Ndalimi i eksportit te pajisjeve ushtarake

Ljubljana Mar 27, 2002

Ministria e mbrojtjes ne baze "te lutjes" se organeve amerikane ndaloi eksportin e pajisjeve ushtarake te STO-jes se Ravno-s per Sirine. Fitimi shkoi kot, kurse ceshtjen e demshperblimit nuk e kujton askush.

AIM Lubjane, 22.03.2002.

Lufta amerikane kunder terrorizmit dhe caktimi i "boshtit te se keqes" shenon pasojat e para edhe ne Slloveni. Efektet nuk jane vetem te natyres politike, por, para se gjithash - ekonomike. Fjala eshte per ate se Ministria sllovene e mbrojtjes ia ndaloi fabrikes STO te Ravno-s (Makina dhe pajisje e rende e Ravno-s) eksportin e pajisjeve ushtarake ne Siri.` Ne kete menyre ndermarrjes se lartpermendur jo vetem qe iu prish puna, por edhe ngeli pa fitimin prej me se paku pese milione dollaresh.

Tere lemshi ende eshte nen rrjetin e fshehtesise; Ministria e mbrojtjes nuk pranon te jap pergjigje ne pyetjet lidhur me "ndalimin e eksportit te gjysefabrikateve dhe prodhimeve te paperfunduara per pajisjet ushtarake per Sirine", meqe eshte duke pegatitur "informaten e plote" per rastin ne teresi. Ministria sllovene e mbrojtjes sipas Ligjit te mbrojtjes eshte e autorizuar per dhenien e lejeve per tranzit, import ose eksport te armeve. Nga burime jozyrtare eshte bere e ditur se lidhur me rastin e ndaleses se fundit fjala eshte per gypat e topave dhe pajisje te ngjashme per tanksat e Sirise. STO-ja e Ravnos keto pjese dhe te ngjashmet i prodhonte ne kohen e ish Jugosllavise, kur veprimtaria e saj ishte pjese e zinxhirit prodhues per tanksin jugosllav T - 84, te prodhuar sipas patentes ruse.Po aq te heshtur jane edhe ata te pales tjeter, te ndermarrjes STO te Ravnos. Drejtori i firmes Jozhe Studencnik, teresisht e mohoi deklaraten e tij ( te dhene per disa media) ne te cilen para disa muajsh vertetoi se STO Ravno eksportonte gypa. Kesaj radhe nuk pranoi te vertetoje te dhenat se ndermarrja e tij eksporton ne Siri prej 5 deri me 35 perqind te prodhimit te destinuar. Qe e tere kjo te jete ende me apsurde, drejtori tani verteton se "nuk di asgje se ndermarrja e tij bashkepunon me Sirine", se ajo po bashkepunon vetem me Jordanine dhe Izraelin, gje qe nuk paraqet "kurrfare problemi" meqe firma disponon me te gjitha "lejet e nevojshme". Drejtorin harraq me gjase dic e befasoi komenti jozyrtar i cili lidhur me kete ceshtje erdhi nga ana e Ministrise se mbrojtjes dhe ne te cilin vertetohet se " STO Ravno-ja me te vertete ne menyre te drejteperdrejte nuk bashkepunon me Sirine", mirepo nuk ka dyshim se kete e ben ne menyre te ndermjetshme, keshtu qe "pajisjen ushtarake e shet nepermjet Jordanise".

Eshte e qarte se kjo eshte e njohur edhe per administraten amerikane, e cila ka filluar te ushtroje presion ndaj pales sllovene qe kjo te heq dore nga biznesi ne fjale. Nga ana e ambasades amerikane ne Lublane dhe lidhur me informaten per ndalimin e eksportit te pajisjeve ushtarake sllovene ne Siri arriti njohtimi se "bashkepunimi me shtetet miqesore dhe aleate eshte politike shumevjecare amerikane ne pengimin e shitjes se armeve shteteve te cilat perkrahin terrorizmin". Kjo tregon se ambasada amerikane ne Lublane vlereson se me ndalimin e eksportit te armeve ne Siri "Sllovenia ka vertetuar percaktimin e saj per luften kunder terrorizmit". Mirenjohja e zyrtareve amerikane ne menyre indirekte verteton informatat se ministria sllovene e mbrojtjes ka ndaluar eksportin e armeve ne "Jordani" gjegjesisht ne Siri vetem pas "lutjes" se perfaqesuesve te SHBA-ve. Siria ndodhet ne listen amerikane te ashteteve te cilat ndihmojne terrorizmin. Ndalimi slloven njekohesisht perputhet me raportin e fshehte te Pentagonit, te shpallur ne Tajmsin e Los Angjelesit. Ne kete raport krahas Kines, Rusise, Irakut, Iranit, Korese Veriore dhe Libise edhe Siria eshte shenuar si njeri nga shtetet kunder seciles SHBA-te mendojne te shfrytezojne edhe armet berthamore.

