RS dhe Haga: Pse burgosjet jane te pamundshme

Sarajevo Feb 28, 2002

Qeveria e dobesuar e Ivaniqeviqit, shikuar nga kendi i Hages, ka bere fare pak, kurse nga kendi i tij personal ka bere madje shume me teper: ka marre qendrim qe te mos behet patrone e fshehjes se te akuzuarve dhe se deshiron qe ata njerez t'i shohe ne Hage. Mirepo cdo ndermarrje e saj radikale qe do te nenkuptonte burgosjen e te akuzuarve mund te jete teper e rrezikshme dhe e pa parashikueshme.

Banjalluke, 26 shkurt 2002. (AIM)

Eskalimi i fushates se ashper e cila vite me radhe po zhvillohet me synim te suprimimit te Republikes Serbe, pastaj ndryshimet ultimative kushtetuese ne etnitetin e vogel boshnjakohercegovas, plus presioni i papare i te jashtemve me kercenim te zbatimit te sankcioneve ndaj Banjallukes qe kjo te dorezoje ne Hage te akuzuarit dhe, ne fund, vetem dic me shume se 250 fletepadi tatimore per tere Republiken Serbe - te gjitha keto jane vrima plumbash qe do te ishin vdekjeprurese per nje organizem shume me te forte se c'eshte Republika Serbe. Te katerta sebashku, nderkaq, se paku per nje afat me te shkurter, nuk mund te jene vdekjeprurese nga shkaku i thjeshte dhe i njohur qe organizmi ne te cilin ato veprojne per nje kohe mjaft te gjate eshte mesuar dhe i eshte bere shprehi te jetoje me ato vrima plumbash sepse edhe vete ato jane bere pjese e ketij organizmi. Prandaj per kete organizem tani mund te shtrohet pyetja se si valle do te mund te jetonte dhe ne pergjithesi te funkciononte pa ato kercenime, presione dhe pa vazhdimin e plackitjes se paparapare nga brenda, se si do te mund te shpjegohej valle fakti skandaloz per nje numer aq te vogel te fletepadive tatimore.

RS, e cila edhe ne diten e dhjetevjetorit te historise se vet nuk funkcionon dot pa tera keto tregon se do te ishte shume me e dobet sikur te arrihej ndonje gjendje normale se sa te vazhdoje jeten nen presionet e deritanishme.

PSE IVANIQ-I ESHTE AQ FLEGMATIK: Pasqyra reale dhe konkrete e kesaj gjendjeje mund te verrehej me qarte nga qendrimi i Mlladen Ivaniq-it, kryeministrit te RS-se, gjate vizites qe Banjallukes Karla del Ponte i beri RS-se, gjate seciles prokurorja kryesore e tribunalit te Hages ne menyre ultimative kerkoi dorezimin e te akuzuarve. Derisa Del Ponte pas mbledhjes me te gjitha forcat perpiqej para gazetareve te krijoje pershtypjen e nje vershime te terbuar, se ciles nese nuk i dorezoheshin te akuzuarit do te shkaterronte tere RS-ne, Ivaniqit nuk i mbeti asgje tjeter perpos qe tere kete para opinionit ta plasonte sikur ata te dy kishin biseduar per kohen e bukur. Prandaj ashtu shkurt dhe si pa interesim tha se qeveria e tij nuk dinte ku ndodhej Radovan Karaxhiq-i dhe nese dikush kishte te dhena lidhur me kete duhej te lajmeronte , keshtu qe pastaj RS do te vepronte sipas ligjit per bashkepunim me Hagen te miratuar gjate vitit te kaluar.

C' eshte e verteta Ivaniq-i nuk mund te bente asgje tjeter pervec se te emitonte mesazhin se si duhej ruajtur gjakftohtesine dhe qetesine dhe se si e tere kjo ishte edhe nje presion ne vargun e presioneve te shumta para te cilit ai, qeveria e tij dhe RS kane vetem nje detyre - te ruajne shendetin dhe nervat. Disa nga hapat qe RS-ja i ndermori ne kete drejtim per nje kohe te shkurte u treten ne arsenalin e mundesive te saj. U miratua ligji per Hagen, te akuzuarve iu drejtua apo dergua thirrja qe te dorezohen brenda afatit prej nje muaji, Beogradit iu dergua mesazh i hapur qe Banjallukes t'ia dorezoje qytetaret e RS-se te cilet kerkohen nga Tribunali i Hages dhe te cilet kishin gjetur vendstrehim ne Serbi.

