Adhuruesit e Sllobos dhe Karla del Pontes
Gjykimi ndiqet rregullisht nga afër 50 përqind e njerëzve në Serbi, kurse popullariteti i kësaj "serie me përkthim simultan" matet me "Kasandrën" dhe serialet tjera për amviset. Procesi është temë kryesore në kafene, taksi, rrojtore, në mjediset familjare. Gjysma e Beogradit "komunikon" në gjuhën shqipe, duke imituar dëshmitarët në gjykim, sa nëse shitësit në kioskun e shtypit ia parashtron pyetjen a keni "Pal Mal" do të të përgjigjet me "po", e nëse interesoheni për diçka që nuk ka do t'u përgjigjet me "jo".
AIM Beograd,28.02.2002.
Derisa e dëgjoj se si flet, filloj të mendoj se megjithatë Perëndimi kishte qëllime tjera dhe se Millosheviqi kishte të drejtë për gjithçka. Mbase kemi gabuar rreth tij... Sikur të kishte folur kështu derisa ishte në pushtet, do të votoja për të... Ai nga Haga e mbron më mirë popullin tonë se sa gjithë qeveria serbe së bashku... Ky është rasti i vetëm që bota ta kuptojë se ç'na ka ngjarë neve, madje edhe përmes Millosheviqit... Aq më bën se dikush ka vrarë tre-katër shiptari (term fyes për shqiparët - vër.përkth), unë jam që të gjykohet këtu... Duhet të ketë turp, fshehet pas të vrarëve që vet i ka vrarë!
Studenti i makinerisë Jovan Radovanoviç, kuzhinierja Divna Vasiljeviç, pensionisti Slobodan Obradoviç, inxhinieri Miroslav Kostiç, bujku Milorad Vuçiçeviç dhe motra medicinale Snezhana Gavriloviç, të gjithë nga qytete të ndryshme të Serbisë, kështu e kanë komentuar rrjedhën e gjykimit të ish-kryetarit të RFJ-së Slobodan Milosheviqit para Tribunalit në Hagë. Pas 5 tetorit, kur "Zoti serb" i dikurshëm dukej si i mjerë në një shkallë të gjërë opinionit rreth personalitetit dhe veprës së tij, tani mund të thuhet se rejtingu i është rritur.
Gjatë gjykimit ndodhi ajo që shumë pak pritej në Serbi - një pjesë e madhe e qytetarëve të Serbisë sikur përjetoi katarzë kolektive, duke e parë Millosheviqin se si përkrah avokatëve mendjemprehtë nga trilerët holivudian "shqyen" me rradhë gjatë gjykimit të gjithë dëshmitarët që i shfaqen në horizont. Gjykimi ndiqet rregullisht nga afër 50 përqind e njerëzve në Serbi, kurse popullariteti i kësaj "serie me përkthim simultan" matet me "Kasandrën" dhe serialet tjera për amviset. Procesi është temë kryesore në kafene, taksi, rrojtore, në mjediset familjare. Gjysma e Beogradit "komunikon" në gjuhën shqipe, duke imituar dëshmitarët në gjykim, sa nëse shitësit në kioskun e shtypit ia parashtron pyetjen a keni "Pal Mal" do të të përgjigjet me "po", e nëse interesoheni për diçka që nuk ka do t'u përgjigjet me "jo". Madje edhe e përditshmja me tirazh të madh "Veçernje novosti", mbi një tekst që nuk ka lidhje me Hagën, por për negociatat rreth ridefinimit të federatës, në stilin e vet të njohur (të marrë) vuri titullin: "Përgjigja e Milos - 'po' ose 'jo'".
Nuk është llomotitja fenomen kryesor, por një hulumtim deri tani i fshehtë, madje edhe në mesin e kundërshtarëve të zemëruar të regjimit të Millosheviqit që besojnë se - athua e kemi vlerësuar gabimisht Sllobon!
- Nëse do të kthehej tani do të fitonte në zgjedhje - tha njëri nga ata që asesi nuk mund të rradhitej në mesin e adhuruesve të Millosheviqit edhe kah fundi i viteve tetëdhjetë.
