Carmatimi - sipas ligjit

Skopje Mar 27, 2002

Bashkesia nderkombetare, shume analiste te vendit, policia - te gjithe mendojne se ka ardhur koha qe te dorezohen armet.Qe kjo pune te kryhet ashtu sic duhet, nevoitet te sillet ligji perkates

AIM Shkup, 24.03. 2002.

Nuk kalon pothuaj asnje dite qe ne mediat maqedonase te mos publikohet ndonje informate per vetevrasje, plagosje ose veteplagosje te ndonje antari te forcave te sigurimit ose te ndonje qytetari civil. Si duket kupa u mbush para disa ditesh pas rastit te plagosjes se nje gjashtembedhjetevjecari te rrethines se Strumices nga ana e nje pjesetari rezervist te njesitit policor. Djaloshi do te ngele invalid deri ne fund te jetes se vet - thone mjeket duke mos perjashtuar mundesine qe gjendja e tij shendetesore te keqesohet ende me shume. Populli ka ngelur i tronditur

Sipas disa vleresimeve te pergjithshme, ndoshta jo aq te matura, ne vend ndodhen rreth 500 mije cope arme ilegale. Deri te arma mund te arrihet jo aq veshtire, cmimi i nje revoleje ndonjehere, varesisht sipas kerkesave, bie deri ne nja pesedhjete marka gjermane te hequra para pak kohe nga perdorimi. Eshte fakt i njohur se amnestimi i fundit i suksesshem i pronareve te armeve ilegale u be ne vitin e larget 1984. Mbreteron paragjykimi se me te armatosur jane shqiptaret. Ky eshte nje mit te cilin mediat ne gjuhen maqedonase e kane forcuar vite me radhe. E nxitin edhe burimet zyrtare. Ne kete menyre ne hovin e fushates se carmatimit Armata do te shfaqet me vleresimin se gjate kohes se crregullimeve ne Shqiperine fqinje ne pranveren e vitit 1997 ne Maqedoni permes rrugeve ilegale kane hyre afer 300 mije cope arme kryesisht te prodhimit kinez. Mirepo, kriza vertetoi se edhe maqedonasit nuk ndjejne ndonje lloj gerditjeje nga armatimi ilegal. Ne favor te kesaj flet edhe ajo se shumica e rasteve te lartpermendura te plagosjeve, veteplagosjeve dhe vetevrasjeve i takojne ambientit maqedonas. Mjafton te zhvillohet ndonje gare apo loje e rendesishme nderkombetare, te behet ndonje dasem ose ndonje kremte tjeter familjare qe te ushtojne kanonadat e verteta nga dritaret e ndertesave, neper rruge, lagje dhe oborre.

Ministria e puneve te brendshme ka bere te njohur se propozimi i saj i ligjit me te cilin qytetareve do t'u behej e mundshme qe te dorezojne armet ilegale pa patur kurrfare pasojash do te shohe driten e dites pas nje ose dy javesh. Per aq sa kane mund te informohen edhe mediat vete, ne propozim eshte parapare qe personat qe do te dorezojne armet ilegale ne afatin prej 45 ditesh do te amnistohen, kurse pas ketij afati do te pasojne denime te renda. Ligji do te vleje per te gjithe qytetaret, pa marre parasysh perkatesine etnike. Ketij fakti i shtohet vlere e posacme nga shkaku se kah fundi i veres se kaluar dhe me ndihmen e "Dhelprave" te NATO-s u zhvillua akcioni " korrja e domosdoshme" e cila u zhvillua vetem per dorezimin e armeve nga ana e pjesetareve te Ushtrise Clirimtare Kombetare. Sipas propozimit aktual te Ministrise se Puneve te Brendeshme individet te cilet armet do t'i dorezojne gjate afatit te parapare nuk do te evidentohen dhe do t'u garantohet mbrojtja e identitetit. Parashihen dy menyra te dorezimit te armeve: e para, ne postbloqet policore dhe stacionet policore dhe e dyta, vezhguesve te Bashkimit Europian dhe OSBE-se. Vezhguesit do te ishin te shoqeruar nga NATO-ja. Kunder atyreve qe nuk do te dorezojne armet do te zbatohen masa ligjore si dhe denime me burg mbi 10 vjet. Me propozimin e vet jozyrtar eshte paraqitur edhe zedhenesi i Shtatmadhorise se Armates se Maqedonise Bllagoja Markovski; per cdo fyshek te zbuluar ilegal - nje vit burg.

