Statistike edhe per kinezet

Beograd Mar 11, 2002

Nga 1 prilli fillon regjistrimi i popullates se Jugosllavise, pa Kosoven. Eshte perfshire percaktimi fetar, duke iu mundesuar qytetareve qe te mund te mos percaktohet per kete apo per nacionalitetit. Regjistruesit do te shenojne edhe shtetasit republikan.

AIM, Beograd, 6.3.2002.

Nga 1 deri 15 prill 44 mije regjistrues do te tentojne te mbledhin gjithe te dhenat relevante te nevojshme per "lejenjoftimin" e ri te RF te Jugosllavise. Regjistrimi i fundit i popullsise eshte bere ne vitin 1991, pra para shperberjes se RSFJ-se, kurse cdo e dhene qe u shfrytezua gjate dhjetevjecarit te fundit ishte rezultat i llogaritjeve: nga numri i banoreve, karakteristikat socio - ekonomike deri te "pamja pronesore". Keshtu u krijua edhe shifra mbi popullsine e pergjithshme ne Serbi dhe Mal te Zi prej 10,406 milione banoresh.

Kjo pune eshte dashur te behej ne periudhen e njejte te vitit te kaluar, por atehere Mali i Zi vendosi qe te shtynte regjistrimin ne territorin e vet shkaku i zgjedhjeve te parakoheshme lokale, qe ishin caktuar per 22 prill, kurse situata jostabile ne jug te Serbise nuk ishte aq e pershtatshme per kryerjen e kesaj pune. Ne rajonin e Kosoves dhe Metohise edhe atehere si edhe tani regjistrtrimi i popullsise as qe paramendohej. Eshte interesant se shtyerja e regjistrimit gjate vitit te kaluar erdhi ne momentin kur fletet regjistruese i ishin derguar komisioneve komunale regjistruese ne Serbi dhe perfaqesive konzulare ne bote.

Nje muaj e gjysme deri ne fillimin e regjistrimit serish, gjysmezyrtarisht, flitet se Mali i Zi mund te kerkoje shtyerjen e regjistrimit deri ne mbajtjen e referendumit ne kete republike, madje kreret e Entit per statistika demantojne,duke thene se vendimi i Kuvendit eshte i qarte dhe nuk ka arsye qe te nderrohet. Kjo, megjithate, nuk do te thote se fletregjistrimet e vitit te kaluar do te vlejne edhe sivjet.

Qeveria e RFJ-se solli ne janar vendimin per dy nderrime ne rubrikat e meparshme. Me sugjestion te Sinodit te KOS-it eshte perfshire rubrika per shprehjen e perkatesise fetare, me cka qytetareve do t'u mundesohet qe ne kete si dhe per nacionalitetit te kene mundesi qe te mos percaktohen. Sipas regjistrimit te vitit 1991 ne Serbi kishte dic me teper se 6,5 milione ortodokse, 500 000 katolike, 350 mije pjesetare te fese islame pa shqiptaret dhe 88 mije protestante. Risia tjeter e nderlidhur me nenshtetesine: perkrah asaj jugosllave, nenshtetesise se vendeve tjera ose te dyja si dhe mundesia qe ndonje nenshtetesi fare te mos perfshihet, kurse tani futet edhe nenshtetesia republikane.

Statistika do te jape te dhena se sa shtetas te Malit te Zi jetojne ne Serbi dhe sa shtetas te Serbise ne Mal te Zi. Keto te dhena mund te jene mjaft te rendesishme duke marre parasyshe raportet tjera ndermjet dy republikave ne periudhen e ardhshme. Per shkak te ketyre ndryshimeve ne afat te shkurter kohor serish duhet te shtypen me shume se 12 milione fletregjistrime ku pervec pyetjes per korpusin etnik: kombi, feja dhe gjuha amtare, do te perfshihet edhe ajo per gjendjen bashkeshortore te qytetareve, numrin e anetareve te familjeve, moshen dhe strukturen arsimore, angazhimin ne pune te pjeses aktive te popullates se RFJ-se, si dhe te dhenat per fondin banesor, siperfaqen e baneses dhe menyren e nxemjes, familjet bujqesore.

Me mjaft vemendje priten te dhenat mbi migrimin qe ne periudhen deri ne regjistrimin e fundit deri sot ka ndryshuar mjaft "imazhin e gjakut" te shtetit. Ne regjistrim do te perfshihen te gjithe qytetaret e RFJ-se, refugjatet, te shperngulurit dhe personat pa shtetesi si dhe te huajt qe deri me 31 mars kane vendqendrim per me shume se nje vjet ne Jugosllavi. Eshte mjaft e rendesishme se gjate regjistrimit te refugjateve dhe te te shperngulurve do t'u merren te dhenat se nga kane ardhur, vendi, shteti dhe vendi i vendosjes.

Regjistrimi objektiv i popullsise ne Kosove e Metohi per momentin eshte i pamundshem, madje ka edhe kontakte te zyrtareve te UNMIK-ut, prandaj eshte shume i rendesishem amandmani i Qeverise serbe ne ligjin e librave amze derguar Kuvendit te Serbise, ku propozohet qe ne te ardhmen librat amze per rajonin e krahines jugore t'i udheheqin organet kompetente te Nishit, Kragujevcit, Kraljeves, Krushevcit, Jagodines,Vranjes dhe Leskovcit. Me kete rast te dhenat mbi lindjen, kurorezimin, vdekjen e shtetasve qe kane pasur shtetesi te ish-republikave tjera duhet te regjistrohen ne vendin ku kane banuar.

