Kushtetutë sipas terkut të një njeriu

Beograd Feb 25, 2002

Tri propozime të promovuara për Kushtetutën e Serbisë parashohin regjionalizimin e saj, por dallohen në disa çështje mjaft të rëndësishme: Qendra beogradase për të drejtat e njeriut parasheh një kryetar me më pak kompetenca, të zgjedhur nga Parlamenti, PDS dëshiron zgjedhje të drejtpërdrejtë të kryetarit, kurse propozimi i kësaj partie parasheh edhe zgjedhje të jashtëzakonshme dhe kuvend kushtetues, ndërsa profesori Pavle Nikoliç ka recept për kthimin e mbretit

AIM Beograd,18.2.2002.

Gjykatësi i Gjyqit Kushtetues të Serbisë Slobodan Vuçetiç para disa kohe kishte ngritur padi ndaj Vojisllav Koshtunicës që mund ta dëmtojë mjaft për dallim nga të tjerat, të rëndomtat, duke e akuzuar kryetarin jugosllav si frenuesin më serioz të reformave në vend. Vuçetiç publikisht vlerësoi se propozimi për Kushtetutën e ardhshme të Serbisë, që kah mesi i janarit u propozua nga Partia Demokratike e Serbisë të Koshtunicës, paraqet një tentin krejtësisht jolegal të kësaj partie që të nxis zgjedhje të reja në Serbi dhe përmes tyre Koshtunica të "komandojë" nga pozicioni jo aq i fuqishëm i kryetarit jugosllav mbi kryetarin e Serbisë, me kompetenca shumë më të gjëra.

Edhe pa një analizë më të thellë për propozim kushtetutën e PDS, vetë fakti se kjo parti befas vendosi që të hiqte dorë nga përkrahja deri atëherë e fuqishme për propozim kushtetutën e Serbisë dhe Jugosllavisë të Qendrës beogradase për të drejtat e njeriut, paraqet një befasi të madhe dhe shkas për spekulim për ndonjë prapavijë të fshehtë të këtij gjesti. Kjo para së gjithash se e vetmja anëtare që punoi në propozim kushtetutën e PDS, emrin e të cilit e publikoi vetë partia - Zorica Radoviq, eksperte për të drejtën kushtetuese dhe bashkëshortja e Voislav Koshtunice - ishte pjesë e ekipit gjashtëanëtarësh që, nga korriku i vitit 2000 (para ndryshimeve në Serbi) punoi në zgjidhjet kushtetuese nën patronatin e Qendrës beogradase për të drejtat e njeriut.

Propozimin e ekspertëve të Qendrës beogradase për të drejtat e njeriut, të promovuar në gjysmën e vitit të kaluar, e përkrahu dhe e propozoi për miratim edhe Komisioni Venecian i Këshillit të Evropës. Që gjithë kjo të duket e çuditshme ky propozim filloi më shpesh të quhet shkurtimisht "kushtetuta që e përpiluan PDS dhe Lidhja qytetare e Serbisë (LQS)" - sa nga përkrahja që i dhanë pjesëtarët e këtyre dy partive, po aq për nga afërsia (e paramenduar) e anëtrëve të ekipit me partinë e Vojislav Koshtunicës dhe Goran Svilanoviqit.

Si një rrufe nga qielli, diku para Vitit të Ri, PDS paraqiti propozimin e vet të Kushtetutës, duke kumtuar vetëm se ekipi i ekspertëve të kësaj partie, ku anëtarë është edhe Zorica Radoviç, ka marrë parasyshë propozimin e Qendrës beogradase për të drejtat e njeriut, por edhe Propozim kushtetutën të shtetit rajonal të Vendeve të bashkuara serbe, të akademikut të ndjerë Miodrag Joviçiq. Më pak se njëzet ditë pas këtij paralajmërimi PDS-ja paraqiti propozimin e vetë që dallon nga propozimi i Qendrës beogradase për të drejtat e njeriut pikë së pari në dy çështje: sipas idesë së PDS-së, Kushtetutën duhet ta sjellë Kuvendi kushtetues (që do të thotë shpallje e zgjedhjeve), kurse kryetari, në vend se të zgjidhet në parlament, siç propozon grupi gjashtëanëtarësh i ekspertëve, edhe mëtej do të zgjidhej përmes zgjedhjeve.

