firma te aferta te PDSH-se, nenkryetari i Qeverise maqedonase, Zoran Krstevski deklaroi se "i vjen turp qe eshte pjese e Qeverise te cilen e trondisin afera te ketilla". Me siguri ai eshte turperuar edhe kur Makpetrolli nga Fetai fitoi lejen qe nga Kroacia pa paguar dogane te importoje 1.200 tonelate patate. Ose, ndryshe, kur "Makedonija tabak 2000" fitoi kontigjent per importim e supave te "Podravkes".

Zevendesministri i meparshem per ekonomi, Zoran Vitanov, deklaroi haptas se disponon me fakte per kriminalitet gjate ndarjes se kontigjenteve per importim te mishit te ngrire dhe se nje pjese e fitimit disamilionesh ka hyre ne xhepin e ministrit Fetai, kurse pjesa tjeter ne arken partiake te PDSH-se. Keto akuza me siguri i ka degjuar edhe Prokurori publik Stavre Xhikov. Por, deri tani madje asnjehere nuk e pa te nevojshme qe te kontrolloje valle ne to ka te verteta. Ndoshta Prokurori i ardhshem publik do te shfaq pak me shume deshire qe te pastroje korruptimet e nepunesve shoqerore.

BILJANA ZDRAVKOVSKA