Natyrisht më shumë u përket atyre që besonin në teorinë se kaosi dhjetëvjeçar në hapësirat e ish-Jugosllavisë ishte bërë me pedanteri sipas planit të Perëndimit, Vatikanit, masonëve, homoseksualëve, amerikanëve dhe "armiqëve tjerë të popullit serb", prej të cilëve serbët i "mbrojti i mençuri, i urti dhe dinjitozi Slobo". Zhvillimi tragjikomik i situatës në gjykatore erdhi si asi në njëmbëdhjetë një vit e gjysmë pas rënies së "bllokade mentale' për forcat e rikthyera që të fillojnë rrëfimin, se ja ata, kishin të drejtë. Në mesin e tyre, kuptohet, janë prijatarët e "forcës së humbur" të PSS, dhe radikalët e Vojislav Sheshelit, që shumë herë ka tentuar ta bind popullin se ambasada holandeze nuk i jep vizë që ta vizitojë "heroin serb".
Grupi i adhuruesve të Millosheviqit, megjithatë, disi ka mbetur i pagojë sepse është konstatuar se Tribunali i Hagës, që ata deri më tani e kanë paraqitur si "gjyq i atypëratyshëm " nuk është bash ai. "Paj, atje nuk të vënë menjëherë në hunj "- mendojnë ish - fansat e propagandës millosheviqiane në RTS, të habitur nga transmetimet e përditshme, se si i lejohet "Slobos" të thotë "diçka" dhe drejtqëndrimit të "njeriut të mirë, gjyqtarit Mejo" (ekziston një teori kafenesh se ai është serb për nga gjyshja). Ata më 28 qershor të vitit të kaluar, kur e kishin parë Millosheviqin se si shtyhej nga dy roje në oborrin e burgut të Sheveningenit, mendonin se "tashmë ishte i vdekur".
Në mesin e kundërshtarëve të një dhjetëvjeçari të regjimit ekzistojnë disa grupacione, për sa i përket raporteve rreth gjykimit në Hagë. Disa janë të bindur se Millosheviqi duhet "gjykuar fer" për gjithçka u bëri "të tjerëve dhe neve". Kush nga këta flet haptas bëhet shënjestër e shikuesve televiziv të proviniencës së zemëruar patriotike. Drejtorja e Fondit për të drejtën humanitare Natasha Kandiç, sapo shfaqet në ekran, bëhet objekt pështyerjesh nga të gjitha anët, kurse shefja e Qendrës për dekontaminim kulturor Borka Paviçeviç kishte kërcënim për vrasje pasi kishte elaboruar qëndrimet e njohura të saj rreth përgjegjësisë së Millosheviqit "për krimet në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë".
Pjesa urbane opozitare që për dhjetë vjet u maltretua me demonstrata, shëtitje, fërkime me policinë dhe gjithë "gostitë" që ua servoi regjimi i PSS dhe JUL-i, ose është indiferente ndaj "rastit" ose argëtohet nga gjithë kjo që ndodh. Këtu kemi ithtarët e teorisë se Milosheviqi e ka gjetur veten në avokaturë, prandaj konstatojnë me keqardhje, se me këtë punë vëllau, ka mundur të merret që nga viti 90 e këtej dhe do të jetonte bukur. Edhe ai edhe këta. Ky grupim është më real dhe gjërat i shikon pa emocione - ata qeshin kur ish-zyrtari i lartë komunist Mahmut Bakali prezentohet si "intelektual i pavarur" apo kur shohin ndonjë dëshmitar të skuqur nga Kosova "të cilin nuk e kanë mësuar që të gënjejë", dhe kur Millosheviqi fillon të flas se "nëse e lëshojnë nga Haga, së andejmi nuk do të ik".
- Të gjithë ata janë njësoj, tani le të pastrojnë hesapet mes vete, kurse ne me Gjikin shkojmë në Evropë - thonë ata, edhe pse fshehtas janë simpatizues edhe të Sllobos edhe të Karla del Pontes. Për ta gjithçka është e njëjtë sepse pas 5 tetorit, siç mendojnë, ka përfunduar "misioni i tyre historik" i "duarve të pastra".