Qeveria e dobesuar e Ivaniqeviq-it shikuar nga kendi i Hages ka bere fare pak, kurse nga kendi personal ka bere madje shume me teper: ka marre qendrim qe te mos behet patrone e fshehjes se te akuzuarve dhe se deshiron qe ata njerez t'i shohe ne Hage, por se cdo ndermarrje e saj radikale e cila do te nenkuptonte burgosjen e te akuzuarve mund te jete teper e rrezikshme dhe e pa parashikueshme. Ceshtja qendron ne ate se kjo qeveri ka perjetuar shume me teper trauma dhe tragjedi se sa qeverite paraprake - duke filluar nga qeverite nacionaliste nen kontrollin e SDS-it deri te ajo reformistja e Millorad Dodikut - se sa qe ka patur mundesi qe te permiresoje gjendjen e trashiguar katastrofike. Sepse, RS-ja gjate muajve te fundit me shume se kurdohere me pare u ballafaqua me pasojat katastrofike te te gjitha fushatave qe u drejtuan kunder saj, te gjitha politikave katastrofike te cilat i udhehoqi vete ajo, te gjitha plackitjeve te brendeshme te cilat e varrosen ekonomine e saj - keshtu qe tani cdo akcion i forte i aparatit shtetror, ne te vertete jo vetem ai qe ka te beje me akcionin e burgosjes se te akuzuarve, mund te shpjente deri ne shkaterrimin e saj perfundimtar.

Ekuacioni politik i RS perballe Hages prandaj eshte i dhembshem dhe tragjik: ajo tani eshte ne poziten e te dermuarit i cili eshte strupullosur mbi toke dhe ka zene koken me duar derisa te tjeret e shkelin dhe shqelmojne. Ajo ndaj goditjeve te tilla eshte bere aq e pandishme sa qe derisa mban koken me duar i duket se ne ato ksuhte mund te duroje dhe te mbetet gjalle. Ne nje situate te ketille cili do te kishte qene hapi apo veprimi me i gabuar? Pa dyshim kjo do te ndodhte nese ngrihej dhe tentonte te ktheje ndonje goditje ose, shprehur me gjuhen e metafores, te fillonte te burgos te akuzuarit, te futej ne reforme radikale politike e cila do te kishte forcen e shok terapise ose te blente numer te mjaftueshem prangash policore per te gjithe te obliguarit e harruar tatimore. Kjo nuk eshte e aresyeshme, keshtu nuk mund te veprohet ne situate kur eshte e rendesishme qe organizmit t'i punoje vetem zemra, derisa te gjithe te tjerat, si edhe shmangija apo shpetimi nga sankcionet nderkombetare, sado kjo do duket dic apsurde, mund te krahasohet me ate proverbin e bukes mbi kulac.

CKA MBETET TE BEJE IVANIQ-I: Per shkak se RS nuk don te burgos te akuzuarit e saj te Hages, ndoshta ndonjeri prej tyre do te dorezohet vete ne aranzhim te qeverise sepse eshte mezitur te rrije fshehur dhe familja te mos kete me cka te jetoje. Ndoshta Beogradi i cili nuk eshte ne situate pa rrugedalje ashtu si eshte Banjalluka, do te beje dicka per RS dhe deri me 31 mars si kembim per ndihmen amerikane te dorezoje disa nga te akuzuarit e vet, ne mesin e te cileve mund te ndodhet edhe ndonjeri nga ata te RS. Me fjale te tjera, Mlladen Ivaniq-it i ngel te veshtroje qiellin dhe kjo jo vetem sa i perket pyetjes se Hages por edhe per shume ceshtje te tjera te cilat ia veshtiresojne frymemarrjen qeverise se tij dhe qytetareve te saj.

Ne nivel skolastik, ose me drejte ne biseden qe sillet rreth parimeve dhe definiconit, te akuzuarit e Hages jane problem i Ivaniqit dhe qeverise se tij. Ne nivel faktik, nderkaq, zbatimi i parimeve skolastike duket teper i vonuar. Te akuzuarit e Hages ose do te fillojne te dorezohen vete ose do te burgosen nga ana e trupave te jashtme, ose, me ne fund, do te vdesin nga vdekja natyrore dhe ne kete menyre do te zgjidhet njera nga pyetjet jetike te RS-se, ne rast se ende ka mbetur dicka qemund te thirret me kete emer. Dhe me ne fund per asnjeren nga keto ceshtje nuk do te mund te ndihmoje sa duhet Ivaniqi dhe shoqeria e kapitur ne RS. Ata nuk jane me te afte qe te zgjidhin problemet, por vetem qe t'i durojne dhe keshtu t'i prolongojne derisa te lodhen edhe ata qe i shutojne edhe nga jashte edhe nga brenda.

Tregimi i Hages ne RS ne fillim ishte tregim per moskuptimin, pastaj tregim per mosveprimin, kurse sot eshte vetem tregim per durimin dhe te duruarit.

ZHELJKO CVIJANOVIQ