Funksioni i mbrojtur kallamari i thyer

Beograd Mar 11, 2002

Nen presionin politik drejtori i Muzeut Popullor te Kragujevcit e dha ne resers kallamarin e Milloshit nga shekulli i 19-te ne kremtimin e Dites se Shtetesise. Ne paraqitjen vandaliste punetori i RTS-se theu nje eksponat te muzeut.

AIM Beograd,3.3.2002.

Autoritetet komuniste ne keto hapesira gjithnje i kane dashur festat. Sepse festat jane nje rast i mire per fotografim, fjalim rasti, lule dhe fanfare... Eshte deshmuar se politikajte e Jugosllavise se dikurshme dhe te tanishme i duan kremtet dhe festat. Kremtimi i Dites se Shtetesise ne Kragujevc me 15 shkurt, ne Sretenje, ishte shembull me i mire i "festes me barre" - gjithcka ishte caktuar dhe siguruar ne "qendren" beogradase, ku me eliten politike ne Kragujevc arriten artistet, skenografet, regjisoret, fishekzjarret,gazetaret ... Mbeten vetem "disa imtesira", qe duhej te siguroheshin ne teren, qe do te ndikonte ne madheshtine e castit dhe peshen e aktoreve.

Ne mesin e ketyre zyrtareve nuk ishte "populli", sepse kragujevasit edhe sikur te deshironin nuk mund te vinin shkaku i sigurimit te madh, sa nuk mund te kalonin as deren e Kuvendit te Vjeter te Milloshit, ku u mbajt manifestimi. Nga "imtesirat" ne kete kremte ishte edhe kallamari i permendur i Miloshit nga shekulli XIX, qe paraqet pasuri kombetare. Me renie te cekicit nga ana e punetorit fatkeq te Radio televizionit te Serbise (RTS) kallamari u nda ne 18 pjese.

Pas kremtimit dhe fishekzjarreve, qe behej posacerisht per eliten politike, te gjithe shkuan duke e ndjekur udheheqesin. Natyrisht, personeli i sigurise ishte pas tyre. Mbeten vetem punetoret e RTS-se, qe punuan ne skenografi dhe gjesendet me vlere te cmueshme kombetare. Te pambrojtura.

Drejtori i Muzeut Popullor te Kragujevcit Vidan Papic tha se "kallamarin e kishte dhene nen presionin politik te sherbimeve te ndryshme informative dhe informbiroiste" dhe potencoi se deri ne fund do te kerkoje pergjegjesi nga Qeveria e Serbise, Kuvendi i qytetit dhe Radiotelevizioni i Serbise, kunder te cileve do te ngris fletpadi penale dhe do te kerkoje qe te vertetohet pergjegjesia konkrete.

Sipas fjaleve te tij, punetori i RTS-se ne paraqitjen vandale, qe me siguri nuk ishte dedikuar Kragujevcit dhe Muzeut Popullor, por paraqet nje pakenaqesi te gjithembarshme te individit, theu kallamarin, qe eshte e ndertuar nga legura e bronxit me ar.

Nga fillimi i pergatitjes se kremtes, qe nuk ishte parapare ne programin e Muzeut Popullor, "ngjarjet u zhvilluan ne kahje te gabuar, kurse gjithe urdheresat ishin gojore, pa garanca te shkruara", thote Papic. Gjesendet ishin dhene me revers dhe garanca gojore, por askush nuk ktheu asnje nga gjesendet e marra.

Duke shprehur kenaqesi qe kallamari pas "puneve te komplikuara konzervative do t'i kthehet muzeut", ku e ka vendin, Papic ngjarjet percjellese te festes se shtetesise ne Sretenje i krahasoi me atmosferen qe mbreteroi ne kohen e bombardimeve. Thyerjen e kallamarit e quajti "akt terrorist", duke shtuar se do te beje gjithcka per te mbrojtur "punetorin fatkeq te RTS-se", sepse ai me se paku eshte pergjegjes per gjithe ngjarjen.

Pas kesaj ngjarje ne Kragujevc u mbajt kolegjiumi drejtues i te gjithe institucioneve kulturore ku u firmos nje dokument i vetem me titullin "Autoriteti dhe integriteti i institucioneve te vecanta kulturore". Eshte saktesuar menyra per perdorimin e objekteve dhe gjesendeve qe jane ne kompetenca te Muzeut Popullor.

Asnje nga autoritetet e qytetit, qe perndryshe duan shume te fotografohen, nuk u prononcua rreth ketij incidenti te madh. Te gjithe heshtin, nga prefekti deri te ministria perkatese. Nuk u prononcua as Enti per mbrojtjen e permendoreve. Nuk ka komente as ne konstatimin e Papicit se lejoi qe kallamari te merret nga muzeu nen "presionin e forte politik te sherbimeve informbiroiste te Kuvendit te qytetit dhe Qeverise se Serbise".

Dhe ne fund, Papici duke shprehur keqardhje te madhe qe lejoi tu jepet kallamari organizatoreve te kremtes, konstaton se ka mundur te pengonte marrjen e kallamarit te njohur nga muzeu, por me "cmimin e kokes se vete". Papic sqaroi se ne pyetje ishte funksioni i tij prej drejtori dhe shtoi se "asnjehere ne kulture nuk ka mbreteruar nje gjendje e ketille". Mbetet vetem nje pervoje e hidhur ku "viktimizohet" ne gjesend me vlera kombetare shkaku i kolltukut dhe funksionit.

OLIVERA S. TOMIQ