Starti nga fshisa
Qeveria e Maqedonise, ne kete vit zgjedhor, pruri vendim per te aktivizuar reformen e harruar ne administraten shteterore - largimin nga puna te pastruesve dhe kryemjeshtreve. Nepunesit shteteror, njeqind mije, duhet te reduktohen permes privatizimit te sherbimeve te ndryshme, kualifikimeve, pensionimeve ose largimit nga puna. Per realizimin e ketij projekti Banka Boterore ka miratuar kredine prej 45 milion dollaresh, qe do te ndahet ne tre keste.
AIM Shkup, 27.02.2002
Se ne Maqedoni duhet te reduktohet administrata e gjere shteterore, e trasheguar nga komunizmi, qe shume njerez e quajne "dinosaurus", kahere eshte e qarte per te gjithe. Ajo eshte bere ngarkese per ekonomine e dobet te vendit. Vetem per te ardhurat e armates se perbere prej njeqindmije zyrtareve nga buxheti shteteror duhet ndare rreth 230 milione dollare, ose nje te katerten e buxhetit. Rreth 70 mije jane te inkuadruar drejtperdrejte ne sherbime te ndryshme shteterore, kurse 30 mije punetore jane te punesuar ne shkolla, spitale dhe ndermarrjet tjera publike.
Fondi Monetar Nderkombetar dhe Banka Boterore vazhdimish bejne presion per reformimin sa me te shpejte te aparatit burokratik. Nga pavaresimi deri sot Qeveria ka premtuar se do te beje dicka ne kete drejtim, por pas disa tentimeve modeste, shume shpejt ka ngecur. Ne vend se te beje reduktim atje ku ka me pak pengesa, ka praktikuar punesime te reja. Fatkeqesisht, me se shpeshti jane punesuar edhe pse me rroga jo te medha, njerez te afert me partite ne pushtet. Kriteriumi me i rendesishem ka qene libreza partiake dhe jo pervoja apo diploma perkatese qe eshte e domosdoshme per punen e caktuar. Kete princip e ka zhvilluar persosmerisht Qeveria e kryeministrit Georgievski, lider i VMRO-DPMNE-se, thone mjaft analiste te ekonomise. Qe nga ardhja e tij ne krye te pushtetit ekzekutiv, nga viti 1998 deri me sot, administrata eshte shtuar me jo me pak se 20 mije njerez te ri! Vleresohet se sot Maqedonia, ne raport me mundesite dhe numrin e popullesise, ka administrate me te madhe dhe me partiake se sa gjithe vendet tjera te Evropes Juglindore.
Perfaqesuesit e FMN dhe Bankes Boterore kane vleresuar se Maqedonia mund te jete shtet efikas dhe funksional me 40 mije nepunes te specializuar e profesional ne administrate. Tash dy vjet punojne vazhdimisht per miratimin e programit per reformen administrative, qe, nese realizohet sipas asaj qe eshte planifikuar, duhet te perfundoje deri kah fundi i vitit 2004. Eshte themeluar Agjencioni per nepunesit shteteror qe i eshte besuar kjo detyre. Veprimi behet ngadale sepse procesi eshte mjaft delikat.
Per cdo reforme, madje edhe per kete, eshte i domosdoshem vullneti i mire politik i politikaneve dhe parate, por edhe paqa dhe stabiliteti ekonomik. Kurse keto gjera kahere jane ne mungese ne kete vend. Qetesimi i situates politike dhe te sigurise shton shpresat tek mentoret nderkombetar se puna e tyre nuk do te shkoje huq. Banka Boterore ia miratuar Maqedonise kredine prej 15 milione dollaresh per fazen e pare te transformimit te administrates shteterore, qe duhet te behet kete vit, konkretisht, per privatizimin e sherbimeve servisore qe mund te punojne dhe te jene mjaft profitabile dhe pa te cilat nuk mund te funksionoje aparati shteteror. Kredia eshte pjese e projektit qe do te zgjase tre vjet dhe per realizimin e te cilit do te ndahen edhe 30 milione dollare, ne dy keste.
Nen presionin e institucioneve finansiare boterore, edhe pse ky eshte vit zgjedhor, qeveria maqedone keto dite solli vendimin te filloje me demontimin e Sherbimit mamut per punet e pergjithshme dhe te perbashketa. Me sakte, te privatizoje, ose te udhehiqen sipas koncesioneve sektoret per higjiene, per pune ndertimore, per hoteleri dhe daktilografim. Eshte vendosur qe urgjentisht te hiqet nga buxheti edhe Byroja per ekspertize gjyqesore dhe Enti shteteror per gjeodezi. Behet fjale per nje racionalizim per rreth dy mije te punesuar. Pasi qe aparati i nepunesve duhet te reduktohet eshte duke u vethguar intenzivisht gjendja ne te gjithe sektoret e burokracise shteterore, prandaj kur do te arrihen rezultate dhe do te vertetohen vendimet, atehere do te vijne ne rradhe edhe sherbimet tjera.
