Prej vetadministruesve deri te obliguesit tatimor
AIM, Sarajevë 18.022.2001
Konkursi me pagesë i ministrisë kantonale të finansave që u publikua në ditët e para të janarit nëpër gazetat ditore, tek shumica e sarajevasve kaloi pa mos u vërejtur fare. Esenca e tij obligonte, për herë të parë, të gjithë qytetarët që kanë banesë të tyre, shtëpi, automobil dhe pronë të ngjashme, duhet deri në fund të janarit që t'i lajmërojnë në entin tatimor që të mund të llogaritet tatimi.
Siç shkruhej me germa të imëta në fund të konkursit, tatimi do të kishte vlerën vjetore të tatimit prej një marke për një vit, kurse për automobila 50 deri 100 marka për një vit. Kjo do të thotë se banesa mesatare dydhomëshe prej 60 metrash katrorë do të ketë po kaq marka tatimin vjetor. Mosparaqitja e kësaj prone deri në fund të janarit solli edhe dënime prej 200 deri 2.000 marka.
Atë që ua kumtuan qytetarëve në fakt ishte esenca e ligjit që Kuvendi Kantonal i Sarajevës e kishte miratuar në mbarim të vitit të kaluar, që kishte kaluar pa u vërejtur as nga mediumet. Nuk dihet nëse ishte shkak mngesa e parave për të blerë gazeta ose diçka tjetër, por interesimi i qytetarëve për tatimin e ri ishte shumë i vogël. Sipa llogaritjeve të autoriteteve rezulton se në rajonin e kantonit të Sarajevës ka 250 deri 300 pronarë të banesave, shtëpive dhe automobilave, të cilët duhet që të sjellin në buxhet së paku shtatë milionë marka për një vjet. Ftesës së njësisë tatimore iu përgjigjën më pak se dhjetë mijë qytetarë, prandaj Qeveria me zemërgjërësi paralajmëroi zgjatjen e afatit për paraqitje.
Në ndërkohë u "zgjuan" edhe mediumet, kurse reagimet e qytetarëve u fokusuan rreth asaj se nuk kanë me çka ta paguajnë. Përveç kësaj, qytetarët e konsideruan si të padrejtë të të jetë e njëjtë vlera e tatimit për një familje katëranëtarëshe dhe për ata që jetojnë të vetëm në banesën me të njëjtën madhësi. Tek tatimi për automobilat qytetarëve nuk u pëlqeu ajo se duhet paguar të njëjtin tatim si për veturat e reja gjithashtu edhe vjetërsinat dhjetëra vjet të vjetra.
Që konfuzioni në kokën e qytetarëve të jetë më i plotë, u angazhuan komunat sarajevase, të cilat secila për vete, nxituan që të miratonin vendimet e veta për lartësinë e tatimeve për shtëpitë dhe banesat, që ishin në kolizion me vendimet e mëparshme të miratuara në nivel kantonal. Thjeshtë, sipas interpretimit komunal të Kushtetutës, të hyrat nga këto tatime duhet që tu takojnë atyre, kurse në Kanton konsiderojnë se këto para duhet që të përfundojnë në buxhetin kantonal. Tatimin për shtëpitë dhe banesat e kërkuan nga qytetarët edhe komunat edhe Kantoni, duke u kërcënuar të dyja se do të kishte dënime në rast të mospagesës së tyre. Në këtë lojë u inkuadrua edhe ombudsmeni FBeH, me porosinë që autoritetet të shqyrtonin vendimin për tatimin për shtëpittë, banesat dhe autot si dhe ta kishin parasyshë situatën reale sociale të qytetarëve.
Ndjenja injoruese e shumicës së qytetarëve të Sarajevës ndaj paraqitjes së pronës për t'iu caktuar tatimi nga shërbimi tatimor, u kombinua me pakënaqësinë publike dhe porosinë e ombudsmena, që rezultoi me propozimin për ndërrimin e këtij ligji, me qëllim që tatimi të paguhet vetëm për objektet që ndërtohen, kurse për automobilat kjo të vlejë vetëm nëse janë më pak se shtatë vjet. Mjaft të pakënaqur, ministrat kantonal e komentuan se kështu buxheti do të ngelte pa disa milionë markat e planifikuara.
