Shkarkimi i Kryeprokurorit dhe pushteti i parivalizuar i politikes

Tirana Mar 22, 2002

AIM Tirana, 21.03. 2002

Pas zgjedhjeve parlamentare te 24 qershorit te vitit 2001, te cilat u konsideruan si te manipuluara nga opozita dhe u vleresuan si "te qortueshme" nga vezhguesit nderkombetare te OSBE-se, jeta politike ne Shqiperi nuk ka njohur qetesi. Menjehere pas zgjedhjeve, ndersa dha garanci se do ta mbante te kontrolluar e brenda kufijve institucionale protesten e vet, opozita bojkotoi parlamentin dhe nisi fushaten per dokumentimin e manipulimit elektoral e per sensibilizimin e ndergjegjesimin e organizmave nderkombetare mbi permasat e ketij manipulimi. Socialistet, ne menyren me te papritur e me te cuditshme, ndersa pritej te shfrytezonin vleresimin nderkombetar te zgjedhjeve me percaktorin hermafrodit "te parregullta, por te pranueshme", ngecen qysh ne hapin e pare te konstituimit te mandatit te ri qeverises.

Me nje logjike qe rralle eshte vene re tek partite fituese te zgjedhjeve parlamentare, vetem pak ore pas gares se madhe elektorale ata nisen nje gare te forte e te eger partiake per caktimin e kryeministrit te ri. Kjo gare vazhdoi per disa jave, dhe pas nje debati te forte publik midis kryetarit te partise Fatos Nano e kryeministrit te deriatehershem Ilir Meta, ky i fundit, ne saje te nje mbeshtetjeje me te madhe ne forumet e partise dhe kunder vullnetit te liderit historik te socialisteve, ia doli mbane te rizgjidhej kryeminister e te ndertonte nje qeveri me mbeshtetes te deklaruar te tij.

Nuk pati shume kohe t'i gezohej kesaj fitoreje, pasi Fatos Nano nisi nje fushate te re, te cilen e emertoi "komunikim me bazen e partise", ndonese ne fakt, emertimi qe i shkonte me shume ishte nje tjeter : "kryqezimi moral e politik i kryeministrit te ri". Duke shfrytezuar karizmen e vet te njohur, mobilizimin e nje pjese te madhe te medias per t'ia mbuluar hap pas hapi kete fushate dhe autoritetin e tij politik tek masa ortodokse e socialisteve shqiptare, ai ia arriti qellimit. Me akuzat e renda, konkrete e nominalisht te adresuara, qe Nano hodhi neper salla te mbushura plot e perplot me militante, ai bindi nje pjese te rendesishme te opinionit publik se kryeministri dhe ministrat e qeverise se re ishin te korruptuar. Ndjeshmeria publike per kete ceshtje ka qene dhe eshte shume e madhe. Nderkohe qe Meta e te tijte nuk bene ndonje reagim serioz per te pergenjeshtruar sa thuhej apo per te akuzuar me te njejtin stil akuzuesin, Nano ia doli mbane te krijoje edhe mitin e ndershmerise vet. Ai u vetshpall, u njoh e u besua nga jo pak njerez si nje kalores i luftes kunder korrupsionit.

Kryeministri Meta, i rrethuar pervec te tjerash edhe nga nje presion mediatik, e pa veten te izoluar. Dha doreheqjen, dhe propozoi shpejt e shpejt per ne postin qe po linte vesrnikun e tij, ish-kryeministrin e njohur shqiptar ne periudhen e luftes ne Kosove e te bombardimeve te NATO-s mbi Jugosllavi, Pandeli Majkon. Qeveria e re ishte shprehje e respektimit te raportit te forcave midis grupeve rivale brenda partise socialiste. Por u pa shpejt se keto grupe, ndersa u moren vesh per te prodhuar nje qeveri qe i perfaqesonte ne menyre te barabarte, qofte dhe numerikisht, nuk mund te merreshin vesh per asgje tjeter.

Me akuzat qe kish bere publikisht, Nano kish hapur kutine e Pandores. Kartat ishin zbuluar e nuk mund te mbuloheshin me. Hyri ne loje Prokuroria e Pergjithshme, e cila shpalli se, mbi bazen e deklaratave e denoncimeve te liderit socialist, kish nisur hetime mbi ministra e mbi funksionare shteterore, te njohur si mbeshtetes te Metes. Ketu ze fill dhe aksioni politik kunder Prokurorit te Pergjithshem Arben Rakipi, i cili u finalizua me nje mocion shkarkimi te paraqitur nga opozita e te mbeshtetur nga grupi numerikisht i fuqishem i Metes ne nje seance te gjate e te zjarrte parlamentare. Ne oren 02.30 te mengjesit te dates 18 mars 2002, me shumice votash, parlamenti shqiptar vendosi t'i kerkonte Presidentit te Republikes, Rexhep Meidani, shkarkimin e Prokurorit te Pergjithshem. Motivacioni eshte gjetur tek nje formulim kushtetues, qe i le shteg me shume se nje interpretimi: "per akte e sjellje qe cenojne rende figuren e Prokurorit te Pergjithshem te Republikes."

