"Motrat" skandaloze
Zgjedhja e këngës që do të garojë në Eurosong, u bë skandal në Lublanë, ku përveç diskutimeve se kush dhe për sa pikë e mashtroi, ngadalë merr përmasa tjerë, edhe më të gjëra.
AIM Lubjanë, 28.02.2002.
Shkurt - në garimin në Slloveni fitoi grupi transvestit "Sestre" (Motrat), ku frontmenë janë tre të rinj me kostume sfidues femëror, të kuq dhe ngjyrë ari, siç visheshin dikur stjuardesat. Grupet transvestite edhe më parë kanë marrë pjesë në Eurosong dhe fitorja e bendit slloven nuk do të ishte ndonjë lajm, sikur për vendin e parë të mos vendoste ngatërrimi kompjuterik i numërimit të votave të shikuesve dhe rrahja në garderobë. Qarku i ngushtuar brenda estradës u bë i madh kur ngjarja u gjend madje edhe në faqet e CNN-it.
"Nëse një lajm nga Slovenia botohet nga CNN-i amerikan, televizioni që është kompetent për të raportuar nga rajonet e luftës, atëherë është e qartë se në Slloveni ndodh luftë," ishte ky konkludimi dramatik i "Mladinës" nga Lublana. Kthehemi në fillim. Atmosfera rreth zgjedhjes së këngës që do ta prezentojë Slloveninë në garat e Eurovisionit u nxeh kur filloi votimi i organizuar nga Televizioni nacional i Sllovenisë (RTVS). U duk se trioja amatore transvestite "Sestre" morri më shumë vota nga ana e dy jurive. Gjërat "kërcitën" kur duhej të numëroheshin rezultatet nga votimet telefonike të shikuesve. U konstatua se sistemi kompjuterik u prish pas 50 mijë thirrjeve, kështu prezantuesve iu desht që njëzet minuta vazhdimisht të tentonin të mbushnin "gropat në program". Se çka ndodhi në të vërtetë prapa kuintave me kompjutorët, as sot e kësaj dite nuk është plotësisht e qartë. Është kontestuese se rezultatet e votimit telefonik treguan se vendin e parë e kishte fituar e adhuruara seksipile e publikut të gjërë, këngëtarja Karmen Stavec, e cila vitin e kaluar zuri vendin e dytë.
Analizat e mëvonshme treguan se "Sestre" mund të udhëhiqnin vetëm në rastin sikur në votimet telefonike të fitonin më së paku shtatë përqind të votave. Në fund fituan vendin e gjashtë dhe për vetëm një pikë kaluan Karmen Stavecin. Kur u kumtuan rezultatet Karmen Stavec braktisi garën duke qarë, kurse garderoba prapa skenës u bë vendi i rrahjes. Në vërejtjen e këngëtarit Patrik Grebla, që simpatizoi Karmen Stavecin, këngëtari Magnifico, i prirë pas "Sestra-ve", e godet me kokë Greblan (me të cilin bashkëpunon), kështu që përfundoi në urgjencë dhe tek dentisti, kurse gjithë skandali nga faqet e shtypit të verdhë kaloi në gazetat ditore dhe magazinet politike.
Rikonstruktimi i ngjarjeve në skenë dhe pas saj më vonë nxorri në shesh rrëfimin mbi "sugareshën e popullit" (Stavec) që thuhej se ishte grabitur në këtë garë që përfshiu disa vende. Sipas të dhënave të Telekomit slloven mbledhja e votave filloi madje tre minuta para fillimit zyrtar të votimit. Kur "populli" filloi të rrotullonte telefonin - sepse në ekran u dha shenja për fillimin e votimeve - Karmen Stavec kishte 12.751 vota "avans". "Sestre" në këtë moment kishin gjithsejt 1.107 vota. Në këto tre minuta "tempoja" ishte e atillë sa për çdo votë për "Sestre" kishte njëmbëdhjetë vota për Karmen Stavecin. Deri tani ende nuk është e qartë se kush e dinte se votimi ishte i mundshëm edhe para paralajmërimit zyrtar dhe kush votoi. Nga momenti kur në proesin e votimit me të vërtetë u inkuadrua "vox populi", gjendja u përmirësua në dobi të "Sestre", kështu që për një votë për "Sestre" tani në vend të dytë Stavec fitoi tre, e jo njëmbëdhjetë vota "sovrane".