Qytetarët tani mund të jenë të qetë për sa i përket tatimit për shtëpitë, së paku në 12 muajt e ardhshëm. Edhe pse pushteti nuk ka hequr dorë nga qëllimi që të kërkojë tatim për objektet, që të mund të mbush disa gropa në buxhet, me siguri se disa muajve të ardhshëm nuk do të tentojë ta bëjë sërish. Zgjedhjet e përgjithshme në BeH janë në pesë tetor kurse politikanët e dijnë mirë se vendosja e çdo tatimi të ri do të ishte rruga më e shkurtë dhe më e shpejtë për të kaluar në opozitë. E kjo aspak nuk është e dëshirueshme për politikanët. Prandaj për ngecjen e tatimit të paralajmëruar qytetarët më shumë duhet që t'i falemnderohen ardhjes së zgjedhjeve, sesa vullnetit të tyre të artikuluar.
Përndryshje, këtë "sajesë" e votuan ata që në zgjedhjet e kaluara morrën mandatin që të vendosnin në emër të popullit, deputetët në parlamentin kantonal. As mediumet nuk e kuptuan këtë gjë, prandaj u desht të kalonte gati një muaj që ta kuptonin se çka shkruhet aty, cilin nga lexuesit, dëgjuesit apo shikuesit e tyre i godiste dhe si. Edhe buxhetet shtëpiake të sarajevasve kësaj rradhe ishin të kursyer nga shtesat tjera, shumica e qytetarëve ende nuk e kanë të qartë se ata edhe tani me të hollat e tyre drejtpërdrejtë apo indirekt mbushin buxhetin. Dogana, tatimet, të gjitha këto janë të llogaritura në çmimet e prodhimit dhe shërbimeve që paguhet për çdo ditë nga qytetarët. Dhe derisa të gjithë jetojnë duke mos e ditur dhe duke besuar se buxheti mbushet "prej dikund", nuk shqetësohen me faktin se gjatë viteve të kaluara këto mjete ishin harxhuar sipas interesave dhe dëshirave të pushtetarëve të atëhershëm. Kështu, me paratë e buxhetit janë blerë jelekë gjinjsh dhe garderobë e ngjashme, ndërkohë që "shfrytëzuesit e fundit" ngelin anonim, klube private sportive, avokatë të paguar amerikanë për mbrojtjen e "imazhit dhe veprës" së djemve të bosave vendas. Opinioni publik, shqetësohet kur të gjitha këto gjëra publikohen në mediume, por shumë pak qytetarë kanë thënë me vete: "Po këto paskan harxhuar edhe paratë e mia". Kryesisht, kanë konsideruar se janë harxhuar "paratë e shtetit".
Reformat tatimore, të paralajmëruara kaherë, nuk do të mund të vonohen përherë. Në esencë ata kanë trashëguar modelin socialist, ku bara e tatimit dhe të dhënave tjera binte mbi firmat, kurse qytetarët ishin çliruar, që tani duhet ndryshuar nga themeli, sipas principit më shumë obligues tatimor - tatime më të vogla. Kjo do të thotë se nuk ka "lidhje ndërmjetësuese" ndërmjet buxhetit dhe qytetarit. Rikthimi i pronës private, përmes procesit të privatizimit, edhe sikur të bëhej fjala vetëm për banesë, e kthen tatimin në këtë lojë. Optimistët do ta shihnin anën e ndritshme, "nëse paguan tatim, atëherë së paku ke diçka, kurse mungesa e çdo tatimi përfundimisht vërteton se je varfanjak absolut".
Transformimi përfundimtar i vetqeverisësve në të obligur tatimor do të thotë dalje nga mjegulla tranzitore. Duhet të vijë deri te ndryshimet kyçe në vetëdijen e qytetarëve dhe sjelljes së tyre ndaj pushtetit, prej të cilit do të kërkohet llogari për posedimin e mjeteve materiale, që ata i kanë dhënë përmes tatimeve ose të dhënave tjera, kurse aparati shtetëror është vetëm servis i qytetarëve, sepse qytetarët paguajnë dhe do të presin që ndaj "punëdhënësit" të sillen ashtu siç sillet çdo punëtor tjetër ndaj shefit të vetë. Aktualisht, qytetarët e BeH janë në mesin e rrugës, tanimë nuk ka vetqeverisës por ende nuk ka as të obliguar tatimor, edhe pse paguhen tatimet.
DRAZHEN SIMIQ