Në të vërtetë në këto përcaktime, Vuçetiqi hasi në mirëkuptim për kritikat e tij të ashpra. Gjyqtari i Gjyqit Kushtetues, të cilin regjimi i ish-kryetarit Sllobodan Millosheviqit e kishte larguar nga puna, kurse më pas PDS-ja, në vjeshtën e kaluar, kishte penguar tentimin e parë për kthimin e tij në Gjykatë, në propozimin që kryetari i Serbisë të zgjidhet në zgjedhjet e drejtpërdrejta dhe funksionit të tij t'i zgjerohen kompetencat, duke emëruar edhe kryetarin e Gjyqit suprem, Kryeprokurorin suprem shtetëror, pesë gjykatës të Gjyqit kushtetues etj.

  • sheh qepjen e sërishme të kushtetutës sipas dëshirës së kryetarit të ardhshëm.

"Sheshazi duket se PDS-ja përmes këtij koncepti projekton kryetarin e vet, zotin Koshtunica", thotë Vuçetiq, duke u çuditur me mënyrën se si dëshiron PDS-ja të vijë te kushtetuta e re përmes këtij propozimi: "Në Kuvendin e Serbisë ODS-ja ka pushtetin demokratik që ka legjitimitet të mjafshtueshëm dhe seriozitet për ta përgatitur aktin më të lartë shtetëror. PDS-ja më nuk angazhohet për respektimin e Kushtetutës, gjegjësisht ndryshimin e saj përmes rrugës kushtetuese, por kërkon një metodë tjetër gjysëmrevolucionare - kuvendin kushtetues", vlerëson Vuçetiq.

Procedura e ndërrimit të Kushtetutës së Serbisë, falë zgjidhjes ekzistuese kushtetuese (ku punoi edhe Vuçetiq) është mjaft e komplikuar. Përveç shumicës prej dy të tretave të deputetëve për ndryshimin e kushtetutës duhet edhe përkrahja e qytetarëve në referendum. Për shkak të faktit se sigurimi i më shumë se gjysmës së votuesve të regjistruar është i pasigurtë (sepse janë më shumë se numri i votave që kishte fituar Koshtunica në vitin 2000.), u spekulua në opinionin publik se gjithsejt 176 deputetët e ODS-së mund t'i përdorin votat e tyre për shpalljen e kuvendit ekzistues si kuvend kushtetues, duke i ikur kështu referendumit dhe zgjedhjeve të parakohëshme për kuvendin kushtetues. Ky version kishte përkrahjen disamujore të ODS-së rreth propozim kushtetutës të Qendrës beogradase për të drejtat e njeriut, ku koalicioni 18 anëtarësh mundi të realizojë një nga caqet më të rëndësishme të programit të vet "Programi për Serbinë demokratike", i sjellë në prag të zgjedhjeve ku humbi Millosheviqi.

Në ndërkohë, megjithatë, u tregua se partia e Koshtunicës, e cila pas rënies së regjimit të Millosheviqit shënoi një përparim për sa i përket popullaritetit të vet, nuk arriti që ta kapitalizonte këtë famë: u dëshmua se Qeveria serbe, në krye të së cilës është lideri i Partisë Demokratike dhe rivali më i ashpër i Koshtunicës, Zoran Gjingjiqi, ka fuqi shumë më reale nga autoritetet federale dhe kryetari jugosllav. Hulumtimi i opinionit publik ka treguar se në konfrontimet e dy krahëve PDS-ja e Koshtunicës do të ngel pa përkrahjen e partive tjera dhe ka filluar që të humb popullaritetin tek qytetarët, për çka do t'i konvenonte mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme (për dallim nga Gjingjiqi, i cili në to mund të humb pushtetin). Prandaj, sipas mendimit të Vuçetiqit, por edhe shumë partive anëtare të ODS-së, PDS-ja hoqi dorë nga përkrahja për propozim kushtetutën e Qendrës beogradase për të drejtat e njeriut dhe me shpejtësi shkruajti kushtetutën e vet që nënkupton shpalljen e zgjedhjeve të parakohëshme.