Sipas te gjitha gjasave, Presidenti, i cili ndihet edhe i dobet sepse eshte ne fund te mandatit te tij pesevjecar, edhe nevojtar sepse synon te rizgjidhet ne muajin qershor, do t'i jape OK vullnetit te parlamentit. Sipari bie.

E vezhguar me vemendje, kjo ngjarje nxjerr zbuluar elemente te qarte te nje shteti ende te pastabilizuar e ende jo demokratik ne Shqiperi, por para se gjithash deshmon, se pari brishtesine e cenueshmerine institucionale e konstitucionale te sistemit te drejtesise, dhe se dyti kapacitetin malinj qe ka politika shqiptare per te prodhuar aleanca transversale te dyshimta ne momente te dyshimta e mbi motive te dyshimta. Nje aleance e tille ishte ajo e lidhur midis opozites se komanduar nga ish-presidenti Sali Berisha dhe pjeses me te madhe te grupit parlamentar socialist te komanduar nga ish-kryeministri Ilir Meta. Nje moment i tille ishte shkarkimi i kryeprokurorit. Motivet mbi te cilat u ngrit kjo aleance kane shume pak lidhje me perpjekjet per te mbrojtur kushtetuten, shtetin e se drejtes, per te garantuar integritetin profesional e moral te organit te akuzes, dhe per te bere efektive luften kunder korrupsionit, gje qe s'do te thote megjithate se e drejta eshte me kryeprokurorin e shkarkuar dhe me sponsorizuesit e tij politike te drejtuar nga Fatos Nano.

Nje pjese e shendetshme e opinionit publik shqiptar kish kohe qe mendonte se prokuroria ne pergjithesi e Prokurori i Pergjithshem ne vecanti kishin deshtuar ne kryerjen e detyres se tyre, dhe per kete arsye ish shtruar prej kohesh nevoja e venies ne binaret e pergjegjshmerise te ketij institucioni. Sipas ketij opinioni, kjo gje duhej te fillonte me largimin e Rakipit. Ky i fundit kish marre nje goditje te rende ne planin moral, qe nga momenti qe u zbulua nje lidhje miqesore e tij me nje grup narkotrafikantesh. Ai, pa e fshehur ndonjehere kete miqesi, u be iniciatori i arrestimit dhe hetimit te ketij grupi, gje qe nuk mjaftoi sidoqofte per te neutralizuar efektin moral te ketij fakti mbi autoritetin e kryeprokurorit.

Pervec kesaj, ndersa ka deshtuar ne kryerjen e nje hetimi te besueshem lidhur me vrasjen e udheheqesit te Partise Demokratike, Azem Hajdari, e ndersa ka evituar hetimin e disa segmenteve qeveritare te perfolura e te dyshuara per korrupsion, ai e disa vartes te tij e kane lejuar veten me se njehere te luajne ne rolin e nje protagonisti politik. Te gjitha keto, por sidomos deshtimi ne luften ndaj korrupsionit (administrata publike shqiptare, se bashku me qeverite qe kane zevendesuar njera-tjetren, jane vleresuar ne menyre te dokumentuar nga qendra te mirinformuara te brendshme e te huaja si nga me te korruptuarat ne Europe), kane bere qe pakenaqesia ndaj tij e ndaj institucionit qe ai ka perfaqesuar te jete e shumefishte dhe legjitime. Gjate gjithe kesaj kohe, nuk ka asnje rast kur opozita apo segmente parlamentare te maxhorances te kene kerkuar shkarkimin e tij apo nje debat parlamentar mbi veprimtarine e tij. Ky shkarkim kerkohet bash kur Prokurori i Pergjithshem del nga "dremitja" dhe lajmeron nisjen e nje serie hetimesh kunder disa funksionareve e ish-funksionareve te rendesishem shteterore, te konsideruar, ne mos miq te ish-kryeministrit Meta, te pakten mbeshtetes te deklaruar te tij. Dallohet ne kete liste emri i ish-ministrit te Energjitikes ne qeverine e fundit "Meta", Dritan Prifti, i akuzuar per shkeljen e ligjit ne organizimin e tenderave te blerjes se energjise elektrike, ku perfitimet (sipas Fatos Nanos) kapin shifren e miliona dollareve. U perhapen zera gjithashtu se ne listen e te hetuarve ishte edhe emri i Ilir Metes.