Sipas hulumtimit të "Stratexhik marketing-ut" më shumë se gjysma e qytetarëve të Serbisë rregullisht e ndjekin transmetimin nga Haga, madje edhe në kohën më të papërshtatshme, pra para dite, kur "populli punonjës" është në punë. Përqindja e shikueshmërisë u rrit në 64 përqind gjatë kohës kur ishte dëshmitar Bakali. Nga ata që e kanë shikuar transmetimit 41 përqind mendojnë se Millosheviqi meriton pesëshe të pastër, kurse 12 përqind e kanë notuar me notën një. Është interesant se ish-kryetari i RFJ-së nga shikuesit e transmetimit që e vlerësojnë si personalitet politik me notën 2,5,morri vlerësim më të lartë për paraqitjen në Hagë - 3,46.
- Është evident interesimi i popullit dhe është evidente se paraqitja e Millosheviqit i dedikohet opinionit tonë, pra jemi grupi i tij primar - thotë Darko Tankosiç nga agjencioni për marketing "S tim best".
Përveç shokëve dhe bashkëmendimtarëve partiakë të Millosheviqit, faktorët tjerë të skenës politike serbe nuk kanë reaguar shumë ndaj "betejës së tij në Hagë". Kryeministri i Serbisë Zoran Gjingjiq procesin e vlerësoi si "seminar politik historik, dhe jo procedurë gjyqësore" që ka filluar të ngjajë me serialet spanjolle me 150 deri 500 episode.
- Sillen në gjykatore dëshmitar jokompetent që fillojnë të irritojnë qytetarët. E gjithë kjo tërheq vëmendjen e njerëzve në këtë situatë, në kohën kur në Serbi gjysëm milionë qytetarë janë gjysmë të uritur - konsideron kryeministri, i cili sheh rrezik që mos Haga të bëhet Gazimestani i modifikuar i Millosheviqit. Nëse e lirojnë kjo nënkuptohet.
Kryetari i RFJ-së Vojislav Koshtunica e vlerësoi procesin si gjysmak, me shumë paqartësi në aktakuzë dhe me mundësi që të dëmtohet e vërteta historike, kurse ministri i diplomacisë Goran Svilanoviq vetëm për disa ditë arriti që Jugosllavia të kishte vëzhgues të përhershëm në Gjykatën e Hagës. Ai do të mbrojë interesat e shtetit. Ishte ky reagim ndaj diskutimeve publike rreth mosinteresimit të autoriteteve të këtushme për gjithçka ndodh në Tribunal, që mund ta dëmtojë shtetin, i cili është akuzuar për gjenocid në Bosnjë.
Në ndërkohë vazhdojnë plasaritjet rreth miratimit të propozim - ligjit për bashkëpunim me Tribunalin e Hagës, që për momentin ka tre variante (propozimi i Partisë Demokratike Serbe (PDS), Qeverisë së Serbisë dhe gjykatësit të Gjyqit Kushtetues Federal Momçilo Grubac) që shqyrtohen nga grupet punuese të ODS-së (Opozitës Demokratike të Serbisë). PDS-ja e Koshtunicës, si zakonisht, në asnjërin grup nuk merr pjesë në mënyrë aktive, kurse kontesti ka të bëjë me atë se a duhet të sillet vetëm "ligji i Hagës" në nivel federal ose republikan, dhe a do t'i jepet përparësi gjykatës vendore t'i gjykojë krimet e luftës. Kjo gjykatë, edhe tetë muaj pas gjetjes së varrezës masive afër Batajnicës nuk ka ngritur procedurë hetimore sepse, siç thonë, MPB-ja nuk jep informacione.
Plasaritjet në ODS, serbëve u duken të tepërta, prandaj ngushëllimin e kërkojnë në programin e orës dhjetë e gjysmë paradite. Nëse vazhdon, e kjo dëshirohet, ka mundësi që të tejkalojë shikueshmërinë e "Kasandrës". Vetëm se atje, thonë, fundi ishte i lumtur, kurse në këtë rast ai mund të jetë gjithçka.
DRAGOLJUB PETROVIQ