Vorbulla kushtetuese nuk përfundon këtu. Në ndërkohë u paraqit edhe profesor Pavle Nikoliç, anëtar i Këshillit Mbretëror, që e sheh Serbinë si monarki parlamentare, si dhe zërat se mund të ketë edhe shumë propozim kushtetuta (Gjingjiqi u angazhua haptas për një diskutim të gjërë ku do të merrte pjesë edhe Akademia e Shkencave dhe Arteve të Serbisë). Kuvendi i Vojvodinës, nga ana e tij, formoi Komision për përpilimin e aktit konstitutiv, kurse rezultatet ende mbeten të panjohur. Edhe pse Komisioni mblidhet për herë të parë, atë e braktisën dy anëtarë (Marijana Pajvançiq, që punoi në grupin e Qendrës beogradase për të drejtat e njeriut dhe Stanko Pihler, kolegu i saj nga Fakulteti Juridik në Novi Sad). Kryetari i Komisionit Aleksandar Fira, konsideron se akti konstitutiv i Vojvodinës duhet që të ketë emrin "ligji themelor", por politikanët vojvodinas e paralajmërojnë zëshëm si "kushtetuta vojvodinase" (disa madje pohuan se vojvodinasit do të shkruajnë propozim kushtetutën e Serbisë). Ajo që askush nuk e di është përmbajtja e saktë e aktit të ardhshëm konstitutiv të Vojvodinës.

Edhe përkundër këtyre "ngatërresave", aktorët kryesor politik edhe mëtej pajtohen me qëllimin e proklamuar, sipas të cilit gjatë këtij viti duhet që të sillet kuadrati i ri kushtetues për Serbinë, pa marrë parasyshë dy të panjohurat e mëdha (Kosovën dhe raportet me Malin e Zi). Disa ngjashmëri ekzistojnë edhe në propozimet e publikuara deri më tani: sipas të gjithë këtyre propozimeve, Serbinë e prej regjionalizimi simetrik (Qendra beogradase për të drejtat e njeriut propozon gjashtë rajone, PDS - "pesë plus Kosova, pas zgjidhjes së statusit të saj", kurse Nikoliçi 12). Qendra beogradase për të drejtat e njeriut edhe PDS-ja propozojnë Kuvend dydhomësh, kurse profesori Nikoliq një dhomë kuvendore që mjafton për kryerjen e pushtetit kushtetues dhe juridik.

Për sa i përket përkufizimit të Serbisë ekzistojnë ngjashmëri ndërmjet grupit gjashtëanëtarësh të ekspertëve dhe PDS-së: Qendra beogradase për të drejtat e njeriut angazhohet për heqjen nga parathënia përkufizimin si shtet etnonacional të kombit shumicë (Serbia është përkufizuar si "shtet demokratik multikulturor i të gjithë qytetarëve dhe të të gjithë popujve që jetojnë aty, i bazuar në paqe dhe tolerancë, shtet juridik, respektim të të drejtave dhe lirive të njeriut, tregut të lirë dhe të drejtës sociale".) Përkufizimi i PDS-së është më i thjeshtë ("Republika e Serbisë është shtet i të gjithë qytetarëve që jetojnë në të, i bazuar në të drejtën juridike dhe të drejtën sociale). Të dy këto variante, megjithatë, janë tepër anacionale për profesorin Nikoliq, i cili Serbinë e përkufizon si shtet "i popullit serb dhe të të gjithë qytetarëve të barabartë, pa marë parasyshë racën, kombin, prejardhjen etnike dhe fetare".

Të gjithë përpiluesit e deritanishëm të kushtetutës thonë se propozimet e tyre mund t'u "mbijetojnë" zgjidhjeve të ndryshme ndërmjet Serbisë dhe Malit të Zi. Qendra beogradase për të drejtat e njeriut për këtë tezë morri edhe vërtetimin e Komisionit të Venedikut, që vlerësoi se "disa pjesë të Propozimit mund të shfrytëzohen edhe për kushtetutën e re federale", që "veçmas ka të bëjë me përcaktimet rreth të drejtave të njeriut, që janë mjaft të qëlluara për sa i përket të ardhmes së anëtares së Këshillit të Evropës".

VERA DIDANOVIQ