Ekspertët jozyrtarisht komentojnë se me siguri ka pasur "ndërhyrje" në kompjuterin e TV studios përmes një kompjuteri tjetër, dhe atë përmes ndihmës së programit që me shpejtësi të madhe "numëron" numrat e ndryshëm të zgjedhur për të votuar për këngëtarët. Në këtë rast nga kjo ndërhyrje më shumë përfitoi konkurentja më e madhe e "Sestre" - K. Stavec. Deri tani ekspertët kanë vërtetuar se sistemi ishte i lëndueshëm në një sulm të këtillë.
Natyrisht se një ngatërresë me rastin e ndonjë "ngjarje evropiane" nuk kaloi pa politikë. Partia Socialdemokrate e Sllovenise (e Janesh Janshës) botoi fotografinë e Karmen Stavecit në ballinën e gazetës partiake me titullin "Fituesja e zemrës së popullit" , kurse Jansha tërhoqi vërejtjen se zgjedhja e përfaqësuesit slloven për këngën e Eurovizionit "nuk ishte edhe aq e keqe", duke përfunduar se "grupa Sestre mund të prezentojë edhe pushtetin aktual slloven në garat për këngën e Eurovizionit". Pason paralajmërimi i drejtorit të Televizionit të Sllovenisë se zgjedhja e përfaqësuesit slloven për këngën e Eurovizionit do të përsëritet, për çka reagoi shoqata lokale e gej-eve dhe lezbijkeve - së pari valuan flamurin e tyre para televizionit nacional (me ngjyra të ylberit), duke mbuluar barishtoren, gjithnjë në shenjë përkrahjeje për "Sestra", kurse pastaj mbajtën fjalime të zjarrta. Më pas përfqësuesit dhe mysafirët e ftuar të organizatës Qendr Kulturore Studentore- "Magnus", "LL" dhe shoqata "Legebitra" dhe "Out in Slovenia" e vlerësuan paralajmërimin se votimi do të përsëritet si sulm ndaj dallimeve. Protesta dha fryt - Këshilli i Televizionit vendosi që garat të mos përsëriten, kurse drejtori i programit Janez Lombergar u shkarkua nga funksioni.
Opinioni publik mbeti i ndarë - pjesa liberale përkrah "Sestre", kurse ata që "preferojnë vlerat tradicionale" brengosen nga fakti se "të këtillë" do të prezentojnë Slloveninë në në "garë kaq të rëndësishme". Tradicionalistët, në mesin e të cilëve numri më i madh i katolikëve, konsiderojnë se juria profesionale shkaku i disa interesave të veta me jokompetencë bënë zgjedhjen. Ndodhi si ndodhi - "Sestre" mbetën fitues.
Damka më e madhe mbeti në televizionin nacional. Në të njëjtin që jeton nga të ardhurat e shtetit dhe për të cilin gjithë shpenzuesit e rrymës në shtet janë të obliguar të paguajnë "përkrahjen TV", dhe i cili përkundër gjendjes së mirë materiale nuk është një gjendje të organizojë një garë të ndershme. Është interesant se anëtarët e Këshillit të RTVS në të njëjtën mbledhje, ku u vendos që të mos përsëritet zgjedhja, vendosën edhe për paratë që u teprojnë. Këtë e shënoi Delo e Lublanës përmes një komenti se në mbledhjen e përmendur u paraqit "problemi tipik i Televizionit - me paratë e tepërta?". Prej se para dy viteve u vendos që të bëhet pagesa e detyruar e TV (me një sistem rigoroz pagese), Televizioni nuk prodhon kurfarë programi cilësor, por gjithnjë mbledh para. Në fund u gjet zgjidhja, si për grupin "Sestre", gjithashtu edhe për të hollat. "Sestre" shkojnë mëtej, kurse falë propozimit të drejtorit të RTS Aleksa Shtakula një e treta nga 2,8 milionë euro të parave që teprojnë do t'u jepen fondeve pagesore, kurse dy e treta do të mbetet e "pashpërndarë". Nëse jo tjetër, kjo do të ngushëllonte shikuesit se deri në zgjedhjen e ardhshme të përfaqësuesit slloven për Eurovizion mbase do të investohet edhe në përgatitjen më të mirë kompjuterike, për ndonjë solid kompjuterik për mbrojtje dhe - shërbim më të aftë për mbrojtje.
SVETLANA VASOVIQ