Propozime te vecanta te ligjit te amnestise per ata qe mbajne arme ilegale kane paralajmeruar edhe dy partite e opozites. Me e forta prej tyre, Lidhja Socialdemokratike, krahas mundesise se amnesitise angazhohet edhe per kontollin e te gjithe atyreve qe kane arme legale me aresyetimin se edhe ne mesin e tyre ka te tille te cilet lejet i kane fituar "per sy e faqe", pa i plotesuar pra rregullat ligjore per mosdenim ose dic te ngjashme. Partia me e madhe opozitare eshte kunder legalizimit te armeve legale. Dhe kjo jo vetem per shkak te zgjedhjeve te ardhshme parlamentare - per te cilat jane te akuzuar. Ne radhet e Lidhjes Socialdemokratike shfaqen shpjegime se pikerisht nepermjet kesaj menyre VMRO-DPMNE-ja qeveritare do te provoje "te laje" te gjitha veprimet jolegale nepermjet te te cilave anetareve dhe simpatizanteve te vete ne kohen e krizes u ndau arme.

Lidhja Demokratike e ish ministrit te puneve te brendeshme Pavle Trajanov propozon qe te caktohet nje afat tremujor per dorezimin vullnetar te armeve krahas mundesise se dhenies se kompensimit me te holla gjegjesisht legalizimit te armeve. Sipas argumeteve te policit me pervoje Pavle Trajanov, kuptohet se eshte e pamundeshme te vihet kontroll i vertete dhe prandaj dhenia e nje kompensimi simbolik prej dhjeta apo dic me shume eurosh do te ishte nje menyre terheqese per dorezimin e kalibrave te cilet qytetaret nuk do te kishin mundur t'i posedojne ne forme te predhahedhesve, mitralozave dhe armeve automatike ne cfaredoqofte kushtesh dhe rrethanash. Per revolet dhe pushket mund te veprohet sipas pervojes se vendeve te tjera - te behet legalizimi pa u thelluar shume ne ceshtjen e prejardhjes se tyre. Pas skadimit te afatit te caktuar propozohet te behet bastisja, zbulimi si dhe mbledhja e armeve jolegale ne tere vendin. Pikerisht vete Trajanov-i para tre vjetesh, ne kohen kur ishte minister, u shfaq si nisiatori i pare i akcionit regjional te carmatimit duke promovuar te dhenen se ne vijen kufitare veshtire te kontrollueshme te kufirit ndermjet Maqedonise, Shqiperise, Kosoves dhe te Malit te Zi qarkullonin ndoshta nje milion cope arme ilegale. Fqinjet nuk shfaqen kurrfare entuziazmi per angazhim rreth realizimit te kesaj nisiative.

Perfaqesuesi special i Kombeve te Bashkuara ne Kosove, Mikael Shtajner para do kohe promovoi pikepamjen e tij lidhur me problemin e amnestise se mbajtesve te armeve ilegale ne Kosove. Akcioni eshte ne rrjedhe e siper kurse rezultatet e tij do te behen te njohura gjate prillit. Mirepo gjate vizites se tij ne Shkup me 18 mars, edhe pse pritej qe kjo ceshtje te ishte njera nga ato me transparentet, gazetaret nuk arriten te informohen valle Shtajneri bisedoi me presidentin maqedonas Boris Trajkovski rreth kesaj teme te bashkepunimit te ndersjelle.

Ne njeren nga konferencat e rregullta me gazetare perfaqesuesit e NATO-s, Bashkesise Europiane dhe OSBE-se shprehen gadishmeri qe te marrin pjese ne ndonje menyre ne realizimin e operacionit te emruar kushtimisht "Korrja e domosdoshme 2". Eshte fare e arsyeshme se do te ishte jo mire sikur efektet e ketij operacioni te dyte te ishin te nje arritjeje ashtu si ishin ato te operacionit te carmatosjes se pjesetareve te Ushtrise Clirimtare Kombetare ( u mblodhen rreth 4.000 cope arme, sipas vleresimit te eksperteve) C'eshte e verteta pothuaj te gjithe analistet e njohur pajtohen rreth asaj se "Korrja" e atehershme ne radhe te pare kishte kuptimin e vet kryesor politik dhe vetem pastaj kuptimin kualitativ dhe kuantitativ. Ne nje operacion te perseritur do te duhej te ndodhte e kunderta: sasia e armeve te mbledhura do te ishte me e rendesishme se cdo politike tjeter.

Nuk eshte, nderkaq, i vogel numri i atyreve qe mendojne se me e rendesishme eshte qe se pari te zhduken paramendimet politike se armet nuk do te perdoreshin perseri. Sepse edhe sikur te arrihej rezultat rekord ne mbledhjen e armeve, madje sikur te ishin shfrytezuar cfaredoqofte denimesh drakonike, vitet e kaluara treguan se armet nese jane te nevojshme ne Ballkan nuk eshte veshtire te gjenden dhe te blihen. Disa ithtare te luftes ne viset ballkanike jane pajisur me arme madje brenda nates.

ZHELJKO BAJIQ