Ne kete mes nuk ka asnje dyshim, se perkimi ne kohe midis mobilizimit te vonuar antikorrupsion te Rakipit dhe fushates politike te Nanos kunder Metes eshte komprometues. Madje frymezimi politik i kryeprokurorit ne kete ndermarrje hetimore nuk eshte me nje hamendesim. Eshte nje siguri. Demaskimi moral dhe procedimi penal kunder Metes perbenin avantazhe te qarta te Nanos ne luften politike brenda partise kunder kundershtarit me te forte te tij. Por nga ana tjeter, gati te gjithe jane te bindur se po tentohej te hetohej nje abuzim i qarte me pushtetin per qellime perfitimi. Pikerisht ne kete situate ze e merr forme aleanca midis Metes e Berishes. Qellimi i kesaj loje politike eshte shume i lexueshem, por aleanca mbetet megjithate e cuditshme. Berisha ne funksionin politik te kreut te opozites nuk ka sulmuar askend aq sa ka sulmuar kryeministrin Meta. E ka konsideruar vrases dhe urdherues vrasjesh politike, te korruptuar, hajdut, mafioz, etj, etj. Ai, perpara se te behej i gjalle Fatos Nano me fushaten kunder korrupsionit qeveritar, ka thene te njejtat gjera. Madje, nuk mungoi t'i dergoje publikisht sinjale pershendetese Nanos ne betejen qe kish filluar. Si per ironi te gjerave, e keshilloi Nanon te bente denoncimet respektive ne prokurori, ne menyre qe kjo e fundit te vihet ne levizje. Dhe me t'u vene ne levizje Rakipi, Berisha organizoi mocionin per debat parlamentar, me anen e te cilir kerkonte shkarkimin e tij. Qellimi? Nuk i intereson zbulimi i korrupsionit dhe denimi i te korruptuarve. E ka mendjen vec tek perfitimet e pastra politike, me sakte, tek percarja e thelle e partise socialiste, per pasoje, tek prishja e shumices parlamentare dhe tek afrimi i zgjedhjeve te parakohshme.

Ne menyre te ngjashme e ka pare edhe Meta flirt-in me Berishen. Ai ndoshta eshte ndjere i kercenuar ne menyre te drejteperdrejte nga nje prokuror, i cili goditjen e pare antikorrupsion ne harkun e pese vjeteve synon ta leshoje mbi koken e Metes dhe i nxitur politikisht nga kundershtaret e Metes. Nese eshte e vertete kjo, eshte e natyrshme qe instikti i vetmbrojtjes ne keto raste te jete me i forte se cdo arsyetim politik. Aleanca me Berishen ia dha kete mbrojtje. Por ka edhe nje motiv politik. Meta eshte aktualisht i vetmi personazh brenda partise socialiste qe mund, jo vetem ta rivalizoje Nanon, por edhe ta mposhte ate. Ne kete gare per te kontrolluar PS-ne, ai kerkon t'ia heqe Nanos ca arme jo politike, sic eshte - per kete ai eshte i sigurte - kryeprokurori. Ne fakt, edhe pa qene prokurori nje kobure e Nanos, ky i fundit ka marre nje goditje te rende politike me shkarkimin e tij. Rakipi ishte basti i Nanos ne lojen politike qe po zhvillonte, dhe sidomos ne garen me Meten. Nano e humbi kete bast. Bashke me te, ka humbur goxha edhe nga imazhi i nje lojtari te paperballueshem, me te cilin edhe ai, edhe te tjeret, ishin mesuar muajt e fundit.

Duhet te numerohen me gishta shqiptaret qe besojne se shkarkimi i Prokurorit te Pergjithshem do te shenoje startin e luftes se vertete kunder korrupsionit. Ky akt parlamentar, perpara se te shihet si reagim i drejte ndaj nje kryeprokurori qe duhej shkarkuar, eshte pare si nje triumf i lojrave politike te paprincipta dhe si sfide qe politika u ben institucioneve shteterore. Nje arsyetim i thjeshte behet shpesh keto dite nga qytetaret shqiptare: "Dakord, nje kryeprokuror i papershtatshem dhe i korruptuar shkarkohet nga politikanet, por nje dreq e di se si mund "te shkarkohen" politikanet e papershtatshem e te korruptuar, politikanet qe shkelin vazhdimisht kushtetuten." Miti i politikes eshte me i forte se kurre ne Shqiperi. Vetem politika nuk mund te sfidohet. Perfaqesuesit me te larte te sistemit te drejtesise, te cilet zgjidhen e shkarkohen nga parlamenti, kane nxjerre leksionin e duhur. Ata duhet te kene kujdes, nese vendosin te veprojne ndaj politikaneve te korruptuar. Ndryshe, do t'u duhet t'i bejne hesapet me aleanca politike nga me te pashpjegueshmet, te cilat do te vendosin lehtesisht mbi fatin e karieren e tyre. Drejtesia shqiptare ka nje mije probleme, por ajo nuk ka qene kurre kaq e terrorizuar nga politika.

MUSTAFA NANO