Episodi me STO Ravnon nuk eshte perpjekja e vetme e insdustrise ushtarake sllovene qe te shenoje "depertim" dhe te perfitoje dicka ne Lindjen e Aferme; perkundrazi kjo eshte njera nga perpjekjet e shumta, por kryesisht qe jane penguar ose kane perfunduar pa sukses. Ne korrikun e vitit 1994 doganieret austriake ne aeroportin Shvehat te Vienes ne pese sandeke mblodhen matesit optike ne vlere prej 598.630 dollare amerikane, te destinuar per ushtrine iraniane me qellim qe ajo te permiresoje instrumentet per gjuajtje ne tanksat e veta (te prodhimit amerikan) M 60 A - 3. Marreveshja afariste midis Iranit dhe Sllovenise, gjegjesisht me ndermarrjen "Iskra - Foton" eshte nenshkruar nje vit me pare, ne kohen qe ministri i atehershem slloven i puneve te jashtme Llojze Peterle vizitoi Iranin dhe u takua me kryetarin e Iranit, Rafsanxhani. Nje afrim i ketille ( madje edhe nese jane ne pyetje te hollat) nuk u dukej i kendeshem sherbimeve informative amerikane te cilat syhapur percillnin levizjet e tilla te prodhuesve evropiane te armeve, me perpjekje qe t'i pengojne ne mosperfilljen e fshehte te ndaleses fuqiplote amerikane per bashkepunim me Iranin.

Nje menyre e ketille e pengimit te tregetise sllovene, me sakte e eksportit te armeve ne Iran, Siri, Jordan dhe ne disa shtete te tjera, shtron dilema te shumta. Eshte e qarte se Lublana zyrtare per shkak te aspiratave qe te hyje ne NATO nuk mund t'u kundervihet presioneve amerikane dhe ende me pak te behet e shurdher ndaj "lutjes e cila nuk ben te mos pranohet", edhe pse behet sikur nuk sheh afarizmin e disa ndermarrjeve dhe ashtu qete dhe pazeshem industrise se vet i lejon qe t'u shese arme shteteve "terroriste" arabe. Eshte fakt i qarte se disa regjime si ai i Iranit, Sirise dhe i shume shteteve te tjera veshtire eshte qe t'i numerojme ne sistemet demokratike, mirepo poashtu eshte nje fakt i hidhur per nje te obliguar mesatar tatimor kur sheh se pengimet e ngjashme afariste nuk perkufizojne shume shtete te tjera te cilat ne menyre mjaft serioze shkelin te drejtat e njeriut, posedojne arme per zhdukje masive dhe zhvillojne akcione luftarake ne teritore te pushtuara ose ne teritoret e shteteve te tjera. Shembuj te ketille indikative jane, per shembull, Turqia ose Izraeli. Por pikerisht me Izraelin ne plan ushtarak Sllovenia ka bashkepunim mjaft te mire. Modernizimi i tanksave te vendit, blerja e pajisjeve telekomunikative, minahedhesve, tere kjo eshte rregulluar me kohe ne bashkepunim me Izraelin. Sllovenia sasine me te madhe te armeve dhe pajisjeve ne vlere prej 4,4 deri me 5,5 milione dollare edhe me tutje e eksporton ne Izrael, mirepo kjo me gjase nuk paraqet problem te vecante.

Pengesa e fundit e eksportit te pajisjeve ushtarake sllovene ne Siri ndodhi ne kohe mjaft te papershtatshme kur industria ushtarake sllovene perseri perpiqet qe te gjeje dhe te pushtoje tregje te reja. Pas nje dekade perpjekjesh dhe mundimesh, ne margjinat e shoqerise, menaxheret e industrise ushtarake sllovene u tubuan ne sektorin e industrise se mbrojtjes e cila punon ne kuadrin e Dhomes ekonomike te Sllovenise e cila ne menyre me intenzive kerkon kontakte me partneret e siperfaqes se dikurshme jugosllave. Nese i kthehemi statistikes do te konstatojme se kjo pjese e ekonomise sllovene ne kuadrin e RSF Jugosllavise se dikurshme nuk ishte per t'u nencmuar. Vlera e prodhimit te pergjithshem vjetor te Sllovenise ne vitin 1988 shprehej ne rreth 220 milione dollare. Statistika e sotme, nderkaq, tregon se eksporti i armeve memzi i tejkalon pese milione dollare per nje vit. Ekspertet sllovene vleresojne se industria ushtarake sllovene " pas shkaterrimit te pergjakshem te shtetit dhe ushtrise se dikurshme te perbashket ishte viktima me e madhe nga te gjitha deget tjera te ekonomise". Pas urgjences se fundit te qarqeve amerikane lehte mund te kuptohet se keshtu do te jete edhe ne te ardhmen; prodhimet "ushtarake" sllovene, perpos premtimeve formale te Ministrise se ketushme te mbrojtjes lidhur me porosite e shumta "menjehere pas inkuadrimit te Sllovenine ne NATO", ne Europen Perendimore dhe ne SHBA nuk do t'i nevoiten askuj, derisa eksporti i armeve dhe pajisjeve ushtarake ne Lindjen e Aferme, per shkak te ndaleses amerikane, do te jete i rrezikut te larte dhe pothuaj i pamundshem.

SVETLLANA VASOVIQ