"Eshte iniciative e mire qe para zgjedhjeve lokale ne Bujanovc dhe Medvegje qe duhet te mbahen kah mesi i qershorit te behet regjistrimi i popullsise. Ketu kjo nuk eshte bere gjate dy decenieve te fundit", thote kryetari i komunes se Bujanovcit Stojanca Arsic, duke sqaruar se pjesetaret e nacionalitetit shqiptar kane marre pjese minimalisht ne regjistrimin e vitit 1991. Regjistrimi gjithashtu do te shmang dilemat se a ka ne Bujanovc 61 perqind te shqitareve, sic thone burimet shqiptare ose jane me pak. Sipas regjistrimit te vitit 1991 ne Bujanovc kishte 49.238, kurse ne Presheve 38.943.

Sipas obligimeve te marra nga konventa nderkombetare do te regjistrohen edhe gjithe te huajt qe qendrojne ne Jugosllavi pa shtetesi te rregulluar, prandaj nuk do te ishte befasi kur ne mesin e ketyre banoreve gjenden edhe kinezet. Do te evidentohen edhe gjithe ata jugosllave qe gjate dhjetevjecarit braktisen vendin, qe eshte mjaft e rendesishme kur kemi parasyshe se kjo eshte prej dhjete mije deri ne disa qindra mije njerez, kryesisht te rinj. Nje nga rubrikat ne fletregjistrime eshte ajo per te dhenen e anetareve mosprezent te familjes, pra ata qe nuk gjenden ne vend, qe eshte rast te pastrohet kjo dileme.

Regjistrimi do te jape edhe imazhin e ndryshimeve demografike dhe ekonomike ne dhjetevjecarin e fundit dhe me siguri do te plotesohet pohimi se Serbia eshte vendi ku ka gjithnje e me shume pleq. Sipas te dhenave te shkencetareve stopimi i rinimit nga 1971 deri 1991 eshte zvogeluar nga 8,9 ne 4,6, qe me 1999 te ishte vetem 0,5 promil. Te dhenat e marra nga regjistrimi do te plotesojne edhe imazhin persa i perket ndryshimeve ne strukturem socialekonomike, me cka kontribut te vecante do te japin te dhenat per pjesemarrje te popullsise bujqesore ne numrin e pergjithshem te popullsise. Ne me shume se 90 perqind te fshatrave te Serbise shtimi natyror eshte negativ, kurse pas vitit 1990 ne 72 perqind te fshatrave kemi procesin demografik te zbrazjes.

Per reformat e ardhshme ne vend shume e rendesishme do te jete e dhena e shkalles se arsimimit te popullates aktive. Te dhenat e fundit zyrtare flasin se ne 1000 banore kishte 200 me shkolle te mesme apo te larte. Megjithate, deshmohet se ka nje mosperputhje hapesinore ndermjet ofertes dhe kerkeses persa i perket fuqise punetore, si dhe shtimit te dallimeve ne nivelin e arsimimit dhe eksperiences profesionale te popullates ne rajonet e zhvilluara dhe te pazhvilluara.

RFJ-se i eshte mese i nevojshem regjistrimi, por mbetet ceshtje se athua eshte bere gjithcka qe do te mundesonte qe ai te mbahet ne rregull dhe a jane pastruar gjithe ceshtjet kontestuese te nderlidhura me regjistrimin. Nje nga keto eshte trajtimi i muslimaneve. Ajo u shtrua vitin e kalar ne prag te regjistrimit kur Partia demokratike e Sanxhakut kerkoi nga Enti federal per statistika qe gjate pergatitjes dhe shtypjes se fletregjistrimeve te shtohet edhe rubrika per percaktim kombetar boshnjak ne vend se musliman sic eshte tani. Atehere, sic u tha, "iu mundesua nje nga bashkesive me ne numer ne Jugosllavi qe lirisht te shprehte percaktimin nacional dhe gjithshtu do te nderpritej praktika e ish - regjimit qe gjithe nje populli ia caktuan percaktimin fetar musliman edhe per emrin nacional, qe ishte shembull i vetem ne bote".

Iniciativen e kane pranuar edhe perfaqesuesit e partive politke te Sanxhakut, por edhe kryetari i RFJ-se Voisllav Koshtunica dhe kryeministri i Serbise Zoran Gjingjic, duke pohuar se "secili ka te drejte te shprehet ashtu sic ndjehet". Megjithate, nuk ishte numri i pakte i atyre qe kane pohuar se keshtu cenohet Kushtetuta qe askund nuk pranon boshnjaket, kurse eshte interesant se atehere muslimanet malazez dhe partite e tyre ishin kunder ketyre ndryshimeve. Per keto tema tani, ne prag te regjistrimit, nuk bisedohet, dhe nuk do te duhej nese kjo hapet afer ose gjate kohes se regjistrimit.

TATJANA STANKOVIQ