Peshku mban ere nga koka
Korruptimi ne Maqedoni ka perfshire sistemin dhe, si paralajmeron Grupi nderkombetar i krizes, kercenon ekzistencen e shtetit.
AIM Shkup, 22.03.2002
Ajo qe korruptimi ne Maqedoni ka leshuar rrenje te thella ne te gjithe segmentet e shoqerise nuk eshte me kurrfare zbulimi. Ai ekziston moti, qytetaret e ndiejne dukshem pothuaj cdo dite dhe ne cdo vend mbi shpinen e tyre. Eshte e njohur prej kohesh se qytetari nuk mund te shfrytezoje asgje nga te drejtat e veta ne rast se te dikush nuk "e lyen" mire. Duke filluar nga korrieri dhe portieri dhe deri te drejtori ose ministri. E reja qendron ne ate se tani kunder kesaj te keqeje te tranzicionit duhet te organizohet lufte ne te gjitha frontet dhe se kjo po degjohet kudo dhe se ka zene vend edhe ne faqet e para te gazetave dhe ne minutat e pare te emisioneve informative ne mediat elektronike. Merita kryesore lidhur me kete, sipas vleresimit unanim te analisteve ekonomike dhe te vdektareve te rendomte u takon atyreve te GNK-se, gjegjesisht Grupit nderkombetar te krizes i cili nje dite para mbajtjes se Konferences se peste dhuruese per Maqedonine, ne te njejten kohe ne Shkup dhe ne Bruksel shpalli analizen e hollesishme per korruptimin ne kete shtet sebashku me mesazhin drejtuar dhuruesve qe te mbajne llogari se si dhe ku do te perfundonin parate e tyre dhe se sa me shpejte te dergonin keshilltarin e vet antikorruptimist nese deshironin te finansojne paqen ne Maqedoni!
Propozimi per dergimin e supervezhguesit antikorruptimist hasi ne komente te llojllojshme. Kryeministri Lubco Georgijevski e refuzoi vendosmerisht i bindur se, ashtu si u shpreh pas kthimit nga konferenca dhuruese, perseri behej fjale per ndonje komplot. Nuk i pelqeu aspak logjika e karrotes dhe shkopit. Lideret e opozites, ekspertet e drejtesise dhe te ekonomise e pershendeten propozimin duke shprehur deshire qe sa me shpejt bashkesia nderkombetare te vendos ne shtet guvernerin antikorruptimist ne menyre qe ne shtetin me ekonomi te varferuar nga lufta te shpetohet ajo qe ende mund te shpetohet.
Me e reja eshte ajo qe menjehere pas perfundimit te Konferences ne te cilen, te kujtojme, Maqedonise iu premtua ndihme financiare prej 307 milione euro per mbulimin e deficiteit buxhetor, rekonstruimin e objekteve te demtuara dhe implementimin e Marreveshjes paqesore te Ohrit dhe plus nja 270 milione monedha te reja europiane per zhvillimin e ciklit investiv, ne Shkup, ne mision vezhgues, arriti delegacioni i Grupit te shteteve te luftes kunder korruptimit i Bashkimit Europian -GREKO. Detyra e tij ishte qe menjehere dhe ne vendin e caktuar te kontrolloje njohurite e fituara nga ana e GNK-se, qe te konstatoje se si duket rregullativa ligjore maqedonase per me zbulimin dhe ndalimin e korruptimit, gjegjesisht se si punojne dhe me cfare problemesh ballafaqohen prokuroret dhe gjykatesit.