Eshte bere e ditur se te paret qe do te goditen do te jene ata qe paguhen me pak - pastrueset dhe kryemjeshtrit, 430 prej tyre tashme gjenden ne listen per largim nga puna. Te ardhurat e tyre mujore jane nga 5 deri 7 mije denare (1Euro=61 denare). Pastaj fati i njejte i pret edhe rojtaret, servisuesit e pajisjeve, nepunesit e sigurise, telefonistet dhe nje pjese te punetoreve hotelerik, te punesuar neper ministri te ndryshme. Njohurite se reforma kete here do te filloje nga fshisa per shumekend ishte "kafshate qe s'kaperdihej" qe refuzohet te gelltitet. Te shqetesuar dhe te zhgenjyer per ekzistencen dhe te ardhmen e tyre, thuhet se mund te shpetojne vetem nese anetaresohen ne partine ne pushtet VMRO-DPMNE. Thuhet se keshtu u eshte sugjeruar haptas, sepse libreza partiake kahere ne kete vend ka qene aduti kryesor per punesim.
Nepunesit e shumte shteteror, te larguar nga puna, kerkojne sqarim nga shefat e tyre dhe kercenohen me greve. U premtohet se nuk do te mbesin ne rruge dhe nuk do te mbesin te pambrojtur. Perkundrazi, thuhet, pas marrjes se vendimeve per largim do te angazhohen ne pune te padronet e ri. Natyrisht, nese e deshirojne kete. Ata, qe per arsye te ndryshme, nuk e pranojne punedhenesin e ri, u mbetet mundesia qe te marrin si demshperblim 12 rroga prej 150 eurosh, qe pastaj vete te gjejne fatin e vet: te fillojne ndonje biznes privat me rreth 1800 euro (!?!), ose si teprice teknologjike te evidentohen ne Entin per punesim. Atje, sic thote drejtori i Agjencionit per nepunes shteteror Rubin Dvojakov, te presin rast te ri.
Shprese me e madhe ekziston tek te kualifikuarit adekuat, qe do te kryejne nevojat si te sherbimeve shteterore gjithashtu edhe atyre private. Ne proces e siper eshte intervistimi dhe vertetimi i deshires se punetoreve, kurse kur do te perfundoje duhet te pasoje shpallja e tenderit publik dhe zgjedhja e firmes qe do te marre personelin teknik, me te cilin do te kryeje edhe nevojat e qeverise, por edhe te klienteve tjere dhe ne baze te principeve te tregut do te kryeje sherbimet e kerkuara. Te zgjedhurit duhet te vertetojne se do t'i mbajne ne pune te gjithe nepunesit shteteror dhe per ta do te ndajne harxhimet per te ardhura mujore, te dhenat tjera dhe sigurimin e tyre, qe do te jete nje lehtesim i madh per buxhetin sheteror.
Qe te nxitet punesimi qeveria pergatit masa te vecanta stimuluese per punedhenesit e ardhshem, te cilet do te angazhonin nepunesit e larguar shteteror. Strategji e re per zbutjen e varferise dhe shtimin e te punesuarve. Fatkeqesisht per kete nuk dihet asgje ne opinionin publik, sekendejmi edhe nje drojtje ne rradhet e shumices. Gjithashtu edhe frika reale se punedhenes te ri do te jene personat me ndikim ne rradhet e partive ne pushtet VMRO-DPMNE-se dhe PDSH-se, te cilet edhe ashtu, kur eshte ne pyetje biznesi, vecmas ai me i leverdishmi jane: "edhe te kthjellte edhe te vreret"!
Edhe vezhgimi i gjendjes, qe eshte ne proces e siper, permban plane per racionalizimin e shpejte te kuadrove ne disa ministri. Te mireinformuarit thone se ne fazen e dyte mund te jepen me koncesione sektoret per furnizim dhe pergatitjen e ushqimit ne Ministrine e Mbrojtjes dhe ne kazermat e Armates, sepse atje ka mjaft te punesuar. Madje, edhe Sherbimi per dergimin e thirrjeve gjyqesore dhe dergimin e postes ne organet shteterore, qe funksionojne ne Ministrine e Drejtesise. Interesim ka treguar Posta e Maqedonise dhe disa firma tjera nga vendi dhe jashte.
Perndryshe reforma ne administraten shteterore ne Maqedoni vonohet per nje vit. Te perkujtojme, pas vitit 2001 filloi me pensionimin e parakoheshem administrativ te nepunesve qe kishin me se paku 25 vjet pervoje pune apo si 55 vjecare per femrat gjegjesisht 60 per meshkujt. Fatkeqesisht, gezimi i pese-gjashte mije njerezve qe ne kete menyre vullnetarisht dolen nga puna, zgjati pak. Gjykata kushtetuese vleresoi se Vendimi ishte i paligjshem dhe e pavleftesoi. Pervec kesaj urdheroi qe te gjithe pensionistet e ri te ktheheshin ne vendet e tyre te punes, qe ne nderkohe ishin plotesuar me kuadro te rinj, me se shpeshti, ushtare te partive ne pushtet. U krijua nje kaos i vertete dhe nje atmosfere e pakendshme. Disa u kthyen ne pune, disa vendosen qe te qendronin ne shtepi. Heshtazi, edhe pse ishte e paligjshme, kjo iu mundesua. Perndryshe, asnje i gjalle nuk di gje. Nje numer i vogel i pensionisteve te perkohshem arriten qe te ktheheshin ne vendet e tyre te punes. Ata qe nuk arriten ta benin kete e kane paditur qeverine dhe zhvillojne procese gjyqesore. Nga institucionet shteterore kerkojne qe ta respektojne vendimin e Gjykates Kushtetuese, qe t'u kthehet e drejta nga e cila jane privuar dhe te demshperblehen. Sesa do te zgjase procesi dhe a do te ia arrijne qe ndonjehere t'i realizojne te drejtat e tyre, kjo ende mbetet e pasigurte!
AIM Shkup
BRANKA NANEVSKA