Korruptimi ne Maqedoni eshte i formes endemike. Aq shume ka depertuar ne te gjitha qelizat e jetes sa qe eshte shnderruar ne sistem te vertete i cili rrezikon edhe vete ekzistencen e shtetit. Ky eshte konstatimi kryesor edhe i raportit te GNK-se i cili, edhe pse i njohur prej me pare, ne opinion hasi ne jehone te fuqishme. Ne dokumentin e siperpermendur te GNK-se theksohet se ne vend edhe para syve dhe urdherit te Qeverise, sepse sipas asaj popullores :"peshku mban ere nga koka" mbreteron provizioni, reketi dhe kotrabanda. Per ilustrim jane numruar shembujt e njohur te korruptimit duke filluar nga shitja e rafinerise se vetme OKTA Grekeve, duke vazhduar nepermjet te labirintheve doganore te ndarja e kontigjenteve te importit ne Ministrine e ekonomise, pastaj te privatizimi i kapitalit shoqeror me diskonte te medha dhe deri te shitja e fabrikave dhe sipermarrjeve me rentabile ushtarakeve dhe idhetareve te partive ne pushtet. Perkatesia nacionale ne tere kete nuk eshte e rendesishme, me rendesi eshte fitimi personal ose ai i partise, thuhet ndermjet tjerave ne analizen e GNK-se ne te cilen me tej vazhdohet se: "Parimi eshte fare i qarte: Shqiptaret fitojne nje te treten e prehut te cilin gezojne lideret maqedonas. Krahas kesaj dhe ne menyre te njejte cinike si te paret edhe te dytet flertojne me ekstremizmin etnik, duke thelluar ndarjet dhe duke varrosur pushtetin e se drejtes dhe besimin e popullit ndaj institucioneve shtetrore".
Qytetaret tere kete e vleresojne si sinjal te qarte te bashkesise nderkombetare se ajo me nuk do te toleroje partizimin e metejshem te shtetit qe diskualifikon institucionet maqedonase ne komunikimin me organizatat nderkombetare politike dhe financiare. Kjo perjetohet si verrejtje e fundit para se vezhguesit dhe mentoret nderkombetare te marrin punet ne duart e veta pasi te kene konstatuar se Maqedonia po humb resurset, aftesine dhe potencialet qe te zgjidh problemet me forcat e veta. Por kjo nuk duhet te ndodhe kurrsesi , thone analistet e pavarur ekonomik. Ne vleresimet e te huajve se kane kaluar me te gjithe trenat, dicka qellimisht dicka per shkak te mosdijes ose te mosgjindshmerise behen te njohura format e reja te ndihmes se Bashkesise Europiane, Shteteve te Bashkuara, OSBS-se dhe NATO-s ne Maqedoni per te mbrojtur autoritetin e vet dhe te hollat e investuara dhe kjo eshte baraz me vendosjen e gjyseprotektoratit ose te raporteve te plota protektoriale.
Vleresimeve te keqia te GNK-se per shkallen e korruptimit u parapriu nje raport i ngjashem i Departmentit te shtetit lidhur me respektimin e te drejtave te njeriut, gjegjesisht informatat e analisteve franceze dhe italiane te publikuara ne revisten autoritative "Fajnenshel tajm" lidhur me ate se BE me fillim nga viti 1991 dhe deri tani ne Maqedoni ka dhene ndihme financiare prej afer 500 milione eura, e cila, per shkak te burokracise se korruptuar dhe mungeses se strategjise zhvillimore nuk eshte shfrytezuar ashtu si duhet. Nje pjese e mire e te hollave ka perfunduar ne xhepat e disa individeve ne pushtet. E tere kjo, sipas asaj qe thone ata qe i njohin mire punet, nese veshtrohet sebashku, flet fare qarte per nje sinjal te sigurte te humbjes se besimit dhe shpje kah problematizimi i Maqedonise si shtet, si funksionim te sistemit. Dhe e tere kjo vendin e drejton kah projekti " politiko-kriminalistik" me ardhmeri fare te paparashikueshme!
Ajo se sa i perket perhapjes se korruptimit Maqedonia ndodhet pikerisht ne vete majen e vendeve evropiane ne tranzicion vertetohet edhe nga perfundimet te cilat jo fort moti me ane te anketimeve individuale te qytetareve i kane nxjerre Agjencia Brima Galup, Instituti per hulumtime politiko-sociologjike dhe Forumi i Qendres per hulumtime strategjike dhe dokumentacion. Ne te gjitha analizat e opinionit publik me teper se 60% e qytetareve vleresojne se shteti sa i perket korruptimit eshte kampion evropian dhe se korruptimi me se shumti ndodhet neper ministrite, gjyqet dhe institucionet publike. Ekziston bindje se korruptimi po zgjerohet si kanceri dhe se shpetimin prej tij e shohin ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare!
Te dhenat me te reja per kete plage te tranzicionit ne Maqedoni dalin nga publikimi i arkivit te prokurorise publike te shtetit. Ne to tregohet se ne vend 161 individe ne periudhen prej vitit 1999 dhe deri ne vitin 2001 kane marre padi penale per marrje dhe dhenie rryshfeti. Gjykatesve u eshte derguar kerkesa per ngritjen e hetimeve per korruptim kunder 106 qytetareve. Ne te njejtin interval kohor gjyqet kane sjelle 101 aktgjykime, prej te cileve 37 individe jane denuar me burg, kurse denim me kusht ose denim ne te holla kane marre 64 individe. E tere kjo eshte shprehur vetem si nje sukses minimal dhe fillestar kur dihen dimensionet e verteta te kesaj te keqeje.
Nje fakt dhe deshmi tjeter se ne vend mungon klime e pershtatshme politike per lufte efikase kunder korruptimit analistet shohin ne ate se Maqedonia ne tere rajonin eshte shteti i vetem i cili gjate kohes se lulezimit te kesaj te keqeje nderpreu policine financiare dhe shtet i cili, edhe pas dhjete vjetesh nga pavaresimi i vet, ende nuk ka ligjin e luftes kunder korruptimit. Kete ligj qe Maqedonia ka filluar ta pergatise qe nga viti 1995, aty kah fillimi i ketij muaji e solli deri ne fazen e procedures parlamentare, ku dite me radhe pritet kuorumi per miratimin e tij. Meqe pas shume veshtiresishe dhe nen presionin e madh te vezhguesve nderkombetare u arrit disi te behet harmonizimi i tekstit te ketij Ligji, tani problemi kryesor qendron ne ate se prej kur duhet te filloje zbatimi i tij. Deputetet e opozites kerkojne qe zbatimi i tij te fillloje brenda tridhjete diteve dhe qe disa nene te ligjit te kene veprim retroaktiv. Deputetet e radheve te partive ne pushtet te cilat kane shumicen parlamentare kerkojne te kunderten dhe deshirojne nje interval kohor prej gjashte muajsh, duke shpresuar se deri atehere do te kene kohe te mjaftueshme per te fshire gjurmet e veta te korruptimit!
Delegacioni GREKO i Keshillit Evropian gjate vizites punuese qe i beri Maqedonise erdhi deri te informata se deri tani ishin pergatitur aktet normative kunder korruptimit ne pajtim me ato evropianet dhe se duhej filluar me zbatimin e tyre. U konstatua se ekzistonin pengesa kushtetuese per shfrytezimin e metodave te posacme teknike per zbulimin e veprave penale nga lemi i korruptimit, si eshte, per shembull, pergjimi i te dyshuarve ne fazen e mbledhjes se fakteve dhe u propozua qe pengesat e tilla te tejkaloheshin per nje afat sa me te shkurte. U shpreh kenaqesi e vecante per ate qe ne kete vend ne banken e te akuzuarit eshte vendosur edhe nje funkcionar i larte qeveritar, gje qe ne vendet e tranzicionit eshte dicka teper e rralle. Ketu behet fjale per ish ministrin e mbrojtjes Luben Paunovski te cilin aktpadia e ngarkon per keqperdorim te pozites zyrtare dhe pagesen prej me se paku tre milione ish markash gjermane ne llogarite private te te afermve te tij ne kohen e krizes se luftes gjate vitit te kaluar. Lidhur me ate se cfare mendojne per skandalet me te reja ne kete shtet, te ngjashme me ato per ndertimin e pallateve luksoze ne vendbanimin elitist Vodno te Shkupit dhe ne qytetin e lindjes se kryeministrit dhe liderit te VMRO-DPMNE-se ne pushtet, ne Dellceve, gjera me te cilat aktualisht zbavitet populli qe te mos mendoje per varferine, ende nuk jane shprehur publikisht. Premtuan se te gjitha pershtypjet e veta do t'i radhitin ne raportin zyrtar, te cilin, ashtu si theksuan para shkuarjes, do te duhet ta bejne gati deri ne fund te qershorit. Pushtetaret atehere do te kene te drejte te reagojne, te bejne verrejtje dhe te shfrytezojne shanset qe te vertetojne gabimet eventuale te mysafireve dhe ne kete menyre te ndalojne vendosjen e Maqedonise ne listen e zeze te Keshillit Europian.
BRANKA NANEVSKA